Tag: saiti

  • Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit dhe lidhjet e ish-ministrit të Kurtit me Serbinë

    Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit dhe lidhjet e ish-ministrit të Kurtit me Serbinë

    Gazetari Gazmend Saiti, ka komentuar emërimin e ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
    Duke folur në “Kosova Live”, sipas Saitit ky emërim ka më shumë prapavijë politike se sa profesionale, dhe shihet si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të pasur qasje më të thellë në informacionet që lidhen me qeverisjen e Albin Kurtit.
    “Tentativa ka qenë gjithmonë e vazhdueshme nga ana e Ramës për të marrë sa më shumë informacione në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit. Në rastin konkret me Liburn Aliun, ndoshta nuk do të ketë shumë informacione, por nga disa burime thuhet se ai ka qenë personi kyç që ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë në kuadër të qeverisë së Kurtit,” ka deklaruar Saiti.
    Sipas tij, për Ramën kjo është një mënyrë për të qenë më i informuar dhe për të ruajtur ndikim rajonal, përfshirë edhe përmes figurave që kanë qenë pjesë e afërt e qeverisë së Kosovës.
    “Njëjtë siç veproi më herët me rastin e Vlorë Hysenit, tani po ndodh e njëjta gjë me Liburn Aliun,” ka shtuar Saiti, duke theksuar se emërimi i tij në Portin e Durrësit ka karakter politik.
    “Pozita kishte një drejtor aktual. Ndryshimi është bërë vetëm për ta goditur politikisht kryeministrin Albin Kurti,” tha ai.

  • ‘Pas 50 ditësh, zgjedhje të parakohshme’/ Saiti: Kurti e humbi mundësinë për qeverinë e re, ‘topi’ në fushën e Osmanit!

    ‘Pas 50 ditësh, zgjedhje të parakohshme’/ Saiti: Kurti e humbi mundësinë për qeverinë e re, ‘topi’ në fushën e Osmanit!

    Për gazetarin Gazmend Saiti, kryetari i Partisë së VV, Albin Kurti e ka humbur mundësinë që të krijojë qeverinë e re, për shkak të pamundësisë për të siguruar 61 vota, përkundër 56 që mori.
    I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Saiti tha se tashmë ‘topi’ është në fushën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjos Osmani, që brenda 10 ditëve ka të drejtë që partisë më të madhe opozitare që ka siguruar më shumë vota në zgjedhjet e shkurtit, të mandatohet për krijimin e qeverisë.
    ‘Presidentja ka të drejtë të madantojë parti të tjera për të formuar qeverinë e re.PDK dhe LDK s’do ta pranojnë mundësinë e presidentes, dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme’, u shpreh gazetari.
    Sipas Saitit, shanset për qeveri nga forcat opozitare janë thuajse zero, ndërsa shpreh bindjen se pas 50 ditësh, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
    Favorite në zgjedhjet e parakohshme, Saiti, sheh VV, e cila pavarësisht rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, do të jetë forcë e parë përballë dy partive opozitare, PDK dhe LDK.
    Është e padiskutueshme që do shkohet në zgjedhje të parakohshme, Kurti arriti vetëm 56 vota për qeverinë që pretendonte të krijonte. Nga 61 që i duheshin nuk i siguruan. Topi është në fushën e presidentes, se çfarë do të zgjidhet më tej. Duhen edhe 10 ditë që Osmani të mandatojë pjesëtarë të tjerë të politikës së Kosovës nga ana e opozitës.
    Kurti s’ka mundësi tjetër për të krijuar qeveri. Kishte kohë të dialogonte me partitë e tjera për formuar qeverinë. Presidentja ka të drejtë të mandatojë parti të tjera për të formuar qeverinë e re. PDK dhe LDK s’do ta pranojnë mundësinë e presidentes dhe do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Pas 50 ditësh do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në Kosovë. VV pavarësisht dështimit në zgjedhjet lokale, në Kosovë ndryshojnë lokalet me parlamentaret.
    Shqiptarët e Kosovës kanë tendencë tjetër për udhëheqjen kryesore të shtetit dhe lokalet. Lokalet janë më familjare, krahasuar me parlamentaret. Besoj se mund të ketë një epërsi të Kurtit, pasi kohët e fundit në Kosovë, veprimet dhe trajtimi që i bëhet gjësë në Kosovë, referuar pazllave të fundit, janë nxitje, mbështetje e emigrantëve të Kosovës për të dhënë votën ndaj VV. Emigrantët e kanë më të shenjtë pjesën e Mitrovicës më shumë se ata që jetojnë brenda. S’ka pasur asnjë zhvillim konkret që dy forcat e opozitës të ngrenë pretendime ndaj qeverisë.
    Dy partitë e opozitës mund të shkojnë në koalicion parazgjedhor për të shkuar në zgjedhje e për të formuar një qeveri. Më herët kanë dështuar edhe kur kanë qeverisur. U pa edhe në shkurt, që Kurti mori më shumë vota se sa dy partitë opozitare.
    Ka pasur disa tentativa, kanë qenë 3 deputetë të LDK që mund të kishin votën pro për qeverinë e Kurtit, apo 1 votë nga AAK. Vota të tilla mund të krijonin përçarje brenda VV, pasi kishte kundërshtime me zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit.