Tag: saint

  • Misteri i Mont Saint-Michel Ishulli që zhduket dhe rishfaqet papritur

    Misteri i Mont Saint-Michel Ishulli që zhduket dhe rishfaqet papritur

    Në Normandi të Francës, ndodhet një vend thuajse surreal. Jo vetëm një nga kryeveprat e botës, por edhe një kuriozitet që provokon mendjen të zbërthej përtej të dukshmes. Abacia Mont Saint-Michel është ngritur mes dallgëve dhe mjegullës, si përfaqësues i një miti të vjetër.

    Misteri qëndron jo vetëm tek madhështia e asaj çfarë i përngjan një kështjelle më tepër se një abacie apo ishulli të vogël, por edhe tek ritmi i dallgëve që përcakton shfaqjen apo zhdukjen e saj. Brenda disa orësh tërheqja dhe rishfaqja e ujit mund të ndryshojnë pamjen e ishullit brenda disa orësh. Në baticë, Mont Saint-Michel duket si një kështjellë që “noton”, ndërsa në zbaticë lidhet me tokën, duke e bërë për pak të aksesueshme.

    Sipas legjendës në vitin 708, Kryeengjëlli Mikael i kërkoi peshkopit Aubert të ndërtoj një vend të shenjtë. Këtu nis struktura e parë fetare, e cila më vonë rreth viteve 960-1000, u kthye në bazë për abacinë e parë të vërtetë. Ajo ka shërbyer si vend pelegrinazhi, fortesë mbrojtëse dhe më vonë burg shtetëror.

    Ishulli ka rreth 30-40 banorë të përhershëm, ndërsa pjesa tjetër ndahen në murgj/murgesha, punonjës lokalë dhe vizitorë. Monumenti mbrohet nga UNESCO prej vitit 1979 dhe vizitohet nga rreth 3 milion turistë në vit. Mont Saint-Michel është porta midis botës tokësore dhe asaj shpirtërore dhe njëkohësisht një nga veprat ikonike të Francës.

  • Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë

    Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë

    Përpara dy javësh gjatë një komunikimi me median, Luis Campos nuk e përjashtoi mundësinë që Paris Saint Germain të studionte modelin e shumëpronësisë. Këtë të martë, Qatar Sports Investments, pronari i kampionëve në fuqi të Evropës që nga viti 2011 formalizoi blerjen e KAS Eupen, klub i divizionit të dytë në futbollin belg.

    Ky është klubi i tretë ku QSI bëhet aksioner pas blerjes së plotë të PSG në 2011 dhe 21% të aksioneve të Sporting Club të Bragës. Objektivi është krijimi i një skuadre kompetitive në Belgjikë dhe dhënies së mundësisë për KAS Eupen që gjendet në vendin e 7 në Divizionin e Dytë, të kthehet në elitën e futbollit belg
    Në vitin 2012, klubi belg u shit te Aspire Zone Foundation (Aspire),  selia e së cilës, ashtu sikurse edhe e QSI është në Katar. Objekti i kësaj marrëveshjeje është lejimi i lojtarëve më premtues afrikanë të Akademisë që të integrohen në Evropë.
    Dyshimi kryesor që është ngritur në Francë është që KAS Eupen mund të shndërrohet në një skuadër satelit të Paris Saint Germainit, Shumë klube si Chelsea e Manchester City apo edhe Lyon së fundmi kanë aplikuar këtë model duke thithur kështu shumicën e talenteve të së njëjtës organigramë per të forcuar ekipet e tyre.

  • Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA me dënim të rëndë për Luis Diaz

    Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA me dënim të rëndë për Luis Diaz

    UEFA ka pezulluar Luis Diaz me tre ndeshje në Champions League pas ndërhyrjes së tij ndaj Achraf Hakimit në sfidën ndaj Paris Saint-Germain.
    Sulmuesi i Bayern Munich u ndëshkua me karton të kuq të për ndërhyrjen që shkaktoi dëmtimin e mbrojtësit maroken.
    Vendimi tregon se ai do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të ndaj Arsenalit, Sporting Lisbonës dhe Union Saint-Gilloise. Klubi gjerman kishte pritshmëri që pezullimi të ishte vetëm një ndeshje, por kjo nuk ka ndodhur.
    Vendimi i UEFA-s ka shkaktuar pakënaqësi brenda Bayernit. Klubi ka kërkuar sqarime zyrtare nga organizata europiane për të vlerësuar mundësinë e një apelimi. Bayern do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm pas marrjes së përgjigjes.

  • PSG dhe Kylian Mbappe përballen në gjyq; sulmuesi kërkon mbi 240 milionë euro dëmshpërblimi

    PSG dhe Kylian Mbappe përballen në gjyq; sulmuesi kërkon mbi 240 milionë euro dëmshpërblimi

    Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappe nisën përballjen e tyre në gjyq. Këtë të hënë nisi procesi me seancën e zhvilluar në Gjykatën e Punës, një proces që parashikohet të jetë i gjatë me një betejë ligjore mes palëve.
    Në qendër të këtij procesi është pikërisht ndarja e klubit dhe futbollistit në verën e vitit 2024. Avokatët e Mbappe kërkuan mbi 240 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa ata të klubit i kërkojnë futbollistit 180 milionë euro. Drejtësia sportive në dy shkallë të saj vendosi në favor të Mbappe, por vetëm vendimi i Gjykatës do të jetë ai që do të jetë i vlefshëm
    Sipas përfaqësuesve të Mbappe, gjithcka nisi në pranverën e vitit 2022 kur francezi rinovoi me PSG deru në 2024 me opsion zgjatjen e saj deri në 2025. Pikërisht është ky opsion edhe ‘molla e sherrit’ duke qenë se futbollisti këmbëngul se ishte i lirë që të mos e aktivonte atë dhe se klubi i kishte bërë shumë presione duke nisur që nga 2023 për të nënshkruar  duke arritur deri aty sa e kërcënoi se nuk do ta aktivizonte gjatë gjithë sezonit 2023/24, sezoni që ishte edhe i fundit i tij në Paris.
    Ndërsa avokatët e Paris Saint Germain shpjeguan se objektivi i rinovimit ishte që Mbappe të mos largohej nga skuadra me parametra zero dhe që një shitje e mundshme të realizohej o në verën e 2023 ose ne 2024 pasi të ishte nënshkruar rinovimi deri në 2025
    Sipas avokatëve të klubit, Mbappe ua njoftoi dëshirën për të mos rinovuar në verën e 2023, por e ka bërë me një letër me datën e një viti më parë që tregon se e kishte marrë prej kohësh vendimin e tij për të lënë Paris Saint Germain. Në këtë pikë, sulmuesi u la jashtë skuadre në pritje të largimit, por më pas u rikthye në skuadër pas një sërë tratativash. Marrëveshja që duket se ishte vetëm verbale parashikonte ok e mosrinovimit të kontratës, por edhe për heqjen dorë nga 79 milionë eurot nga ana e futbollistit. Ndërkohë, në atë moment Mbappe hequr dorë edhe një megaofertë nga Al Hilal, një operacion prej rreth 300 milionë euro. Kjo mungesë të ardhuash është baza e pretendimeve të klubit kundrejt ish futbollistit të tij.
    Por Paris Saint Germain ka edhe një cështje tjetër; atë Kheira Hamraui, ish futbollistja e kësaj skuadre që në 2021 ishte viktimë e një agresioni për të cilën në fillim u arrestua shoqja e saj Aminata Diallo. Avokatët e Hamraoui kërkojnë dëmshpërblim për sjellje prepotente ndaj futbollistes në muajt në vijim pas incidentit, ndërsa Paris Saint Germain këmbëngul në qëndrimin e tij se gjithnjë e ka mbrojtur futbollisten dhe e konsisderon të pabazë cdo pretendim për dëmshpërblim. Verdikti do të jepet në 16 dhjetor

  • Bella Hadid rikthehet fuqishëm në pasarelë pas trajtimit të Lyme, shkëlqen për Saint Laurent

    Bella Hadid rikthehet fuqishëm në pasarelë pas trajtimit të Lyme, shkëlqen për Saint Laurent

    Bella Hadid është rikthyer në karrierë.
    Modelja dhe themeluesja e Orebella, u rikthye në pistë gjatë Javës së Modës në Paris, pas shtrimit të saj në spital për shkak të sëmundjes Lyme.
    Hadid eci në pasarelën e Saint Laurent, e mbajtur në një peizazh të bukur kopshti me Kullën Eiffel si sfond e veshur me një pallto të tejdukshme të kthyer mbrapsht nga koleksioni i verës 2026. Pamja e saj ishte e shoqëruar me vathë të mëdhenj dhe syze dielli të mëdha. Vogue kapi momentin e ecjes së saj në pasarelë dhe e ndau atë në Instagram gjatë sfilatës.

    Koleksioni Verë 2026 i [drejtorit krijues] Anthony Vaccarello mishëron këtë vizion. Në një atmosferë kinematografike, gruaja e Saint Laurent është njëkohësisht heroinë dhe klasike, unike dhe shumëplanëshe.
    Paraqitja e Bellas vjen vetëm disa ditë pasi u pa në rrugët e Parisit, duke u dukur bukur dhe shik me një pallto kafe dhe syze dielli ovale të zeza, si dhe duke mbajtur një çantë Coach.
    Hadid, e cila u diagnostikua me sëmundjen Lyme në moshën 16 vjeç, i informoi për herë të parë fansat për gjendjen e saj shëndetësore më 17 shtator, duke ndarë foto nga një shtrat spitali në Instagram me mbishkrimin:
    “Më vjen keq, gjithmonë ndihem keq, ju dua”.

  • Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi resortin luksoz ‘Saint Michelle Residence’ pa leje në Durrës!

    Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi resortin luksoz ‘Saint Michelle Residence’ pa leje në Durrës!

    Fotot tregojnë resortin luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar sot nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili. Ky i fundit akuzohet se e ka ndërtuar resortin pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë (viti 2017).
    Godina, shtëpi, ambiente luksoze me palma dhe pishina, për të cilat po bëhen aktualisht hetime të thelluara, nëpërmjet shqyrtimit edhe të dokumentacioneve në Kadastër.

    Kompleksi, i njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, përmban ambiente luksoze, pishina dhe struktura banimi. Megjithëse fillimisht policia raportoi për ndërtim të disa shtëpive të pushimit pa leje, hetimet e thelluara sugjerojnë se i gjithë kompleksi mund të jetë ndërtuar në paligjshmëri të plotë.
    Organet kompetente po hetojnë edhe dokumentacionin pranë Kadastrës për të zbardhur plotësisht çështjen. Ndërkohë, ndaj Halilit priten veprime të mëtejshme ligjore.
    Vlen të theksohet se Halili u shkarkua nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në vitin 2021. Edhe për këtë ngjarje ka pasur një konfuzion, pasi ai deklaroi se kontrata i ishte ndërprerë nga Bashkia, ndërsa institucioni lokal bëri me dije se ai kishte dhënë dorëheqjen vetë.

  • Rrethimi osman i Maltës i vitit 1565, një pikë kthese për Evropën

    Rrethimi osman i Maltës i vitit 1565, një pikë kthese për Evropën

    Rrethimi i Maltës ishte një nga betejat më të rëndësishme në historinë evropiane. Rrethimi i Madh, siç quhet ndonjëherë, ndodhi në vitin 1565 kur Perandoria Osmane pushtoi ishullin, qënë atë kohë kontrollohej nga Knights Hospitalier, ose Kalorësit e Maltës.

    Ai ishte fundi i një rivaliteti të gjatë midis një aleance të krishterë dhe Perandorisë Osmane, e cila luftonte për të vënë nën kontroll të gjithë rajonin e Mesdheut. Turgut Reis, një admiral iushtrisë osmane dhe Kalorësit e Maltës, kishin qenë prej kohësh armiq.

    Pozicioni i ishullit pranë qendrës së Detit Mesdhe, e bëri atë një objektiv kryesor për Perandorinë Osmane. Nëse osmanët do të mundnin të pushtonin me sukses Maltën, kjo do ta bënte më të lehtë për ta që të merrnin nën kontroll vendet e tjera evropiane përreth ishullit.

    Në vitin 1551, Turgut Reis dhe Sinan Pasha, një tjetër admiral osman, pushtuan Maltën për herë të parë. Por pushtimi rezultoi i pasuksesshëm, ndaj ata u detyruan të zhvendosen në ishullin e afërt Gozo. Pas këtyre ngjarjeve, ishulli i Maltës priste një tjetër sulm të menjëhershëm nga Perandoria Osmane.

    Ndaj Mjeshtri i Madh, Juan de Homedes, urdhëroi forcimin fortesën Saint Angelo në ishull, si dhe ndërtimin e dy fortesave të reja, Saint Michael dhe Saint Elmo. Vitet në vijim në Maltë ishin relativisht pa ngjarje, por betejat e vazhdueshme mbi kontrollin e Mesdheut vazhduan.

    Në orët e para të 18 majit 1565, një pushtim, që më vonë hyri në histori si Rrethimi i Maltës, nisi kur një flotë anijesh osmane mbërriti në ishull dhe u ankorua në portin Marsaxlokk.Barra e mbrojtjes së ishulli ra mbi Kalorësit e Maltës, të udhëhequr nga Jean Parisot de Valette. Mendohet se Kalorësit kishin vetëm 6.100 anëtarë (rreth 500 kalorës dhe 5.600 ushtarë të tjerë të rekrutuar kryesisht nga popullsia malteze dhe ushtritë e tjera nga Spanja dhe Greqia), krahasuar me 48.000 trupat e ushtrisë osmane.

    Kur banorët e tjerë të ishullit panë trupat armike, u strehuan në qytetet e fortikuara si Birgu, Isla dhe Mdina. Vendi i parë që u sulmua ishte fortesa Saint Elmo, të cilin pushtuesit turq mendonin se ishte një objektiv i lehtë, pasi kishte më pak mbrojtje.

    Por pavarësisht kësaj, u deshën më shumë se 4 javë për ta pushtuar fortesën, dhe gjatë kësaj përpjekje u vranë mijëra ushtarë turq. Të pa dekurajuar, turqit vazhduan ta sulmojnë ishullin dhe filluan sulmet mbi Birgu dhe Isla. Por çdo herë, ata hasën një rezistencë të një niveli shumë më të madh nga sa e prisnin.

    Rrethimi zgjati për më shumë se 4 muaj në kushtet e vapës së tmerrshme që e karakterizon stinën e verës në Maltë. Vlerësohet se ushtria osmane humbi rreth 10.000 njerëz gjatë rrethimit. Ndërkohë, u vra rreth 1/3 e popullsisë malteze dhe 500 kalorësit maltezë.

    Ajo ishte padyshim një nga betejat më të përgjakshme në histori.

    Por sado e pamundur që duket për shkak të çekuilibrit në fuqinë e secilës palë, Perandoria Osmane u mund dhe Malta fitoi. Ajo betejë mbetet një nga ngjarjet më të famshme në histori,dhe shënoi një epokë të re të dominimit spanjoll në Mesdhe.

  • Yves Saint Laurent: Ditëlindja e ikonës që revolucionarizoi modën

    Yves Saint Laurent: Ditëlindja e ikonës që revolucionarizoi modën

    1 Gusht shënon ditëlindjen e një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e modës, Yves Saint Laurent. I lindur më 1 gusht 1936 në Oran të Algjerisë, Saint Laurent do të bëhej një prej stilistëve më ndikues të shekullit XX, duke sfiduar normat dhe transformuar mënyrën si gratë visheshin.Që në moshë të re, talenti i tij u dallua nga Christian Dior, me të cilin filloi të punonte në Paris. Pas vdekjes së Dior, Saint Laurent mori drejtimin e shtëpisë Dior vetëm 21 vjeç, duke u bërë drejtori më i ri artistik në historinë e modës së lartë.Në vitin 1961, themeloi markën e tij Yves Saint Laurent (YSL), e cila solli risi të mëdha si kostumi i famshëm për gra “Le Smoking”, fustanet që frymëzoheshin nga arti modern (Mondrian dress), dhe integrimin e elementeve të stilit të rrugës në modën e lartë, një guxim i rrallë për kohën, shkruan KultPlus.Saint Laurent ishte gjithashtu ndër të parët që përfshiu modele me ngjyrë në pasarelat ndërkombëtare, duke hapur rrugë për më shumë përfaqësim dhe diversitet në industri.Vdiq në vitin 2008, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë jo vetëm në muzeun që mban emrin e tij në Paris, por në çdo sfilatë, dyqan dhe detaj mode që mban firmën YSL.Sot, bota e modës feston ditëlindjen e një vizionari që bëri historinë./KultPlus.com

  • Përkujtohet Antoine de Saint-Exupéry, autori i “Princit të Vogël” që u zhduk në fluturim më 31 korrik 1944

    Përkujtohet Antoine de Saint-Exupéry, autori i “Princit të Vogël” që u zhduk në fluturim më 31 korrik 1944

    Më 31 korrik 1944, 81 vite më parë, humbi jetën një nga shkrimtarët më të dashur të shekullit XX – Antoine de Saint-Exupéry, autori i romanit të famshëm “Princi i Vogël” (Le Petit Prince), një prej librave më të përkthyer në botë.

    Saint-Exupéry, përveçse shkrimtar, ishte edhe aviator francez. Ai u nis për një mision zbulimi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nuk u kthye më. Aeroplani i tij u rrëzua pranë brigjeve të Mesdheut dhe për dekada me radhë, zhdukja e tij mbeti mister, derisa mbetjet e avionit u gjetën në vitin 1998, transmeton KultPlus.

    “Princi i Vogël”, një tregim filozofik i shkruar me thjeshtësi dhe ndjenjë të thellë njerëzore, mbetet vepra më e njohur e tij. Me ilustrime nga vetë autori, libri shpalos përmes një historie për fëmijë, një reflektim për jetën, vetminë, miqësinë dhe kuptimin e dashurisë.

    “Njeriu sheh qartë vetëm me zemër. Ajo që është thelbësore, nuk shihet me sy”, është një nga citimet më të famshme nga vepra e tij, që vijon të prekë lexues të të gjitha moshave.

    Saint-Exupéry u bë simbol i ëndrrave, guximit dhe ndjeshmërisë që lidhen me artin e të shkruarit dhe jetën vetë. Edhe pas 80 vitesh nga vdekja, vepra dhe mesazhi i tij jetojnë më të freskëta se kurrë./KultPlus.com