Tag: saimir

  • U arrestua në Francë, kush është Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar për grup kriminal

    U arrestua në Francë, kush është Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar për grup kriminal

    Personi i cili u arrestua në Francë në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është Paul Deda, ish shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas policisë, i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali.
    “Në një veprim të koordinuar me Interpol Paris, është arrestuar në Francë shtetasi shqiptar P.D., 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikim të mbi 1 ton Cannabis.
    Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tiranës me autoritetet franceze, P.D. u lokalizua dhe arrestua nga policia franceze, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri”, thotë policia.
    Kujtojmë që Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 50-vjeçarin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, në kuadër të një organizate kriminale.
    Hetimet tregojnë se Paul Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 1016 kilogramë Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri, përmes rrugës detare. Kjo sasi narkotikësh u sekuestrua nga Policia italiane në Bari, ku gjithashtu u arrestuan dy pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale.
    Interpol Tirana vazhdon bashkëpunimin me autoritetet franceze për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
    Kujtojme qe ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda, në 2021 i ka dhene gazetares Klodiana Lala se do te kthehet ne Shqiperi per tu perballur me drejtesine.

  • Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

    Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

    Arrestohet në Francë ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkuar për operacionin e koduar “Shpirti”, për trafikun me gomone të ngarkesës prej 1 ton drogë drejt barit të Italisë rreth një dekadë më parë.
    Policia e Shtetit konfirmoi sot prangosjen e 50-vjeçarit me qëllim ekstradimi, në operacionin e koduar “The Wanted” dhe i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët francezë.
    I arrestuari është Paul (Agustin) Deda, një prej të akuzuarve dhe të pandehurve të dosjes së operacionit “Shpirti”. SPAK e kishte të skeduar si pjesë e organizatës kriminale në fjalë dhe të shpallur në kërkim për trafikimin e mbi 1 ton kannabis sativa në Bari, nëpërmjet rrugës detare me skafe dhe mjete të tjera lundruese.
    “Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç”, njoftoi policia.
    GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit në mungesë edhe masën e sigurisë “arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
    “Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale”, sqaroi policia për këtë hetim.
    Interpol Tirana po vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri të 50-vjeçarit.
    Deda është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai rezulton edhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie, për trafik droge dhe grup kriminal.
    Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
    Gjykimi i të pandehurve ka vijuar i ndarë  për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar.  Në 2023 Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të akuzuar si anëtarë të këtij grupi.

  • VIDEO – “Tolerancë zero për zënien e hapësirave publike”, Saimir Rrustemi qytetarëve: Denonconi abuzimet

    VIDEO – “Tolerancë zero për zënien e hapësirave publike”, Saimir Rrustemi qytetarëve: Denonconi abuzimet

    Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cënohet nga operatorët privatë. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, në nisje të aksionit të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë e Shtetit.
    
    Aksioni i nisur sot do të vijojë për disa ditë me radhë, ndërkohë që Rrustemi ka bërë edhe një apel për qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi.
    Në Bashkinë Shkodër është ngritur një task-forcë ndërinstitucionale mes disa drejtorive, me fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik. Janë marrë masa për menaxhimin e hapësirave publike, hapësirave të gjelbra, zonës pedonale dhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo pushues që zgjedh Velipojën për pushimet verore.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nga ngacmimi i gruas së Sajmir Kurtit, dëshmia për Lul Berishën tek plagosja në Pllajë, historia e konflikteve të Eqerem dhe Erkid Kazazit

    Nga ngacmimi i gruas së Sajmir Kurtit, dëshmia për Lul Berishën tek plagosja në Pllajë, historia e konflikteve të Eqerem dhe Erkid Kazazit

    Erkid Kazazi dhe Saimir Kurti

    TIRANË- Erkid Kazazi, 30 vjeç, personi që është shpallur në kërkim për plagosjen e Arbër Gorgeas nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë i angazhuar edhe në strukturat e Partisë Demokratike, por në jetën e tij nuk kanë munguar as konfliktet në të cilat janë përdorur armë zjarri.
    Viti 2016, ngacmimi i një gruaje që shkaktoi tre të plagosur

    Saimir Kurti

    Të shtënat me armë zjarri tronditën Kavajën më 18 qershor të vitit 2016, kur ish-drejtori i Zyrës së Punës në këtë qytet, Saimir Kurti, ka plagosur me armë zjarri tre persona, para Bashkisë së qytetit.
    Saimir Kurti pati një debat të ashpër me Eqerem Kazazin, 48 vjeç, i cili rezulton të jetë babai i Erkid Kazazit, që në atë kohë ishte kreu i Forumit Rinor Të Partisë Demokratike në Kavajë. Pas konfliktit, Kurti ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar ndaj Kazazit, duke plagosur edhe dy persona të tjerë, djalin e tij, Erkid Kazazi, 21 vjeç në atë kohë dhe Dritan Xhixhon, 46 vjeç, i cili ndodhej rastësisht aty pasi shiste fara.
    Shkaku i ngjarjes
    Gjatë marrjes në pyetje, palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkak të një parkimi. Bashkëshortja e Saimir Kurtit ka parkuar makinën pranë lokalit të Kazazit e kjo është bërë shkak që babë e bir të përplasen me të, pasi nuk e kanë lejuar që ajo të vendoste makinën pranë lokalit të tyre. Në këtë moment, gruaja e Kurtit ka marrë të shoqin në telefon, i cili ka mbërritur në vendngjarje e është përplasur fizikisht me Kazazët.
    “I kërkuam gruas së Saimir Kurtit që të mos e parkonte makinën para lokalit tonë, sepse e bënte shpesh. Debatuam me të deri sa erdhi Saimir Kurti dhe na qëlloi,”- kanë thënë Eqerem Kazazi dhe djali i tij.
    “Përveçse nuk e lejuan të parkonte, ata më ngacmuan gruan. Isha i detyruar të mbroja nderin tim, por nuk qëllova për t’i plagosur,”- ka deklaruar Kurti.
    Dyshime pati edhe për faktin që sherri nisi pas debatit rreth lirimit të Elvis Roshit nga paraburgimi dhe lënia e tij në “arrest shtëpie”, por nuk u vërtetua asnjëherë.
    Eqerem Kazazi dhe dëshmia e rremë për Lulzim Berishën
    Edhe Eqerem Kazazi, njësoj si djali i tij, nuk ka një të kaluar të qetë. Ai është një person me precedentë penalë në Itali, por figurë e njohur edhe për blutë e Kavajës dhe të Durrësit.
    Ai ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor të “Bandës së Lul Berishës”, por u vu në pranga pasi ndryshoi dëshminë e tij. Në vitin 2010, Eqerem Kazazi u ndalua sapo kapërceu dyert e gjykatës, pasi u verifikua dëshmia që ka dhënë ndaj 16 të akuzuarve si anëtarë të bandës ishte e rremë. Ai deklaroi se nuk kshte njohje me Lulzim Berishën, ndërkohë që në dy deponimet e dhëna më herët në prokurori kishte dëshmuar të kundërtën.
    Kazazi u mor i pandehur në gjykatën e Tiranës, ndërsa në dhjetor të 2012 çështja kundër tij u pushua për shkak të amnistisë së shpallur nga parlamenti.
    Kazazi ka qenë thirrur në gjykatë edhe si dëshmitar në vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri.
    Në vitin 2006, Kazazi ka pranuar njohjen me Lulëzim Berishën nëpërmjet një mikut të vëllait të tij si dhe ka deklaruar se i ka shitur makinën “Golf 2”, Ermir Dervishit për 2 milionë lekë të vjetra. I njëjti mjet rezulton të jetë përdorur në atentatin e parë ndaj Marsel Sotirit, ku ai mbeti i plagosur dhe u vranë shokët e tij Viron Curri e Arjan Paja.
    Plagosja në Pllajë

    Erkid Kazazi

    Vitet kanë kaluar, por telashet nuk kanë qëndruar larg familjes Kazazi. Për arsye që nuk janë zbardhur ende, Arbër Gorgea është përplasur me Eqerem Kazazin, të cilin edhe e ka goditur me grushte. Për pasojë, i biri, Erkid Kazazi kishte marrë përsipër ballafaqimin me 36-vjeçarin, por në këtë këtë rast ka rrezikuar dhe jetën e dy fëmijëve të mitur që udhëtonin në makinë me Gorgean.
    Ai ka qëlluar në drejtim të mjetit, por plumbat kanë kapur vetëm Gorgean. 36-vjeçari u paraqit me këmbët e tij në komisariatin e policisë dhe kërkoi ndihmë. Efektivët e dërguan në spital, ku dhe ndodhet ende, nën kujdesin e mjekëve. Në njoftim, policia bën me dije se të miturit nuk kanë mbetur të plagosur, ndërsa Kazazi është shpallur në kërkim.

    sajmir kurti

    kid kazazipng

  • Fier – Artizani që u kthye nga emigracioni për të ndjekur pasionin me argjilë

    Fier – Artizani që u kthye nga emigracioni për të ndjekur pasionin me argjilë

    VIDEO

    Saimir Kajlic, një artizan nga Fieri, është shembull frymëzues i një të riu që zgjodhi të rikthehet në atdhe për të ndjekur pasionin. Pas emigrimit në Itali në moshën 17-vjeçare dhe më shumë se një dekade pune në sektorin e ndërtimit, Kajlic vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 2018, me ndihmën e një miku, për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

    Sot, ai është një nga artizanët më të njohur në prodhimin e objekteve dekorative me argjilë. Punishtja e tij prodhon mbi 400 modele të ndryshme vazosh dhe qypash, të destinuara për kopshte, lokale dhe ambiente të brendshme apo të jashtme. Produktet e tij eksportohen në Itali dhe janë gjithashtu të pranishme në tregun vendas, veçanërisht në qytete si Tirana, Durrësi dhe zona të ndryshme të jugut të vendit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Për Saimir Kajlic, ky zanat është më shumë se një profesion – është një lidhje shpirtërore me traditën, tokën dhe krijimtarinë shqiptare.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

  • Vdekja e turistes britanike/ Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës

    Vdekja e turistes britanike/ Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës

    Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë që solli si pasojë vdekjen e shtetases angleze Rebecca Gannon.
    Rasti i humbjes së jetës së Rebecca Gannon u trajtua në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, ku u vu në dukje pikërisht tema e hetimeve të dobëta dhe të paplota.
    Gjykata ka urdhëruar prokurorinë të plotësojë hetimet për Kushovën, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
    Saimir Kushova, një zhytës profesionist i cili ndodhet i burgosur në Norvegji për trafik droge por në Sarandë po hetohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes së një 29-vjeçareje angleze gjatë zhytjes me ekspeditën e tij.
    Saimir Kushova, prind i tre fëmijëve, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit.
    Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës, 29-vjeçarja britanike Rebecca Gannon. Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.

  • Mbytja e turistes angleze në Sarandë, Gjykata kthen për hetim dosjen e Saimir Kushovës

    Mbytja e turistes angleze në Sarandë, Gjykata kthen për hetim dosjen e Saimir Kushovës

    Gjykata ka vendosur që të kthej për hetim dosjen ndaj Saimir Kushovës i cili është i akuzuar për vdekjen e turistes britanike Rebeka Gannon, 29-vjeçare, teksa u mbyt në plazhin e Sarandës.
    Sipas burimeve, mësohet se Gjykata ka kërkuar plotësimin e hetimeve së instruktorit Kushova, i cili është përgjegjës për mbytjen e saj, ku gjithashtu kërkohet dhe sqarimi i rolit të tij në këtë ngjarje.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre vite më parë më 19 shtator të 2022, ku Rebeka Gannon së bashku më të dashurin e saj ishin duke kaluar pushimet në jugun e Shqipërisë, Sarandë. Ajo vendosi të bëjë zhytje në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, ndërsa kishte kërkuar ndihmë pasi ishte duke u mbytur.
    Gjithashtu, grupi i emergjencës i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit, por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtyp dot dhe për pasojë humbi jetën.
    Pas ngjarjes së ndodhur në brigjet e Sarandës, në Shqipëri, Policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, Saimir Kushova, 48 vjeç, i cili po hetohet për shkelje të rregullave të sigurisë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar, të quajtur Gerta Brozi.
    48-vjeçari Saimir Kushova, rezulton i dënuar me burg në Norvegji me 15 vite, për trafikimin e lëndëve narkotike, ku sipas babait të viktimës, autori i kësaj ngjarje është arratisur pak kohë më pas nga mbytja e 29-vjeçares.

  • Çmimet “Toga e Artë 2025” për avokatët/ Saimir Visha: Reforma në Drejtësi dështoi, zbehu punën e avokatëve

    Çmimet “Toga e Artë 2025” për avokatët/ Saimir Visha: Reforma në Drejtësi dështoi, zbehu punën e avokatëve

    Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpërndau këtë të shtunë çmimet “Toga e Artë” për vitin 2025, duke vlerësuar punën e avokatëve.

    Kreu i kësaj shoqate, Saimir Visha, ngriti shqetësimin për avokatët, teksa tha se Reforma në Drejtësi dështoi, pasi zbehu punën e tyre.
    Me çmimin “Toga e Artë” për 2025-ën u vlerësuan avokatët Idajet Beqiri, Ismail Uka, Joana Qeleshi, Edmond Dema dhe Alketa Boci Kurti.
    Ndërkohë, u mbajt dhe një minutë heshtje për avokatët e ndarë nga jeta, mes tyre edhe Ravik Gurra, i vrarë për shkak të profesionit në mars 2019.

    Top Channel

  • I kërkuar për vdekjen e turistes në Sarandë, Saimir Kushova dënohet me 15 vite burg për drogë në Norvegji

    I kërkuar për vdekjen e turistes në Sarandë, Saimir Kushova dënohet me 15 vite burg për drogë në Norvegji

    Saimir Kushova, Rebbeca Gannon dhe babai i saj

    NORVEGJI-Saimir Kushova, një instruktor zhytjeje që kërkohej në lidhje me vdekjen e një turisteje britanike në Shqipëri është dënuar me 15 vjet burg në Norvegji, pas një procesi për trafikun e drogës. Kushova ishte pjesë e një bande të përbërë nga gjashtë shqiptarë, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e kokainës, që përbënte kapjen më të madhe të një ngarkese kokaine ndonjëherë në Norvegjinë perëndimore. Babai i saj, George Gannon, ka kërkuar drejtësi nga autoritetet shqiptare për muaj të tërë.
    Policia dhe doganierët e kapën bandën në prill 2023, më pak se një vit pas vdekjes së Rebeccës. Gannon, i cili është ende në Shqipëri, shtoi: Pas largimit të tij nga vendi, policia tha se kishin nxjerrë një lajmërim për të përmes Interpolit, por nuk morëm asnjë përgjigje për shumë kohë. Ne e mësuam se ai ishte arrestuar dhe dënuar me 15 vjet në Norvegji për trafikim droge disa muaj më parë.
    “Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke ndjekur autoritetet për drejtësi. Ka qenë e vështirë. Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është në burg në Norvegji. Ky njeri është përgjegjës për vdekjen e vajzës time dhe ai duhet të jetë në gjykatë. Doja që autoritetet shqiptare të merrnin seriozisht atë që ndodhi me vajzën time. E dinim që ai ishte larguar pas vdekjes së Rebeccës, dhe duket se ai përfundoi në Norvegji dhe u përfshi në një operacion trafikimi droge. Nuk dinim që ai ishte akuzuar, dënuar dhe dërguar në burg për trafik drogërash. Ndjehem sikur ai po i shpëton drejtësisë për rolin e tij në vdekjen e Rebeccës, por unë nuk do të dorëzohem kurrë duke luftuar për të”, ka rrëfyer ai.
    Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga “Spiranca Diving Center”, në pronësi të Saimir Kushovës tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. Pushuesja Rebecca Gannon, 29 vjeç ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë me një grup prej shtatë zhytës të tjerë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. 
    Kushova kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.