Tag: sahati

  • Rivihet në funksion Sahati i Gjirokastrës, u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XIX

    Sahati i Gjirokastrës i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX është rivënë në funksion. Sahati i Gjirokastrës është një nga simbolet e qytetit dhe nga vendet më të vizituara nga turistët. Për rivënien në funksion të Sahatit të Gjirokastrës, ministri i Turizmit, Kultirës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se kjo i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës! “Rijetëzohet sahati i Gjirokastrës! Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, herë në gjendje pune e herë jo, simboli i kalasë dhe i qytetit është rivënë në funksion, duke marrë sërish jetë me mekanizmin e tij dhe me vendosjen e këmbanores, falë punës fantastike të DRTK Gjirokastër.
    I ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme. Ky rikthim shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës!”, shprehet ministri Blendi Goxhaj në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe pamje të Sahatit të Gjirokastrës.
    Gjirokastra është qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005 dhe një ndër më të vizituarit nga turistët në vendin tonë. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpall “qytet muze”. Ajo çka e bën Gjirokastrën të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrase dhe kalldrëmeve. Aty mund të vizitohet qendra historike, pazarin unikal, kalldrëmet e tij karakteristike, kështjella madhështore, etj.