Tag: sadiku

  • Benet Beci: Pas 26 vitesh, nis rikonstruksioni i rrugës “Mark Sadiku” në Bleran

    Benet Beci: Pas 26 vitesh, nis rikonstruksioni i rrugës “Mark Sadiku” në Bleran

    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e rikonstruksionit të rrugës “Mark Sadiku” në Bleran, një segment rreth 1 km që shërben mbi 150 familjeve të zonës. Pas më shumë se 26 vitesh pa ndërhyrje, rruga po përmirësohet për të arritur standardet e duhura të qarkullimit dhe sigurisë.
    Beci thekson se vëmendja e bashkisë është e përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm në qytet, por edhe në çdo Njësi Administrative ku ndërhyrjet kanë qenë të domosdoshme prej vitesh. Ky projekt është pjesë e angazhimit të tij për rezultate konkrete dhe përmirësim të jetës së banorëve.

    Postimi i plotë: 

     

  • Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares

    Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares

    Shqipëria do të përballet me Serbinë në 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit në Leskovac.
    Prezent në stadium për të raportuar për këtë takim nuk do të jetë gazetari i njohur Arlind Sadiku, pasi për këtë të fundit ka një urdhërarrest në Serbi. Ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të ditur lajmin, në një studio në Kosovë.

    “Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”- tha ai.
    Serbi-Shqipëri u zhvendos nga stadiumi i Beogradit pasi do të luhet në Leskovac, për arsye sigurie.
     
    Arlind Sadiku

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Skandal/ Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares

    Skandal/ Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares

    Shqipëria do të përballet me Serbinë në 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit në Leskovac.
    Prezent në stadium për të raportuar për këtë takim nuk do të jetë gazetari i njohur Arlind Sadiku, pasi për këtë të fundit ka një urdhërarrest në Serbi. Ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të ditur lajmin, në një studio në Kosovë.
    “Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”- tha ai.
    Serbi-Shqipëri u zhvendos nga stadiumi i Beogradit pasi do të luhet në Leskovac, për arsye sigurie.
     

  • Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar!

    Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar!

    Shqipëria do të përballet me Serbinë në 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit në Leskovac. 
    Prezent në stadium për të raportuar për këtë takim nuk do të jetë gazetari i njohur Arlind Sadiku, pasi për këtë të fundit ka një urdhërarrest në Serbi. 
    Ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të ditur lajmin, në një studio në Kosovë. 
    “Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”, tha ai. 
    Serbi-Shqipëri u zhvendos nga stadiumi i Beogradit do të luhet në Leskovac, për arsye sigurie. 
     

  • Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini: Ishin të prishura

    Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini: Ishin të prishura

    Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjata është mekanizimi i vetëm, që ju jep mundësi prodhuesve që të shesin me shpejtësi produktet. Një raport herë-herë i sforcuar që në raste mosfunksionimi ka shkaktuar probleme të shumta në këtë sektor. Por ky bashkëpunim mes palëve ka dhe një tjetër anë të errët, siç është mosshlyerja e pagesave.
    Ky është edhe rasti i Arjan Pajës, i cili ka bashkëpunuar për vite me radhë me Sadik Karajn, një grosist nga Lushnja, i cili merret me eksport fruta-perimesh. Arjani tregoi për “Piranjat” se ka çuar disa herë mall në magazinat e Sadikut, por nuk është paguar rregullisht nga ana e tij për to. Fermeri nga Peqini tha se mallrat që ka dorëzuar tek grosisti kanë qenë në pesha të mëdha, por për një pjesë të tyre nuk ka marrë pagesë, duke qenë se Sadiku pretendonte se frutat dhe perimet ishin prishur në momentin që i kishte dërguar jashtë shtetit.
    “Ka thënë në Shtator se malli është prishur, kur e ka çuar ai atje, a në Bosnje, a në Ukrainë, nga e ka çuar janë punët e tij, por unë nuk mbaj përgjegjësi, se unë nuk jam koleg me atë, bashkëpunëtor, çdo fermer mban përgjegjësi sa e dorëzon në magazinë. E merr ky, punonjësit e atij përsipër, i fusin në seleksionim dhe unë jam i detyruar të mbajë ato firot, ato që nuk bëjnë, kaq më takon”, shprehet Arjani.
    Pavarësisht se sipas fermerit, ky ishte thjesht një justifikim për të mos e paguar, pas shumë këmbënguljesh të tij, pak kohë më vonë ai merr një shumë të vogël në krahasim me ato se çfarë kishte dorëzuar në magazinën e grosisitit nga Lushnja gjatë gjithë asaj kohe.
    ‘’Kur bëra vajzën operacion, kam ardhur në Itali, edhe i thashë: o Sadik, hajde të mbyllim këto llogaritë. Më ka nisur para Vitit të Ri 2 milionë e 500 mijë lekë. Edhe Sadiku tani ka tre fatura pa paguar. Edhe bëjnë diku te 18 milionëshi, që ai nuk i pranon që i ka borxh. Është në dijeni, i di shumë mirë, por ashtu i leverdis atij dhe thotë s’i kam”, tha Arjani.
    “Piranjat” më pas u përballën edhe me grosistin, i cili fillimisht nuk u tregua aspak i gatshëm për të sqaruar, madje në përpjekje për t’u shmangur tentoi të përplaste me makinë gazetaren dhe operatorin. Por pasi situata u qetësua, grosist Sadiku tha se në momentin që ka dërguar mallin për eksport është prishur dhe kështu ai ka pasur humbje. Megjithatë ai u shpreh se kishte një shumë të vogël, që nuk ja kishte dhënë Sadikut dhe premtoi se do ja jepte shumë shpejt. Dhe në fakt Sadiku e mbajti fjalën, por shuma që shleu nuk përputhej aspak me atë që priste Arjani.
    “Nga momenti që keni shkuar atje, ka shkuar babi dhe ka marrë  një pjesë të vogël. 3 milionë e 200 mijë dhe për ato të tjerat thotë u prish malli, pretekstet e atij. Është një shumë e vogël, por s’kemi çfarë ti bëjmë më”, tha fermeri./Emisioni “Piranjat”

  • Sadiku shpërblen besimin e trajnerit me shiritin e kapitenit, shënon për golin e barazimit

    Sadiku shpërblen besimin e trajnerit me shiritin e kapitenit, shënon për golin e barazimit

    14 Shtator 2025

    14:12

    Telesport

    Armando Sadiku nuk ndalet. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin e radhës në Zvicër.
    Ai gjeti rrjetën në barazimin 1-1 të Belinzonës ndaj Rapersuil-Jonas.
    Ky ishte goli i dytë në ligën e dytë zvicerane, shënuar përkatësisht në minutën e 50-të të takimit.
    Sadikut iu besua edhe shiriti i kapitenit nga trajneri Manuel Benavente.

  • Një vrasje që tronditi Malsinë

    Një vrasje që tronditi Malsinë

    Ai jetoi shume pak, vetem 32 vjet. U lind me 1916 ne fshatin Rec (fisi Balaj), i njohun jo vetem ne fshat, por ne tane Malsine e Madhe. I ati, Keq Sadiku, ishte oficer i Mbreterise se Shqiptare dhe mbante graden toger. Ishte korrekt ne detyre dhe shume i urte. Malsoret e quanin “Kandari i drejtesise”. Taro Keqi qe djali i tij e domozdo qe do te trashegonte te gjitha aftesite e babes se vet. Kur Italia fashiste sulmoi me 1939 vendin tone, malsoret atdhetare te Recit, nen drejtimin e Dom Luigj Picit, shkuen ne Koplik, tek zyrat e Nenprefektures, per te kerkue arme, por me kot. Ne ate grupim qe edhe Taroja. Ne vitin 1942 rreshtohet ne cetat nacionaliste dhe per tre vjet nuk e leshoi pushken nga dora. Mori pjese ne shume aksione kunderpushtuesit italian (ne prerjen e linjave telefonike, ne sulmin kunder postes se Vrakes, ne Luften e Recit) si dhe atyre gjermane ne fund te vitit 1944.Me clirimin e Shqipnise emnohet komandant i postes ne Kelmend. Ishte detyre e veshtire. Detyren duhej ta kryente, por nuk donte te damtonte vllaznit e vet, pasi shume malsore kishin marre pjese ne dy qendresa antikomuniste (1945) Keshtu qe ai mbajti krahun e vendit te vet, gja qe sigurisht, nuk i pelqeu regjimit. Pushtetaret e rinj u kujtuan qe ai para do kohesh kishte refuzue qe te futej ne parti, se gjithashtu para do kohesh kishte refuzue edhe te bante pjese ne Sigurimin e Shtetit. E se fundmi u kujtuen se ai ishte i biri i togerit zogist Keq Sadiku. Me siguri ata vendosen, qe, ne fillim, ta lironin nga detyra, mandej “shohim e bajme”.Taro Keqi nxirret ne lirim, vjen ne fshatin e tij dhe i kthehet jetes personale, tue pase ne shpine njerez qe e survejonin. Lista e njerzve te dyshimte ishte gati. Pritej vetem qe plani kobezi te zbatohej.Nata e 28 korrikut 1948. (Populli ne kujtesen e vet e cilesoi “Nata e shtrigave”). 56 burra te Malsise se Madhe, nga te cilet 14 nga Reci, arrestohen befasisht nga Sigurimi. Persa i perket Recit, ne krye te listes figuronte edhe emni i Taro Keqit. Te tjeret qene: i ati i tij, Keq Sadiku, e mandej: Mark Toma, Rexhep Lani, Ali Malja, Tome Gjoni, Gjeke Pjeter Dushi, Mac Deda, Ali Hajdari, Sait Lani etj. Shume i kerkuemi Leke Pjeter Marku, mundi te shpetoj duke kalue kufinin. Taro Keqi, rastesisht, ate nate nuk u ndodh ne shtepi. Tragjedine e mori vesh te nesermen. Familja i tregoi gjithcka. Mori vesh se ate e kishin kerkue disa here. Menjeher e kuptoi rrezikun qe i kanosej dhe kuptoi fatin e parashkruem te 56 burrave. Mund te shpetonte duke kalue kufinin, por kembet nuk i banin per andej. Mendjen e kishte te i ati dhe te shoket, prej te cileve nuk kishte si te ndahej. Ju ofruan edhe “garanci “ se azgja nuk do ta gjente as ate, as baben e tij e as malsoret e tjere qe ishin te izoluem. Pra, per nje “formalitet”, duhej te paraqitej ne zyrat e lokalitetit. Ndonese me dyshim, gjithsesi shkoi atje. “Formaliteti” qe fare i thjeshte: prangosja e menjehershme e tij. Te nesermen te gjithe te arrestuarit u derguen ne Degen e Puneve te Brendshme te Koplikut: te gjithe si ne nje kuti me sardele. 24 ore pa buke e pa uje. Mund te kuptohet higjena. Ne mesnate, dy police marrin Taro Keqin dhe ia dergojne ne zyre Ll. N. qe ishte shef sigurimi. Ky i fundit i ban disa pyetje: “Kush ban pjese ne organizaten tradhtare “Shqiponja me dy krena?” etj. Taroja i befasuar nga keto pyetje, veten hesht, gja qe nuk i pelqen zyrtarit, i cili ngrihet ne kembe dhe godet Taron. Jo nga dhimbja, por nga inati, Ai, ashtu i prangosun sulmon shefin e sigurimit tue e godite me hekurat qe mbante ne duar e tue e rrezue per toke te gjakosun. Britma e kriminelit detyroi policet qe te rrinin mbas dere, qe te futeshin mrenda, per t’i ardhur ne ndihme shefit te tyre. Mandej moren Taron, dhe mbi te perdoren te gjitha turturat qe njihnin e qe qene te m

  • Largimet nga puna për qëndrim të keq politik: “Duhen përjashtuar menjëherë”

    Largimet nga puna për qëndrim të keq politik: “Duhen përjashtuar menjëherë”

    Dokumentet nxjerrin në pah sesi regjimi komunist shqyrtonte me kujdes origjinën, biografinë dhe qëndrimin politik të punonjësve për të vendosur lejimin ose jo të tyre në punë. Nëse biografia ose qëndrimi politik rezultonte me probleme, njerëzit pushoheshin nga puna pavarësisht aftësive apo meritave të tyre dhe dërgoheshin në çelje kanalesh dhe punë të tjera të rënda. Mund të shpëtonin vetëm në ato raste kur ishin të domosdoshëm e të pazëvendësueshëm, por edhe atëherë duke u vendosur nën një kontroll të rreptë.

    Studiuesi Xhafer Sadiku në librin e tij “Skenarë të Përgjakur”, botim i ISKK, ka sjellë materiale arkivore që flasin për masat që ka marrë udhëheqja e regjimit për të spastruar sektorë të ndryshëm nga ata që i konsideronte armiq në zonën e Përmetit, në bazë të disa vendimeve që u aplikuan në të gjithë Shqipërinë. Sipas autorit nëpunësit e specialistët që pushoheshin nga puna për “qëndrim armiqësor” karshi pushtetit, pajiseshin me një kartelë me bojë të verdhë.

    “Dega e Fuqisë Punëtore e Kryeministrisë krijoi kartotekën dhe evidencën e elementit të pushuar për qëndrim armiqësor karshi pushtetit. Një kopje e kartelës me bojë të verdhë i përcillej kryeministrisë. Komitetet ekzekutive të rretheve duhet të bashkëpunonin me Degët e Brendshme dhe të merrnin mendimet e tyre”, shkruhet në dokumentet e Arkivit Qendror të Shtetit të vitit 1951, që Sadiku i ka cituar në librin e tij. Si rezultat, siç shkruan autorit, brenda një kohe të shkurtër, qindra vetë u përjashtuan nga puna.

    “Më 22 maj 1951, me një qarkore tepër sekrete, udhëheqja e regjmit udhëzonte strukturat shtetërore se elementët me qëndrim të keq politik “më parë se të përjashtohen nga puna, i nënshtrohen një studimi të hollësishëm nga një komision i përbërë nga Shefi i Sigurimit të Rrethit, përgjegjësi për kuadro i Komitetit të Partisë”, shkruan Sadiku.

    Ky komsion bënte klasifikimin e tyre duke i ndarë në tri kategori:

    elementët që duheshin përjashtuar menjëherë nga punaelementët që duheshin përjashtuar mbas një kohe nga puna (brenda tre muajve, brenda gjashtë muajve, brenda një viti)elementë të pazëvendësueshëm, të cilët duhet të qëndrojnë në punë duke iu nënshtruar kontrollit të rreptë dhe special të partisë dhe të Sigurimit.“Elementët me qëndrim të keq politik që përjashtoheshin nga puna lejoheshin të punonin vetëm në punë të thjeshta si: “çelje kanalesh, mbajtje gurësh, ndërtim rrugësh, prerje dru zjarri,…shkruhet në dosjen e AQSH, së cilës i është referuar studiuesi Sadiku.

    Në shqyrtimin e punonjësit, sipas këtyre dokumenteve, merreshin parasysh:

    origjina shoqërore

    e gjithë biografia e tij për të kaluarën e tij politike

    qëndrimi i tij politik në të tashmen

    si e kryen punën sot

    aftësia e tij tekniko-profesionale

    Vendimi i përjashtimit nga puna nga ky komision kishte fuqi gjithëvepruese. Personi që përjashtohej nga organet shtetërore të një rrethi, nuk merrej në punë në asnjë rreth tjetër.

    Byroja e Komitetit të Partisë të rrethit Përmet më 28 korrik 1951, cilësoi armiq 9 nëpunës me profesione të ndryshme: Fejzi Rakipin nga fshati Mokricë, Janaq Prokon nga Kaludhi, Dr.Avdyl Skëndulin nga Gjirokastra, Petro Rokon nga Zagoria, Paskal Gudën nga Novosela, Zenel Dajlanin nga Zhepova, Gogo Buxhukun dhe Koço Priftin nga Përmeti dhe Brahim Gosnishtin nga Gosnishti. Komisioni për pastrimin e elementëve të padëshiruar nga sektorët e ndryshëm të qendrave të punës propozoi për t’i larguar nga puna.

    Pas një muaji, u përpilua një tjetër listë me elementë armiq për t’u pushuar nga puna, këtë herë nga Bashkimi i Kooperativave të rrethit.

    “Më 28 gusht 1951, Bashkimi i Kooperativave të Rrethit Përmet i dërgonte Degës së Fuqisë Punëtore pranë Kryeministrisë një listë me emrat e Janaq Nastas Joanidhit, Tatul Lek Adhamidhit, Evanthi Aristotel Vasilit, Ilia Koli Papës, Taqo Konstandin Prillos, Apostol Llukan Bënjës, Gjeno Vasil Lamanit dhe Paskal Anastas Gudës, të pushuar nga puna për qëndrim të keq politik”. Shumica e tyre, spjegon Sadiku, ishin tregtarë të mesëm dhe punonin si shitës. Motivi i pushimit nga puna për pothuajse cilindo ishte se nuk e shikonin me sy të mirë pushtetin dhe se i mungonte besimi politik.

    Pastrimi i sektorëve të punës nga elementët e padëshirueshëm nuk ishte një fushatë njëmujore. Përkundrazi ajo vazhdoi në kohë dhe përfshiu çdo sektor. Dokumentet tregojnë që më 15 nëntor 1952, Ministria e Arsimit u dërgoi komiteteve ekzekutive të rretheve një qarkore mbi pastrimin e kuadrit nga këta elementë. “Pasi studioi tërë kuadrin arsimor në rrethin e Përmetit, në fillim të janarit 1953, komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit vendosi përjashtimin nga arsimi të Tahir Sinanit, Njazi Mastorit, Rudolf dhe Robert Dejlanës, Yzedin Shemes, Pulqeri Filipeut, Engjëll Dalanit dhe Halil Dyfekut. Motivi i largimit për secilin prej tyre ishte se nuk mund të rrisi brezin e ri me edukatën komuniste dhe të jetë arsimtar i republikës sonë popullore”.

    Në vitet ’50, ishin formuar mësues të rinj nga familjet me biografi të mirë dhe mësuesit “armiq” ndryshe nga vitet e para të regjimit kur ishin të domosdoshëm, tashmë filluan t’i pushojnë nga puna, për të plotësuar hakmarrjen e komunistëve ndaj familjeve apo qëndrimit të tyre. Dhe kjo ndodhi shkallë-shkallë në çdo sektor me pushime apo me zhvendosje nga vendi i punës, në varësi të nevojave të shtetit, por jo të aftësive dhe meritave të profesionistëve.kujto.al

  • Armando Sadiku do të kthehet në Shqipëri? E pranon presidenti i ekipit të Superiores: Vjen vetëm për Elbasanin

    Armando Sadiku do të kthehet në Shqipëri? E pranon presidenti i ekipit të Superiores: Vjen vetëm për Elbasanin

    Armando Sadiku do të rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë jo më në Kombëtare, por në Superiore. Njeriu që shkroi historinë me golin e parë të Shqipërisë në Europian, madje që na dha edhe fitoren e parë në Europian dhe të vetmen, mund të jetë pjesë e Elbasanit. Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ishte në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në “Sport News”.
    I pyetur në lidhje me Armando Sadikun, ai zbuloi edhe bisedimet e bëra me të. “Jam takuar personalisht këtu në stadium me Sadikun. Ai ka shprehur dëshirën se nëse do të kthehej në futbollin shqiptar, do donte të vishte vetëm fanellën e Elbasanit, pasi ai është vetë nga ky qytet. Ne jemi ende në bisedime, pasi nuk e ka vendosur akoma nëse do të rikthehet apo jo”, tha Llupa. /Sport Ekspres/