Tag: sabina

  • Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend

    Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend

    Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë betuar sot si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

    Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e Partisë Socialdemokrate në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.

    Top Channel

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë

    Pas dorëheqjes se dy deputetëve të PSD në qarkun Shkodër, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, në listën e këtij subjekti kanë filluar dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit.

    Deri tani nuk kanë pranuar 4 kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur.
    Nga e drejta e marrjes së mandatit kanë hequr dorë, Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini dhe Suada Kopshti.
    Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur.
     
     

    Top Channel

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë (EMRAT)

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë (EMRAT)

    tom doshi

    SHKODËR- Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, hoqën dorë nga mandatet e deputetëve. Por ata nuk janë të vetmit. Pas dorëheqjes së tyre, në listën e këtij subjekti kanë filluar dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit.
    Bëhet me dije se deri tani nuk kanë pranuar 4 kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur. Bëhet fjalë për Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini dhe Suada Kopshti, të cilët kanë hequr dorë nga e drejta e marrjes së deputetit. Osman Teta dhe Bledar Mezini, ishin kandidatët të cilët sipas renditjes iu takonte të merrnin mandatin. 
    Dorëheqja e Doshit dhe Jorgos u bë publike nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin zyrtar të Komisionit të Mandateve gjatë seancës plenare ku do të kryhej betimi i deputetëve të Kuvendit. Nga 140 deputetë në total, u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhurit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati./ZËRI

  • MINUTA E FUNDIT – Tom Doshi heq dorë sërish nga mandati i deputetit, bashkë me të edhe Sabina Jorgo

    MINUTA E FUNDIT – Tom Doshi heq dorë sërish nga mandati i deputetit, bashkë me të edhe Sabina Jorgo

    Kuvendi i Shqipërisë çeli sot legjislaturën e re me seancën e parë plenare, ku u zhvillua verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, betimi i tyre dhe u hodhën hapat e parë drejt zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit.
    Gjatë seancës, kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

    Milva Ekonomi: Pranë komisionit janë depozituar edhe dy shkresa, për heqjen dorë nga mandati i deputetit të deputetit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Kuvendi në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ për krijimin e vakancës. Komisioni i Mandateve administroi listën emërore të deputetëve si dhe dy shkresat e depozituara. Në përfundim të këtij verifikimi rezulton se nuk u gjetën raste të pavlefshmërisë së mandateve.

    Dy deputetët lirojnë po kaq vende në listën e qarkut Shkodër, ku pritet të marrin mandatin e deputetit Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, dy më të votuarit nominalisht nga lista e PSD- së.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit, ja kush do t’i zëvendësojë

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit, ja kush do t’i zëvendësojë

    Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
    Top Channel ka mësuar se nga kush do të zëvendësohen Doshi dhe Jorgo. Deputetët e rinj do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, me 614 vota.
    Lajmi për dorëheqjen e Doshit dhe Jorgos, u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

    Top Channel

  • Legjislatura e XI-të e Kuvendit/ Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

    Legjislatura e XI-të e Kuvendit/ Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

    Kuvend

    TIRANË- Parlamenti hapi sot dyert për 140 deputetët e Legjislaturës së 11-të, të cilët u rikthyen në Kuvend në seancën e pasditen, ora 17:00, për t’u betuar mbi Kushtetutë. Vasil Llajo i PS-së PS, si deputeti më i vjetër, pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u ngritën në këmbë dhe bënë betimin solemn për të respektuar nen për nen Kushtetutën e Shqipërisë.
    Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Sakaq, pas dorëheqjes së tyre, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve në qarkun Shkodër, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.
    Ndërkohë, pas betimit të deputetëve, pritet që të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Niko Peleshi është propozuar nga mazhoranca gjatë Asamblesë Kombëtare. Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa opozita refuzoi të marrë pjesë në këtë proces. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion. “Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Gazment Bardhi./ZËRI

  • EMRAT/ Surprizë, pak para betimit dy deputetë heqin dorë nga mandati

    EMRAT/ Surprizë, pak para betimit dy deputetë heqin dorë nga mandati

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, dy të zgjedhur nga lista e PSD në zgjedhjet e 11 majit kanë dhënë dorëheqjen nga mandati.
    Ka qenë deputetja Milva Ikonomi e cila pak para nisjes së betimit për deputetët për legjislaturën e re, ka theksuar se Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, kanë hequr dorë nga mandati.
    Ndërkohë pas këtij lajmi ka vijuar seanca ku deputetët e pranishëm kanë bërë betimin për marrjen e mandatit.

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit

    Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
    Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

    Top Channel