Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kap me një sasi të dyshuar kokaine gjatë një kontrolli rutinë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë verifikimeve, efektivët konstatuan se i riu V. B., mbante me vete lëndë narkotike të llojit kokainë, ndërsa ngjarja u referua menjëherë te specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.
Pas arrestimit, materialet procedurale u kaluan në Prokurori dhe 18-vjeçari do të përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.
Tag: rutinë
-

U zbulua gjatë kontrollit rutinë, arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë
-

Kuvendi sqaron e-mailin me emrin e Enver Hoxhës: Praktikë rutinë e Bibliotekës, nuk ka qëndrim politik
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas shpërndarjes së një materiali informues nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në një sqarim zyrtar, Kuvendi thekson se materiali është pjesë e një praktike të rregullt të Sektorit të Bibliotekës, i cili u dërgon deputetëve informacione me karakter historik dhe arkivor, bazuar në burime të botuara nga institucione shkencore.
Reagimi:
Ky informacion është pjesë e praktikës rutinë të Sektorit të Bibliotekës, i cili i furnizon periodikisht deputetët me të dhëna historike dhe arkivore, me qëllim informimin e përgjithshëm për ngjarje, data apo elementë të tjerë me karakter historik.
Në rastin konkret, sektori ka shpërndarë një material që përfshin datat e lindjes dhe të vdekjes të disa figurave të historisë të shtetit shqiptar përgjatë muajit tetor, i bazuar tërësisht në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008), fq. 957.
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka planifikuar zhvillimin e ndonjë aktiviteti të veçantë në lidhje me figurat e përmendura në këtë material dhe nuk ka shprehur asnjë qëndrim vlerësues, pozitiv apo negativ, për asnjërën prej tyre.Top Channel
-

Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!
Nga Sonila Meço
Nëse po më lexon bë një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!
Shihi origjinën, përbërësit, çertifikatat e sigurisë, skadencën…
Po të të pyes ç’siguri ke kur e kafshon e sidomos kur ia shërben fëmijës, ç’përgjigje do japësh? Po të vijoj më tej, të të bezdis edhe pak se përse është bërë kaq normale kjo pasiguri, ç’do thuash?
Nuk të pyes për të të trembur. Të pyes sepse pikërisht këtu nis një e vërtetë e madhe. Kur frika për ushqimin kthehet në rutinë, ne nuk kemi më problem vetëm me tregun, as thjesht me shtetin, por më shumë akoma me mënyrën si kemi mësuar ne, secili veç e veç dhe si shoqëri ta pranojmë helmin bashkë me kafshatën.
I lexove lajmet e këtyre dy ditëve për pjeshkat, domatet e helmuara? Po ditë të tjera për fruta e perime, që po na i kthen BE-ja, së cilës mund t’ja bëjmë edhe asaj gjëmën me integrimin? Po nuk qajmë hallin e saj, jo!
Shqipëria ka prodhuar një paradoks të rrezikshëm, një shoqëri që ushqehet me dyshimin mbi ushqimin e vet. Në çdo vend normal, buka dhe frutat janë garancia minimale e kontratës mes shtetit dhe qytetarit. Tek ne, janë pikërisht ato që e tradhtojnë këtë kontratë.
Helmi në ushqim në Shqipëri është vetëm shenja e dukshme e një helmi më të thellë: normalizimit të abuzimit dhe helmimit. Kemi mësuar të jetojmë me të, të hamë me të, madje edhe të bëjmë humor me të. Ne kemi mësuar ta pranojmë rrezikun si rutinë dhe të gëlltisim padrejtësinë bashkë me kafshatën. Pra nga refreni monoton i “korrupsionit të institucioneve” kemi tretur edhe një proces të brendshëm, atë të një populli që përshtatet me dhunën e përditshme derisa nuk e dallon më.
Helmi nuk është vetëm në perime e fruta, por është njehsuar me idenë se nuk ka kuptim të kundërshtosh.
Në psikoanalizë ka një emër: “identifikimi me agresorin”. Viktima (populli) fillon të jetojë me logjikën e abuzuesit dhe humb aftësinë për t’i vënë kufi. Veç e veç edhe ftillohemi, por kur behemi “popull” ky shndërrohet në mekanizmin që ushqen apatinë tonë.
E megjithatë çdo mekanizëm sado solid ka një pikë thyerjeje, momentin kur përjetimi i së keqes bëhet aq i dukshëm, saqë nuk mund të mohohet më.
Ky moment, në rastin tonë, është tryeza. Nuk ka ideologji, propagandë, patronazhist apo premtim integrimi që mund të mbulojë frikën e një prindi për atë që i jep fëmijës për të ngrënë. Mu bash këtu nis çarja në murin e apatisë: kur e kuptojmë se të mos reagosh nuk është më mbijetesë, por bashkëpunim me helmuesin.
Drita në fund të tunelit nuk vjen nga një kontroll më i rreptë nga institucione, që nuk e bëjnë. Nuk duan a s’munden ende duhet kuptuar. As nga ndonjë fushatë e radhës me arrestime e ndëshkime nga po i njëjti pushtet me të cilin kemi marrëdhënie të sëmurë.
Ajo dalohet në momentin kur secili prej nesh ndalon së pranuari helmin si rutinë. Kur një prind pyet për sigurinë e kafshatës së fëmijës së tij dhe refuzon të marrë heshtjen si përgjigje, aty thyen murin e apatisë. Dhe kjo është politika më e madhe që mund të bëjë një shoqëri: të mos pranojë të helmohet më.
Siguria në tryezë është akti më i thjeshtë i dashurisë për veten dhe për ata që vijnë pas nesh.
-

U ndalua për kontroll rutinë, ja çfarë u gjet në makinën e 24-vjeçarit
Karabinierët e Bastia Umbra në Itali arrestuan në flagrancë një 25-vjeçar shqiptar për posedim të dyshuar të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje.
Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, oficerët ndaluan të riun në një makinë të vogël dhe pasi vunë re një sjellje të dyshimtë dhe qartësisht të tensionuar, vendosën të hetonin më tej. Një kontroll personal dhe i automjetit zbuloi se ai mbante 10 pako kokainë.
I dyshuari u dërgua më pas në stacionin e policisë dhe u arrestua për posedim të dyshuar të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, informon media italiane. Droga dhe afërsisht 100 euro në para të gatshme që ai mbante, që me sa duket besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës, u sekuestruan.
Pas seancës së shpejtë gjyqësore të masës së sigurisë, atij iu ndalua qëndrimi në vend dhe po hetohet në gjendje të lirë.