Tag: rusmajli

  • Berisha: Rusmajli i ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

    Berisha: Rusmajli i ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli për manipulim të rezultatit zgjedhor në Tiranë gjatë procesit të rinumërimit. Ai e cilësoi Rusmajlin si person pa moral dhe jashtë çdo norme ligjore. Berisha shtoi se Ilir Rusmajli ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke dëmtuar qëllimisht Partinë Demokratike.
    Pjesë nga fjala

    Cilido që nuk zbaton ligjin, për mua do të jetë përgjegjës para ligjit. Pikë. Ky është komenti im. Por dallimi është i madh. Nuk kemi lëvizje mandati. Sigurisht nuk duhet të ndodhi, pikë. Qëndroj tek ajo që thashë. Kurse këtu lëvizën dy mandate, jo 1, por 2.
    Imagjinoni pak Ceno Klosin. I gjithë grupi i hakmarrjes për drejtësi, Renato Salihi dhe grupe të tjera, duke punuar nën dhe ditë e natë për Ceno Klosin dhe atë drejtorin tjetër, Jahja. Aq të pangopur sa tani duhet të vidhnin dhe vota. Mund të krahasosh ti atë, jo nuk krahasohen. Mos të krahasojmë gjërat. E thashë dhe njëherë, ligji është ligj dhe nuk lëshoj aty.
    Ka një gjë, nëse vure re ti, si e gjetën mekanizmin në Tiranë, si e gjetën në Tiranë. Me një njeri që nuk ka ligj as moral, nuk ka. Ka qenë bashkëpunëtor i imi, por e kam shkarkuar për korrupsion Ilir Rusmajlin. Për atë e kam, i cili në urrejtje patologjike, që qëndron aty në kundërshtim me ligjin. Lexoni ligjin e Presidencës.
    Ligji i presidencës thotë këshilltari i Presidentit nuk mund të bëjë asnjë punë tjetër, përveç se këshilltar. Kurse ky njeri që nuk ka ligj e as moral, që është si vetja e veta, e ndonjë mik si ai, ky njeri pse dilte viza pak nga kuadrati, siç më kanë sjellë në zyrë me dhjetëra e dhjetëra, ky i quante të pavlerë. Ato ndryshime që keni parë në Tiranë ju, ato kanë ardhur krejtësisht në rastin e PD-së nga zhvlerësimi i votave të saj, pa asnjë shkak ligjor.

  • KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

    KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot një ankesë të Partisë Demokratike për të përjashtuar anëtarin e kësaj trupe, Ilirjan Rusmajli nga shqyrtimet e kërkesave të saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
    “KAS pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga pala ankuese e rrëzoi këtë pasi nuk jemi në kushtet e parashikuara nga neni 130 i kodës së procedurës administrative”, tha relatori i çështjes, Ervin Lako.
    Çfarë ndodhi në seancën në KAS?
    Opozita kërkoi përjashtimin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirjan Rusmajli nga shqyrtimi i kërkesave të saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
    Argumenti i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Marash Logu, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte se kërkojnë një proces të “paanshëm”, por Rusmajli është këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.
    “Ne i kemi kërkuar Presidentit të Republikës që të heqë dorë nga procesi zgjedhor përmes kabinetit të tij. Pastaj se çfarë bën Presidenti i Republikës është puna e tij. Do të vazhdojë ai të shkelë Kushtetutën le të vazhdojë ta bëjë. Thënë këtë gjë nuk e pengon aspak kërkesën që kemi në këtë proces kur ne me të drejtë kërkojmë që të zhvillohet proces i rregullt ligjor, ku një prej elementëve kryesorë është paanshmëria”, tha Logu.
    PD-ja do të vijojë të kërkojë përjashtimin e Rusmajlit për të gjitha kërkesat ankimore të saj.