Tag: rusit

  • Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Pas shumë orë diskutime juria ndërkombëtare, si projektin më të mirë për transformimin e “Asllan Rusit” zgjodhi kompaninë arkitekturore holandeze MVRDV.

    Në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, ishin 6 skuadra finaliste, të cilat prezantuan projekt-idetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare.
    Në përditësim…

    Top Channel

  • Detaje të reja nga vrasja e Rivaldo Rusit! Biznesmeni italian e qëlloi me plumb pas shpine, në vilë pati shkëmbim zjarri

    Detaje të reja nga vrasja e Rivaldo Rusit! Biznesmeni italian e qëlloi me plumb pas shpine, në vilë pati shkëmbim zjarri

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptarit Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali. Mediat e huaja bëjnë me dije se pesë gëzhoja janë gjetur në vilën në Foria di Centola, në Cilento në provincën e Salernos, ku sipërmarrësi Aurelio Valiante, pronar i shtëpisë, vrau një nga hajdutët që kishin hyrë për ta grabitur dhe plagosi një prej tyre dhe i treti arriti të largohej.

    Gjithashtu janë publikuar edhe rezultatet e autopsisë së kryer mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u transportua në një fuçi vere dhe u gropos disa kilometra larg pronës. Tre plumba dyshohet se u qëlluan nga hajdutët, të cilët kishin gjetur një armë brenda kasafortës në vilë, që mbahej ligjërisht nga biznesmeni italian.

    Ky detaj tregon se ka pasur një shkëmbim zjarri mes tij dhe 3 hajdutëve shqiptarë. Ndërkohë autopsia ka treguar se Rivaldo Rusi u qëllua nga një plumb i vetëm, por në shpinë, e shtënë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. Plumbi i dytë ka qëlluar Xhuljan Kurtin që e ka prekur midis shpatullës dhe gjoksit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital në Cardarelli në Napoli. Gjithashtu bëhet e ditur se mallrat e vjedhura në vilën e biznesmenit janë gjetur. 

    Biznesmeni Aurelio Valiante, akuzohet për vrasje dhe fshehje të një kufome, ndërsa vëllai i tij Marco, 50 vjeç, dyshohet se e ka ndihmuar të heqë qafe trupin e të riut shqiptar. 27 vjeçari Xhuljan Kurti, banor në Acerra, një nga bashkëpunëtorët e Rivaldo Rusit, është tani nën arrest. Tre hajdutët thuhet se kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë para e sende me vlerë, si dhe një armë.I

  • Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

    Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

    Është bërë autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit në Itali. Pronari i shtëpisë duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke qëlluar.
    Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një shqiptar i tretë arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim.

    Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Rezultatet, pasi të dorëzohen, do të shërbejnë për të sqaruar më mirë dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi goditjet që rezultuan fatale për Rusin.
    Në vendngjarje ishin gjithashtu të pranishëm gruaja e viktimës dhe disa anëtarë të familjes, shqiptarë që jetojnë në zonën e Casertës. Trupi tashmë u ka kaluar familjarëve.
    Sipërmarrësi është regjistruar aktualisht si i akuzuar së bashku me vëllain e tij, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të fshehë 26-vjeçarin e vdekur. Gjithashtu, nën hetim është edhe shqiptari i plagosur, i cili ndodhet ende i shtruar në spital në Cardarelli në Napoli.

  • Vrasja e Rivaldo Rusit/ Nën hetim edhe i afërmi i biznesmenit italian, e ndihmoi të fshihte kufomën

    Vrasja e Rivaldo Rusit/ Nën hetim edhe i afërmi i biznesmenit italian, e ndihmoi të fshihte kufomën

    Rivaldo Rusi

    ITALI- Tani ka tre persona të dyshuar për vrasjen e Rivaldo Rusit. Sipas mediave italiane, përveç Aurelio Valiantes, 60-vjeçarit që qëlloi dhe vrau shqiptarin Rivaldo Rusi, 25 vjeç; edhe një i afërm i sipërmarrësit është gjithashtu nën hetim. Hetuesit kanë arritur që të zbulojnë se i afërmi i biznesmenit, ende i paidentifikuar me emër, e ndihmoi atë që të transportonte trupin e Rusit në një fuçi vere dhe ta fshihte në fshat. I treti person që po hetohet është anëtari i tretë i bandës së grabitsëve që ishte futur në banesën e 60-vjeçarit. Por ende nuk ka asnjë shenjë të tij, edhe pse hetimet vazhdojnë. 
    Ndërkohë, të martën, mjeku ligjor Francesco Lombardo do të ngarkohet me detyrën e kryerjes së autopsisë mbi trupin e të riut, i cili mbahet në morgun e spitalit “San Luca” në Vallo della Lucania. Autopsia do të përcaktojë dinamikën e të shtënave: në fakt do të jetë thelbësore të zbulohet nëse të shtënat që vranë Rusin janë nga përpara në gjoks, apo në shpinë. Kështu mund të kuptohet nëse është qëlluar për vetëmbrojtje apo jo. Por, po ashtu, pritet edhe dëshmia e mikut të të ndjerit, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur nga të shtënat që lëshoi drejt tyre 60-vjeçari italian. I riu tjetër ndodhet ende në spital. 
    Megjithatë ka zhvillime edhe në terren. Në orët e fundit është raportuar se dikush ka hyrë në banesën ku ndodhi e gjithë ngjarja, ndoshta për të kontrolluar nëse Aurelio Valiante dhe familja e tij ishin ende atje… ndoshta për t’u hakmarrë. Ngjarja vjen pas episodit kur 30 shqiptarë ishin mbledhur para shtëpisë për t’u hakmarrë. Ndaj 60-vjeçari dhe familja e tij janë vendosur në një vend tjetër të mbrojtur, për të shmangur vetëgjyqësinë.
    E gjitha ndodhi kur një mbrëmje, tre persona se hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit, i cili hapi zjarri. Valiante qëlloi disa herë me armë zjarri, duke vrarë një nga grabitësit, 26-vjeçarin shqiptar Rivaldo Rusi. Trupi i të riut u gjet më vonë në San Severino di Centola, i fshehur brenda një fuçie vere.
    Valiante është aktualisht nën hetim për vrasje dhe fshehje të një kufome. Pavarësisht kësaj, ndaj tij nuk janë urdhëruar masa paraprake sigurie. I mbrojtur nga avokati Antonello Natale, italiani ka zgjedhur të bashkëpunojë me gjyqësorin, duke dhënë një rrëfim të detajuar gjatë një marrjeje në pyetje që zgjati mbi 11 orë, në prani të kryeprokurorit të Vallo della Lucania, Francesco Rotondo. Ishte ai që tregoi me saktësi vendin ku u gjet trupi. Sipërmarrësi, nëpërmjet avokatit të tij, tha se ishte i shkatërruar nga ajo që kishte shkaktuar./ZËRI

    rivaldo rusi francolise 500×330

    fgjpg