Tag: rusinë

  • Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët

    Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët

    Ukrainës do t’i duhen të paktën 120 miliardë dollarë për mbrojtjen e saj në vitin 2026, teksa lufta me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt: deklarata i takon ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Denys Shmyhal, i cili theksoi se financimi është thelbësor për të mirëmbajtur linjat mbrojtëse, për të prodhuar më shumë dronë dhe armë të tjera, për të mbrojtur qiellin dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm rus.

    “Ekonomia e luftës tregon se nëse shpenzojmë më pak para se Rusia, atëherë do të fillojmë të paguajmë me territoret tona dhe, më e rëndësishmja, me jetën tonë“, shprehet Denys Shmyhal, ministër ukrainas i mbrojtjes.
    Shpenzimet e mbrojtjes së Ukrainës u rritën ndjeshëm pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 dhe tani ajo shpenzon më shumë se 31% të produktit të saj të brendshëm bruto për ushtrinë e saj. Kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit, Roksolana Pidlasa, pohoi dhe ajo se kostot e luftës kanë vazhduar të rriten. Sipas saj, në 2025, një ditë lufte kushtoi 172 milionë dollarë krahasuar me rreth 140 milionë dollarë në vitin 2024. Kjo përfshinte pagat e ushtarëve, armët dhe pagesat për ata që u plagosën ose u vranë në fushën e betejës. “Pra, ne duhet të mbledhim fonde për të gjitha burimet e nevojshme, të gjitha paratë e nevojshme“, ishte komenti i saj.
    Lufta me Rusinë ka njohur një përshkallëzim të ri muajt e fundit me luftime të ashpra që zhvillohen përgjatë më shumë se 1,000 km të vijës së frontit dhe trupat ruse që rrisin sulmet e tyre ajrore në qytete dhe qyteza ukrainase shumë larg saj, ndërsa përpjekjet diplomatike për fundin e konflikti nuk kanë dhënë rezultate të prekshme.

    Top Channel

  • “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë..”/ Trump reagon për herë të parë: Ja ku jemi!

    “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë..”/ Trump reagon për herë të parë: Ja ku jemi!

    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.
    Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt.
    “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, ka shkruar Trump në rrjetin social.
    ‘Ja ku jemi’- Dronët rusë shkelën hapësirën
    Kuptimi i komentit të presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të zgjedhë të japë më shumë hollësi më vonë sot.
    Kujtojmë se më herët për këtë çështje reagoi edhe ambasadori i Uashingtonit në NATO, i cili tha se vendi do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
    Këto komente do të vinin si lehtësim për shtetet anëtare të NATO-s në Evropë, pas vërejtjeve të përsëritura të Trump që hedhin dyshime mbi angazhimin e tij ndaj aleancës.

  • Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

    Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

    Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë.
    “Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.

    Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë.
    Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.
    Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev.
    Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë./Radio Europa e Lirë/

  • Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

    Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

    Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë.
    “A jeni gati të kaloni në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë?”, e pyeti një gazetar presidentin ndërsa ai largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’u drejtuar për në US Open në New York.
    “Po, jam”, u përgjigj presidenti.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi të enjten rëndësinë e rritjes së presionit mbi Moskën dhe mbi “të gjitha vendet që tregtojnë me Rusinë”.
    “Ekonomia ruse është nën presion dhe të gjitha vendet që tregtojnë me Rusinë janë nën presion, dhe ne do të vazhdojmë me këtë”, tha Zelensky, duke shtuar se “sanksionet dytësore dhe tarifat speciale tregtare” mund të ndihmojnë.
    CNN ka raportuar më parë se Trump po bëhej gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e përparimit në paqe dhe po mendonte se sa i përfshirë duhet të ishte në ndërmjetësimin e një takimi midis udhëheqësve rusë dhe ukrainas.
    Ndërkohë, i dërguari special i Trump për Ukrainën tha të dielën se Rusia po “përshkallëzohet” pas sulmit të saj më të madh ajror të luftës gjatë natës.
    “Rreziku në çdo luftë është përshkallëzimi. Rusia duket se po përshkallëzohet me sulmin më të madh të luftës që godet zyrat e Kabinetit të UKR-së në Kiev”, shkroi Gjenerali Keith Kellogg në X.
    “Historia tregon se ngjarjet mund të përshkallëzohen jashtë kontrollit përmes veprimeve të tilla. Kjo është arsyeja pse presidenti Trump po punon për të ndaluar këtë luftë. Sulmi nuk ishte një sinjal se Rusia dëshiron ta përfundojë këtë luftë në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.
    Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror të luftës në Ukrainë gjatë natës së të dielës, duke vendosur më shumë se 800 dronë dhe duke goditur një ndërtesë qeveritare në Kiev për herë të parë.
    Një foshnjë ishte midis të paktën dy personave të vrarë në sulmet me dronë në disa ndërtesa banimi në kryeqytet, tha zyra e qytetit të Kievit.

  • Rutte: Mos u mashtroni nga Rusia, e dimë planin e Putinit

    Rutte: Mos u mashtroni nga Rusia, e dimë planin e Putinit

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar për kujdes dhe mosnaivitet në marrëdhëniet me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin. Ai bëri këto komente gjatë një fjalimi përkrah kryeministrit çek, Petr Fiala, duke iu drejtuar qytetarëve të Republikës Çeke dhe më gjerë në Evropë, Kanada dhe SHBA.
    “Për të gjithë ata që e shikojnë këtë, ju lutem, burra dhe gra, qytetarë të Republikës Çeke dhe të gjithë Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së, le të mos jemi naivë në lidhje me Rusinë,” tha Rutte.
    Ai shtoi se NATO e ka të qartë qëllimet e Putinit, duke u bazuar në ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë:

    “Ne e dimë se çfarë përpiqet të bëjë Putini dhe provat janë aty në Ukrainë, pikërisht tani që flasim.”
    Komentet e Rutte erdhën menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në një takim të koalicionit të të vullnetarëve në Paris, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar sfidat që vijnë nga agresioni rus.

  • Përqafime të ngrohta dhe shtrëngime duarsh… Çfarë nuk u pa nga takimi Putin-Kim Yong Un

    Përqafime të ngrohta dhe shtrëngime duarsh… Çfarë nuk u pa nga takimi Putin-Kim Yong Un

    Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të vizitojë Rusinë, teksa të dy ndodheshin në Pekin.

    Por ajo që u vu re ishte takimi pas përfundimit të bisedimeve mes dy liderëve, ku përveç shtrëngimit të duarve, nuk mungoi as përqafimi.
    Në bisedimet dypalëshe që zgjatën mbi dy orë, Kim i tha Putinit “shihemi së shpejti”, ndërsa presidenti rus iu përgjigj: “Ne të presim, eja na vizito”. Një vizitë e tillë do të ishte e treta për liderin koreano-verior jashtë vendit në gjashtë vitet e fundit.
    Takimi mes dy liderëve autoritarë u zhvillua në prani të presidentit kinez Xi Jinping, me të cilin ata ndanë skenën në sheshin Tiananmen gjatë ceremonisë për 80-vjetorin e fitores mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim shfaqen publikisht së bashku.
    Ndërsa Pekini dhe Moska kanë shpallur një partneritet “pa kufi”, analistët theksojnë se Xi Jinping po përpiqet të balancojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Korenë e Veriut, duke shmangur në të njëjtën kohë sanksione të reja nga Perëndimi. Për momentin, nuk është shpallur një takim zyrtar trepalësh mes Xi, Putin dhe Kim.

    Top Channel

  • “Rusia nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, Putin i ashpër: NATO-ja është vijë e kuqe

    “Rusia nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, Putin i ashpër: NATO-ja është vijë e kuqe

    Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi nga Pekini se Moska nuk ka qenë kurrë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, por vijoi të theksojë se anëtarësimi i saj në NATO është i papranueshëm për Rusinë, duke e cilësuar atë si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

    Deklaratat u bënë gjatë një takimi zyrtar me kryeministrin sllovak Robert Fico, i mbajtur në kryeqytetin kinez Pekin.
    Putin hodhi poshtë pretendimet se Rusia synon të sulmojë Evropën, duke i quajtur ato të pabazuara.
    Sipas tij, zgjatja e vazhdueshme e NATO-s drejt lindjes është ajo që ka provokuar tensionet, ndërsa Rusia ka vepruar për të mbrojtur interesat e saj në hapësirën post-sovjetike.
    Komentet u raportuan nga agjencia Reuters dhe vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit mbeten të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë.
    Putini e ka përsëritur disa herë gjatë konfliktit me Ukrainën se zgjerimi i NATO-s është një vijë e kuqe për Moskën.
    Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka vazhduar të afrojë Ukrainën drejt strukturave të tij, duke e bërë vendin kandidat zyrtar për anëtarësim.
    Takimi me Fico-n, një lider që ka shprehur qëndrime më të afërta me Rusinë se shumë udhëheqës të BE-së, u zhvillua në margjinat e një vizite më të gjerë në Kinë.

    Top Channel

  • Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

    Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

    Rusia ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin.

    Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper.
    Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos.

    “Infrastruktura kritike po furnizohet përmes gjeneratorëve”, tha Kiper, duke shtuar se qyteti bregdetar Çernomorsk, në jug të Odesës, u godit më rëndë.
    Një sulm me dronë disa orë më vonë goditi infrastrukturën civile energjetike në rajonin e Çernihivit në Ukrainën veriore, duke lënë pa energji elektrike 30.000 familje në qarkun Nizhin, tha guvernatori rajonal Vjacheslav Chaus.
    Ai tha se furnizimi me rrymë është rikthyer për spitalin kryesor dhe sistemin e ujit të qytetit.
    Sulmet e reja ndodhën teksa aleatët e një politikani të njohur ukrainas, i vrarë me armë zjarri një ditë më parë në qytetin perëndimor të Lvivit, fajësuan Rusinë, ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Kinë për takimin vjetor të një organizate rajonale që përfshin gjithashtu Kinën, Indinë dhe shtatë vende të tjera.
    Në mbarë vendin, mbrojtja ajrore rrëzoi 126 nga 142 dronët e zbuluar gjatë natës, ndërsa dronë të tjerë goditën në 10 lokacione, tha Forca Ajrore e Ukrainës.
    Breshëria e sulmeve pasoi ato në rajonin verilindor të Sumit, në kufi me Rusinë, të shtunën, ku një zyrtar i lartë i një fshati u plagos, njoftuan autoritetet.
    Putini pritet të takohet me liderët e Kinës, Indisë dhe të tjerë në samitin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që mbahet të dielën dhe të hënën në Tianjin, Kinë, mes tensioneve me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës dhe çështje të tjera.
    Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Kina ka qenë partner vendimtar për Rusinë, duke ushqyer ekonominë e saj të luftës përmes blerjes së naftës dhe gazit, duke furnizuar artikuj me përdorim të dyfishtë për arsenalin e saj ushtarak përballë sanksioneve perëndimore, si dhe duke i dhënë Moskës mbështetje diplomatike në arenën ndërkombëtare.
    Andriy Parubiy, deputet nacionalist dhe ish-kryetar i Parlamentit, u vra me armë në mes të ditës në një rrugë pranë shtëpisë së tij më 30 gusht.
    Derisa autoritetet e sigurisë po përpiqen ta gjejnë dhe ta kapin dorasin, si dhe të zbulojnë të dhëna mbi motivin e mundshëm të vrasjes, disa bashkëpunëtorë të Parubiy fajësuan Rusinë.
    Deputeti Mykola Knyazhyskiy tha se besonte se vrasja e Parubiy ishte “hakmarrje ruse për qëndrimin e tij”, duke sugjeruar se ai ishte shënjestruar për mbështetjen e tij ndaj sovranitetit, sigurisë dhe unitetit të Ukrainës përballë pushtimit rus.
    “Kjo është një vrasje [e menduar] për të frikësuar dhe shkatërruar ata njerëz që janë liderë të vërtetë, të fortë dhe të përgjegjshëm ukrainas, në mënyrë që kombi ukrainas të mos ketë të ardhme”, tha Knyazhytskiy.

  • Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, mijëra banorë në mes të errësirës

    Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, mijëra banorë në mes të errësirës

    Rusia i ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin.

    Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper.
    Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos.
    “Infrastruktura kritike po furnizohet përmes gjeneratorëve”, tha Kiper, duke shtuar se qyteti bregdetar Çernomorsk, në jug të Odesës, u godit më së rëndi.
    Një sulm me dronë disa orë më vonë goditi infrastrukturën civile energjetike në rajonin e Çernihivit në Ukrainën veriore, duke lënë pa energji elektrike 30.000 familje në qarkun Nizhin, tha guvernatori rajonal Vjacheslav Chaus.
    Ai tha se furnizimi me rrymë është rikthyer për spitalin kryesor dhe sistemin e ujit të qytetit.
    Sulmet e reja ndodhën teksa aleatët e një politikani të njohur ukrainas, i vrarë me armë zjarri një ditë më parë në qytetin perëndimor të Lvivit, fajësuan Rusinë, ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Kinë për takimin vjetor të një organizate rajonale që përfshin gjithashtu Kinën, Indinë dhe shtatë vende të tjera.
    Në mbarë vendin, mbrojtja ajrore rrëzoi 126 nga 142 dronët e zbuluar gjatë natës, ndërsa dronë të tjerë goditën në 10 lokacione, tha Forca Ajrore e Ukrainës.
    Breshëria e sulmeve pasoi ato në rajonin verilindor të Sumit, në kufi me Rusinë, të shtunën, ku një zyrtar i lartë i një fshati u plagos, njoftuan autoritetet.
    Putini pritet të takohet me liderët e Kinës, Indisë dhe të tjerë në samitin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që mbahet të dielën dhe të hënën në Tianjin, Kinë, mes tensioneve me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës dhe çështje të tjera.
    Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Kina ka qenë partner vendimtar për Rusinë, duke ushqyer ekonominë e saj të luftës përmes blerjes së naftës dhe gazit, duke furnizuar artikuj me përdorim të dyfishtë për arsenalin e saj ushtarak përballë sanksioneve perëndimore, si dhe duke i dhënë Moskës mbështetje diplomatike në arenën ndërkombëtare.
    Andriy Parubiy, deputet nacionalist dhe ish-kryetar i Parlamentit, u vra me armë në mes të ditës në një rrugë pranë shtëpisë së tij më 30 gusht.
    Derisa autoritetet e sigurisë po përpiqen ta gjejnë dhe ta kapin dorasin, si dhe të zbulojnë të dhëna mbi motivin e mundshëm të vrasjes, disa bashkëpunëtorë të Parubiy fajësuan Rusinë.
    Deputeti Mykola Knyazhyskiy tha se besonte se vrasja e Parubiy ishte “hakmarrje ruse për qëndrimin e tij”, duke sugjeruar se ai ishte shënjestruar për mbështetjen e tij ndaj sovranitetit, sigurisë dhe unitetit të Ukrainës përballë pushtimit rus.
    “Kjo është një vrasje [e menduar] për të frikësuar dhe shkatërruar ata njerëz që janë liderë të vërtetë, të fortë dhe të përgjegjshëm ukrainas, në mënyrë që kombi ukrainas të mos ketë të ardhme”, tha Knyazhytskiy.

    Top Channel

  • Kina dhe India angazhohen për partneritet: Koha që dragoi dhe elefanti të vallëzojnë sëbashku

    Kina dhe India angazhohen për partneritet: Koha që dragoi dhe elefanti të vallëzojnë sëbashku

    Kina dhe India kanë dhënë një sinjal të qartë për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërsa liderët e tyre, Xi Jinping dhe Narendra Modi, u takuan për herë të parë pas shtatë vitesh në qytetin eTianjin, në prag të një samiti rajonal. Takimi vjen në një kohë sfidash të përbashkëta për të dy vendet, përfshirë tarifat e larta amerikane dhe vëmendjen e Perëndimit ndaj lidhjeve të tyre me Rusinë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
    Në fjalën e tij hapëse, Xi theksoi se bota sot po përballet me transformime të mëdha.
    “Është zgjedhja e duhur që të jemi miq me marrëdhënie fqinjësore dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të arrijmë sukses”, tha ai.
    Ai përdori simbolikën tradicionale të “dragoit dhe elefantit” për të përshkruar Kinën dhe Indinë dhe theksoi se duhet “të kërcejnë” së bashku.
    Xi shtoi se nëse të dyja vendet ndjekin “rrugën e partneritetit dhe jo të rivalitetit, marrëdhëniet mund të jenë të qëndrueshme dhe të ecin përpara në afat të gjatë”.
    Nga ana e tij, Modi deklaroi se India është e përkushtuar të zhvillojë marrëdhëniet me Kinën “bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë” dhe përmendi zbutjen e tensioneve përgjatë kufirit të diskutueshëm në Himalaje, ku dy vendet patën një përplasje të dhunshme në 2020. Ai shtoi se “interesat e 2.8 miliardë njerëzve në vendet tona lidhen ngushtë me bashkëpunimin tonë”.
    Ky zhvillim do të ndiqet me kujdes në Uashington, ku tensionet me New Delhin mund të sfidojnë përpjekjet e SHBA-së për të forcuar partneritetin me Indinë si një kundërpeshë ndaj Kinës.
    Takimi vjen pas sanksioneve amerikane ndaj Indisë për importet e saj të naftës dhe gazit rus, ndërsa Kina, gjithashtu një blerës kryesor i naftës ruse, nuk është prekur ende nga masa të tilla. Temat e energjisë dhe marrëdhënieve me Rusinë pritet të diskutohen më tej gjatë samitit dyditor të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), ku India do të ketë takime bilaterale edhe me Vladimir Putin.
    Modi ka theksuar se India nuk merr palë në luftën në Ukrainë dhe ka biseduar ditën e shtunë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të shkëmbyer qëndrime mbi konfliktin në vazhdim.
    Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në afrimin e Kinës dhe Indisë, duke rritur rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve më të populluara në botë.
    Ndërkohë në Kinë ka mbërritur edhe presidenti rus, Vladimir Putin si dhe më shumë se 20 liderët botërorë që do marrin pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).
    SCO përfshin Kinën, Indinë, Rusinë, Pakistanin, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Tajikistanin, Uzbekistanin dhe Bjellorusinë ndërsa 16 vende të tjera janë të lidhura si vëzhgues ose “partnerë dialogu”. Ky grup rajonal për siguri, i udhëhequr nga Kina dhe Rusia, synon të rishpërndajë fuqinë globale në favor të tyre dhe larg SHBA-ve.
    Gjatë vizitës së tij, që pritet të zgjasë rreth një javë, presidenti rus do të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, aleatin e tij të ngushtë, dhe do të ndjekë paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Pekin, që shënon 80 vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ku Putin pritet të jetë mysafiri kryesor së bashku me Kim Jong-un nga Koreja e Veriut dhe liderët e Iranit dhe Kubës.