Tag: rusinë

  • Trump këmbëngul: Dua denuklearizim me Rusinë dhe Kinën

    Trump këmbëngul: Dua denuklearizim me Rusinë dhe Kinën

    Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti denuklearizimin si zgjidhja më e mirë për kontrollin e armëve. Ai shprehu shpresë për një takim mbi këtë çështje me Rusinë dhe Kinën.

    “Ajo që do të doja të bëja është denuklearizimi, me fjalë të tjera, të zhvilloja një takim, para së gjithash, me tre fuqitë kryesore, për të zvogëluar armët bërthamore”, tha ai.

    Më 30 tetor, presidenti amerikan njoftoi se kishte urdhëruar fillimin e testeve bërthamore në kushte të barabarta me vendet e tjera që thuhet se kanë programe armësh bërthamore. Në llogarinë e tij në rrjetet sociale TruthSocial, Trump shtoi se ky proces do të fillonte menjëherë.

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Moska do të reagonte nëse ndonjë fuqi bërthamore ndërmerrte një hap të tillë. Javën e kaluar, në një takim të Këshillit të Sigurimit, Ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov propozoi përgatitjen për rifillimin e testeve bërthamore në poligonin e testimit Novaya Zemlya.

    Siç raportoi Belousov, në tetor Shtetet e Bashkuara kryen një stërvitje që praktikonte një sulm parandalues me raketa bërthamore kundër Rusisë. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara planifikuan të vendosnin raketa në Evropë dhe në rajonin e Azi-Paqësorit, me një kohë fluturimi prej gjashtë deri në shtatë minutash nga Gjermania në Rusinë qendrore.

    Vladimir Putin urdhëroi mbledhjen e informacionit shtesë, analizat dhe paraqitjen e propozimeve të koordinuara mbi fillimin e mundshëm të përgatitjeve për teste të tilla. Ai vuri në dukje se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore, por do të detyrohet të ndërmarrë “veprime të përshtatshme” nëse ndonjë nga nënshkruesit e traktatit vendos ta shkelë atë.

  • “Konflikt me Rusinë”, Vuçiç: Serbia do të ngrejë kupolë mbrojtjeje ajrore për t’u përgatitur për luftë

    “Konflikt me Rusinë”, Vuçiç: Serbia do të ngrejë kupolë mbrojtjeje ajrore për t’u përgatitur për luftë

    Vendet europiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, ndaj Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj, deklaroi Aleksandar Vuçiç.

    Ndërkohë ai komentoi deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, Fabien Mandon, i cili pohoi nga ana e tij se ushtria franceze duhet të jetë gati për një përballje me Rusinë brenda tre deri në katër vjetësh.
    “Ndërsa analizoj faktet, arrij në përfundimin se një luftë midis Europës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Këto nuk janë fjalë boshe, të gjithë po përgatiten për të”, u shpreh Vuçiç.
    Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore të ndjekura nga vendet perëndimore dhe Rusia. Kreu i shtetit serb insistoi se vend i vet duhet të vazhdojë të forcojë forcat e armatosura për vetëmbrojtje.
    Në këtë kuptim, ne duhet të përgatitemi. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë shumë dhe të punojmë në mënyrë që të mund ta mbrojmë më tej vendin, të forcojmë forcat tona për mbrojtjen ajrore, mbi të gjitha të përpiqemi të ndërtojmë një lloj kupole mbrojtëse mbi Serbinë, gjë që është shumë e vështirë dhe kërkon shumë para”, ishte komenti i Vuçiç.
    Beogradi ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në modernizimin e ushtrisë duke blerë tanke, helikopterë, avionë e sisteme të mbrojtjes ajrore.

    Top Channel

  • “Evropa shumë pranë luftës me Rusinë”/ Alarmi i Vuçiç: Duhet të armatosemi, të gjithë po përgatiten…

    “Evropa shumë pranë luftës me Rusinë”/ Alarmi i Vuçiç: Duhet të armatosemi, të gjithë po përgatiten…

    Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore
    “Vendet europiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, ndaj Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj.”
    Kjo është deklarata e fundit alarmuese e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
    “Ndërsa analizoj faktet, arrij në përfundimin se një luftë midis Europës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Këto nuk janë fjalë boshe, të gjithë po përgatiten për të”, u shpreh Vuçiç.
    Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore të ndjekura nga vendet perëndimore dhe Rusia. Kreu i shtetit serb insistoi se vend i vet duhet të vazhdojë të forcojë forcat e armatosura për vetëmbrojtje.
    “Në këtë kuptim, ne duhet të përgatitemi. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë shumë dhe të punojmë në mënyrë që të mund ta mbrojmë më tej vendin, të forcojmë forcat tona për mbrojtjen ajrore, mbi të gjitha të përpiqemi të ndërtojmë një lloj kupole mbrojtëse mbi Serbinë, gjë që është shumë e vështirë dhe kërkon shumë para”, ishte komenti i Vuçiç.
    Beogradi ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në modernizimin e ushtrisë duke blerë tanke, helikopterë, avionë e sisteme të mbrojtjes ajrore.

  • Lufta më Ukrainën/ Lavrov akuza Britanisë dhe BE-së: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë

    Lufta më Ukrainën/ Lavrov akuza Britanisë dhe BE-së: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi sot Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë dhe të angazhohet plotësisht në përshkallëzimin ushtarak kundër Moskës.

    “Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’,” deklaroi Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti.
    Shefi i diplomacisë ruse shtoi gjithashtu se SHBA nuk ka dhënë ende “asnjë përgjigje thelbësore” për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore New START, që skadon në shkurt.
    Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Moska do të reagojë nëse vendet perëndimore vendosin të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës. “Rusia do të përgjigjet bazuar në parimin e reciprocitetit ndaj çdo akti banditizmi,” theksoi ai, duke e cilësuar konfiskimin e fondeve si “të paligjshëm dhe pa bazë juridike ndërkombëtare”.
    Ai paralajmëroi se sekuestrimi i aseteve nuk do të ndihmojë Kievin, ndërsa theksoi se disa vende të BE-së “nuk janë të gatshme të miratojnë verbërisht masa që mund të dëmtojnë reputacionin e eurozonës”.
    Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia është ende në pritje të konfirmimit nga SHBA për vlefshmërinë e marrëveshjeve të arritura në samitin e Alaskës, të cilat, sipas tij, mbeten një kompromis i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës.
    “Amerikanët e kuptojnë se askush nuk e vë në dyshim integritetin territorial të Rusisë dhe zgjedhjen e popujve të Krimesë, Donbasit dhe Novorossisë për t’u ribashkuar me atdheun e tyre historik,” deklaroi Lavrov.

    Top Channel

  • Rama: Rusia s’do të sulmojë Europën, BE duhet të ketë një plan paqeje për Ukrainën

    Rama: Rusia s’do të sulmojë Europën, BE duhet të ketë një plan paqeje për Ukrainën

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka minimizuar shqetësimet perëndimore mbi rrezikun e një zgjerimi të konfliktit rus në Europë, duke deklaruar se Moska “nuk do të sulmojë” asnjë vend të NATO-s apo të Bashkimit Europian. Në një intervistë për Al Jazeera, gjatë konferencës Berlin Global Dialogue, Rama u shpreh se një agresion rus ndaj vendeve të aleancës do të ishte “plotësisht absurd”, pasi NATO mbetet “forca ushtarake më e fuqishme në botë”.
    Rama pranoi se shtetet kufitare me Rusinë po përballen me provokime të vazhdueshme, përfshirë incidente me dronë që prej shtatorit, por theksoi se Shqipëria nuk ka raportuar asnjë rast të tillë. “Ne nuk kemi frikë. Nuk ka hapësirë për armiqësi ruse në Shqipëri, sepse nuk ka simpati për Rusinë”, tha ai.
    Megjithatë, kryeministri kritikoi mungesën e një plani të qartë paqeje nga ana e BE-së për konfliktin në Ukrainë. Ai tha se, ndërsa SHBA po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim, “është shumë e çuditshme që BE nuk ka një plan paqeje”, duke i bërë thirrje Brukselit të aktivizojë diplomacinë e vet dhe të gjejë mënyra reale dialogu me Moskën.
    Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur tensionet me Rusinë në Europë janë rritur ndjeshëm, ndërsa paralajmërimet e inteligjencës gjermane sugjerojnë se Kremlini synon të zgjerojë ndikimin e tij drejt Perëndimit me metoda hibride dhe provokime të vazhdueshme.
    Në pjesën tjetër të intervistës, Rama vlerësoi afrimin e politikave të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo u pasqyrua edhe në deklaratat e presidente­s së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila gjatë vizitës në Tiranë më 25 tetor tha se Shqipëria është “në rrugën e duhur drejt BE-së”, falë progresit të shpejtë të viteve të fundit.
    Sipas Ramës, hapja e re e Bashkimit Europian ndaj rajonit është një mundësi historike që vendet e Ballkanit duhet ta shfrytëzojnë me seriozitet.

  • 20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

    20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

    Më shumë se 20 vende që mbështesin Ukrainën kanë premtuar të “heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global” për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe për të ndaluar luftën.

    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, pas samitit të “koalicionit të gatshëm” në Londër, tha: “Po mbyllim financimin e makinerisë së luftës së Rusisë.” Së fundmi, SHBA-ja dhe Britania kanë sanksionuar dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, ndërsa BE-ja ka synuar eksportet e gazit të lëngshëm.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presioni mbi Rusinë është mënyra e vetme për të ndaluar sulmet, por gjatë samitit nuk u njoftuan furnizime me raketa me rreze të gjatë. Zelensky ka kërkuar më parë raketa amerikane dhe europiane për të goditur objektiva strategjike brenda Rusisë, por SHBA-ja nuk është angazhuar për furnizime të tilla.
    Samiti në Londër preku gjithashtu mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe ndihmën financiare për vendin për dy vitet e ardhshme, por nuk u morën vendime konkrete për përdorimin e pasurive të ngrira ruse, të cilat arrijnë 140 miliardë euro.
    Zelensky paralajmëroi se Rusia synon ta përdorë dimrin si një “mjet torturash” dhe se sulmet ruse po shkaktojnë mungesa të energjisë, ngrohjes dhe ujit në qytete si Odesa dhe Kievi.
    Samiti pati pjesëmarrje të drejtpërdrejtë dhe virtuale nga liderë të vendeve perëndimore, duke përfshirë Macron, Rutte dhe King Charles, ndërsa nuk u dhanë detaje konkrete se si aleatët do të detyrojnë Rusinë të tërhiqet ose të ulet në tryezën e bisedimeve.

    Top Channel

  • Shqipëria deporton Imran Hosein/ Studiuesit: Duhej ndaluar më herët për ‘flirtin’ me Rusinë

    Shqipëria deporton Imran Hosein/ Studiuesit: Duhej ndaluar më herët për ‘flirtin’ me Rusinë

    Një ditë më parë, autoritetet shqiptare nuk lejuan të vizitonte Shqipërinë, prediskuesin fetar nga Trinidadi, Imran Hosein. 
    Sipas burimeve mediatike, Struktura e Posaçme e Antiterrorit e ka deportuar atë, për shkak të qëndrimeve dhe të predikimeve të tij për Izraelin. 
    Për studiuesin Besnik Sinani, një gjë e tillë duhet të kishte ndodhur më parë për arsye të tjera, jo për këtë që kanë dhënë autoritetet shqiptare. 
    Sipas Sinanit, Imran Hosein flirton hapur me Serbinë dhe Rusinë dhe njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të politikave të këtyre dy vendeve. 
    “Turpi i ndalimit te hyrjes se Imran Hosein eshte se arsyeja e permendur ne media ka te beje qendrimin e tij ndaj Izraelit, nderkohe qe ne Shqiperi atij do duhej ti ishte ndaluar hyrja per shkak te qendrimeve te tij e flirtimit me Serbine si pjese e flirtimit me Rusine.” – shkruan Sinani në një reagim të tijin në rrjetet sociale.  
    Kujtojmë se Imran Hosein e ka vizituar Shqipërinë disa herë edhe në të kaluarën. 

  • Zelensky: Skenari i shkëmbimit të territoreve me Rusinë nuk është i pranueshëm

    Zelensky: Skenari i shkëmbimit të territoreve me Rusinë nuk është i pranueshëm

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë përsëri çdo shkëmbim territoresh me Rusinë si pjesë të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje, duke përsëritur se çdo plan për të arritur paqen duhet të fillojë me një armëpushim, të cilin do ta ndjekin negociatat.
    Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për Samitin e BE-së, tha gjithashtu se asetet ruse të “ngrira” nuk duhet të përdoren vetëm për qëllime humanitare, por edhe për të forcuar kapacitetin mbrojtës të Ukrainës.
    Sipas tij, Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë një pjesë të këtyre fondeve për prodhimin vendas të armëve, si dhe për blerjen e sistemeve të armëve evropiane dhe amerikane.

    Në të njëjtën kohë, Zelensky zbuloi se Ukraina ka zhvilluar sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në vend, me një rreze veprimi deri në 3,000 kilometra.
     

  • Budapest, shpërthejnë dy rafineri nafte të lidhura me Rusinë

    Budapest, shpërthejnë dy rafineri nafte të lidhura me Rusinë

    Rafineria Szazhalombatta në Hungari dhe Petrotel-Lukoil në Rumani u përfshinë nga një shpërthim zjarri brenda pak orësh nga njëra-tjetra, raporton Le Figaro.
    Zjarrfikësit hungarezë vunë shpejt nën kontroll zjarrin në rafinerinë e parë. Shpërthimi në të dytën plagosi rëndë një punëtor në këmbë dhe kokë.
    Të dy strukturat, të cilat janë ndër më të mëdhatë në të dy vendet, kanë një gjë të përbashkët: të dyja janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me Rusinë. Rafineria Százhalombatta, e vetmja strukturë e madhe e përpunimit të naftës bruto në Hungari, rafinon kryesisht naftë nga Rusia duke këmbëngulur se nuk ka alternativë tjetër.

    Kjo është një gjë e rrallë në Bashkimin Evropian, ku shumica e vendeve vendosën të ulin importet e tyre të naftës dhe gazit rus pas pushtimit të Ukrainës. Rafineria Petrotel-Lukoil  e Rumanise është një degë e grupit Lukoil, një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në Rusi.