Tag: rusinë

  • Sulm rus në Ukrainë, 14 viktima, mes tyre 6 fëmijë

    Sulm rus në Ukrainë, 14 viktima, mes tyre 6 fëmijë

    Një sulm me raketa i forcave ruse në Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ka vrarë të paktën 14 persona, përfshirë 6 fëmijë.

    Sulmi goditi një zonë banimi të premten dhe shkaktoi dëme të mëdha, duke shkatërruar blloqe banimi dhe shpërthyer zjarre. Trupat e të vdekurve dhe të plagosurve janë parë të shtrirë në trotuar, duke përfshirë një viktimë pranë një fushe loje. Të paktën 50 persona u plagosën, ndërsa më shumë se 30 janë hospitalizuar, përfshirë një foshnjë tre muajshe.

    Zelenskiy theksoi se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë dhe kërkoi që Perëndimi të ushtrojë presion të madh mbi Moskën. Ai akuzoi Rusinë se po kërkon vetëm luftë dhe vuri në dukje se çdo raketë dhe dron sulmues e vërteton këtë.

    Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord me Rusinë dhe Ukrainën për një ndalim të sulmeve ndaj infrastrukturës së energjisë, por ky marrëveshje është shkelur nga të dyja palët.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, theksoi nevojën për të mbyllur këtë “terror” dhe për të detyruar Rusinë të arrijë paqen.

  • Pse Trump la jashtë tarifave Rusinë, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut? Përgjigjet Shtëpia e Bardhë

    Pse Trump la jashtë tarifave Rusinë, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut? Përgjigjet Shtëpia e Bardhë

    Sipas mediave të huaja, Presidenti amerikan kishte kërcënuar se do të vendoste tarifa dytësore për naftën ruse gjatë fundjavës, gjë që rriti konfuzionin kur Rusia nuk u përmend në listën e shteteve mbrëmjen e djeshme.
    Shtëpia e Bardhë i ka thënë NBC News se Rusia nuk është në listë për shkak të sanksioneve të rënda ndaj vendit, për shkak të luftës në Ukrainë dhe se SHBA-ja aktualisht nuk ka tregti me të.
    Pasi administrata Biden prezantoi masat për Rusinë, vlera e tregtisë SHBA-Rusi ra nga rreth 35 miliardë dollarë në 2021 në 3.5 miliardë dollarë vitin e kaluar.
    Pavarësisht se Trump u zotua të vendosë tarifa “reciproke” si për miqtë ashtu edhe për armiqtë, ai gjithashtu ka lënë jashtë Kubën, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut.

  • “Raportet mes dy vendeve, në gjendje të keqe”, Kremlini: Putini, i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën

    “Raportet mes dy vendeve, në gjendje të keqe”, Kremlini: Putini, i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën

    Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën.

    Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Finlandës janë në gjendje të keqe.
    Presidenti finlandez Alexander Stubb informoi dje homologun e tij britanik Keir Starmer se Helsinki duhet të përgatitet për rivendosjen e lidhjeve me Rusinë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, u bashkua me NATO-n në vitin 2023, diçka që Moska në atë kohë e quajti një gabim historik.
    Lidhur me rrezikun e sanksioneve shtesë ndaj naftës ruse nga presidenti amerikan Trump, Kremlini u përgjigj se Moska po vazhdon bisedimet me palën amerikane, ndërsa për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi se proceset rreth kësaj janë komplekse.
    Në të njëjtën kohë, Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime gjatë ditës së sotme me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Moskë.
    Wang i quajti Kinën dhe Rusinë “gjithmonë miq, kurrë armiq” në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve RIA sot, në të cilën ai mirëpriti shenjat e normalizimit në lidhjet SHBA-Rusi.

    Top Channel

  • Trump tallet me Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm që të jetë në takimet me Rusinë

    Trump tallet me Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm që të jetë në takimet me Rusinë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk mendon se është “e rëndësishme” që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të jetë i pranishëm në bisedimet e paqes me Rusinë.
    Duke folur në Fox News, Trump tha për Zelensky, “Unë nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm të jetë në takime”.
    Presidenti amerikan shtoi: “Ai e bën shumë të vështirë arritjen e marrëveshjeve.”

    Ndërsa për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron tha se “nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën”.
    Trump u pyet për takimet e tij të ardhshme me Starmer dhe Macron dhe e ndërpreu biseden duke thënë: “Ata nuk bënë asgjë…asnjë takim me Rusinë!”
    “Macron është një mik i imi”, vazhdoi ai, duke shtuar se Starmer ishte “një djalë shumë i mirë”, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë asgjë.