Tag: rusinë

  • Putin refuzon të marrë pjesë, ja kush do e përfaqësojë Rusinë në funeralin e Papa Françeskut

    Putin refuzon të marrë pjesë, ja kush do e përfaqësojë Rusinë në funeralin e Papa Françeskut

    Ministrja e Kulturës e Federatës Ruse, Olga Lyubimova, do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, duke përfaqësuar zyrtarisht Rusinë në këtë ngjarje të rëndësishme.

    Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili deklaroi se vendimi për përfaqësimin e Rusisë u mor personalisht nga presidenti Vladimir Putin.
    Ndërsa pjesëmarrja e ministrisë është zyrtare, mungesa e presidentit Putin ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi ekzistonte mundësia që ai të udhëtonte drejt Italisë.
    Megjithatë, kjo nuk ndodhi, dhe sipas analizave, një nga arsyet mund të jetë urdhri i arrestit i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë – një urdhër që Italia, anëtare e Bashkimit Evropian, nuk e ka zbatuar ende.
    Që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, mbi 2,400 individë dhe entitete ruse janë përballur me sanksione nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe vetë presidentin Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

    Top Channel

  • “Nuk e njohim pushtimin e Krimesë”, Trump sulmon ashpër Zelenskin: Nuk ka asnjë kartë në dorë, deklaratat e tij të dëmshme

    “Nuk e njohim pushtimin e Krimesë”, Trump sulmon ashpër Zelenskin: Nuk ka asnjë kartë në dorë, deklaratat e tij të dëmshme

    Trump akuzon Zelenskyy-n për dëmtimin e procesit të paqes për shkak të qëndrimit ndaj Krimesë dhe thotë se presidenti i Ukrainës “nuk ka asnjë kartë në dorë”.

    Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të mërkurën liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për deklaratën se Ukraina nuk do të njohë pushtimin e Krimesë nga Rusia, të cilën ai e quajti një deklaratë nxitëse që do ta bëjë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
    “Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për Negociatat e Paqes me Rusinë,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social, sipas The Guardian.
    Ai tha se Krimea është humbur vite më parë “dhe nuk është as temë diskutimi.”
    “Jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që ‘nuk ka asnjë kartë për të luajtur’ duhet tani, më në fund, ta përfundojë,” shtoi Trump.
    “Mezi pres të jem në gjendje të ndihmoj Ukrainën dhe Rusinë të dalin nga kjo katastrofë e plotë dhe e gjithanshme, e cila nuk do të kishte nisur kurrë nëse unë do të isha President!”

    Top Channel

  • Nesër raundi i ri i bisedimeve mes Ukrainës dhe aleatëve perëndimor për një armëpushim me Rusinë, takimi do të mbahet në Londër

    Nesër raundi i ri i bisedimeve mes Ukrainës dhe aleatëve perëndimor për një armëpushim me Rusinë, takimi do të mbahet në Londër

    Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë për një armëpushim me Rusinë do të mbahet të mërkurën në Londër. Lajmin e njoftoi një zyrtar i lartë ukrainas në kushte anonimiteti.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi dje se një delegacion ukrainas do të udhëtojë nesër në kryeqytetin britanik për bisedime me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë. Edhe pse përbërja e delegacionit nuk është konfirmuar, Kievi do të përfaqësohet nga kreu i shërbimit presidencial të Ukrainës dhe krahu i djathtë i Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak, zëvendësdrejtori i administratës presidenciale Pavlo Palisa, kreu i diplomacisë ukrainase Andriy Sibikha dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.

    Zelenskyy shpreson të arrihet një armëpushim i pakushtëzuar me Rusinë dhe më pas një paqe reale dhe e qëndrueshme gjatë bisedimeve që filluan javën e kaluar. Ukrainasit, amerikanët, francezët dhe britanikët u takuan në Paris të enjten për t’u përpjekur të ecin përpara së bashku, ndërsa negociatat e armëpushimit të udhëhequra nga Uashingtoni dobësohen dhe evropianët kërkojnë të imponojnë zërin e tyre në proces. Takimi i Parisit, megjithatë, nuk dha ndonjë rezultat të rëndësishëm.

    Donald Trump, i cili nga ana e tij kërkon paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, tha dje se shpreson për një marrëveshje këtë javë. Pas bisedimeve të Parisit javën e kaluar, Sekretari i Shtetit i administratës Trump, Marco Rubio kërcënoi se do të tërhiqte SHBA-në nga negociatat nëse Uashingtoni vendos se paqja nuk ishte e mundur mes palëve ndërluftuese.

    Dje, Volodymyr Zelensky tha se donte një “përgjigje të qartë” nga Rusia ndaj propozimit të tij për një armëpushim të ri në sulmet me dronë dhe raketa në infrastrukturën civile, pasi Vladimir Putin tha se Moska do ta “analizonte” propozimin.

  • “Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”, eksperti: Mund të shpërthejë në Baltik

    “Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”, eksperti: Mund të shpërthejë në Baltik

    Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik.
    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda
    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    “E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./DW

  • Paralajmëron eksperti ushtarak: Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë!

    Paralajmëron eksperti ushtarak: Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë!

    Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. ​​​​​​​Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik.

    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda
    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./DW

    Top Channel

  • Eksperti: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

    Eksperti: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda

    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e blinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./dw

  • Radio shtetërore gjermane DW: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

    Radio shtetërore gjermane DW: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

    -Botuar në radion gjermane shtetërore DW-
    Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. ​​​​​​​Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik.

    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda
    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./DW/

  • Armëpushim me luftë për Pashkë, Zelenski akuzon Rusinë: 387 sulme që nga njoftimi i Putin për paqe

    Armëpushim me luftë për Pashkë, Zelenski akuzon Rusinë: 387 sulme që nga njoftimi i Putin për paqe

    Armëpushimi për Pashkë mbetet vetëm në fjalë. Rusia ka zhvilluar një sërë sulmesh kundër Ukrainës, pavarësisht fjalës së dhënë nga presidenti Vladimir Putin për një ulje armësh përgjatë festës së rëndësishme katolike.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se ka krijuar një “përshtypje” të një armëpushimi, ndërkohë që vazhdon të ndërmarrë veprime ushtarake në disa zona.

    Në gjashtë orët e para të “armëpushimit të Pashkëve”, siç urdhëroi presidenti rus Vladimir Putin, Zelensky tha se kishte 387 bombardime dhe 19 sulme tokësore nga ushtria ruse. Sipas tij dronët janë përdorur 290 herë.

    Putin të shtunën urdhëroi forcat e tij të “ndalojnë të gjithë aktivitetin ushtarak” në Ukrainë për armëpushimin e përkohshëm, të cilit Kievi tha se do t’i përmbahet gjithashtu.

    Paqja e pashkëve do të duhej që të zgjaste deri në orët e para të së hënës. Ukraina ka propozuar zgjatjen e armëpushimit edhe për 30 ditë të tjera.

    Duke akuzuar Rusinë për veprime specifike ushtarake, Zelensky shtoi se “ushtarët e Kievit po përgjigjen kudo siç e meriton armiku në rrethana specifike luftarake”.

    “Veprimet tona janë dhe do të jenë simetrike”, thekson lideri i Kievit. Nuk është hera e parë që shpallet papritmas një pauzë në luftime.

    Një përpjekje e mëparshme për një armëpushim gjatë Krishtlindjeve Ortodokse në janar 2023 u shkatërrua pasi të dyja palët nuk arritën të bien dakord për një propozim. 

  • Ukraina sanksionon firma kineze: Ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa

    Ukraina sanksionon firma kineze: Ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa

    Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë.Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza.
    Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.Zyra e Zelenskyt publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të sanksionuara. Lista, që përfshin gjithashtu edhe kompani ruse, përmend Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co. Ltd, Rui Jin Machinery Co. Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co. Ltd, të gjitha të përshkruara si të regjistruara në Kinë.
    Zelensky tha se kompanitë kineze që janë goditur me sanksione janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander. Rusia i përdor shumë këto raketa balistike me rreze të shkurtër në konflikt.
    Të premten, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Harkiv në veri të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.
    “Sot kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj afro njëqind subjekteve të tjera – persona fizikë dhe juridikë – shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave si Iskander që goditën Harkivin tonë”, tha Zelensky në X.
    “Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, shtoi ai.
    Sanksionet ua ndalojnë kompanive të bërit biznes në Ukrainë dhe i ngrijnë asetet e tyre atje.
    Në vitin 2021, Ukraina eksportoi mallra në vlerë prej 8 miliardë dollarësh në Kinë, kryesisht lëndë të para dhe produkte bujqësore, ndërsa importoi nga Kina mallra me vlerë pak më pak se 11 miliardë dollarë, kryesisht produkte të përpunuara, sipas Qeverisë ukrainase.
    Të enjten, Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se Qeveria e tij kishte prova se firmat kineze po furnizonin me artileri dhe barut Rusinë, dhe se entitete kineze po prodhonin disa armë në territorin rus.
    Ai nuk ofroi asnjë provë për këtë pohim./REL

  • “Ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa”/ Ukraina sanksionon firma kineze

    “Ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa”/ Ukraina sanksionon firma kineze

    Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë.

    Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza.
    Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.
    Zyra e Zelenskyt publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të sanksionuara. Lista, që përfshin gjithashtu edhe kompani ruse, përmend Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co. Ltd, Rui Jin Machinery Co. Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co. Ltd, të gjitha të përshkruara si të regjistruara në Kinë.
    Zelensky tha se kompanitë kineze që janë goditur me sanksione janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander. Rusia i përdor shumë këto raketa balistike me rreze të shkurtër në konflikt.
    Të premten, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Harkiv në veri të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.
    “Sot kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj afro njëqind subjekteve të tjera – persona fizikë dhe juridikë – shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave si Iskander që goditën Harkivin tonë”, tha Zelensky në X.
    “Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, shtoi ai.
    Sanksionet ua ndalojnë kompanive të bërit biznes në Ukrainë dhe i ngrijnë asetet e tyre atje.
    Në vitin 2021, Ukraina eksportoi mallra në vlerë prej 8 miliardë dollarësh në Kinë, kryesisht lëndë të para dhe produkte bujqësore, ndërsa importoi nga Kina mallra me vlerë pak më pak se 11 miliardë dollarë, kryesisht produkte të përpunuara, sipas Qeverisë ukrainase.
    Të enjten, Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se Qeveria e tij kishte prova se firmat kineze po furnizonin me artileri dhe barut Rusinë, dhe se entitete kineze po prodhonin disa armë në territorin rus.
    Ai nuk ofroi asnjë provë për këtë pohim. /REL

    Top Channel