Tag: rumune

  • Huliganëve rumunë u merren të gjitha simbolet e Serbisë

    Huliganëve rumunë u merren të gjitha simbolet e Serbisë

    Huliganët rumunë janë ndalur rreth 60 kilometra larg nga Zenica, qyteti në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillohet ndeshja mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Rumanisë. 

    Gjatë ditës ata u ndalën në Beograd dhe shpalosën një flamur provokues si dhe bënë thirrje në përkrahje të kriminelit të luftës, Ratko Mladiç.

    Të gjithë huliganët rumunë janë kontrolluar detajisht nga policia e Bosnjë-Hercegovinës si dhe u morën të gjitha fanellat në të cilat ishte shfaqur flamuri apo emri i Serbisë, njoftojnë mediumet rumune.

    Bëhet fjalë për huliganët e njëjtë që shkaktuan tensione në ndeshjet e Rumanisë me Kosovën. Mediat rumune bënë apel për të ndaluar huliganët rumunë me pankarta ku bëhej thirrje në përkrahje të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç Tribunali i Hagës e ka dënuar Ratko Mladiçin me burgim të përjetshëm.

    Mlladiçi u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm në qershor të vitit 2021 me vendim përfundimtar për gjenocidin ndaj boshnjakëve të Srebrenicës, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë vendin gjatë luftës, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës me një fushatë bombardimesh dhe sulmesh me snajper gjatë rrethimit të qytetit, si dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

  • Mashtroi një shoqëri shqiptare dhe i mori mbi 30 mijë euro, ekstradohet shtetasja rumune

    Mashtroi një shoqëri shqiptare dhe i mori mbi 30 mijë euro, ekstradohet shtetasja rumune

    Një shtetase rumune është ekstraduar nga Gjermania, pasi përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare.
    Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
    “Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit”, lexohet në njoftimin e policisë.

  • Ekstradohet nga Gjermania shtetasja rumune/ Mashtroi biznesin shqiptar përmes e-mail-eve dhe përfitoi 33 500 euro…

    Ekstradohet nga Gjermania shtetasja rumune/ Mashtroi biznesin shqiptar përmes e-mail-eve dhe përfitoi 33 500 euro…

    Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.
    Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.
    Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
    Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
    Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.

  • ‘Kjo armë është për ty’/ 35-vjeçari shqiptar i dërgon video kërcënuese ish-partneres rumune, vihet në pranga

    ‘Kjo armë është për ty’/ 35-vjeçari shqiptar i dërgon video kërcënuese ish-partneres rumune, vihet në pranga

    “ Unë jam mafia shqiptare dhe kjo armë është për ty .” Ky është mesazhi shqetësues dhe kërcënues, që një 35-vjeçar shqiptar i kishte dërguar ish-partneres së tij, një gruaje rumune të moshës së tij, pasi marrëdhënia e tyre përfundoi me kërkesën e saj.

    Pak para se të largohej nga partneri, e huaja zbuloi se ai nuk ishte beqar, por kishte grua dhe fëmijë. Që nga ai moment, për të filloi një makth ngacmimi dhe kërcënimi, i cili kulmoi të shtunën e kaluar me vendimin e saj për të shkuar në stacionin e policisë për të raportuar kërcënimet që kishte marrë.

    Pasi dëgjuan dëshminë e viktimës, oficerët kontrolluan shtëpinë e 35-vjeçarit. Gjatë kontrollit, ata gjetën mbi 30 gramë kokainë dhe armën e treguar në video: një pistoletë. I riu, me origjinë shqiptare, u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Hetimet janë nisur gjithashtu kundër tij për përndjekje dhe kërcënime.

    Gruaja viktimë e persekutimit u vu menjëherë nën mbrojtjen e “kodit të kuq”, protokolli që mbron ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës me bazë gjinore./ Il Giorno.

  • ‘NATO është në luftë me Rusinë’, Peskov: Perëndimi ofron mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për Kievin

    ‘NATO është në luftë me Rusinë’, Peskov: Perëndimi ofron mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për Kievin

    “NATO është në luftë me Rusinë”, deklaroi të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke përmbysur një deklaratë të kohëve të fundit të Ministrit të Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, se NATO nuk është në luftë me Rusinë.

    “NATO është në luftë me Rusinë. Është e qartë dhe nuk ka nevojë për ndonjë konfirmim shtesë” – tha Peskov.

    Sipas tij, “NATO po merr pjesë de facto në këtë luftë” duke i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë regjimit të Kievit.

    Deklaratat vijnë pasi një dron rus shkeli hapësirën ajrore rumune në orët e para të së dielës. Ministria rumune e Mbrojtjes ngriti në ajër dy avionë F-16 për të rrëzuar një dron rus, disa ditë pasi Polonia konfirmoi një ndërhyrje nga dronë rusë.

    Pasi një dron rus hyri në hapësirën ajrore rumune, ambasadori rus në Bukuresht u thirr në Ministrinë e Jashtme për t’u informuar për protestën e Rumanisë për shkeljen, shpjegoi Ministrja e Jashtme Oana Toiu për rrjetin Digi 24.

  • Digjet një makinë në Ksamil

    Digjet një makinë në Ksamil

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, teksa një makinë me targa të huaja është djegur në mes të qytetit.
    Mjeti ishte i parkuar në një lagje të Ksamilit. Sipas burimeve paraprake, mjeti ishte me targa rumune. Zjarrfikësja erdhi për shuarjen e mjetit, duke qetësuar banorët që lajmëruan. Ende nuk dihet shkaku dhe pronari i mjetit.
    Po verifikohet arsyeja pse mjeti mori flakë dhe një grup pune po punon për këtë qëllim. Duke qenë se ishte me targa rumune, dyshimet e para janë që mjeti është i turistëve.

  • Panik në Ksamil, digjet një makinë me targa rumune në mes të qytetit

    Panik në Ksamil, digjet një makinë me targa rumune në mes të qytetit

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, teksa një makinë me targa të huaja është djegur në mes të qytetit.
    Mjeti ishte i parkuar në një lagje të Ksamilit. Sipas burimeve paraprake, mjeti ishte me targa rumune. Zjarrfikësja erdhi për shuarjen e mjetit, duke qetësuar banorët që lajmëruan. Ende nuk dihet shkaku dhe pronari i mjetit.
    Po verifikohet arsyeja pse mjeti mori flakë dhe një grup pune po punon për këtë qëllim. Duke qenë se ishte me targa rumune, dyshimet e para janë që mjeti është i turistëve.

  • VIDEO/ Makina me targa rumune përfshihet nga flakët në Ksamil

    VIDEO/ Makina me targa rumune përfshihet nga flakët në Ksamil

    Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin turistik të Ksamilit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku makina ishte e parkuar prej disa orësh.

    Sipas informacioneve të para, automjeti mbante targa rumune dhe ndodhej në një rrugicë të banuar.

    Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

    Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth apo në mjete të tjera.

    Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në mjet janë të konsiderueshme.

    Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as identiteti i pronarit të automjetit.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një sfidë të re në rajonin e Detit të Zi

    Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një sfidë të re në rajonin e Detit të Zi

    Një dron rus që hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje dhe qëndroi mbi territorin e shtetit të NATO-s për 50 minuta, përpara se të kthehej sërish drejt Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë më 14 shtator.

    Dy avionë luftarakë rumunë F-16 e detektuan dronin Geran, ndoqën lëvizjet e tij mbi Rumani mbrëmjen e së shtunës përmes vëzhgimit dhe radarëve, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
    Pilotët e F-16 morën autorizimin nga komandantët e tyre për të qëlluar dronin, por “ata vlerësuan rreziqet kolaterale dhe vendosën të mos hapin zjarr”, tha ministria.
    Ky inkursion rriti tensionet rreth shkeljeve të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia, pasi Polonia rrëzoi disa nga 19 dronët rusë që tha se kishin hyrë në territorin e saj më 10 shtator.
    Kjo ishte hera e parë që NATO-ja hapi zjarr ndaj fluturakeve ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, duke duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore.
    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se “dënon fuqishëm veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse dhe thekson se ato përbëjnë një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi”.
    “Incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vënë në rrezik jo vetëm sigurinë e qytetarëve rumunë, por edhe sigurinë kolektive të NATO-s”, u tha në reagim.
    Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e quajti inkursionin me dronë “edhe një shkelje tjetër të papranueshme” të sovranitetit të një vendi anëtar të BE-së, duke shtuar se “ky përshkallëzim i vazhdueshëm dhe i pamatur rrezikon sigurinë rajonale”.
    Forcat gjermane, që gjenden në Rumani, dislokuan dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon për të monitoruar zonën për disa orë pas inkursionit, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
    Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 shtator se droni doli nga hapësira ajrore rumune dhe nuk u rrëzua në territorin e shtetit të tij.
    Ministria e Mbrojtjes tha se droni hyri në hapësirën ajrore rumune pas sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën ukrainase në lumin Danub, i cili është pjesë e kufirit mes dy shteteve në Detin e Zi. Ajo shtoi se droni nuk fluturoi mbi zona të banuara dhe nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm./REL

    Top Channel

  • BE kritikon ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore rumune: Përshkallëzim i papranueshëm

    BE kritikon ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore rumune: Përshkallëzim i papranueshëm

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmit ndaj Ukrainës fqinje, duke e konsideruar atë të papranueshme dhe një “përshkallëzim të pamatur”.

    “Shkelja e hapësirës ajrore rumune nga dronët rusë është një tjetër shkelje e papranueshme e sovranitetit të një shteti anëtar të BE-së,” shkroi Callas në platformën X. Ajo shtoi se ky veprim “kërcënon sigurinë rajonale” dhe theksoi solidaritetin e BE-së me Rumaninë.

    Autoritetet rumune raportuan se një dron rus u fut në hapësirën ajrore të vendit gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës në Ukrainë, disa ditë pasi Polonia dënoi një ndërhyrje të ngjashme në territorin e saj. Ushtria rumune dërgoi dy avionë F-16 për të monitoruar situatën dhe konfirmoi se droni u gjurmua derisa u zhduk nga radari.

    Ministria e Mbrojtjes sqaroi se droni nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për popullsinë, ndërsa theksoi se si Rumania, ashtu edhe Polonia, janë anëtare të NATO-s.