Tag: rumun

  • E rëndë në Greqi/ Daja abuzon sek*ualisht me nipërit e mitur, i përfshirë edhe një shqiptar

    E rëndë në Greqi/ Daja abuzon sek*ualisht me nipërit e mitur, i përfshirë edhe një shqiptar

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Athinë në Greqi, ku një 20-vjeçar rumun dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nipërit e tij të mitur të moshës 2 dhe 4 vjeç.
    Protothema.gr raporton se i përfshirë në këtë rast të rëndë është edhe një shqiptar i moshës 40 vjeç, i cili mësohet se është partner i 20-vjeçarit rumun.
    Rasti u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa djalin e saj 4-vjeçar duke bërë lëvizje të çuditshme me trupin e tij dhe kur e pyeti, fëmija iu përgjigj: “Kështu bëra me dajën”.
    Nëna e fëmijës menjëherë bëri denoncim te autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër arresti kundër dy burrave.
    Gjithashtu policia gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, ku duken që të dyduke kryer akte seksuale para fëmijëve të mitur. Në telefonat e tyre u gjetën edhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç.
    Pas arrestimit , 20-vjeçari rumun pranoi veprimet e tij të sëmura dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari, i cili mohoi çdo përfshirje, pritet të dalë para gjyqtarit ditën e nesërme.

  • Fshati rumun, “pjesë e luftës” për shkak të dronëve rusë

    Fshati rumun, “pjesë e luftës” për shkak të dronëve rusë

    FOTO ILUSTRUESE

    RUMANI-Aeroplanët luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër më 25 nëntor për të gjurmuar incidentin më të fundit në një seri inkursionesh të dronëve në hapësirën ajrore të Rumanisë, teksa Rusia vazhdon të sulmojë objektiva përtej lumit Danub, në Ukrainën fqinje.
    Dy dronë hynë në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të NATO-s dhe gjashtë u raportuan në Moldavi, ku një ra në çatinë e një ndërtese, por nuk shpërtheu. Këto vijnë pas incidentit të javës së kaluar kur një dron rus goditi një cisternë turke me gaz të lëngshëm natyror që ishte duke lundruar në pjesën ukrainase të lumit.
    “Ne disi e shohim veten si pjesë të luftës”, tha për Shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë, Tudor Cernega, kryetar i fshatit Çeatalkioi. “Nëse do të shpërthente anija, i gjithë fshati do të zhdukej”.
    Banorët e fshatit dhe vendbanimit të afërt Plauru, i cili gjithashtu bie nën administrimin e tij, u evakuuan përkohësisht pas shpërthimit dhe zjarrit që pasoi.
    “Njerëzit nuk po vijnë më të vizitojnë të afërmit e tyre. Janë shumë të frikësuar. Ata e kanë kuptuar rrezikun: sikur një dron të kishte rënë mbi një shtëpi – Zoti na ruajt – do të kishte vrarë një ose dy persona”, tha Cernega.
    Koha për evakuim?
    Një banore tha se familja e saj po e shqyrton mundësinë që të zhvendoset përgjithmonë që aty nëse situata përkeqësohet.
    “Nëse bombardimet përshkallëzohen, besoj se ne mund të largohemi”, tha Daniela Tanase, 48-vjeçare.
    “Ka pasur bomba këtu, para shtëpisë sonë”.
    Tanase tha se situata është më së keqi natën, duke përshkruar se sheh projektorë ukrainase që kontrollojnë qiellin për dronë gjatë natës kur lëshohen alarmet për sulme.
    Një tjetër banor, mekaniku i pensionuar 73-vjeçar Gheorghe Puflea, tha se nuk mund të fle pasi zgjohet nga dronët.
    “Mund të largohem në çdo moment, por çfarë të bëj me kafshët? T’i lë këtu?”, pyeti ai, teksa po u ushqente pulat e tij. Ai po ashtu ka derra, një kalë, një ka dhe një qen.
    “Në fund të fundit, kafshët janë mësuar me dronët”, shtoi ai, duke theksuar se fillimisht kafshët e tij ishin frikësuar nga shpërthimet në Ukrainë.
    Për vete, ai tha se nuk frikësohet.
    “Ne jemi mirë për momentin. Ende kemi ushtrinë e NATO-s këtu që na mbron”.
    Plauru ndodhet vetëm 300 metra matanë lumit nga porti ukrainas i Izmailit, ku u sulmua cisterna turke. Në vitin 2023, Ushtria rumune ndërtoi strehimore kundër sulmeve ajrore në fshat.
    Vetëm gjatë javës së fundit, tre herë ka pasur shkelje të hapësirës ajrore nga dronët. Më 25 nëntor, banorëve u është kërkuar të strehohen, pasi lufta rrezikonte – sërish – të përhapej në territorin e NATO-s.
    Rumania ka legjislacion që i mundëson të rrëzojë dronë edhe në kohë paqeje nëse janë në rrezik jeta apo prona, por shteti ende nuk e ka përdorur atë. Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha më 25 nëntor se edhe pilotëve gjermanë u ishte dhënë leja për të hapur zjarr.
    “Me shumë gjasë, duke analizuar dëmet potenciale kolaterale që mund të shkaktonin duke përdorur armë mbi territorin rumun, ata zgjodhën të mos angazhoheshin. Ky është supozimi im”, shtoi ai.
    Në Moldavi, policia publikoi një fotografi të dronit që ra mbi çatinë e një ndërtese. Droni i ngjan modelit Shahed, i cili përdoret gjerësisht nga Rusia dhe mban shkronjën “Z” – një simbol që shpesh përdoret nga ushtria ruse gjatë pothuajse katër vjetëve të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës – të lyer në bisht.
    Policia tha se nuk ishte e qartë nëse droni bartte eksplozivë dhe kishte evakuuar banorët lokalë. Ministria e Jashtme e Moldavisë njoftoi se do të thërrasë ambasadorin rus për shpjegime.
    Më vonë u raportua se një copëz e dronit ra në oborrin e një ndërtese banimi në Puiesti, një qytet në lindje të Rumanisë, më shumë se 100 kilometra larg Ukrainës. Nuk u raportua për të lënduar dhe Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë tha se droni nuk po bartte eksplozivë.
    Shkeljet e hapësirës ajrore nga dronët rusë të Rumanisë dhe Polonisë, së bashku me hyrjet e avionëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, kanë bërë që NATO të nisë iniciativën “Roja Lindore” për forcimin e mbrojtjes ajrore.
    Ndërkaq, muajin e kaluar Komisioni Evropian ka miratuar një udhëzues pesëvjeçar të mbrojtjes që parasheh plane për një “mburojë për dronët” e cila pritet të jetë funksionale deri në fund të vitit 2027./REL

  • Fshati rumun evakuohet pas sulmit të Moskës në portin e Odesës

    Fshati rumun evakuohet pas sulmit të Moskës në portin e Odesës

    Autoritetet rumune po evakuojnë fshatin Plaourou, në kufirin rumuno -ukrainas, pasi një zjarr shpërtheu në një anije që transportonte LPG disa qindra metra larg zonës, pas një sulmi me dron rus në portin ukrainas të Izmail.

    Sipas rrjetit rumun Digi24, midis 100 dhe 150 banorëve të Plaourou, i cili ndodhet përballë Izmail në Danub, shumë banorë po evakuohen si masë paraprake. Sulmi rus të dielën në mbrëmje shkaktoi një zjarr në një anije që transportonte mijëra ton LPG, me flakë që arrinin një distancë prej rreth 500 metrash nga fshati. Autoritetet lokale po paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht kritike, pasi anija mund të “shpërthejë në çdo moment”. Kryetari i bashkisë së rajonit, Tudor Cernega, tha se shërbimet e sigurisë po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi dhe po largojnë gjithashtu kafshët për shkak të rrezikut të një shpërthimi të madh.Ndërkohë, autoritetet ukrainase në rajonin e Odesës folën për një goditje “masive” ndaj infrastrukturës energjetike dhe portuale, me disa anije të dëmtuara. Tankeri i LPG-së, i quajtur Orinda dhe që valëviste flamurin turk, u dëmtua rëndë, por 16 anëtarët e ekuipazhit e braktisën anijen në mënyrë të sigurt pa lëndime, njoftoi qeveria turke.

    Top Channel

  • Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

    Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

    Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik
    Eurodeputeti rumun Cristian Terheș ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e drejtësisë në Shqipëri.
    Në një intervistë për SYRI TV, Terhes u shpreh se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri (SPAK) po rrezikon të përdoret si instrument për eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe për goditjen e bizneseve të caktuara.
    Sipas eurodeputetit, Rumania ka kaluar një periudhë të ngjashme, kur fushata antikorrupsion, megjithëse nisi me synime të drejta, u përdor nga segmente politike dhe të shërbimeve të inteligjencës për qëllime selektive.
    “Nëse nuk do të isha njoftuar shpejt për atë që po ndodhte në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë për ata që nuk janë pjesë e delegacionit ndërparlamentar shqiptar të dinë të gjitha detajet që po ndodhin atje. Shikoni, Rumania ka qenë në një situatë të ngjashme me vendin tuaj 10-15 vjet më parë, ku patëm një fushatë shumë të fuqishme kundër korrupsionit. Por kur e morëm vesh se kjo fushatë kundër korrupsionit po përdorej nga disa njerëz në fushën politike dhe në atë të inteligjencës për të larguar politikanë të caktuar apo për të shkatërruar disa kompani, ne reaguan publikisht. Kështu që, sepse ne e nxorrëm situatën në dritë, burokratët evropianë nuk kishin mundësi tjetër përveçse të pranonin problemet.
    Pra, tani në Rumani, për shembull, gjithnjë e më shumë njerëz janë shpallur të pafajshëm, sepse gjyqtarët kanë zbuluar se mënyra se si janë kryer hetimet penale 10-15 vjet më parë ishte bërë duke shkelur procesin e duhur ligjor. Kjo është pikërisht ajo që kam zbuluar edhe unë gjatë kohës që kam qenë në Shqipëri. Mirë, ajo që kam pasur fokus kur kam qenë atje ka qenë kryesisht situata e sistemit gjyqësor. Kam pasur disa kolegë të tjerë që kanë pasur fokus në procesin zgjedhor. Ata ishin gjithashtu vëzhgues në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Gjatë asaj kohe unë kam dashur të vij, por ne kishim zgjedhje edhe në Rumani.
    Por në fund të ditës, të gjitha, le të themi, edhe akuzat për keqbërje gjatë zgjedhjeve, mund të zgjidhen shumë lehtë nëse keni një sistem gjyqësor të fortë, të lirë dhe të pavarur. Sepse ky është themeli dhe baza e çdo qeverie demokratike dhe të dobishme për popullin. Në bazë të asaj që tha Komisioneri Costa dje në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, ju jeni shumë pranë arritjes së atij qëllimi. Mendoj se, nëse nuk gaboj, është 2027. Mendoj se ky është objektivi që ju të bashkoheni me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, nëse nuk gaboj.
    Dua të theksoj këtë: Objektivi është shumë i rëndësishëm për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por në fund të fundit, disa reforma që po bëni në vendin tuaj, duhet t’i bëni ato jo për të kënaqur politikanë të caktuar apo burokratë në Bruksel, por për të kënaqur popullin shqiptar. Kjo është arsyeja pse theksoj përsëri rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, procesit të duhur ligjor dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor gjatë këtij procesi reformues”,- është shprehur eurodeputeti.

  • Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…

    Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…

    Europarlamentari rumun, Christian Terhes, ka deklaruar sot gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Tiranë, se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të shihet vetëm si një akt kriminal që duhet ndëshkuar, por edhe për të cilin duhen gjetur shkaqet.
    Ai vuri në dukje se vonesat në dhënien e drejtësisë e bëjnë të pritshme që njerëzit të marrin vetë në dorë drejtësinë dhe nuk është e rastit tha ai, që një pjesë e njerëzve mbështetën vrasësin në rastin e vrasjes së Astrit Kalasë.
    Eurodeputeti tha po ashtu se reforma në drejtësi ngjan e mirë në letër, se SPAK po bën diçka, por se drejtësia në Shqipëri, është larg funksionimit.

  • Pushimet në Itali u iu shndërruan në makth, turisti rumun arrestohet gabimisht dhe bën 1 muaj burg, kishte emrin e njëjtë me një person në kërkim

    Pushimet në Itali u iu shndërruan në makth, turisti rumun arrestohet gabimisht dhe bën 1 muaj burg, kishte emrin e njëjtë me një person në kërkim

    Ai u arrestua ditën e parë të pushimeve të tij në Itali nga karabinierët, të cilët e ngatërruan me një kriminel të kërkuar.

    Ai kaloi pothuajse një muaj në burg para se të lirohej dhe pushimet e një turisti rumun nuk shkuan tamam siç kishte shpresuar.
    “Makthi mbaroi”, tha Ovidiu A., një rumun 30-vjeçar, ndërsa po dilte nga burgu i Pordenones në Italinë veriore, sipas Corriere del Veneto.
    “Më në fund ai arriti të puthte gruan dhe vajzat e tij”, të cilat kishin pritur lirimin e tij që nga 24 gushti, dita kur u arrestua, tha për AFP avokati i tij, Stefano De Rosa.
    Turisti, me origjinë nga Iași në Rumani, kishte shkuar të kalonte disa ditë pushimesh me familjen e tij në Caorle, pranë Venedikut.
    Por ai pati fatkeqësinë të kishte të njëjtin emër me një rumun tjetër që ishte dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje të rëndë dhe kërkohej nga policia.
    Emri, i cili ishte regjistruar në hotel, ngriti alarm dhe turistit iu bë arrestim nga karabinierët pas mëngjesit në hotel, ditën e parë të pushimeve të tij.
    Avokati u përpoq të merrte dokumente që vërtetonin se ishte një ngatërresë, pasi gjyqi i parë për vjedhje të rëndë daton që nga viti 2014 dhe dënimi përfundimtar nga viti 2020, shpjegoi ai për AFP.
    “Sistemet kompjuterike të policisë, karabinierëve, gjykatës dhe burgut nuk janë të lidhura dhe më është dashur t’u kërkoj të gjithëve të më dërgojnë dokumentet”, shpjegoi ai.
    Sipas Corriere del Veneto, turisti dhe familja e tij pritet të qëndrojnë në Itali për disa ditë për të vazhduar pushimet e tyre para se të kthehen në Rumani.

    Top Channel

  • Vlogger-i rumun Selly do të ndërtojë një resort dhe kompleks argëtimi në bregdetin e Detit të Zi

    Vlogger-i rumun Selly do të ndërtojë një resort dhe kompleks argëtimi në bregdetin e Detit të Zi

    Vlogger-i dhe sipërmarrësi rumun Selly, themelues i festivalit Beach Please, njoftoi një investim prej dhjetëra milionë eurosh në një resort të integruar dhe kompleks argëtimi me emrin Nibiru, në bregdetin e Detit të Zi, pranë Costinești.Faza e parë e projektit parashikon një investim 50 milionë euro, dhe edicioni i ardhshëm i festivalit Beach Please do të mbahet atje vitin e ardhshëm, raportoi E…

  • E BUJSHME! Ish-futbollisti i Premier League, dikur te Chelsea, firmos në Rumani! Shok ekipi me 3 lojtarë të Kosovës

    E BUJSHME! Ish-futbollisti i Premier League, dikur te Chelsea, firmos në Rumani! Shok ekipi me 3 lojtarë të Kosovës

    4 Shtator 2025

    1:37

    Telesport

    Qendërmbrojtësi i njohur francez Kurt Zouma, tani 30 vjeç është lojtari më i ri i CFR Cluj, aty ku luajnë aktualisht tre lojtarë nga Kosova. Pas kalimit të testeve mjekësore dhe finalizimit të detajeve, ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin rumun, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.
    Fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean në vitin 2021 ka qenë në Cluj që prej së hënës, ndërsa transferimi u realizua me ndërmjetësimin e ish-mbrojtësit francez Mikael Silvestre.
    Klubi rumun paralajmëroi ardhjen e tij me një postim misterioz në rrjetet sociale: “Bëj një pushim nga Ishulli. Lëvizja më e pritur e momentit po vjen”. Së shpejti do të publikohen edhe imazhet e para të Zoumës me fanellën e CFR-së.
    Presidenti i klubit, Nelu Vargas, e priti me entuziazëm afrimin e madh. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm transferimin që dëshironim më shumë. Zouma është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalë me karakter të madh. Ai do t’i sjellë shumë vlerë ekipit dhe do të jetë një shembull në dhomat e zhveshjes”, deklaroi ai.
    Në Cluj, Zouma do të luajë krah treshes së Kosovës: Meriton Korenica, Lindon Emerllahu dhe Drilon Islami. Dy të parët janë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ndërsa Islami është ende në proces ambientimi me skuadrën e tij të re.

  • Vrasja e Renato Hoxhës nga atentator rumun, Gjykata e Vlorës lë në burg Kleanth Bylykun, që e ndihmoi

    Vrasja e Renato Hoxhës nga atentator rumun, Gjykata e Vlorës lë në burg Kleanth Bylykun, që e ndihmoi

    Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj më 27 prill. Seanca për Kleanth Bylyku allias Armando Gega u mbajt një ditë më parë (2 gusht).
    42-vjeçari ra në prangat e policisë më 1 gusht, teksa po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë. Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    Ndërkohë Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e vrasjes. Bëhet fjalë për një shtetas rumun, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas vrasjes, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria. Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në vrasje, ndërsa qitësi ka qenë rumuni.
    Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes.  Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.
    Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.
    Në një video autori shfaqej teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.
    gijotina.com/

  • Renato Hoxhaj u vra nga një rumun/ U pagua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e grupit kundërshtar

    Renato Hoxhaj u vra nga një rumun/ U pagua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e grupit kundërshtar

    Vrasja e rojës Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 prill të këtij viti duket se ka pasur një parapërgatitje dhe një investim të madh nga grupi kriminal.
    Personi që u kontraktua për të kryer këtë ngjarje ishte i huaj. Identiteti i tij tashmë është në duar të policisë së Vlorës, e cila e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është një rumun i cili është rezident në Greqi, aty ku u zhvendos menjëherë pas krimit.
    Top Channel mëson se rumuni qëndroi në Shqipëri plot një javë duke vëzhguar me imtësi jo vetëm objektivin e tij, por edhe gjithë rrugët ku do të ndiqte para dhe pas krimit.Guidë për të shërbeu 42-vjeçari Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, i cili ra në prangat e policisë së Vlorës dy ditë më parë. Ai doli zbuluar teksa shihej në shoqërinë e vrasësit çdo ditë të qëndrimit të tij në Shqipëri, që nga marrja e makinës në Tiranë deri në ditën kur u krye vrasja.
    Pavarësisht se ai ka qëndruar i heshtur para hetuesve, provat kundër tij janë të qarta. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Edhe më herët ai ka qenë në pranga për armëmbajtje.

    Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Po kështu ai ka ndërruar targat për të shmangur identifikimin nga policia. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi.