Tag: rumanisë

  • Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë

    Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë

    Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, ka dhënë dorëheqjen ditëne sotme, pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij në lidhje me studimet.

    Dorëheqja e Mosteanu erdhi pas publikimit të një artikulli në gazetën Libertatea që thoshte se CV-ja e tij përmbante informacione të pasakta në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet.
    “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shkroi ish-ministri në Facebook.
    Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka parë mjete ajrore pa pilot (dronë) ruse të shkelin vazhdimisht hapësirën e saj ajrore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
    Gjithashtu iu desh të merrej me problemet me minat që kishin hyrë në ujërat e saj territoriale. Mosteanu ishte anëtar i qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e cila mori detyrën në qershor pas përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale përçarëse. Zgjedhjet e para presidenciale u anuluan dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.
    Kryeministri liberal Ilie Bolian falënderoi Mosteanun për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të shërbejë si Ministër i përkohshëm i Mbrojtjes.

    Top Channel

  • Publikohet Fjalori akademik rumanisht–shqip, rezultat i tre dekadave kërkimi

    Publikohet Fjalori akademik rumanisht–shqip, rezultat i tre dekadave kërkimi

    Një vepër me rëndësi të veçantë shkencore dhe kulturore i është shtuar sot leksikografisë shqiptare dhe asaj rumune me botimin e Fjalorit akademik rumanisht–shqip, rezultat i mbi tridhjetë viteve punë kërkimore të studiuesve të njohur Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu, botim i Shtëpisë Botuese Asdreni të Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR).Fjalori, me rreth 1800 faqe, përfshin më shumë se 50 mijë fjalë tituj dhe mbi 100 mijë shprehje, idioma dhe njësi frazeologjike, duke ofruar një mbulim të gjerë të leksikut bashkëkohor dhe historik të të dy gjuhëve. Në të janë integruar gjithashtu referenca kulturore e historike, që e bëjnë këtë botim instrument të domosdoshëm për studiuesit e gjuhësisë krahasimtare, për përkthyesit, studentët dhe lexuesit e interesuar.Publikimi i këtij fjalori vjen si plotësim natyror i Fjalorit Akademik shqip–rumanisht, botuar në vitin 2003 dhe ribotuar në vitin 2022, duke krijuar një panoramë të plotë dypalëshe të marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune. Dy veprat së bashku vendosin një standard të ri akademik në studimet ndërgjuhësore midis dy vendeve.Botimi është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Rumanisë, përmes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërmjet Etnive, në kuadër të programeve për mbështetjen e organizatave të pakicave kombëtare.Dalja e fjalorit nga shtypi përkon me vigjiljen e dy datave simbolike: 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit të Shqipërisë, dhe 1 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rumanisë, duke i shtuar publikimit një dimension të veçantë historik dhe kulturor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një vepër me rëndësi të veçantë shkencore dhe kulturore i është shtuar sot leksikografisë shqiptare dhe asaj rumune me botimin e Fjalorit akademik rumanisht–shqip, rezultat i mbi tridhjetë viteve punë kërkimore të studiuesve të njohur Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu, botim i Shtëpisë Botuese Asdreni të Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR).Fjalori, me rreth 1800 faqe, përfshin më shumë se 50 mijë fjalë tituj dhe mbi 100 mijë shprehje, idioma dhe njësi frazeologjike, duke ofruar një mbulim të gjerë të leksikut bashkëkohor dhe historik të të dy gjuhëve. Në të janë integruar gjithashtu referenca kulturore e historike, që e bëjnë këtë botim instrument të domosdoshëm për studiuesit e gjuhësisë krahasimtare, për përkthyesit, studentët dhe lexuesit e interesuar.Publikimi i këtij fjalori vjen si plotësim natyror i Fjalorit Akademik shqip–rumanisht, botuar në vitin 2003 dhe ribotuar në vitin 2022, duke krijuar një panoramë të plotë dypalëshe të marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune. Dy veprat së bashku vendosin një standard të ri akademik në studimet ndërgjuhësore midis dy vendeve.Botimi është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Rumanisë, përmes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërmjet Etnive, në kuadër të programeve për mbështetjen e organizatave të pakicave kombëtare.Dalja e fjalorit nga shtypi përkon me vigjiljen e dy datave simbolike: 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit të Shqipërisë, dhe 1 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rumanisë, duke i shtuar publikimit një dimension të veçantë historik dhe kulturor.

  • Ish-kryeministri i Rumanisë reagon për Nanon: Luajti rol kyç në transformimin e Shqipërisë

    Ish-kryeministri i Rumanisë reagon për Nanon: Luajti rol kyç në transformimin e Shqipërisë

    Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
    Nastase njihet si një nga homologët e Nanos që ka pasur një raport shumë të ngushtë me të.
    “Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
    Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. I shpreh ngushëllimet dhe dhembshurinë time të sinqertë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente pikëllimi. U prehtë në paqe!”, shkruan në rrjetet sociale, Nastase.

  • Kombëtarja e Amputuarve debuton në Nations League, zhvillon ndeshjen e parë ndaj Rumanisë

    Kombëtarja e Amputuarve debuton në Nations League, zhvillon ndeshjen e parë ndaj Rumanisë

    31 Tetor 2025

    18:32

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve debutoi sot në Nations League Amputee, në Ligën D, duke zhvilluar ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja përfundoi me fitoren e Rumanisë 7-0.
    Shqipëria është pjesë e një grupi së bashku me Rumaninë, Skocinë dhe Kosovën. Ky kompeticion shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e ekipit dhe në promovimin e sportit të amputuarve në vend.
    Kuqezinjtë do të luajnë nesër ndeshjen e dytë ndaj Skocisë, në orën 15:00, ndërsa takimi i fundit i fazës së grupeve, Shqipëri – Kosovë, është planifikuar të zhvillohet të dielën, në orën 13:00.

  • Dyfishohen trupat e NATO-s, çfarë po ndodh tek baza ajrore në Rumani

    Dyfishohen trupat e NATO-s, çfarë po ndodh tek baza ajrore në Rumani

    Ish-komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, Philip Breedlove, ka theksuar se çdo mision i ardhshëm paqeruajtës në Ukrainë do të mbështetet jo në vijën e frontit, por qindra kilometra më larg, në territorin rumun.

    Në një intervistë për “Kyiv Post”, ai nënvizoi se bazat ajrore strategjike të Rumanisë do të jenë thelbësore për stabilizimin e Ukrainës pas konfliktit, duke e quajtur bazën Mihail Kogălniceanu (MK) “Ramstein-in e Lindjes”, në analogji me bazën gjermane që prej dekadash shërben si qendër kryesore e operacioneve të NATO-s.
    “Baza MK, falë pozicionit të saj gjeostrategjik, është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo operacion në Ukrainë”, tha Breedlove.

    Fillimisht ishte parashikuar vendosja e 10,000 trupave të NATO-s në këtë bazë, por burime të tjera bëjnë me dije se edhe 10,000 efektivë shtesë mund të stacionohen përkohësisht.

    Ky kontingjent i përforcuar do të shërbente në rast se Rusia nuk respekton një marrëveshje të mundshme paqeje ose nëse ndonjë shtet i NATO-s do të përballej me një kërcënim të drejtpërdrejtë.

    Përveç trupave, baza do të menaxhojë logjistikën e furnizimeve ushtarake perëndimore për Ukrainën – raketa, municione dhe mjete të blinduara – që do të kalojnë kufirin vetëm kur rrugët e transportit të jenë të sigurta.

    Mihail Kogălniceanu është një ndër projektet më të mëdha të modernizimit ushtarak të Rumanisë, me kosto rreth 2.7 miliardë dollarë.

    Bukureshti kërkon gjithashtu 432 milionë dollarë fonde nga BE për ta mbështetur këtë zgjerim. Sipas planit, deri në vitin 2040 baza pritet të tejkalojë Ramstein-in dhe të bëhet më e madhja në Evropë, duke e vendosur Rumaninë në qendër të mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe të mbështetjes për Ukrainën.

    Kryeministri Ilie Bolojan ka deklaruar se, edhe pse Rumania nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, ajo është e gatshme të vërë në dispozicion infrastrukturën e saj ushtarake për aleatët.
    Në lidhje me rrezikun e përshkallëzimit me Rusinë, Breedlove theksoi:

    “Është Putini ai që po e përshkallëzon konfliktin. Ai kërkon të na frikësojë përmes këtij mekanizmi të njohur si ‘kontroll refleksiv’. Nuk duhet të kufizohemi nga frika e përshkallëzimit, sepse është e qartë se Rusia po e rrit intensitetin. Ne duhet të marrim vendimet që shërbejnë për paqen”.

    Sipas tij, suksesi i një misioni paqeruajtës në Ukrainë do të varet ndjeshëm nga Rumania – jo vetëm për shkak të logjistikës, por edhe si një faktor besimi dhe kohezioni brenda vetë NATO-s.

  • VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

    VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

    Federata Rumune e Futbollit është bërë qesharake pasi një video po bën xhiron e medieve sociale. Në të shihen zyrtarët që trukojnë shortin e Kupës së Rumanisë.
    Në vend të një përzierjeje të vërtetë, njëra nga goglat u mbajt me dorë e fiksuar nga njëri prej përfaqësueseve zyrtarë të shortit që e mbajti me lëvizje të kontrolluara deri sa më në fund e ngriti sipër për të zbuluar çiftin e përballjes që ishte Farul Constanţa – Corvinul.
    Ky detaj ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë tifozë janë të bindur se shorti është manipuluar në favor të interesave të caktuara nga drejtues të federatës.
    Ja se si reaguan tifozët: “Kjo është si manovrat e fëmijës tim 4-vjeçar që përpiqet të bëjë magji.”
    “As nuk po përpiqet të jetë delikat.”
    “Unë si fëmijë mashtroja në lojërat e tavolinës. O Zot! I paturpshëm!”

    Drawing Copa Romania 😅pic.twitter.com/5ED09YsI9C
    — FaktaBola (@FaktaSepakbola) August 21, 2025

  • Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu një nga figurat kontroverse të periudhës postkomuniste

    Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu një nga figurat kontroverse të periudhës postkomuniste

    Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim – por edhe më kontroverse – të tranzicionit postkomunist rumun, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, në një spital të Bukureshtit, ku ishte shtruar që nga 9 qershori për shkak të një forme agresive të kancerit në mushkëri.
    Në një deklaratë zyrtare, Qeveria e Rumanisë e konfirmoi vdekjen e Iliescut me “keqardhje të thellë” dhe shpalli 7 gushtin ditë zie kombëtare, ndërsa ceremonitë shtetërore të varrimit pritet të njoftohen në ditët në vijim.
    Kush ishte Ion Iliescu?
    Iliescu ishte një figurë kyçe gjatë përmbysjes së regjimit komunist të Nicolae Ceaușescut në dhjetor të vitit 1989. Ishte pikërisht ai që doli në krye të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, grupit që mori kontrollin e vendit pas rrëzimit dhe ekzekutimit të çiftit Ceaușescu.
    Ai ishte presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë në Rumaninë postkomuniste, duke shërbyer nga 1990 deri në 1996, dhe më pas nga 2000 deri në 2004.
    Anëtarësimi i Rumanisë në NATO dhe BE
    Në maj të vitit 1990, ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirshëm i Rumanisë, duke shërbyer deri në vitin 1996.
    Mandati i tij, megjithatë, u njollos nga transferimi i përgjakshëm i pushtetit, ku u vranë 862 njerëz, dhe nga vendimi i tij për t’i mobilizuar minatorët grevistë për t’i shtypur me dhunë protestat kundër Qeverisë në qershor të vitit 1990, çka u konsiderua nga shumëkush si përpjekje për të qëndruar në pushtet.
    Në vitin 2018, ai u akuzua për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në ato ngjarje të dhunshme. Çështja u shty disa herë, por në vitin 2023, Gjykata e Apelit vendosi që gjyqi të vazhdojë.Në mandatin e tij të dytë, nga viti 2000 deri në vitin 2004, Iliescu luajti rol të rëndësishëm në avancimin e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Gjatë presidencës së tij, Rumania gjithashtu nënshkroi traktatin e anëtarësimit në NATO në vitin 2004, dhe vendi iu bashkua aleancës ushtarake pak para se ai të largohej nga posti.

  • Ndahet nga jeta Ion Iliescu, presidenti i parë post-komunist i Rumanisë

    Ndahet nga jeta Ion Iliescu, presidenti i parë post-komunist i Rumanisë

    Ion Iliescu

    RUMANI- Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, i cili kryesoi tranzicionin kaotik të vendit nga komunizmi në demokraci, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeç.
    Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
    “Me keqardhje të thellë qeveria njofton ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Rumanisë, z. Ion Iliescu”, thuhet në një deklaratë të qeverisë, duke shtuar se detajet e një funerali shtetëror do të ndahen së shpejti.
    Iliescu ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht i Rumanisë dhe shërbeu dy herë, nga viti 1986-1996 dhe nga viti 2000-2004. Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi të gjitha shkeljet. Akuzat u ngritën në vitin 2019, por ai nuk u dënua kurrë.
    Në një rast të veçantë, ai u padit gjithashtu për rolin e tij në thirrjen e minatorëve për të shtypur protestat studentore pas zgjedhjes së tij në vitin 1990. Shtypja e përgjakshme, e cila u bë e njohur si Mineriada, shkaktoi dënim të gjerë ndërkombëtar.
    Përpara shtrimit të tij të fundit në spital, Iliescu kishte bërë kontrolle të rregullta mjekësore në Spitalin Elias në Bukuresht. Në vitin 2019, ai iu nënshtrua një operacioni për derdhje perikardiale – një gjendje që prek zemrën.
    I lindur më 3 mars 1930, në qytetin jugor të Oltenitës, Iliescu ishte tërhequr kryesisht nga jeta publike vitet e fundit, megjithëse herë pas here ndante mesazhe të shkruara në blogun e tij personal.
    Në postimin e tij të fundit, më 19 maj, ai uroi kryetarin liberal dhe pro-BE të Bukureshtit, Nicusor Dan, për zgjedhjen si president./ZËRI

  • Ish-presidenti i parë postkomunist shuhet në moshën 95 vjeç

    Ish-presidenti i parë postkomunist shuhet në moshën 95 vjeç

    Bota E Martë, 5 Gusht 2025 20:41
    Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeç. Ai kryesoi tranzicionin kaotik të vendit nga komunizmi në demokraci. Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
    Iliescu ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht i Rumanisë dhe shërbeu dy herë, nga viti 1986-1996 dhe nga viti 2000-2004. Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi të gjitha shkeljet.

    Akuzat u ngritën në vitin 2019, por ai nuk u dënua kurrë. Në një rast të veçantë, ai u padit gjithashtu për rolin e tij në thirrjen e minatorëve për të shtypur protestat studentore pas zgjedhjes së tij në vitin 1990. Shtypja e përgjakshme, e cila u bë e njohur si Mineriada, shkaktoi dënim të gjerë ndërkombëtar.

    Përpara shtrimit të tij të fundit në spital, Iliescu kishte bërë kontrolle të rregullta mjekësore në Spitalin Elias në Bukuresht. Në vitin 2019, ai iu nënshtrua një operacioni për derdhje perikardiale një gjendje që prek zemrën. I lindur më 3 mars 1930, në qytetin jugor të Oltenitës, Iliescu ishte tërhequr kryesisht nga jeta publike vitet e fundit, megjithëse herë pas here ndante mesazhe të shkruara në blogun e tij personal. Në postimin e tij të fundit, më 19 maj, ai uroi kryetarin liberal dhe pro-BE të Bukureshtit, Nicusor Dan, për zgjedhjen si president.

  • Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

    Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

    Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në Bukuresht më 5 gusht, në moshën 95-vjeçare.

    Ish-presidenti ishte shtruar në spital që nga 9 qershori, dhe mjekët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri.
    Në një komunikatë zyrtare, Qeveria njoftoi me “keqardhje të thellë” vdekjen e Iliescut dhe u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
    I dashur nga disa dhe i refuzuar nga të tjerë, Iliescu ishte një nga politikanët më kontrovers në periudhën demokratike që pasoi përmbysjen e diktatorit të kamotshëm, Nicolae Ceaușescu, në dhjetor të vitit 1989.
    Iliescu kishte qenë ministër në qeveri para se të anashkalohej nga Ceaușescu në fillim të viteve ‘70. Në dhjetor të vitit 1989, ai u paraqit si kundërshtar i regjimit të Ceaușescut dhe doli në krye të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, një grup që mori kontrollin e vendit pasi Ceaușescu dhe bashkëshortja e tij u rrëzuan dhe u ekzekutuan.
    Anëtarësimi i Rumanisë në NATO dhe BE
    Në maj të vitit 1990, ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirshëm i Rumanisë, duke shërbyer deri në vitin 1996.
    Mandati i tij, megjithatë, u njollos nga transferimi i përgjakshëm i pushtetit, ku u vranë 862 njerëz, dhe nga vendimi i tij për t’i mobilizuar minatorët grevistë për t’i shtypur me dhunë protestat kundër Qeverisë në qershor të vitit 1990, çka u konsiderua nga shumëkush si përpjekje për të qëndruar në pushtet.
    Në vitin 2018, ai u akuzua për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në ato ngjarje të dhunshme. Çështja u shty disa herë, por në vitin 2023, Gjykata e Apelit vendosi që gjyqi të vazhdojë.
    Në mandatin e tij të dytë, nga viti 2000 deri në vitin 2004, Iliescu luajti rol të rëndësishëm në avancimin e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Gjatë presidencës së tij, Rumania gjithashtu nënshkroi traktatin e anëtarësimit në NATO në vitin 2004, dhe vendi iu bashkua aleancës ushtarake pak para se ai të largohej nga posti.
    Në njoftimin për vdekjen e Iliescut, Qeveria bëri të ditur se hollësitë për varrimin shtetëror të ish-presidentit do të bëhen publike në ditët në vijim.
    Data 7 gusht është shpallur ditë zie kombëtare në Rumani./REL

    Top Channel