Tag: rumania

  • Takim me homologen rumune/ Spiropali: Rumania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

    Takim me homologen rumune/ Spiropali: Rumania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me homologen e saj ukrainase, Oana Toiu. Sipas postimit të Spiropalit, në fokus të bisedimeve ishte ritmi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt integrimit në BE, si dhe mbështetja politike që Rumania po i ofron vendit.
    “Përgjatë Ministerialit të OSBE në Vjenë, u takuam me miken dhe ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu, për ritmin e përshpejtuar të Shqipërisë drejt BE, mbështetjen politike dhe teknike të Rumanisë, planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, ku spikat Korridori VIII, si arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

  • Spiropali takim me homologen rumune: Rumania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

    Spiropali takim me homologen rumune: Rumania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me homologen e saj ukrainase, Oana Toiu. Sipas postimit të Spiropalit, në fokus të bisedimeve ishte ritmi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt integrimit në BE, si dhe mbështetja politike që Rumania po i ofron vendit.
    “Përgjatë Ministerialit të OSBE në Vjenë, u takuam me miken dhe ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu, për ritmin e përshpejtuar të Shqipërisë drejt BE, mbështetjen politike dhe teknike të Rumanisë, planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, ku spikat Korridori VIII, si arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

  • Gënjeu në CV-në e tij, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

    Gënjeu në CV-në e tij, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

    Ionuț Moșteanu

    RUMANI- Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Ionuț Moșteanu, dha dorëheqjen të premten për shkak të pretendimeve të rreme në CV-në e tij, duke shënuar herën e dytë në javët e fundit që një vend i NATO-s i afërt me Rusinë është detyruar të ndryshojë udhëheqjen e tij të mbrojtjes, raporton Politico.
    “Rumania dhe Evropa janë nën sulm nga Rusia. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra shumë vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që tani po e udhëheqin vendin nga misioni i tyre i vështirë”, tha ai.
    Sipas mediave lokale, Moșteanu shkroi në CV-në e tij zyrtare se ishte diplomuar në Universitetin Athenaeum në Bukuresht, edhe pse nuk e kishte ndjekur kurrë këtë shkollë. Ai gjithashtu shtoi në CV-në e tij Fakultetin e Automatizimit në Universitetin Politeknik të Bukureshtit, pavarësisht se e kishte braktisur studimet.
    Dorëheqja e Moșteanu-t vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës vjen pas shkarkimit të Dovilë Šakalienës nga posti i ministrit të mbrojtjes të Lituanisë për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me buxhetin e mbrojtjes të vendit baltik – dhe ndërsa Evropa po shqyrton se si t’i përgjigjet sulmeve hibride ruse në intensifikim.
    Ministri i Ekonomisë i Rumanisë, Radu Miruță, pritet të marrë përsipër portofolin e mbrojtjes në mënyrë të përkohshme, tha qeveria .
    Largimi i Moșteanut vjen në një kohë kur Rumania përballet me ndërhyrje të rregullta me dronë rusë. Bukureshti është gjithashtu 48 orë larg afatit të fundit për vendet e BE-së për të paraqitur një plan në Komisionin Evropian se si do t’i shpenzojnë paratë nga programi SAFE i BE-së për kredi në këmbim të armëve.
    Rumania pritet të jetë përfituesja e dytë më e madhe e skemës, duke marrë një shumë parash prej 16.6 miliardë eurosh./ZËRI

  • Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

    Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se do të blejë sisteme franceze të mbrojtjes ajrore, Mistral, në vlerë prej mbi 626 milionë eurosh, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
    Ministria tha se e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë franceze të Mbrojtjes të martën për blerjen e 231 sistemeve të mbrojtjes ajrore Minstral (MANPADS) – që prodhohen nga kompania e raketave MBDA – dhe 934 raketa. Në marrëveshje përfshihen edhe trajnimet, simulatorët dhe logjistika.
    Në njoftimin e lëshuar nuk u specifikua se kur këto pajisje do të dërgohen në Rumani. Ligjvënësit rumunë fillimisht kishin miratuar planin për blerjen e këtyre armëve më 2022.

    Rumania, shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor me Ukrainën të gjatë prej 650 kilometrash. Ky shtet është përballur me shkelje të hapësirës ajrore dhe copëza të dronëve kanë rënë vazhdimisht që kur Rusia nisi sulmet ndaj porteve të Kievit përgjatë lumit Danub.
    Mbrojtja ajrore rumune aktualisht përfshin avionë luftarakë F-16, sisteme Patriot, lëshues raketash HIMARS të prodhuara nga Lockheed Martin, raketa me rreze të shkurtër veprimi Chiron të Koresë së Jugut, dhe armë kundër avionëve Gepard, të prodhimit gjerman.
    Vendi po ashtu synon që të bashkëpunojë me Ukrainën për ndërtimin e dronëve nën një mekanizëm të ri të BE-së për financimin e mbrojtjes.
    Rumania po ashtu është në fazën finale të dislokimit të sistemeve kundër dronëve, Merops, që janë furnizuar nga Shtetet e Bashkuara.

  • Raketa hipersonike, kruz, balistike/ Sulm në Ukrainë, Polonia e Rumania nisin bombardues

    Raketa hipersonike, kruz, balistike/ Sulm në Ukrainë, Polonia e Rumania nisin bombardues

    Në njërin prej sulmeve më të egra e më masive të kohëve të fundit ndaj Ukrainës, Rusia ka lëshuar drejt vendit fqinj me dhjetëra raketa hipersonike, kruz dhe balistike – të lëshuara nga avionë bombardues, nga toka e nga anije.

    Goditja e forcave të Moskës shënjestroi rajone të ndodhura pranë kufirit me Poloninë, cka e vuri në alarm Varshavën.
    Gjatë natës, Forcat e saj ajrore kryen operacione parandaluese brenda hapësirës ajrore të vendit, e kjo për shkak të sulmit të Federatës Ruse ndaj objektivave të vendosura në territorin ukrainas”, sipas Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Polake.
    “U aktivizuan avionë bombardues, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar arritën gatishmërinë maksimale”, thuhet në një postim të saj në rrjetet sociale. Polonia ka mbyllur përkohësisht aeroportet e saj në Rzeszóë dhe Lublin, në juglindje të vendit. Suipas autoriteteve vendase, ky hap u ndërmor për shkak të nevojës për të siguruar lirinë operacionale të aviacionit ushtarak, në mbrojtje të kufijve të vendit.
    Sulmi i forcave ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv, në veri të Ukrainës, la 32 të plagosur, përfshirë dy fëmijë. Sipas ministrisë së brendshme ukrainase, u lëshuan dronë të shumtë, duke shkaktuar zjarre në zona të ndryshme të qytetit. Pas Polonisë, edhe Rumania ngriti avionët luftarakë mes njoftimeve se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea.
    Sinjali i dronit u zhduk nga radari para se të rishfaqej herë pas here për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati, thuhet në njoftim. Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën. Ajoa ngriti dy avionë Eurofighter – pjesë e misioneve gjermane të kontrollit ajror në Rumani – dhe më pas dy avionë luftarakë rumunë F-16, si dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore Tulcea dhe Galati që të kërkonin strehim.

    Top Channel

  • Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave

    Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave

    Autoritetet rumune kanë vendosur të mbyllin shkollat në kryeqytetin rumun, në jug dhe juglindje të vendit nesër, të mërkurën për shkak të reshjeve shumë të dendura që priten nga sonte.

    “Priten reshje prej 80-100 litra për metër katror, ​​dhe në zona të izoluara sasia e ujit mund të arrijë në 120-140 l/m²”, tha sot Ministria e Mjedisit, duke rekomanduar që qytetarët të shmangin udhëtimet gjatë gjithë periudhës së alarmit.
    Kryetarët e disa komuniteteve me lartësi të ulët kanë filluar përgatitjen e thasëve me rërë për të parandaluar përmbytjet.
    “Prioriteti ynë është t’i sigurojmë banorët, t’u themi atyre se nuk janë në rrezik, të sigurohemi që Bukureshti të mos ngecë dhe se nuk ka nxitim për të marrë fëmijët nga shkolla dhe për t’i sjellë në shtëpi”, u tha gazetarëve këtë pasdite kryebashkiakut të përkohshëm Stelian Bujduveanu.
    Rumania është goditur nga përmbytjet këtë verë, të cilat kanë vrarë tre persona në verilindje të vendit.
    Presidenti Nikos Dan tha në atë kohë se këto “ngjarje dramatike” tregojnë rëndësinë e “investimeve të qëndrueshme në parandalimin dhe mbrojtjen nga rreziqet klimatike”.
    Sipas ekspertëve, reshjet kanë tendencë të bëhen më intensive për shkak të ngrohjes globale. Javën e kaluar, katër persona vdiqën në Bullgarinë fqinje pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën bregdetin e Detit të Zi.

    Top Channel

  • Ish-komandanti i NATO, Breedlove: Kjo bazë ajrore në Ballkan do të jetë pikë kyçe për të ardhmen e Ukrainës

    Ish-komandanti i NATO, Breedlove: Kjo bazë ajrore në Ballkan do të jetë pikë kyçe për të ardhmen e Ukrainës

    Ish-komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali në pension i Forcave Ajrore Amerikane, Philip Breedlove, thotë se logjistika e çdo misioni të ardhshëm paqeruajtës në Ukrainë nuk qëndron në vijën e frontit, por qindra kilometra larg, në Rumani. 
    Në një intervistë me gazetën Kyiv Post, Breedlove tha se bazat ajrore strategjike të Rumanisë do të ishin absolutisht thelbësore për çdo forcë të madhe ndërkombëtare që synon stabilizimin e Ukrainës pas konfliktit. 
    Breedlove, së fundmi shkroi një artikull me titull “Rumania mban çelësin e operacioneve të paqes në Ukrainë”, dhe argumenti i tij qendror është baza ajrore Mihail Kogălniceanu në Rumani. 
    Breedlove e quan bazën ajrore “Ramstein i Lindjes”, një aludim për bazën masive ajrore amerikane në Gjermani që ka qenë prej kohësh qendra e operacioneve luftarake të NATO-s. 
    “Baza MK, vetëm për shkak të vendndodhjes së saj, është jashtëzakonisht e rëndësishme për gjithçka që bëjmë në atë pjesë të botës dhe është e pozicionuar në mënyrë unike për të qenë e rëndësishme për çdo operacion në Ukrainë”, tha Breedlove. 
    Komentet e tij vijnë ndërsa vazhdojnë bisedimet midis vendeve perëndimore rreth formimit të një force shumëkombëshe për të ndihmuar në rindërtimin e ushtrisë së Ukrainës dhe për të siguruar logjistikë pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Por, qeveria rumune ka përjashtuar dërgimin e trupave të veta në Ukrainë, gjë që Breedlove thotë se është për shkak të pikëpamjeve të thella gjeopolitike. 
    “Rumania, ashtu si Polonia dhe vende të tjera, është aq e shqetësuar për një pushtim rus saqë po ngadalëson dërgimin e forcave jashtë vendit të saj sepse ka frikë se do t’u duhet ta mbrojnë vendin e tyre”, shpjegoi Breedlove, duke shtuar se niveli i pjesëmarrjes së këtyre vendeve lindore do të varet nga niveli i mbështetjes nga pjesa tjetër e aleancës së NATO-s. 
    “Putini po e përshkallëzon këtë konflikt. Ai do që ne të kemi frikë nga përshkallëzimi. Ky quhet kontroll refleksiv. Nuk mendoj se duhet t’i kufizojmë veprimet tona bazuar në përshkallëzim, sepse Putini po e përshkallëzon. Në fund të fundit, ne duhet të ndërmarrim veprime që besojmë se janë të rëndësishme për paqen”, shton Breedlove. 
    Që misioni paqeruajtës në Ukrainë të ketë sukses, sipas Breedlove ai duhet të mbështetet shumë te Rumania, e cila është njëkohësisht e kujdesshme në lidhje me pjesëmarrjen ushtarake. 
    Rëndësia strategjike e infrastrukturës së Rumanisë, pra, nuk është vetëm logjistike, por edhe një masë e besimit dhe angazhimit brenda vetë aleancës së NATO-s. 

  • Rumania konfirmon ndërhyrjen e dronit rus në hapësirën e saj ajrore, thërret ambasadorin e Moskës për shpjegime

    Rumania konfirmon ndërhyrjen e dronit rus në hapësirën e saj ajrore, thërret ambasadorin e Moskës për shpjegime

    Rumania ka thirrur ambasadorin rus në Bukuresht, duke e akuzuar Moskën për “shkelje të papranueshme dhe të papërgjegjshme” të hapësirës së saj ajrore, pasi një dron rus u zbulua në hapësirën e saj ajrore.
    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, dy avionë luftarakë F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar një sulm ajror rus mbi infrastrukturën ukrainase në lumin Danub dhe arritën të identifikojnë dronin rreth 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche, përpara se ai të zhdukej nga radari.Lexo edhe :Related Posts
    Autoritetet rumune theksuan se droni nuk ka fluturuar mbi zona të banuara dhe nuk ka përbërë rrezik të menjëhershëm për civilët.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se incidenti nuk mund të ketë qenë një gabim, duke e quajtur atë “një zgjerim të qartë të luftës nga Rusia”.
    Nga ana e saj, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cilësoi rastin si “një tjetër shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti anëtar të BE-së”.
    Disa ditë më parë, dronët rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë./vizionplus.tv

  • Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi, kontrabanda vinte nga Rumania e Bullgaria

    Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi, kontrabanda vinte nga Rumania e Bullgaria

    Një rrjet i sofistikuar kontrabande karburanti është zbuluar dhe shkatërruar nga autoritetet greke, pas një operacioni të gjerë policor që çoi në arrestimin e 22 personave.

    Sipas informacioneve zyrtare, grupi kriminal importonte karburant të falsifikuar nga Rumania e Bullgaria dhe e shpërndante atë nëpër pika karburanti të kontrolluara prej tyre në Greqi.

     

    Policia greke zbuloi një zonë magazinimi në Sindos, ku bëhej transferimi dhe manipulimi i karburantit.

     

    Dyshohet se rrjeti përdorte tretës kimikë, të sjellë kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria, për të përzier karburantin, i cili më pas shitej në treg si produkt i rregullt.

     

    Gjithashtu, hetimet zbuluan manipulime të sofistikuara në disa pompa karburanti, ku përmes softuerëve të modifikuar, sasia reale e karburantit që hidhej në automjete ishte më e vogël nga ajo që shënohej në pompat e furnizimit. Kjo skemë mashtruese u përdor për të fituar në mënyrë të paligjshme nga klientët e painformuar.

     

    Nga 22 arrestimet e kryera:

     

    13 janë në rajonin e Atikës (Athinë),

     

    3 në Selanik,

     

    2 në Trikala,

     

    2 në Igumenicë,

     

    1 në Volos,

     

    1 në Spartë.

     

    Gjatë operacionit, policia konfiskoi qindra mijëra euro cash, të dyshuara si fitime të përfituara nga aktivitetet kriminale.

     

    Të arrestuarit pritet të përballen me akuza për:

     

    Kontrabandë karburanti,

     

    Evazion fiskal,

     

    Mashtrim konsumatorësh,

     

    Manipulim të sistemeve të matjes në pompat e karburantit.

     

    Hetimet janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po përpiqen të identifikojnë të gjithë rrjetin dhe rrugët e shpërndarjes së karburantit ‘mashtrues’ në territorin grek.