Tag: rubio

  • Rubio paralajmëron Izraelin: Lëvizjet e tyre për aneksimin e Bregut Perëndimor e rrezikojnë marrëveshjen për Gazën

    Rubio paralajmëron Izraelin: Lëvizjet e tyre për aneksimin e Bregut Perëndimor e rrezikojnë marrëveshjen për Gazën

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës.

    Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës.
    “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani”, tha Rubio në lidhje me aneksimin, teksa u nis të mërkurën për një vizitë në Izrael.
    Lëvizjet për aneksim “janë kërcënuese për marrëveshjen e paqes”, u tha ai gazetarëve.
    “Ata janë demokraci, ata do të votojnë dhe njerëzit do të marrin qëndrime. Por, në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive”, tha Rubio.
    I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj: “Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar”.
    Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm të përgjithshëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes.
    “Çdo ditë do të ketë kërcënime ndaj saj, por, në fakt, mendoj se jemi para afatit sa i përket zbatimit të marrëveshjes, dhe fakti që e kaluam këtë fundjavë është një shenjë e mirë”, tha Rubio.
    Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi kryesor ushtarak dhe diplomatik i Izraelit, dhe Rubio deri së fundmi ishte përmbajtur nga kritikat ndaj përpjekjeve për aneksim të mbështetura nga aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
    Por, disa shtete arabe dhe islame, të cilat Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i angazhojnë për të ofruar trupa dhe fonde për një forcë stabilizimi në Gazë, kanë paralajmëruar se aneksimi i Bregut Perëndimor, i cili drejtohet nga Autoriteti Palestinez, është vijë e kuqe.
    Bregu Perëndimor është ndër tokat që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe ku palestinezët, me mbështetje ndërkombëtare, kërkojnë ta krijojnë shtetin e vet.
    Rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë mes 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi në një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve.
    Izraeli nuk pranon të heqë dorë nga kontrolli mbi Bregun Perëndimor.
    Shumica e bashkësisë ndërkombëtare i vlerëson vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.
    Izraeli e kundërshton këtë, duke cituar lidhjet historike dhe biblike me këtë tokë dhe duke thënë se vendbanimet ofrojnë thellësi strategjike dhe siguri./rel

    Top Channel

  • Rubio: Lëvizjet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor e rrezikojnë marrëveshjen për Gazën

    Rubio: Lëvizjet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor e rrezikojnë marrëveshjen për Gazën

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës.
    Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës.
    “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani”, tha Rubio në lidhje me aneksimin, teksa u nis të mërkurën për një vizitë në Izrael.

    Lëvizjet për aneksim “janë kërcënuese për marrëveshjen e paqes”, u tha ai gazetarëve.
    “Ata janë demokraci, ata do të votojnë dhe njerëzit do të marrin qëndrime. Por, në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive”, tha Rubio.
    I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj: “Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar”.
    Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm të përgjithshëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes.
    “Çdo ditë do të ketë kërcënime ndaj saj, por, në fakt, mendoj se jemi para afatit sa i përket zbatimit të marrëveshjes, dhe fakti që e kaluam këtë fundjavë është një shenjë e mirë”, tha Rubio.
    Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi kryesor ushtarak dhe diplomatik i Izraelit, dhe Rubio deri së fundmi ishte përmbajtur nga kritikat ndaj përpjekjeve për aneksim të mbështetura nga aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
    Por, disa shtete arabe dhe islame, të cilat Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i angazhojnë për të ofruar trupa dhe fonde për një forcë stabilizimi në Gazë, kanë paralajmëruar se aneksimi i Bregut Perëndimor – i cili drejtohet nga Autoriteti Palestinez – është vijë e kuqe.
    Bregu Perëndimor është ndër tokat që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe ku palestinezët, me mbështetje ndërkombëtare, kërkojnë ta krijojnë shtetin e vet.
    Rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë mes 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi në një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve.
    Izraeli nuk pranon të heqë dorë nga kontrolli mbi Bregun Perëndimor.
    Shumica e bashkësisë ndërkombëtare i vlerëson vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.
    Izraeli e kundërshton këtë, duke cituar lidhjet historike dhe biblike me këtë tokë dhe duke thënë se vendbanimet ofrojnë thellësi strategjike dhe siguri.

  • Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor rrezikon marrëveshjen për Gazën

    Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor rrezikon marrëveshjen për Gazën

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës.
    Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës.
    “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani”, tha Rubio në lidhje me aneksimin, teksa u nis të mërkurën për një vizitë në Izrael.
    Lëvizjet për aneksim “janë kërcënuese për marrëveshjen e paqes”, u tha ai gazetarëve.
    “Ata janë demokraci, ata do të votojnë dhe njerëzit do të marrin qëndrime. Por, në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive”, tha Rubio.
    I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj: “Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar”.
    Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm të përgjithshëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes.
    “Çdo ditë do të ketë kërcënime ndaj saj, por, në fakt, mendoj se jemi para afatit sa i përket zbatimit të marrëveshjes, dhe fakti që e kaluam këtë fundjavë është një shenjë e mirë”, tha Rubio.

  • “Jo aneksimit të bregut perëndimor”, SHBA: Mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes për Gazën

    “Jo aneksimit të bregut perëndimor”, SHBA: Mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes për Gazën

    Ndërsa u nis për në Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar Tel Avivin duke kundërshtuar aneksimin e Bregut të uzurpuar Perëndimor. Ai ka thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Gazën.
    “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani. Në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive,”
    I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj:

    “Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar.”
    Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes.
    “Çdo ditë do të ketë kërcënime ndaj saj, por, në fakt, mendoj se jemi para afatit sa i përket zbatimit të marrëveshjes, dhe fakti që e kaluam këtë fundjavë është një shenjë e mirë.”Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës.
    Bregu Perëndimor është ndër tokat që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe ku palestinezët, me mbështetje ndërkombëtare, kërkojnë ta krijojnë shtetin e tyre. Rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë mes 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi në një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve.
    /vizionplus.tv

  • Izraelitët nxitojnë për ta bërë tokë të tyre Bregun Perëndimor/ Rubio: Aneksimi kërcënon marrëveshjen e Gazës!

    Izraelitët nxitojnë për ta bërë tokë të tyre Bregun Perëndimor/ Rubio: Aneksimi kërcënon marrëveshjen e Gazës!

    Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio paralajmëroi Izraelin të mërkurën kundër aneksimit të Bregut Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga parlamenti dhe dhuna e kolonëve kërcënojnë një marrëveshje për Gazën.

    Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për të çuar përpara dy projektligje mbi aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, vetëm një javë pasi Presidenti Donald Trump miratoi një marrëveshje që synonte t’i jepte fund një ofensive dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës, e cila ishte hakmarrje për një sulm të Hamasit .

    “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që ne mund ta mbështesim tani”, tha Rubio për aneksimin ndërsa hipi në aeroplanin e tij për një vizitë në Izrael. Lëvizjet e aneksimit janë “kërcënuese për marrëveshjen e paqes”, u tha ai gazetarëve.

    Rubio shtoi: ‘Ata janë demokraci, do të kenë votat e tyre dhe njerëzit do të marrin këto qëndrime. Por në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive’.

    I pyetur në lidhje me dhunën në rritje nga kolonët ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio shprehu shqetësimin ‘për çdo gjë që kërcënon të destabilizojë atë mbi të cilën kemi punuar’.

    Por Rubio – vizitori i fundit i lartë amerikan në Izrael pas zëvendëspresidentit JD Vance – shprehu optimizëm në përgjithësi për ruajtjen e marrëveshjes së Trump për Gazën.

    ‘Çdo ditë do të ketë kërcënime, por në fakt mendoj se jemi përpara afatit për sa i përket bashkimit të tyre, dhe fakti që ia dolëm mbanë këtë fundjavë është një shenjë e mirë’, theksoi ai.

    SHBA-ja është mbështetësja kryesore ushtarake dhe diplomatike e Izraelit dhe Rubio deri vonë ishte shmangur nga kritikimi i lëvizjeve të aneksimit të mbështetura nga aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

    Por një numër shtetesh arabe dhe islamike, të cilat SHBA-të po i joshin për të siguruar trupa dhe para për një forcë stabilizimi në Gaza, kanë paralajmëruar se aneksimi i Bregut Perëndimor, i udhëhequr nga rivalët e moderuar të Hamasit në Autoritetin Palestinez, ishte një vijë e kuqe.

    Ndërtimi i vendbanimeve është zgjeruar me shpejtësi në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga viti 2022, kur qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, erdhi në pushtet. Është qeveria më e krahut të djathtë në historinë e Izraelit, me disa ligjvënës ultranacionalistë.

    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) , vendi më i shquar arab që vendosi lidhje me Izraelin sipas marrëveshjeve të Abrahamit të ndërmjetësuara nga presidenti amerikan Donald Trump në mandatin e tij të parë në detyrë, muajin e kaluar paralajmëroi se aneksimi në Bregun Perëndimor ishte një vijë e kuqe për shtetin e Gjirit.

    Zyrtari i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anëar Gargash, një këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, i tha Samitit të Gjirit Reuters NEXT në Abu Dhabi të mërkurën se ai besonte se shteti i Gjirit kishte shmangur aneksimin.

    Këshilltari i sigurisë kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Tahnoon bin Zayed Al Nahyan , diskutoi të mërkurën zhvillimet në lidhje me armëpushimin në Gaza dhe përpjekjet për ta konsoliduar atë me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump , Jared Kushner, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve WAM.

    Takimi në vendin e Gjirit erdhi pas një vizite të Witkoff dhe Kushner në Izrael.

    Cilat ishin projektligjet për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar të votuara nga ligjvënësit izraelitë?

    Reuters ka disa detaje të mëtejshme mbi projektligjet e votuara dje nga ligjvënësit izraelitë të përmendura në postimin e mëparshëm:

    Një projektligj që zbaton ligjin izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, një veprim i barabartë me aneksimin e tokës që palestinezët duan për një shtet, fitoi miratimin paraprak nga parlamenti i Izraelit të mërkurën.

    Rreth 700,000 kolonë izraelitë jetojnë në vendbanime në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Kombet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare i konsiderojnë vendbanimet të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

    Megjithatë, qeveria e Izraelit citon lidhje biblike dhe historike me Bregun Perëndimor, territor që e konsideron të diskutueshëm, dhe kundërshton krijimin e një shteti palestinez. Vendbanimet janë një çështje shpërthyese që për dekada është parë si një pengesë e madhe për paqen në Lindjen e Mesme .

    Votimi ishte i pari nga katër të nevojshëm për të miratuar ligjin dhe përkoi me vizitën e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Izrael, një muaj pasi Presidenti Donald Trump tha se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor.

    Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk e mbështeti legjislacionin, i cili u propozua nga ligjvënës jashtë koalicionit të tij qeverisës dhe u miratua me 25 vota pro dhe 24 kundër nga 120 ligjvënës.

    Një projektligj i dytë nga një parti opozitare që propozonte aneksimin e vendbanimit Maale Adumim pranë Jerusalemit u miratua me 31 vota pro dhe 9 kundër.

    Qeveria e Netanyahut kishte menduar për aneksimin si përgjigje ndaj njohjes së shtetit palestinez nga një sërë aleatësh perëndimorë në shtator, por duket se e hoqi dorë nga ky veprim pasi Trump kundërshtoi./ The Guardian.

  • Kremlini: S’ka datë për takimin Putin-Trump, asgjë nuk është finalizuar

    Kremlini: S’ka datë për takimin Putin-Trump, asgjë nuk është finalizuar

    Kremlini thotë se ka paqartësi lidhur me takimin e mundshëm, Trump-Putin në Budapest dhe se asnjë datë nuk është përmendur deri më tani. Reagimi erdhi pasi CNN raportoi për pezullim të takimit përgatitor mes sekretarit të shtetit Rubio dhe ministrit të jashtëm Lavrov këtë javë.
    Duke komentuar mundësinë që bisedimet putin Trump të shtyhen, zëdhënësi Dmitri Peskov u shpreh: “Ne nuk mund të shtyjmë diçka që nuk është finalizuar ende. As presidenti Trump dhe as putin nuk kanë dhënë data të sakta. Nevojiten përgatitje shumë serioze”.
    Ai shtoi se për momentin Moska nuk ka dijeni se kur mund të takohen 2 presidentët. Ndërkohë ministri i Jashtëm Lavrov ofroi më shumë detaje sa I përket telefonatës që kishte zhvilluar një ditë më parë me sekretarin e shtetit Marko Rubio. Ai tha se armëpushimi në Ukrainë nuk do te zgjidhte shkaqet e konfliktit.
    “Unë dhe Rubio diskutuam se si paraqitet situata aktualisht dhe si mund të përgatisim një variant të një takimi tjetër, i propozuar të mbahet në Budapest nga presidenti Trump. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme nuk është as vendi dhe as koha. Ajo që ka më shumë rëndësi është se si do të ecim konkretisht përpara me detyrat që janë rënë dakord në parim në Alaskë. Ramë dakord të vazhdojmë këto kontakte telefonike për të kuptuar më mirë ku ndodhemi dhe si të lëvizim në drejtimin e duhur. U habita kur lexova sot në CNN se takimi Putin-Trump mund të shtyhet, meqë – sipas tyre– pas telefonatës sime të djeshme me Marco Rubio, ‘zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se qëndrimi i Rusisë nuk ka ndryshuar së fundmi dhe është ende në përputhje me kërkesat e saj maksimaliste fillestare’. Paanësia e shumicës së mediave perëndimore është famëkeqe, dhe CNN nuk bën përjashtim. Dua ta konfirmoj zyrtarisht. Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj krahasuar me konceptet e arritura gjatë bisedimeve të gjata mes Putinit dhe Trumpit në Alaskë. Këto koncepte bazohen në mirëkuptimin që u arrit atje dhe atëherë. Atë që Presidenti Trump e shprehu mjaft qartë kur tha se kemi nevojë për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, jo për një armëpushim të menjëhershëm që nuk do të çojë askund. Ne qëndrojmë plotësisht besnikë ndaj kësaj formule. Dhe e konfirmova këtë dje gjatë bisedës me Marco Rubion”, tha Lavrov.

  • Hije mbi samitin Putin–Trump| Pezullohet takimi Lavrov–Rubio: Moska kërkon shumë

    Hije mbi samitin Putin–Trump| Pezullohet takimi Lavrov–Rubio: Moska kërkon shumë

    Samiti i dytë mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin duket i pamundur të zhvillohet së shpejti, pasi takimi paraprak mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, i planifikuar për këtë javë, është pezulluar përkohësisht. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
    Sipas burimeve pranë çështjes, pas një telefonate mes dy ministrave Rubio dhe Lavrov, zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se pozicioni rus nuk ka ndryshuar nga kërkesat maksimaliste, duke e bërë të pamundur për momentin organizimin e një samiti të ri. Megjithatë, Rubio dhe Lavrov mund të zhvillojnë një tjetër bisedë këtë javë.
    Të enjten e kaluar, pas një telefonate me Putin, Trump kishte deklaruar se të dy liderët do të takoheshin brenda pak javësh në Budapest, Hungari. Ai kishte njoftuar gjithashtu se këtë javë do të mbahej një takim mes këshilltarëve të nivelit të lartë, i udhëhequr nga Rubio. Por që sipas CNN, gjithçka është pezulluar.
    Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një koment zyrtar. Zëvendës-zëdhënësja Anna Kelly tha për CNN: “Presidenti Trump ka punuar vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë dhe për të ndalur vrasjet. Ai ka angazhuar me guxim të gjitha palët dhe do të bëjë gjithçka për të arritur paqen.”
    Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Rjabkov deklaroi nga Moska se është “e parakohshme” të flitet për një afat për takimin mes ministrave Lavrov dhe Rubio, pasi kërkon “përgatitje të gjatë”.
    Ai shtoi se “nuk mund të shtyhet diçka që nuk është dakorduar ende”, duke akuzuar vendet e Bashkimit Europian dhe NATO-s për përpjekje për të penguar çdo zhvillim.
    “Nuk ka asnjë çështje që nuk i intereson, përveç se si të dëmtojnë Rusinë, të minojnë pozicionet tona dhe të na e bëjnë më të vështirë zgjidhjen e problemeve që përballemi. Ky është qëllimi i vetëm i politikës së BE-së. Janë forca më shkatërruese në skenën ndërkombëtare. Prandaj, nuk është për t’u habitur që merren me çdo lloj sabotimi. Ne jemi të përgatitur për këtë dhe dimë si ta përballojmë,” tha Rjabkov për agjencinë e lajmeve Tass, duke iu përgjigjur pyetjes mbi rrezikun e anulimit të samitit Trump–Putin.

  • Shpresat e Trump për një samit të ri me Putinin përballen me pengesa, takimi paraprak shtyhet

    Shpresat e Trump për një samit të ri me Putinin përballen me pengesa, takimi paraprak shtyhet

    Planet e presidentit amerikan Donald Trump për një samit të dytë me Presidentin rus Vladimir Putin mund të vonohen, pasi takimi paraprak mes ndihmësve të tyre të politikës së jashtme është pezulluar për momentin, sipas burimeve të CNN.

    Takimi, që do të zhvillohej këtë javë mes Sekretarit të Shtetit amerikan Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, ishte parashikuar si hap i parë drejt organizimit të samitit Trump–Putin në Budapest, por u anulua pa një arsye të qartë.
    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “pritshmëritë e ndryshme” mbi përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës mund të kenë ndikuar në vendim.
    Trump kishte njoftuar të enjten se “javën e ardhshme do të ketë një takim të këshilltarëve të nivelit të lartë”, duke theksuar angazhimin e tij për paqen. Por pezullimi i bisedimeve mes Rubio dhe Lavrov hedh hije dyshimi mbi afatet e një samiti të afërt mes dy liderëve.
    Zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha se presidenti “po punon pa u lodhur për një zgjidhje paqësore dhe diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë” dhe se “do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të arritur paqen”.
    Sipas Departamentit të Shtetit amerikan, Rubio gjatë një telefonate me Lavrovin “theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit Rusi–Ukrainë”. Nga ana tjetër, Kremlini e përshkroi bisedën si “konstruktive”, duke përmendur “hapa konkretë për zbatimin e marrëveshjeve mes Trump dhe Putin”.
    Megjithatë, burime pranë negociatave i thanë CNN-së se Moska nuk ka treguar ndryshim të dukshëm në qëndrimin e saj, çka e bën të pamundur rekomandimin e menjëhershëm për një takim të dytë presidencial.

    Top Channel

  • Rubio dhe Lavrov diskutime “kokë më kokë”, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

    Rubio dhe Lavrov diskutime “kokë më kokë”, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mund të takohet me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të enjten, më 23 tetor, sipas Reuters.

    Nga ana tjetër, ministria e Jashtme ruse thotë se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio zhvilluan një bisedë telefonike, raporton TASS.
    Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, “u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi hapat e mundshëm konkretë për të zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump”.
    Ndërkohë sipas Presidentit Donald Trump, SHBA mund ta ndalojë luftën në Ukrainë.
    “Mendoj se do t’ia dalim”, tha Donald Trump në takimin e tij në Zyrën Ovale me kryeministrin australian Anthony Albanese, duke iu përgjigjur pyetjes nëse shpreson për një fund të luftës në Ukrainë.
    “Ukraina mund të fitojë ende, por nuk mendoj se mundet”, shtoi Donald Trump.
     
    Top Channel

  • Rubio dhe Lavrov diskutime ‘kokë më kokë’, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

    Rubio dhe Lavrov diskutime ‘kokë më kokë’, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…