Tag: rubio

  • “PD dhe PS kanë marrëveshje të heshtur”, Haklaj: Berisha mbetet non grata, pavarësisht lobimeve të Chris LaCivita

    “PD dhe PS kanë marrëveshje të heshtur”, Haklaj: Berisha mbetet non grata, pavarësisht lobimeve të Chris LaCivita

    Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj tha se Chris LaCivita përfaqëson kompani lobuese, por që nuk do ketë sukses dhe as nuk e ka gjetur, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio e ka lënë të qartë dhe të firmosur se “Sali Berisha mbetet i sanksionuar për korrupsion”.
    Deklarata u bë sot në një emision televiziv ku dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit për Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës ishte i ftuar.
    “Chris LaCivita është kompani lobuese. Por Sekretari i Shtetit të SHBA, Marko Rubio (Marco Rubio), e ka lënë të qartë në raport, Sali Berisha i sanksionuar non grata për korrupsion. Është e qartë, s’ka lidhje me LaCivita. Rubio i ka hequr çdo ekuivok atij”, u shpreh Haklaj për moderatorin Arbër Hitaj.
    Kurse në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, ai shprehet se mes PS dhe PD ka një marrëveshje të heshtur për disa prej tyre, duke i shkëmbyer në lista.
    “I ke parë aleancat me listat e kandidatëve të PD-PS? E ke parë Alban Zenelin e PD në listën e PS në Kukës? Po marrëveshjen e Ramës? Po kandidati i Kavajës, kushëriri i Elvis Roshit në listën e PD-së? Kanë marrëveshje mes tyre ata”, tha ish-deputeti demokrat mes të tjerash.

  • Marco Rubio në Bruksel mes tensioneve BE-SHBA, ja çfarë do të diskutohet

    Marco Rubio në Bruksel mes tensioneve BE-SHBA, ja çfarë do të diskutohet

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio udhëton sot drejt Brukselit mes përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA-ve të, Donald Trump dhe evropianëve.

    Vizita e Rubios, e cila është planifikuar të zhvillohet nesër dhe të premten në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s , nis në ditën kur presidenti amerikan do të shpallë tarifat e reja që Uashingtoni do të vendosë edhe ndaj aleatëve të tij tradicionalë.
    Në të njëjtën kohë, Trump po shton presionin ndaj evropianëve, duke u bërë thirrje atyre të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen dhe të marrin më shumë përgjegjësi në luftën në Ukrainë, pavarësisht se ai i ka përjashtuar ata nga negociatat e drejtpërdrejta mes ukrainasve dhe amerikanëve nga njëra anë dhe rusëve dhe amerikanëve nga ana tjetër.
    Rubio do të trajtojë gjithashtu kërcënimin e përbashkët që Kina paraqet për aleancën euro-atlantike dhe rajonin Indo-Paqësor gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e vendeve aziatike, si dhe në përgatitjet për samitin e NATO-s në Hagë këtë verë.

    Top Channel

  • Rubio: Epoka e papërgjegjshmërise fiskale të USAID ka mbaruar

    Rubio: Epoka e papërgjegjshmërise fiskale të USAID ka mbaruar

    Rubio: Epoka e papërgjegjshmërise fiskale të USAID ka mbaruar

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

    “Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është thënë në komunikatë.

    Rubio njofton për anulimin e 83 për qind të programeve të USAID-it

    Mes tjerash është përmendur se Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i e kanë njoftuar Kongresin për synimin e tyre “për të nisur një riorganizim të disa funksioneve të USAID-it me Departamentin e Shtetit prej 1 korrikut, dhe për t’i pushuar funksionet ekzistuese të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës”.

    Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, ka nisur të zvogëlojë USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit.

    Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë.

    Rubio ka thënë më herët gjatë muajit që më shumë se 80 për qind e të gjitha programeve të USAID-it veçse janë pezulluar.

    USAID-i njihej si agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepronte në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë çdo vit ndihma në vlerë të miliarda dollarëve.

    USAID-i ka qenë i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

  • Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it

    Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

    “Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është thënë në komunikatë.

    Mes tjerash është përmendur se Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i e kanë njoftuar Kongresin për synimin e tyre “për të nisur një riorganizim të disa funksioneve të USAID-it me Departamentin e Shtetit prej 1 korrikut, dhe për t’i pushuar funksionet ekzistuese të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës”.

    Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, ka nisur të zvogëlojë USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit.

    Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë.

    Rubio ka thënë më herët gjatë muajit që më shumë se 80 për qind e të gjitha programeve të USAID-it veçse janë pezulluar.

    USAID-i njihej si agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepronte në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë çdo vit ndihma në vlerë të miliarda dollarëve.

    USAID-i ka qenë i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës./REL

  • USAID do riorganizohet! Rubio: Çështja shkoi në Kongres. Shpenzimet kanë qenë të mëdha, fitimet të pakta

    USAID do riorganizohet! Rubio: Çështja shkoi në Kongres. Shpenzimet kanë qenë të mëdha, fitimet të pakta

    Administrata Trump nuk tërhiqet për USAD-in, e dëshmuar qartë kjo nga deklarata e fundit e shefit të diplomacisë amerikane, Marko Rubio, i cili u shpreh se DASH-i ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e qeverisë.

    Në deklaratën e Rubios nënvizohet se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.
    “Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është pohimi i tij.
    Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, nisi menjëherë zvogëlimin e USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit. Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë. Rubio pohoi më herët gjatë muajit që më shumë se 80 për qind e të gjitha programeve të USAID-it vetëm janë pezulluar.