Tag: rubio

  • Marco Rubio planifikon vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, agjenda e sekretarit amerikan të Shtetit

    Marco Rubio planifikon vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, agjenda e sekretarit amerikan të Shtetit

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç.

    Ibrahimoviç u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
    “Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviç në llogarinë e tij në X.
    Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
    “U pajtuan se vizita e Rubios do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
    Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
    Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.
    Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.
    Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017.

    Top Channel

  • Rubio planifikon ta vizitojë Ballkanin Perëndimor

    Rubio planifikon ta vizitojë Ballkanin Perëndimor

    Marco Rubio

    SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç. Ibrahimoviç u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
    “Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviç në llogarinë e tij në X.
    Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale
    Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
    “U pajtuan se vizita e Rubios do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
    Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
    Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur. Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017./REL

  • Rubio planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor

    Rubio planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç.

    Ibrahimoviq u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

    “Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviq në llogarinë e tij në X.

    Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

    “U pajtuan se vizita [e Rubios] do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

    Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

    Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.

    Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

    Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017./REL

  • Rubio planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë vit

    Rubio planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë vit

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.Ibrahimoviq u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
    “Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviq në llogarinë e tij në X.Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
    “U pajtuan se vizita [e Rubios] do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
    Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
    Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.
    Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.
    Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017./rel

  • Marco Rubio: “Ne do të mbetemi në NATO”

    Marco Rubio: “Ne do të mbetemi në NATO”

    Ndryshe nga shqetësimet për tërheqje të mundshme të SHBA nga NATO, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u shpreh se SHBA i mbetet besnik NATO-s.
    Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të vendosura nga Uashingtoni për mallrat  dër të tjera edhe nga Evropa, të mërkurën. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel foli për një “moment të së vërtetës” që do të tregonte, nëse SHBA do të donte të ende të kishte të bënte me Evropën. Në këtë kontekst edhe ministrja e Jashtme gjermane në detyrë, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) e bëri të qartë rëndësinë e sigurisë ekonomike për aftësinë mbrojtëse. Siguria ekonomike është “pjesë e sigurisë sonë të përgjithshme”, theksoi ajo në Bruksel.

    Në muajt e fundit, Trump kishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s dhe kërkonte që partnerët e NATO-s të rrisnin buxhetet e tyre të mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së së tyre përkatëse. Deklaratat nga Uashingtoni nxitën frikën në mesin e diplomatëve të NATO-s në Bruksel se SHBA-të mund të tërhiqet të paktën pjesërisht nga NATO.
    Histeria e pajustifikuar
    Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s. Kjo nuk ka ndryshuar, tha Rubio në Bruksel para takimit dy ditor me krerët e departamenteve nga 32 vendet anëtare që filloi të enjten.
    Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë se ai mbështet NATO-n. “Ne do të mbetemi në NATO,” tha Rubio në Bruksel të enjten. Sipas Rubios, Shtetet e Bashkuara janë edhe “më aktive se kurrë” në NATO. “Histeria dhe ekzagjerimi” që keni parë në mediat ndërkombëtare dhe në disa media amerikane për këtë çështje janë të pajustifikuara. “Por ne duam që NATO të jetë më e fortë.”
    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO duhet të forcojë aftësitë e saj për t’u përgatitur për kërcënimet ekzistuese. Për këtë qëllim, ai konsideron të përshtatshme shpenzime të mbrojtjes në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Rubio pranoi se SHBA nuk e kanë arritur ende këtë objektiv.
    E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është “që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi”, “Ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më efikase. Dhe e vetmja mënyrë që NATO të jetë më e fortë dhe më efektive është që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi,” tha Rubio.
    Rubio tha se e kupton se, pas dekadash të ndërtimit të sistemeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, mund të jetë jopopullore të devijosh prej tyre dhe të investosh më shumë në sigurinë kombëtare. Por ngjarjet e viteve të fundit, duke përfshirë luftën aktuale në zemër të Evropës, janë një kujtesë se një fuqi e fortë mbetet e nevojshme si pengesë.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë frikën për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Evropa. Nuk ka plane për këtë, tha ai në Bruksel. Ai vazhdon t’i konsiderojë SHBA një partner të besueshëm.
    Tema të tjera në takimin dy ditor në Bruksel lidhen me situatën në Ukrainë dhe negociatat për armëpushimin që Uashingtoni po zhvillon aktualisht me Moskën dhe Kiyvin. Përveç anëtarëve të NATO-s, në takim marrin pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ministri i Jashtëm ukrainas Andrij Sybiha dhe përfaqësues të Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re.

  • “SHBA, besnike ndaj NATO-s”, Rubio: Ne nuk do të largohemi nga Aleanca Ushtarake

    “SHBA, besnike ndaj NATO-s”, Rubio: Ne nuk do të largohemi nga Aleanca Ushtarake

    Investimet në sigurinë kombëtare ndoshta jo popullore
    Rubio tha se e kupton se, pas dekadash të ndërtimit të sistemeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, mund të jetë jopopullore të devijosh prej tyre dhe të investosh më shumë në sigurinë kombëtare. Por ngjarjet e viteve të fundit, duke përfshirë luftën aktuale në zemër të Evropës, janë një kujtesë se një fuqi e fortë mbetet e nevojshme si pengesë.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë frikën për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Evropa. Nuk ka plane për këtë, tha ai në Bruksel. Ai vazhdon t’i konsiderojë SHBA një partner të besueshëm.
    Tema të tjera në takimin dy ditor në Bruksel lidhen me situatën në Ukrainë dhe negociatat për armëpushimin që Uashingtoni po zhvillon aktualisht me Moskën dhe Kiyvin. Përveç anëtarëve të NATO-s, në takim marrin pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ministri i Jashtëm ukrainas Andrij Sybiha dhe përfaqësues të Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re.
    /DW

    Top Channel

  • Marco Rubio: SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s

    Marco Rubio: SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s

    Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s. Kjo nuk ka ndryshuar, tha Rubio në Bruksel përpara dy ditëve konsultime me krerët e departamenteve nga 32 vendet anëtare. Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë se ai mbështet NATO-n. “Ne do të mbetemi në NATO,” tha Rubio në Bruksel të enjten. Sipas Rubios, Shtetet e Bashkuara janë edhe “më aktive se kurrë” në NATO. “Histeria dhe ekzagjerimi” që keni parë në mediat ndërkombëtare dhe në disa media amerikane për këtë çështje janë të pajustifikuara. “Por ne duam që NATO të jetë më e fortë.” Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO duhet të forcojë aftësitë e saj për t’u përgatitur për kërcënimet ekzistuese. Për këtë qëllim, ai konsideron të përshtatshme shpenzime të mbrojtjes në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Rubio pranoi se SHBA nuk e kanë arritur ende këtë objektiv. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është “që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi”, “Ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më efikase. Dhe e vetmja mënyrë që NATO të jetë më e fortë dhe më efektive është që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi,” tha Rubio. Investimet në sigurinë kombëtare ndoshta jo popullore Rubio tha se e kupton se, pas dekadash të ndërtimit të sistemeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, mund të jetë jopopullore të devijosh prej tyre dhe të investosh më shumë në sigurinë kombëtare. Por ngjarjet e viteve të fundit, duke përfshirë luftën aktuale në zemër të Evropës, janë një kujtesë se një fuqi e fortë mbetet e nevojshme si pengesë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë frikën për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Evropa. Nuk ka plane për këtë, tha ai në Bruksel. Ai vazhdon t’i konsiderojë SHBA një partner të besueshëm. Muajt e fundit, Presidenti i SHBA Donald Trump e ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s, parimin e mbrojtjes kolektive dhe ka kërkuar që partnerët të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes./DW  

  • “Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

    “Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

    Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen kurrë nga NATO. Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitë së tij në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rubio në takim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.
    “Ndërsa flasim, tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë më shumë aktive në NATO se sa kanë qenë më parë. Dhe atë histeri që unë shikoj në mediat globale dhe ato të brendshme në SHBA, në lidhje me NATO-n janë të pavende. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.
    Rubio shtoi se Trump “nuk ishte kundër NATO-s”. “Ai është kundër një NATO që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar“, shtoi ai.
    Idenë e Rubios e përforcoi edhe Shefi i NATO-s Mark Rutte. Ai u përpoq të sigurojë aleatët evropianë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht fjalëve të ashpra nga Presidenti Donald Trump.
    Ministrat evropianë pritet të përdorin takimin për të shfaqur planet e tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Sipas vlerësimeve të NATO-s, 23 nga 32 anëtarët e aleancës arritën ose tejkaluan objektivin prej 2% vitin e kaluar. Disa nga ekonomitë e mëdha të kontinentit, si Italia dhe Spanja, ishin ndër ato nën objektivin, përkatësisht me rreth 1.5% dhe 1.3%.
    Ministrat evropianë gjithashtu ka të ngjarë të përdorin takimin për të provuar të ndikojnë në bisedimet që Trump ka nisur me Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila u shkaktua nga pushtimi i Moskës në vitin 2022.

  • Rubio: SHBA nuk do të largohet nga NATO, vendet anëtare do të duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

    Rubio: SHBA nuk do të largohet nga NATO, vendet anëtare do të duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se administrata Trump është e përkushtuar të qëndrojë në NATO dhe u bëri thirrje 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të angazhohen për t’i rritur shpenzimet në mënyrë që ta përforcojnë mbrojtjen e saj.

    Duke folur pasi mbërriti në takimin dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara janë “më aktive se kurrë” në aleancë. Ai u përpoq t’i qetësonte aleatët e shqetësuar se presidenti amerikan, Donald Trump, po dëmton marrëdhëniet transatlantike.

    “Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai e mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Rubio para se të hynte në takim.

    “Ne duam të largohemi nga ky takim se e kemi kuptuar qartë se jemi në rrugë reale ku çdo anëtar i NATO-s është i përkushtuar dhe po përmbush premtimin për të arritur deri në 5 për qind të shpenzimeve. Kjo përfshin edhe SHBA-në”, tha ai.

    Para takimit, shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjithashtu u përpoq t’i shuante shqetësimet në lidhje me përkushtimin e Trumpit ndaj aleancës, duke thënë se, sipas tij, përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s “është absolutisht i qartë.”

    “E di që ka pasur disa deklarata të ashpra. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut që janë shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s,” tha Rutte më 2 prill.

    “Unë e di që ka pasur retorikë të ashpër. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s”, tha Rutte.

    “Amerikanët e kanë përsëritur vazhdimisht: ‘Ne jemi të përkushtuar ndaj NATO-s. Ne jemi të përkushtuar ndaj Nenin 5’”, shtoi ai, duke iu referuar zotimit të aleancës për mbrojtjen kolektive.

    “Jam absolutisht i bindur se kjo aleancë do të vazhdojë të ekzistojë me SHBA-në. Angazhimi i tyre është absolutisht i qartë”, tha Rutte.

    Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar.

    Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.

    Rubio mund të përballet me pyetje nga aleatët, të cilët janë të alarmuar, të zemëruar dhe të hutuar nga lëvizjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të përmirësuar raportet me Rusinë dhe nga sulmet e saj verbale ndaj partnerëve të kamotshëm transatlantikë.

    Bazuar në atë që kanë parë dhe dëgjuar që kur Trump mori detyrën në janar, zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësime të thellë mbi rolin e ardhshëm të SHBA-së në aleancën ushtarake perëndimore.

    Rubios ka gjasa t’i bëhet presion që të shpjegojë dëshirën e shprehur të Trump për ta bërë Kanadanë, aleaten e NATO-s, shtetin e 51-të të SHBA-së, si dhe përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën, që është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, një tjetër aleate e NATO-s.

    Rubio ka arritur në Bruksel më 3 prill. Me të në Bruksel do të jetë edhe ambasadori i sapokonfirmuar i SHBA-së në NATO, Matt Ëhitaker.

    Ai pritet të përcjellë mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të ndajnë më shumë barrën financiare.

    Në qershor, udhëheqësit e NATO-s pritet të vendosin nëse do të rrisin objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen për çdo anëtar nga minimumi aktual prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

    Administrata e Trumpit ka hedhur idenë e një minimumi prej 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë, Rutte po shtyn përpara idenë që çdo aleat të angazhohet për të shpenzuar të paktën 3.7 për qind për mbrojtjen sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin.

    Por, disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor.

    Sybiha pritet të njoftojë homologët për informacionet e fundit lidhur me situatën në fushëbetejë.

    Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, por shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas do të vazhdojë të operojë.

    Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s.

    Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca./ REL

  • Azgan Haklaj: Chris LaCivita s’ia heq dot ‘non gratën’ Berishës! Rubio i ka hequr çdo ekuivok

    Azgan Haklaj: Chris LaCivita s’ia heq dot ‘non gratën’ Berishës! Rubio i ka hequr çdo ekuivok

    Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj tha se Chris LaCivita përfaqëson kompani lobuese, por që nuk do ketë sukses dhe as nuk e ka gjetur, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio e ka lënë të qartë dhe të firmosur se “Sali Berisha mbetet i sanksionuar për korrupsion”.
    Deklarata u bë sot në emisionin “Studio Live” të Report Tv, ku dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit për Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës ishte i ftuar.
    “Chris LaCivita është kompani lobuese. Por Sekretari i Shtetit të SHBA, Marko Rubio (Marco Rubio), e ka lënë të qartë në raport, Sali Berisha i sanksionuar non grata për korrupsion. Është e qartë, s’ka lidhje me LaCivita. Rubio i ka hequr çdo ekuivok atij”, u shpreh Haklaj për moderatorin Arbër Hitaj.
    Kurse në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, ai shprehet se mes PS dhe PD ka një marrëveshje të heshtur për disa prej tyre, duke i shkëmbyer në lista.
    “I ke parë aleancat me listat e kandidatëve të PD-PS? E ke parë Alban Zenelin e PD në listën e PS në Kukës? Po marrëveshjen e Ramës? Po kandidati i Kavajës, kushëriri i Elvis Roshit në listën e PD-së? Kanë marrëveshje mes tyre ata”, tha ish-deputeti demokrat mes të tjerash.