Tag: rubio

  • Gjoba  ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

    Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

    Komisioni Europian ka gjobitur rrjetin social X me 120 milionë euro për shkelje të transparencës, duke ndezur menjëherë një përplasje të ashpër me Shtetet e Bashkuara.
    Uashingtoni reagoi fort, duke e quajtur vendimin “sulm ndaj kompanive amerikane”. dhe pjesë të një censure të orkestruar nga qeveritë e huaja.
    “Është një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe popullit amerikan dhe ndaj popullit amerikan”, theksoi sekretari i shtetit, Marco Rubio.
    Tensioni u shtua edhe më shumë pasi në të njëjtën ditë SHBA publikoi një strategji të re, që në Bruksel lexohet si përpjekje për të dobësuar Bashkimin Europian dhe për të përgjithësuar rolin e NATO-s.
    Ndërkohë, edhe debati mbi asetet ruse të ngrira dhe rritja e tensioneve tregtare po ushqejnë frikën e një krize të re transatlantike.

  • BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi sot se gjoba që Bashkimi Evropian i vendosi platformës X, rrjetit social të Elon Musk, përbën “sulm ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.
    “Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja,” shkroi Rubio në një postim në rrjetin social X.
    Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund,” shtoi ai.
    Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 120 milionë euro ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës që parashikon Ligji për Shërbimet Digjitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të “shenjes blu”, mungesën e transparencës në arkivin e reklamave dhe dështimin për të ofruar akses në të dhënat publike për studiuesit.
    Sipas vendimit, përdorimi i “shenjes blu” për “llogaritë e verifikuara” mashtron përdoruesit, pasi çdokush mund të paguajë për të marrë statusin “i verifikuar” pa ndonjë verifikim real nga kompania.
    Kjo e bën të vështirë për përdoruesit të vlerësojnë autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilën ndërveprojnë.
    “Kjo formë mashtrimi i ekspozon përdoruesit ndaj mashtrimeve, përfshirë imitimin, si dhe ndaj formave të tjera të manipulimit nga aktorë keqdashës,” thekson Komisioni. Ai sqaron gjithashtu se “edhe pse Ligji për Shërbimet Digjitale nuk kërkon verifikim të detyrueshëm të përdoruesve, ndalon qartë platformat të pretendojnë rrejshëm se një përdorues është verifikuar kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

  • BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi sot se gjoba që Bashkimi Evropian i vendosi platformës X, rrjetit social të Elon Musk, përbën “sulm ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.

    “Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja,” shkroi Rubio në një postim në rrjetin social të Musk.

    “Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund,” shtoi ai.

    Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 120 milionë euro ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës që parashikon Ligji për Shërbimet Digjitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të “shenjes blu”, mungesën e transparencës në arkivin e reklamave dhe dështimin për të ofruar akses në të dhënat publike për studiuesit.

    Sipas vendimit, përdorimi i “shenjes blu” për “llogaritë e verifikuara” mashtron përdoruesit, pasi çdokush mund të paguajë për të marrë statusin “i verifikuar” pa ndonjë verifikim real nga kompania.

    Kjo e bën të vështirë për përdoruesit të vlerësojnë autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilën ndërveprojnë.

    “Kjo formë mashtrimi i ekspozon përdoruesit ndaj mashtrimeve, përfshirë imitimin, si dhe ndaj formave të tjera të manipulimit nga aktorë keqdashës,” thekson Komisioni. Ai sqaron gjithashtu se “edhe pse Ligji për Shërbimet Digjitale nuk kërkon verifikim të detyrueshëm të përdoruesve, ndalon qartë platformat të pretendojnë rrejshëm se një përdorues është verifikuar kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

  • Bisedimet për paqen, Rubio: 20% e Donetskut që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Bisedimet për paqen, Rubio: 20% e Donetskut që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ka sqaruar të mërkurën se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin mbështetje të vazhdueshme të pakufizuar për Kievin.
    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon për të zgjidhur luftën në Ukrainë dhe kërkon të ndihmojë të dy palët ndërluftuese të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, por vendimi për t’i dhënë fund armiqësive i përket Ukrainës dhe Rusisë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një intervistë me Fox News.
    “Në fund të fundit, është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin se nuk duan ta përfundojnë luftën, atëherë ajo do të vazhdojë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Rubio.
    Sipas ministrit amerikan, administrata e Donald Trump po përpiqet të kuptojë se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë Ukrainën dhe Rusinë të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, prandaj po zhvillon diplomaci aktive.
    “Për ta arritur këtë, ne duhet të negociojmë me të dyja palët. Ka disa njerëz të paarsyeshëm të përfshirë në këtë proces që besojnë se ne duhet të flasim vetëm me Ukrainën dhe të mos negociojmë fare me Rusinë. Megjithatë, është e pamundur të përfundojmë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës pa negociuar me Moskën, dhe është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh qëndrimi i Kievit”, vuri në dukje Rubio.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së tha gjithashtu se pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata është 20% e territorit të rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Kievit.
    “Ajo për të cilën ata nuk pajtohen vërtet tani është 20% e rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Ne po përpiqemi të kuptojmë, dhe mendoj se kemi bërë disa përparime, se çfarë mund të pranojnë ukrainasit dhe cilat garanci sigurie për të ardhmen do t’i gjejnë të pranueshme”, tha Rubio.
    Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Rubio theksoi se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin vazhdimin e pakufizuar të mbështetjes për Kievin.
    “Disa besojnë se politika jonë duhet të jetë të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës fonde të pakufizuara në shumat që i nevojiten për aq kohë sa zgjat kjo luftë. Kjo është jorealiste dhe nuk do të ndodhë”, tha ai.
    Shefi i politikës së jashtme të SHBA-së shtoi se administrata Trump ka deklaruar prej kohësh se është e pamundur të ofrohet mbështetje në një shkallë dhe fushëveprim kaq të gjerë.

  • Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

  • NATO mblidhet për Ukrainën/ Rubio s’merr pjesë në takim, zëdhënësi: S’e konsiderojmë të nevojshme!

    NATO mblidhet për Ukrainën/ Rubio s’merr pjesë në takim, zëdhënësi: S’e konsiderojmë të nevojshme!

    Pavarësisht negociatave të vazhdueshme për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë, qeveria amerikane nuk e konsideron të nevojshme që Sekretari i Shtetit Marco Rubio të marrë pjesë në një takim të planifikuar prej kohësh të NATO-s. “Do të ishte krejtësisht jorealiste të pritej që ai të merrte pjesë në çdo takim”, u përgjigj një zëdhënës i Departamentit të Shtetit kur u pyet pse Rubio nuk do të udhëtonte për në Bruksel për këtë ngjarje. Zëdhënësi shtoi se Sekretari tashmë ka marrë pjesë në dhjetëra takime me aleatët e NATO-s.

    Më parë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, njoftoi se do të merrte pjesë në bisedimet në kryeqytetin belg dhe se ishte në rrugë. Takimi i së mërkurës pritet të përqendrohet, ndër të tjera, në mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Sipas departamentit të tij, Rubio do të marrë pjesë në takime të paspecifikuara në Shtëpinë e Bardhë të martën.

    “Sinjal i gabuar”

    Është shumë e pazakontë që një Sekretare Shteti e SHBA-së të mos marrë pjesë personalisht në një takim zyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s. Për shembull, Oana Lungescu, ish-zëdhënësja e NATO-s me shërbim të gjatë (2010-2023), shkroi në mediat sociale pasi dolën në pah thashethemet e para për një anulim, se nuk mund të kujtonte asgjë të krahasueshme në historinë e kohëve të fundit. “Kjo do të dërgonte sinjalin e gabuar, veçanërisht tani, kur Amerika duhet të koordinohet edhe më ngushtë me aleatët e saj evropianë për Ukrainën”, komentoi ajo.

    Një arsye e mundshme që merret në konsideratë në Bruksel është se të paktën disa pjesë të qeverisë amerikane me sa duket e shohin NATO-n, si një pengesë për përfundimin me sukses të iniciativës së fundit të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Drafti i publikuar së fundmi i një plani paqeje me 28 pika përfshinte, ndër të tjera, një pasazh që përcaktonte se NATO duhet të përmbahet plotësisht nga pranimi i ndonjë anëtari të ri.

    SHBA-ja si një i huaj

    Për më tepër, në një aspekt tjetër, dukej sikur SHBA-të nuk e shihnin më veten si një anëtar normal të NATO-s, por më tepër si një të huaj. Deklarata thoshte: “Një dialog midis Rusisë dhe NATO-s do të zhvillohet nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur të gjitha çështjet e sigurisë dhe për të krijuar kushte për de-eskalimin në mënyrë që të garantohet siguria globale dhe të rriten mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në të ardhmen.”

    Anëtarët kryesorë evropianë të NATO-s, si Gjermania, Franca dhe Italia, i kishin kritikuar këto pasazhe të draft-tekstit. Më pas, amerikanët ranë dakord që çështjet e NATO-s do të trajtoheshin fillimisht veçmas me aleatët. E njëjta gjë vlen edhe për çështjet që lidhen me BE-në./ Der Standard.

  • Negociatat për fundin e luftës, Rubio pas bisedimeve Shba- Ukrainë: Jemi optimistë për arritjen e marrëveshjes

    Negociatat për fundin e luftës, Rubio pas bisedimeve Shba- Ukrainë: Jemi optimistë për arritjen e marrëveshjes

    Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas u takuan në SHBA të dielën për të vijuar përpjekjet për të vendosur në një rrugë drejt paqes Kievin dhe Moskën.
    Nga pala amerikane ishin të pranishëm Sekretari i Shtetit Marko Rubio dhe dplomatët Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa nga Ukraina mbërriti delegacioni i ri i udhëhequr nga ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov. Sipas raportimeve nga të dyja palët bisedimet në Florida ishin produktive.
    “Ne vazhdojmë të jemi realistë për sa e vështirë është kjo, por optimistë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ekziston një vizion i përbashkët këtu që kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e luftës. Bëhet fjalë për sigurimin e së ardhmes së Ukrainës, një të ardhme që shpresojmë të jetë më e begatë se kurrë më parë”, tha Rubiu.

    Diskutimet vijnë pas një sërë negociatash të reja rreth një propozimi amerikan i cili i kërkon Ukrainës të bëjë lëshime të rëndësishme, përfshirë lëshim territori.
    Një sërë diskutimesh pritet të mbahen edhe këtë të hënë me dyshen amerikane, Witkoff-Kushner që do të udhëtojnë drejt Moskës dhe presidentin ukrainas Zelensky që do të mbërrijë në Paris për tu takuar me Macron.
    Pozicioni i Ukrainës në bisedime po shihet i vështirë duke marrë parasysh edhe tensionin brenda vendit pas një skandali korrupsioni që ka përfshirrë zyrtarë të lartë.

  • Plani për paqen me Rusinë, Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë

    Plani për paqen me Rusinë, Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë

    Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas i kanë përfunduar takimet e tyre në Florida, të cilat Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka përshkruar si “shumë produktive”, ndonëse nevojitet punë shtesë për të finalizuar një plan për përfundim të luftës së Rusisë në Ukrainë.

    “Kemi pasur një tjetër takim shumë produktiv, nisur nga bisedimet në Gjenevë, më pas takime tjera të javës, por duhet bërë më shumë punë”, u ka thënë Rubio gazetarëve më 30 nëntor, pas takimit, por pa ofruar më shumë hollësi.
    “Ka shumë gjëra që po ndryshojnë, dhe natyrisht që është edhe një palë tjetër e përfshirë këtu që duhet të jetë pjesë e ekuacionit”, ka thënë ai, duke iu referuar Rusisë.
    “Do të vazhdojmë edhe këtë javë, kur [i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve] Witkoff udhëton në Moskë… ne kemi qenë në kontakt me nivele të ndryshme brenda anës ruse, por duket se i kuptojmë mirë edhe qëndrimet e tyre”, ka thënë Rubio.
    Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Ukrainës, njëherësh lideri i delegacionit të Kievit, Rustem Umerov, i ka përshkruar negociatat si “të suksesshme” por as ai nuk ka ofruar më shumë hollësi.
    “E përfunduam një takim të vështirë por produktiv të negociatave në Floridë. Kemi shënuar përparim të prekshëm drejt arritjes së paqes”, ka shkruar ai në Telegram.
    Agjencia e lajmeve AFP i ka cituar disa burime të pakonfirmuara brenda ekipit ukrainas të kenë thënë se bisedimet “nuk kanë qenë të lehta” dhe që “kërkimi për formulime dhe zgjidhje vazhdon”.
    Ekipi negociator është takuar në Florida, në veri të Majamit, në mesin e përpjekjeve për të arritur deri te një plan që do të ishte i pranueshëm si për Kievin, ashtu edhe për Moskën.
    Witkoff do të jetë më 1 dhjetor në Moskë për t’u takuar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin e shtetit, Vladimir Putin. Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putinin prej janarit.
    Më 30 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkruar në rrjete sociale se “pala amerikane është duke treguar qasje konstruktive dhe në ditët në vijim është e mundshme që do të përcaktohen hapat si të ketë një përfundim të dinjitetshëm të luftës”.
    Ai ka folur më vonë edhe me liderë të Komisionit Evropian dhe NATO-s për t’i koordinuar pozicionet në kuadër të negociatave.
    Kievi dhe aleatët evropianë po përpiqen të krijojmë një propozim alternativ pasi zyrtarë të administratës amerikane e kanë publikuar një plan 28-pikësh që përbëhet prej disa aspekteve të cilat i ka shtyrë përpara Moska prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.
    Për disa ukrainas, plani nënkupton kapitullim, pas gati katër vjetëve të luftës që i ka vrarë apo plagosur mbi 1 milion njerëz në të dyja anët.
    Plani fillestar amerikan i ka alarmuar zyrtarët ukrainas – dhe raportohet ta ketë zemëruar Zelenskyn, i cili më pas i ka zhvilluar disa bisedime të ndara me Rubion dhe zyrtarë tjerë amerikanë në Gjenevë.
    Këto bisedime kanë rezultuar me një plan prej 19 pikash që ende lë në tavolinë çështje të rëndësishme, përfshirë fatin e rajonit ukrainas të Donbasit, aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe zvogëlimin e numrit të ushtrisë ukrainase. /rel

    Top Channel

  • Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

    Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

    Bisedimet e paqes midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas do të jenë një rrugë për ta lënë vendin “sovran, të pavarur dhe të begatë”, tha sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
    Sipas mediave të huaja, duke folur ndërsa filluan bisedimet e shumëpritura në Florida, Rubio tha se priste që bisedimet të jepnin “më shumë përparim” drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.
    “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një lufte. Ka të bëjë me përfundimin e një lufte në një mënyrë që krijon një mekanizëm dhe një rrugë përpara që do t’u lejojë atyre të jenë të pavarur dhe sovranë, të mos kenë kurrë më një luftë dhe të krijojnë një prosperitet të jashtëzakonshëm për popullin e tyre”, tha Rubio.
    “Jo vetëm rindërtimin e vendit, por edhe hyrjen në një epokë përparimi të jashtëzakonshëm ekonomik”, shtoi ai më tej.
    Rubio vijoi duke thënë: “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrëveshjet e paqes. Ka të bëjë me krijimin e një rruge përpara që e lë Ukrainën sovrane, të pavarur dhe të begatë. Ne presim të bëjmë edhe më shumë përparim sot”.

  • Propozimi amerikan për paqe/ Sekretari i Shtetit, Rubio: Për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën

    Propozimi amerikan për paqe/ Sekretari i Shtetit, Rubio: Për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën

    Bisedimet e paqes mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të cilat po mbahen në Florida, janë shoqëruar me një fjalim të sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se dialogu do të shërbejë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën.

    Sipas ‘Sky News’, Rubio tha se pret që raundi i ri i negociatave të sjellë “më shumë përparim” drejt një marrëveshjeje që mund t’i japë fund luftës gati katërvjeçare.
    “Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një lufte. Ka të bëjë me përfundimin e saj në një mënyrë që krijon mekanizma dhe një rrugë të qartë përpara, e cila i lejon ukrainasit të jenë të pavarur, sovranë dhe prosperues, duke shmangur kthimin e konfliktit në të ardhmen,” deklaroi Rubio.
    Ai shtoi se qëllimi është jo vetëm rindërtimi i vendit, por edhe hapja e një epoke të re zhvillimi ekonomik.
    Përballë Rubios, shefi i sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, theksoi se delegacioni ukrainas po punon për “sigurimin e një paqeje të vërtetë” për vendin e tij. Ai shprehu mirënjohje për “iniciativën e paqes” të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e administratës së tij.
    “Po diskutojmë për të ardhmen e Ukrainës: sigurinë, parandalimin e agresionit, prosperitetin dhe mënyrën e rindërtimit të vendit,” tha Umerov.
    “Jemi mirënjohës për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara. SHBA-të po na dëgjojnë, po na mbështesin dhe po ecin pranë nesh”, shtoi ai.
    Në takimet që po zhvillohen në një klub privat pranë Miamit, të pranishëm janë edhe i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

    Top Channel