Tag: rubin

  • Mirlind Daku i dërgon “sms” Sylvinho-s para ndeshjes me Serbinë, 2 gola por dhe një penallti e humbur

    Mirlind Daku i dërgon “sms” Sylvinho-s para ndeshjes me Serbinë, 2 gola por dhe një penallti e humbur

    17 Maj 2025

    17:48

    Telesport

    Mirlind Daku vazhdon të jetë në një formë të mirë, duke i treguar trajnerit të Kombëtares, Sylvinho-s, që është gati dhe pret ftesën për dy ndeshjet eliminatore, atë ndaj Serbisë  në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor dhe tre ditë më pas ndaj Letonisë, ku do luajë si mysafir.
    Daku shënoi 2 gola në humbjen e Rubin Kazan 3-2 ndaj Khimki. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në minutën e 12-të duke barazuar përkohësisht shifrat 1-1, ndërsa në minutën e 43-të gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
    Në minutën e 58-të, Daku shënoi edhe golin e dytë personal dhe të avantazhit të përkohshëm të Rubin, ndërsa përmbysja e miqve erdhi pak minuta më vonë. Me dy golat e shënuar sot, Mirlind Daku është golashënuesi i dytë më i mirë për këtë sezon në Premierligën ruse, ku numëron 13 gola pas 28 javëve, 3 gola më pak se golashënuesi i vendit të parë.
    SHIKOGOLIN

  • Elseid Hysaj në udhëkryq, Lacio i ofron rinovim kontrate me kushte, Daku shihet ideal për Rubin Kazanin

    Elseid Hysaj në udhëkryq, Lacio i ofron rinovim kontrate me kushte, Daku shihet ideal për Rubin Kazanin

    Adriatik BALLA
    Me afrimin e qershorit sytë e disa lojtarëve kuqezi janë nga merkato. Një pjesë pritet ta ndryshojnë shpejt ambientin, por ka dhe të tjerë që janë në bisedime me klubet aktuale për zgjatje të kontratës së tyre. Në Serie A ka shumë syresh që po shohin mundësi të reja, por s’mungojnë as kuqezinjtë që lajnë në disa kampionate të vendeve të lindjes, si Daku etj.
    Hysaj në udhëkryq
    Në Serie A italiane luajnë shumë lojtarë shqiptarë të formacionit titullar të Kombëtares. Një prej tyre, Elseid Hysaj, tani ka rastin ose ta braktisë Lacion ose të rinovojë me kushtet që dikton vetë klubi. Janë pikërisht mediat italiane që shkruajnë se fundi i sezonit po afron dhe është një kohë vendimesh edhe për Elseid Hysajn dhe klubin e Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer përsëri mes titullarëve në radhët e bardhekaltërve duke u treguar shpeshherë vendimtar me lojën e tij. Por përtej kësaj, gjatë verës palët duhet të marrin një vendim rreth të ardhmes. Hysaj ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 me Lacion dhe një rrogë prej rreth 2,8 milionë eurosh në sezon, nga të cilat 2 milionë euro janë neto.
    Kjo cilësohet një rrogë e lartë për Lacion, duke llogaritur se shpesh Hysaj është vlerësuar si rezervë luksi e për më tepër në pjesën e parë të sezonit u la jashtë skuadre. Meqë lojtari ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga një pagë e tillë, te Lacio duhet të marrin vendimin nëse do të mbajnë Hysajn në vitin e fundit të kontratës, apo ta ndihmojnë të gjejë një sistemim tjetër për të ardhmen e lojtarit. Nëse Baroni do ta mbajë në radhët e skuadrës, mediat italiane pranojnë se Lacio do t’i propozojë Hysajt një zgjidhje “alla Milik”. Ata do të kërkojnë që të zgjatin marrëveshjen me mbrojtësin, duke shtrirë në kohë pagesën që i detyrohen atij. Kështu veproi Juventusi me sulmuesin e dëmtuar, duke i zgjatur kontratën nga një vit i mbetur, në dy, për t’i paguar në total të njëjtën shifër që i detyrohej vetëm për vitin e ardhshëm.
    Mirlind Daku i rëndësishëm për Rubin kazanin, e shpreh klubi rus
    Sesa i rëndësishëm është, kjo dihet prej kohësh. Gjithsesi, Mirlind Daku ka arritur nivele ndikimi të pamenduara më parë tek Rubini në Premier Ligën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kontribues në më shumë se gjysmën e golave të shënuar nga ekipi i tij në kampionat këtë sezon. Statistikat janë që Daku ka 12 rrjeta e 8 asistë, pra gjithsej 20 kontribute për tundjen e rrjetës. Rubin si skuadër ka realizuar gjithsej 36 gola në Premier Ligë, dhe kjo do të thotë se ylli kuqezi ka qenë pjesëmarrës në 55.6 për qind të rrjetave të ekipit. Kjo, edhe pse ai ka luajtur gjithsej në 24 ndeshje, nga 28 të edicionit për shkak se ka qenë i dëmtuar, ose i pezulluar. Shënuesi më i mirë i Rubinit është pretendent për Këpucën e Artë, ose të paktën për Këpucën e Argjendit, vetëm një rrjetë pas vendit të dytë dhe 4 pas vendit të parë, që e mban Manfred Ugalde i Spartakut”, shkruan “abcnews”. Ndërkaq, pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Dakut. Mediat në Rusi shkruajnë se ka një akord që Rubin do ta lejojë të largohet në verë, ndonëse klubi kërkon 10 milionë euro për kartonin.

  • VIDEO/ Mirlind Daku i jep fitoren Rubinit, shënon gol në minutën e 90 të ndeshjes

    VIDEO/ Mirlind Daku i jep fitoren Rubinit, shënon gol në minutën e 90 të ndeshjes

    Mirlind Daku ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme për Rubin Kazanin. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren 1-0 skuadrës së tij përballë Rostovit. Goli u shënua në minutën e 90 të ndeshjes.
    Daku shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas një goditjeje nga këndi. Lojtari i Kombëtares kuqezi e shtyu topin me kokë në rrjetën kundërshtare, duke vulosur në këtë mënyrë 3 pikët për Rubin Kazanin./Sport Ekspres/

  • “Ka oferta për të blerë”! Presidenti i Rubin Kazan: Mirlind Dakun e duan në Itali dhe në Spanjë 

    “Ka oferta për të blerë”! Presidenti i Rubin Kazan: Mirlind Dakun e duan në Itali dhe në Spanjë 

    Mirlind Daku është në kërkim prej kohësh për t’u larguar nga Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar pret që të jetë pjesë e kampionateve kryesore në Europë, por ende nuk është mbyllur me sukses një marrëveshje. Kjo edhe për shkak të pretendimeve të klubit rus, që kërkon më shumë nga çfarë ofrojnë klubet e tjera. Presidenti i Rubin Kazanit ka folur në lidhje me këtë temë: 
    “Ai ka një kontratë për të gjithë vitin e ardhshëm. Ka oferta për ta blerë, por është i shtrenjtë. Pothuajse të gjithë lojtarët tanë janë rritur disa herë në çmim në krahasim me atë për sa i kemi blerë, përfshirë Dakun. Klubet si në Spanjë ashtu edhe në Itali po tregojnë interes për të. Do të nisemi nga dëshirat e tij dhe synimet tona për sezonin e ardhshëm”, tha Marat Safiullin. /Sport Ekspres/

  • Shënon gol dhe merr karton të kuq për herë të dytë, trajnerI i Rubin Kazan bisedon me Mirlind Dakun: Duhet të kontrollosh emocionet

    Shënon gol dhe merr karton të kuq për herë të dytë, trajnerI i Rubin Kazan bisedon me Mirlind Dakun: Duhet të kontrollosh emocionet

    Mirlind Daku është duke përsëritur gabimet e së shkuarës. Sulmuesi shqiptar bëri një tjetër gabim të madh duke mos kontrolluar dot emocionet.  Daku ka dhuruar spektakël në ndeshjen kundër Dinamos së Moskës, duke dhënë një asist fantastik dhe më pas është ndëshkuar me karton të kuq.
    Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov, ka bërë një bisedë me sulmuesin shqiptar duke i kërkuar që të evitojë skena të tilla në të ardhmen. “Po, kemi pasur një bisedë. Nuk ka problem, gjëra të tilla ndodhin, kështu që unë mendoj se ai është i vetëdijshëm për të gjitha këto. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e tij, duhet të dijë se ai është lider në sulm. Emocionet janë të mira, por nuk duhet të dalin jashtë kontrollit”, tha Rakhimov. /Sport Ekspres/

  • Mirlind Daku e bën rrugë, jep asist por në fund ndëshkohet me karton të kuq (video)

    Mirlind Daku e bën rrugë, jep asist por në fund ndëshkohet me karton të kuq (video)

    20 Prill 2025

    17:45

    Telesport

    Mirlind Daku vazhdon të jetë protagonist te Rubin Kazan, por jo gjithmonë për mirë. Sulmuesi kuqezi ka një problem të madh këtë sezon, që është ndëshkimi i shpeshtë me kartonë.
    Në ndeshjen e sotme, e vlefshme për javën e 25-të të Premier League ruse, Rubin Kazan u mund 3-1 nga Dinamo Moska. Golin e vetëm për Rubin Kazan e shënoi Bezrukov, pas asistit shumë të bukur të Mirlind Dakut.
    Në minutat e fundit të ndeshjes, Daku mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga fusha e lojës. Sulmuesi kuqezi është ndëshkuar tetë herë me karton të verdhë dhe dy herë me karton të kuq këtë sezon në kampionat. SHIKOVIDEON
    Ai regjistron 11 gola dhe 6 asiste, por ndëshkimi me kartonë është një pikë që duhet rregullar nga Daku.

  • Ernest Muçi do të mungojë një muaj, Daku do të operohet te Rubin Kazani

    Ernest Muçi do të mungojë një muaj, Daku do të operohet te Rubin Kazani

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares në përgjithësi kanë formë të mirë me skuadrat e tyre në Europë, por ka dhe disa futbollistë që po kalojnë një moment të keq dhe lapsi këtë herë nënvizon dy futbollistë të repartit të sulmit. Kështu, sulmuesi i krahut, Ernest Muçi, do t’i mungojë një muaj skuadrës turke, Beshiktash. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Muçi, të shtunën u lëndua në disfatën që Beshiktashi e pësoi nga skuadra e Bashakshehirit me rezultatin 2:0. Muçi ishte startues, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të. “Superhaber”, ka raportuar të hënën se Muçi është duke u përballur me një lëndim muskulit të këmbës së djathtë dhe nuk pritet të paraqitet as ndaj Fenerbahçes më 4 maj. 24-vjeçari Muçi ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm në ndeshjet e fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Ole Gunar Solskjaer. Ai në 35 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asistime. Te Beshiktashi luan edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Edhe Rashica është prej lojtarëve kryesorë te gjiganti turk.
    Daku mund të operohet
    Sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, do t’i nënshtrohet një operimi muajin e ardhshëm, kanë raportuar të hënën mediumet ruse. Në fakt, edhe vet Daku kishte treguar më herët se do t’i duhet një ndërhyrje kirurgjike Ai është duke u përballur me një lëndim që një kohë të gjatë. Dhe, për shkak të lëndimit vlerësohet se Daku nuk po mund që të jap 100 për qind në fushë. Nuk është bërë e ditur ende saktësisht se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, por trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka thënë se gjendja fizike e reprezentuesit të Shqipërisë nuk është optimale. “Ne kemi folur me Dakun dhe vendosëm që të prisnim, pasi ai dëshiron të përfundojë sezonin. Por unë e shoh gjendjen e tij. E shoh duke luftuar me këtë dhimbje. Në parim, ai nuk stërvitet me ekipin, gjendja e tij fizike nuk është optimale”, ka thënë Rakhimov. 27-vjeçari Daku është sulmuesi kryesor i Rubinit. Daku ka realizuar 11 gola, ndërsa ka kontribuar me shtatë asistime në 24 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
    Paraqitja e legjionarëve
    Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë duke dhënë sinjale tepër pozitive përpara angazhimit të tyre me Kombëtaren. Shumica e tyre zbritën si titullarë në fushë, teksa vetëm dy prej tyre e nisën nga stoli. Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak. Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Ëidzeë Łódź, duke realizuar golin e tretë në tre ndeshjet e fundit. Lajm i mirë vjen edhe nga Anglia, me Armando Brojën i cili u rikthye të luajë si titullar tek Evertoni. Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët: Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rei Manaj dhe Mirlind Daku.

  • Arbër Hoxha mbetet objektiv i Leçes, Daku merr vlerësime te Rubin Kazani

    Arbër Hoxha mbetet objektiv i Leçes, Daku merr vlerësime te Rubin Kazani

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses tonë po nxitojnë të mbyllin një sezon pozitiv, duke u përpjekur të lënë gjurmë në fushë me skuadrat e tyre. Por kur mbeten dhe pak javë nga fundi i sezonit, për një pjesë prej tyre janë shfaqur interesimet e klubeve të ndryshme, sikurse ndodh me Arbër Hoxhën që kërkohet në Serie A, ndërsa Mirlind Daku, në pozitë të vështirë te Rubin kazan merr vlerësime nga bashkëlojtarët e tij. Situatë e vështirë dhe për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, që do të mungojë për shkak dëmtimi në dy ndeshjet e radhës
    Hoxha pëlqehet nga Leçe
    Arbër Hoxha mund të paraqitet nga edicioni i ardhshëm në një prej ligave më të forta në Evropë. Leçe e Serie A po insiston në transferimin e sulmuesin të krahut, shkruan “europacalcio.it” të martën. Kalimi i Hoxhës nga Dinamo Zagrebi te skuadra e Leçes mund të finalizohet gjatë verës. Futbollisti 26-vjeçar që luan për Shqipërinë, ka kontratë me skuadrën e madhe kroate deri në verën e vitit 2027. Ai ka luajtur 25 ndeshje për Dinamon këtë edicion, kryesisht ka hyrë në fushë nga banka e rezervistëve. Për Dinamon në elitën e futbollit kroat ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me tre asistime. Te Leçe janë dy shqiptarë, kurse kjo skuadër po lufton për mbetje në elitën italiane.
    Shabanhaxhaj vlerëson Mirlind Dakun
    Futbollisti Dardan Shabanhaxhaj ka vlerësuar bashkëlojtarin te Rubin Kazani, Mirlind Daku. Ai ka thënë se Daku “ka një dhuratë të dhënë nga Zoti”. “Ai është i gjatë, por edhe një futbollist i shpejtë dhe teknik. Ky kombinim është shumë i rrallë te një sulmues. Zakonisht jemi mësuar me faktin se një sulmues nëse nuk është i shpejtë, por vetëm i gjatë, është në rregull. Por Mirlindi ka edhe gjatësi edhe shpejtësi”, ka thënë Shabanhaxhaj për sajtin rus “championat.com”.
    I pyetur nëse Daku ka gjasa të luajë në një kampionat të fortë në Evropë, Shabanhaxhaj ka theksuar se e rëndësishme është “të jetë në një ekip të mirë, me trajnerin e duhur”. Daku gjatë këtij edicioni ka luajtur 23 ndeshje për Rubin Kazanin, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka asistuat shtatë herë. Ai me klubin rus ka kontratë deri në vitin 2026. Vlera e 27-vjeçarit në tregun e transferimeve është shtatë milionë euro. Edhe Shabanhaxahaj luan në sulm te Rubin Kazani, por kryesisht në krahë.
    Sulmuesi/ Muriqi do t’i mungojë Majorkës dy ndeshje të rëndësishme
    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e kërkoi zëvendësimin pas vetëm 37 minutave në ndeshjen e xhiros së kaluar të La Ligës, përkatësisht në disfatën që e pësoi Majorka nga Celta Vigo me rezultatin 2:1. Muriqi është duke u përballur me një lëndim muskulor kurse i mungoi Majorkës edhe më 30 mars në ndeshjen ndaj Valencias. “Comunio Magazine” ka raportuar të martën se Muriqi së bashku me Manu Morlanes dhe Takuma Asanon do t’i mungojnë Majorkës në dy ndeshjet e ardhshme. Majorka në dy ndeshjet e ardhshme në La Liga do të përballet me Real Sociedadin dhe Leganeshin.
    30-vjeçari Muriqi është shumë i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Jagoba Arrasate. Por kohën e fundit ish-sulmuesi i Lacios, Muriqi, ka shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të klubit spanjoll për mos vazhdimin e kontratës. Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar 26 ndeshje me Majorkën këtë edicionin, në të gjitha garat. 30-vjeçari i ka shtatë gola e dy asistime.

  • Menaxheri i futbollit tregon peshën e Dakut: Rubini është një ekip tjetër pa të në fushë

    Menaxheri i futbollit tregon peshën e Dakut: Rubini është një ekip tjetër pa të në fushë

    Mirlind Daku është shndërruar në një prej lojtarëve më të spikatur të kampionatit rus. Rubin Kazani duket i varur nga forma e sulmuesit shqiptar, që është njeriu gol i skuadrës. Agjenti i futbollit, Timur Gurtskaja, ka thënë për “This is football, brother” se Rubini është krejtësisht një tjetër ekip pa Dakun në fushën e lojës.
    “Gjithmonë them se Rubin me dhe pa Dakun janë skuadra krejtësisht të ndryshme. Së pari, i frikësohen atij, dhe ju mbani më shumë mbrojtës atje. Së dyti, ai mund të zërë një terren dhe thjesht të vendosë rezultatin e lojës me vendimet e tij jokonvencionale”, është shprehur Timur Gurtskaja.//Sport Ekspres/

  • Anglezët në grup me Shqipërinë, i kushtojnë vëmendje Anis Mehmetit

    Anglezët në grup me Shqipërinë, i kushtojnë vëmendje Anis Mehmetit

    Adriatik BALLA
    Shqipëria luajti dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës, në kuadër të grupit K për zonën europiane, ku fillimisht humbi me Anglinë 2-0 dhe më pas fitoi me Andorrën me shifrat 3-0, duke marrë kështu 3 pikë në dy takimet e para. Por kuqezinjtë kanë një grup të vështirë, pasi, veç Anglisë, në grup janë edhe Serbia dhe Letonia, dy ekipe të forta, sidomos serbët, me të cilët na presin dy ballafaqime të forta.
    Tani që janë luajtur dy takimet e para, e kur u mësua se anglezët janë dukshëm superiorë në grup, media të ndryshme britanike i kanë kushtuar rëndësi kontigjentit të lojtarëve shqiptarë, duke vënë na pah kualitetin që ka Anis Mehmeti, lojtar që aktivizohet me Bristol Sitin në Angli, e që sipas specialistëve anglezë i duhet formacionit të Shqipërisë dhe mund të jetë ai “asi” i munguar në formacionin e Silvinjos. Ndërkohë, në Rusi Mirlind Daku vijon të jetë i dëmtuar dhe këtë e shprehur edhe trajneri i Rubin Kazanit. Sulmuesi kuqezi po kalon momente të vështira, por po bën përpjekje për rikuperim.
    Mehmeti, “asi” i munguar për Shqipërinë
    Anis Mehmeti është një nga emrat më të lakuar në kategorinë e dytë angleze. Loja dhe golat e tij kanë ndihmuar Bristolin të jetë në garë për një vend në zonën “play-off”, ku pakkush e mendonte se do të ishte në këtë pikë të sezonit. Por me mbylljen e këtij edicioni, sido që të jetë, për anësorin e sulmit shqiptar dhe për klubin do të vijë një moment vendimtar, Mehmeti do të nisë vitin e fundit të kontratës së tij me Bristolin dhe i duhet të marrë vendimin nëse do të rinovojë, apo nëse do të largohet nga kjo skuadër, e cila kërkon të luajë shanset për ngjitjen për herë të parë në histori në Premier Ligë. Ish-futbollisti anglez,
    Devid Pruton, i cili është aktualisht një opinionist sportiv, ka theksuar se çdo gjë është në varësi të Mehmetit, pasi me formën që po kalon dhe interesimin që ka për të, është e sigurt se do të ketë të ardhme në futbollin e rëndësishëm, sido që të vendosë. “Anis Mehmeti bëri lëvizjen te Bristoli që ishte fantastike dhe tashmë po tregon frytet me 12 gola të shënuar në Championship në këtë sezon. Ai është 24-vjeçar dhe mund të shkojë drejt fundit të kontratës. Mendoj se po zhvillohet mirë nën drejtimin e Maning. Bristoli ka një mundësi të shkojë në gjashtëshen e parë dhe kjo situatë mund të ndikojë. Por të krijohet ndjesia se duke parë aftësitë dhe qasjen e Mehmetit, topi është qartësisht në fushën e tij dhe kjo i jep më shumë fuqi vendimi”, shpjegoi ish-futbollisti anglez.
    Daku probleme dëmtimi
    Mirlind Daku po i mungon Rubin Kazanit për shkak dëmtimi. Sulmuesi që luan në Rusi nuk ia doli as t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e marsit. Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakimov, ka folur disa ditë më parë për situatën e Dakut. “Dëmtimi është shumë i pakëndshëm. Mendoj se do të ketë nevojë për ndërhyrje të vogël. Do ta diskutojmë me doktorët”, tha Rakimov duke shqetësuar tifozët. Trajneri i Rubin Kazan, u pyet po ashtu sot nëse ka një kohë për rikthimin e tij. “Ka punuar individualisht. Ta shikojmë si do të rikuperohet. Luan gjithashtu me ilaçe kundër dhimbjeve. Të gjithë kanë një dëshirë. Të shikojmë çfarë do të ndodhë”, u shpreh 60-vjeçari.