Tag: rubin

  • Rubin vijon dëshminë në Hagë, bën deklaratën e fortë: Thaçi u kërcënua për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë

    Rubin vijon dëshminë në Hagë, bën deklaratën e fortë: Thaçi u kërcënua për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë

    Në Hagë ka nisur dita e tretë e dëshmisë së James Rubinit, dëshmitar i mbrojtjes të Hashim Thaçit.

    Gjatë seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mundshëm të bërë nga Thaçi ndaj dy anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje, të cilët nuk ishin pjesë e UÇK-së. Ai deklaroi se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim fizik.
    “Nuk kam qenë në dijeni për ndonjë kërcënim fizik nga ana e Thaçit. Por duhet ta dallojmë presionin fizik nga ai moral apo ideologjik,” tha Rubin.
    Ai theksoi se vetë Hashim Thaçi ishte në pozita të vështira në Rambuje dhe ishte vënë nën një presion të drejtpërdrejtë diplomatik nga Sekretarja Amerikane e Shtetit të asaj kohe, Madeleine Albright.
    “Sekretarja Albright e ka kërcënuar Thaçin në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i thënë se nëse nuk nënshkruan dhe i lë njerëzit të pambrojtur nga serbët, pasojat do të jenë të rënda,” deklaroi Rubin.
    Ai shtoi se edhe figura të tjera politike shqiptare, si Adem Demaçi, ishin përballur me forma të ngjashme presioni në atë periudhë vendimtare për Kosovën.

    Top Channel

  • James Rubin, deklarata të forta në Hagë: Thaçi u kërcënua për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë

    James Rubin, deklarata të forta në Hagë: Thaçi u kërcënua për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë

    Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, vijon dëshminë e tij për të tretën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mundshëm të bërë nga Thaçi ndaj dy anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje, që nuk ishin pjesë e UÇK-së. Ai deklaroi se nuk kishte informacion për ndonjë kërcënim fizik.
    “Nuk kam qenë në dijeni për ndonjë kërcënim fizik nga ana e Thaçit. Por duhet ta dallojmë presionin fizik nga ai moral apo ideologjik,” theksoi Rubin.

    Por nga ana tjetër ai shtoi se ishte vetë Thaçi që ishte vendosur nën presion të madh diplomatik nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë.

    “Sekretarja Albright e ka kërcënuar Thaçin në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i thënë se, nëse nuk nënshkruan dhe i lë njerëzit të pambrojtur nga serbët, pasojat do të jenë të rënda. Kam dëgjuar gjithashtu se edhe Adem Demaçi është përballur me kërcënime të ngjashme,” tha Rubin në dëshminë e tij.

  • Gjyqi për ish-krerët e UÇK, vijon dëshminë Rubin: Donim që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që drejton kombin drejt lirisë

    Gjyqi për ish-krerët e UÇK, vijon dëshminë Rubin: Donim që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që drejton kombin drejt lirisë

    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, po vijon të dëshmojë për ditën e tretë rradhazi në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
    Gjatë fjalës së tij Rubin theksoi se donin që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që e drejton kombin drejt lirisë 
    “Ne donim që ai të kthehej një udhëheqës i një kombi, që me shpresë do të ishte i lirë. Po ju korrigjoj, ajo tha një drejtues të një grupi. Një drejtues i një delegacioni që ishte zgjedhur nga delegacioni shqiptar. Ai ishte një prej, kishte një pozicion udhëheqës. Edhe nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë”, tha Rubin.
    Ish zyrtari amerikan dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë gjatë luftës, në dëshminë e dhëna gjatë këtyre dy ditëve, ka insistuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë komanduese.  
    Një ditë më parë, ai shprehu kritika ndaj gjykatës për paraburgimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët mbahen në qeli që prej 2020-ës me akuzën e krimeve të luftës. Ai e cilësoi të padrejtë vendimin e Speciales për mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht dhe nga ana tjetër kanë bashkëpunuar me Prokurorinë. 
    Rubin tha se UÇK fitoi kredibilitetin e SHBA pasi firmosi marrëveshjen e Rambujesë dhe të paqes, pasi deri atëherë e shihnin si një organizatë terroriste duke mos patur mjaftueshëm informacione për veprimtarinë dhe strukturën e saj. 
    Të hënën, ai rrëfeu se Thaçi bashkëpunoi me perëndimin në Rambuje dhe në marrëveshjen e çmilitarizimit të UÇK. Sipas Rubin, ai u pa nga SHBA si një lider ndërsa kujtoi telefonatën e presidentit Bill Klinton që vlerësoi Thaçin për mbështetjen ndaj tolerancës dhe demokracisë. Ish-zyrtari tha se agjencitë amerikane nuk gjetën prova për krime. 
    Mbrojtja e Thaçit parashikohet të zgjasë për të paktën një muaj e gjysmë dhe rreth javës së dytë të nëntorit pritet të kenë përfunduar edhe dëshmitë që do të jepen nga ana e palës mbrojtëse për të katërt të akuzuarit. 
    Aktakuza pretendon se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi kryen krime nga marsi 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. 

  • Amerikanët pro Hashim Thaçit dhe kundër Albin Kurtit

    Amerikanët pro Hashim Thaçit dhe kundër Albin Kurtit

    Pas dëshmisë së ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin para gjykatës së Hagës e ku ai pohoi se e bën me lejen e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) shikohet hapur se Uashingtoni zyrtar shikon si aleat të sigurtë Hashim Thaçin e jo Albin Kurtin. Dëshmia e Rubin mbetet në favor të Thaçit e pas kësaj nuk ka gjykatë në botë që mund ta mbajë Hashim Thaçin në burg.
    Ndërkohë paralel me James Rubin ishte ambasada e SHBA në Kosovë që tha se Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

    Zëdhënësi e tha këtë të hënën për Radion Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA-ja e pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

    Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe se “ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

    Ambasada amerikane nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.
    Albin Kurti nuk shikohet më si aleat dhe politikan i besueshëm në SHBA, por si njeri që lufton për karriken e tij, duke shfrytëzuar retorika nacionaliste për të marrë vota.
    Nuk ka Kosovë pa SHBA- këtë duhet ta ketë të qartë klasa politike kosovare.
    Hashim Thaçi, pas 5 vjetë burgim të padrejtë në Hagë, do të jetë një politikan që i duhet Kosovës. Jo vetëm Kosovës, por SHBA dhe BE që të zgjidhë paqtisht me Serbinë çështjet e mbetura që prej pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
    Kosova ka nevojë edhe njëherë për Hashim Thaçin!

  • Gazetarja tregon detaje nga gjyqi në Hagë: Thaçi pas xhamit i buzëqeshur, ja pse u emocionua me amerikanin

    Gazetarja tregon detaje nga gjyqi në Hagë: Thaçi pas xhamit i buzëqeshur, ja pse u emocionua me amerikanin

    Kosova E Martë, 16 Shtator 2025 21:50
    Nga Haga ku prej dy ditësh po dëshmon ish-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, gazetarja Denada Jushi ka sjellë detaje nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ajo tha se gjatë dëshmisë së James Rubin, ish-presidenti Hashim Thaçi është parë i buzëqeshur. Ajo theksoi se pas xhamit asnjë prej të akuzuarve në Hagë nuk duket shfaq rënie emocionale.
    “Mundësia për të komunikuar me ta është e pamundur, por vetëm përballë një xhami na kanë përshëndetur. Të gjitha ato që ndodhin nga shtypi dhe protesta mblidhen nga ekipi mbrojtës. Por nuk e di cili është emocioni i tyre, por është emocion t’i shihje. Asnjë prej tyre nuk prezanton rënie emocionale dhe pse kanë kaluar 5 vite të gjithë na kanë përshëndetur. Thaçi është parë disa herë i buzëqeshur sa herë që James Rubin ka treguar momente të rëndësishme si telefonata me Bill Clinton apo me Madeleine Albright. Janë njerëzit më të rëndësishëm të globit në momentin që është shkruar kapitulli i Kosovës”, tha ajo në A2 CNN. Gazetarja solli në vëmendje edhe dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili do të vijojë edhe nesër në ditën e tretë dëshminë e tij. Sipas saj pas tij të tjerë dëshmitarë do të vijojnë deri në 14 nëntor.

    “Edhe dita e dytë është mbyllur sot pas orës 17:00 por nuk ka përfunduar dëshmia e James Rubin Mbyllja e seancës ka qenë me batutë që nuk e kishte parashikuar të ishte kaq e gjatë, dhe i duhet të gjejë hotel për të qëndruar. Por gjykatësi i tha se duhet të jetë edhe nesër për të përfunduar dëshminë treditore. Ai është dëshmitari i parë i mbrojtjes nga ana e Thaçit dhe do të ketë të tjerë nga nesër deri në 14 nëntor kur do të jetë edhe koha e përfundimit të mbrojtjes dhe dëshmive të tyre. Procesi ka vetëm dy vite e gjysmë që ka filluar, 125 dëshmitarët në këto dy vite gati e tjetërsuar për këdo që kanë njohur dhe jetuar luftën e Kosovës. Është dashur dëshmia e James Rubin për të kuptuar që po flasim për të njëjtën situatë. 

    I është dashur të shpjegojë në disa detaje që duhet kuptuar lufta e Kosovës në vitet 1998-99. Ai tha se nuk mund të flasim për zinxhir komandues se nuk ka pasur organizim të mirëfilltë në ushtri, por ka patur komandantë lokalë. Ai ka dashur ta etiketojë si drejtues politik të UÇK-së dhe jo ushtarak. Ai deklaroi se ka qenë aty prezent në atë që e konsideroi një çadër dhe dy karrige dhe jo një shtab. Ka patur momente tensioni. Ai ka thënë se si mund të mbahet 5 vjet një ish president. E gjithë kjo situatë është nisur nga Dick Marti. Prej vitit kur këto akuza filluan të shpërfaqen ai e ka kuptuar që janë nga burime jo zyrtare. Mbrojtja e zotit Thaçi e ka vënë prokurorinë në vështirësi që si mundet që deklarata e zotit Rubin të ndikojë në rolin që ia ka patur”.

  • Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK, po njollos drejtësinë ndërkombëtare

    Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK, po njollos drejtësinë ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili shprehu kritika ndaj Gjykatës Speciale për paraburgimin e ish drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se procesi që po mbahet në Hagë, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësisë ndërkombëtare.
    “LIRIA KA EMËR
    Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • Dëshmia e James Rubin në Hagë/ Rama: Liria ka emër, proces shtangës që njollos drejtësinë ndërkombëtare…

    Dëshmia e James Rubin në Hagë/ Rama: Liria ka emër, proces shtangës që njollos drejtësinë ndërkombëtare…

    james rubin-edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një video të dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë. Procesi, sipas Ramës, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare.
    “LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama.

    Dëshmia e James Rubin në Hagë, në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së që mbahen prej pothuajse 5 vitesh në paraburgim me urdhër të Gjykatës Speciale, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

    Përveç karrierës diplomatike, Rubin ka shërbyer si profesor dhe komentator në institucione prestigjioze si Oxford, Universiteti Columbia dhe Shkolla Ekonomike e Londrës, dhe është nderuar me çmime të larta për arritjet e tij profesionale.
    Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria solli 125 dëshmitarë në sallë, si dhe dëshmi të tjera u dhanë me shkrim. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.
    Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u bë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023. Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti./ZËRI 

  • Rama shpërndan dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka njollosur drejtësinë (VIDEO)

    Rama shpërndan dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka njollosur drejtësinë (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Rubin deklaroi se mbajtja për më shumë se pesë vjet në paraburgim e të akuzuarve është e padrejtë, pasi ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje politike dhe jo si drejtësi e mirëfilltë.
    “Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, ndonëse janë dorëzuar vullnetarisht, më shqetëson. Nuk e shoh si drejtësi, por si një fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës,” u shpreh Rubin në sallën gjyqësore.
    Kryeministri Rama, duke shpërndarë pjesë nga dëshmia e Rubin, e cilësoi procesin si të dëmshëm për imazhin e drejtësisë ndërkombëtare.
    “Liria ka emër! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare,” shkroi ai në rrjetet sociale, krahas videos së fjalës së diplomatit amerikan.
    Rubin, i cili gjatë viteve 1997–2000 shërbeu si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe zëdhënës kryesor i Departamentit të Shtetit, kujtoi nga përvoja e tij se kishte parë nga afër liderët e UÇK-së dhe sipas tij, nuk ekzistojnë prova që ata të kenë urdhëruar apo kryer krime të organizuara.

  • “Pse duhet të qëndronte në burg për vite kur u vetëofrua të paraqitej në gjykatë”/ Rama ndan dëshminë e Rubinit në Hagë: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

    “Pse duhet të qëndronte në burg për vite kur u vetëofrua të paraqitej në gjykatë”/ Rama ndan dëshminë e Rubinit në Hagë: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale të Hagës.

    Sipas kryeministrit, ky proces gjyqësor po njollos drejtësinë ndërkombëtare.
    “LIRIA KA EMËR. Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare”, shkruan Rama.

    Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, ka përfunduar për sot në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për të vazhduar nesër për ditën e tretë radhazi.
    Ai e nisi dëshminë me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.
    Rubin tregoi se si fillimisht e përshkruanim atë si organizatë me aktivitete terroriste, duke shtuar se “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”.
    “Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë“, u shpreh ai.
    Rubin gjithashtu theksoi se organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë.
    I pyetur nëse ishte në dijeni për një raport të vitit 1998 të OKB-së, ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se hezitoi t’i besonte raportit.
    “Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh“, ka thënë ai.

    Top Channel

  • Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Liria ka emër! (VIDEO)

    Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Liria ka emër! (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Rama ka përzgjedhur një klip nga dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe shkruan: LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…

    Në klipin e ndarë nga Rama, Rubin ngre shqetësime për ndikimin politik në gjyqin ndaj Hashim Thaçit.
    “Fakti që i akuzuari ka qenë në burg për pesë vjet, pasi vullnetarisht u ofrua të paraqitej në gjykatë në një kohë kur ishte gati të bënte një marrëveshje paqeje me udhëheqësin serb, më shqetësoi. Që politika të ndërhyjë në sundimin e ligjit, kjo më shqetëson. Më shqetëson që ai do të ishte në burg për pesë vjet përpara se një çështje të mund të fillonte dhe nuk i ishte dhënë asnjë Lirim me kusht.”, janë fjalët e tij.
    Gjatë dëshmisë së tij, James Rubin e kritikoi mbajtjen pesëvjeçare në paraburgim të Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke vënë në dyshim saktësinë e disa shkrimeve dhe përshkrimeve të OKB-së mbi situatën në Kosovë.
    Ai gjithashtu përmendi se SHBA-ja fillimisht e konsideronte UÇK-në si organizatë terroriste dhe nuk i kujtohej nëse Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit në Rambuje.