Tag: rubin

  • Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

    Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

    Adriatik BALLA
    Mirlind Daku po kalon një moment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme. “Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi.
    Objektivat
    Daku foli më pas për ambiciet e tij me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Ai kujtoi se objektivi i tij kryesor është të shënojë gola dhe të ndihmojë sa mundet në suksesin e ekipit të tij. “Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon”, shtoi ai.
    Ofertat në merkato
    Daku nuk la jashtë vëmendjes edhe ofertat ë i kanë ardhur nga klube të ndryshme brenda e jashtë Rusisë në merkaton e verës, por që ai vendosi të mbetet në kampionatin rus me skuadrën e tij. “Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu”, theksoi kosovari.
    Prania në Superligën ruse
    Mirlind Daku duket se është përshtatur mjaft mirë në Superligën e Rusisë. Edhe pse klubeve ruse dhe përfaqësueseve të këtij vendi në çdo sport u është bllokuar çdo pjesëmarrje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, sërish brenda Rusisë garat sportive zhvillohen. Dhe Daku duket se ka gjetur vetveten aty. “Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar”, nënvizoi Daku
    Ëndrra për të shkuar në Botëror
    Sulmuesi Mirlind Daku mendon se Shqipëria ka shanse dhe është ende në rrugën e duhur të kualifikimit dhe se dueli me Serbinë është i rëndësishëm, një duel vendimtar. “Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, përfundoi ai.

  • Kurti flet për herë të parë për Gjykimin në Hagë: Të presim procesin pa vlerësime politike

    Kurti flet për herë të parë për Gjykimin në Hagë: Të presim procesin pa vlerësime politike

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj. 
    Kurti tha për mediat në Prishtinë se e po e ndjek procesin brenda mundësive që i lejon pozicioni i tij dhe angazhimet që ka. 
    “E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë këtu është mjaft i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti që nga fillimi”, është shprehur ai. 
    I pyetur më tej si e shikon faktin që Adem Demaçi po përshkruhet atje si figura kryesore, Kurti preferoi të mos jeptë një përgjigje të drejtpërdrejtë. 
    “Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike”, tha ai, ndërsa zgjodhi të mos i jepte asnjë përgjigje pyetjes nëse beson se ish krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. 
    Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams. 
    Rubin, gjatë tri ditëve, foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin tha se nuk ka asnjë informacion që e lidh Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje. 

  • “Të presim procesin pa vlerësime politike”/ Gjykimi në Hagë, reagon Kurti për herë të parë: Qëndrimi im është…

    “Të presim procesin pa vlerësime politike”/ Gjykimi në Hagë, reagon Kurti për herë të parë: Qëndrimi im është…

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj.
    Kurti tha për mediat në Prishtinë se e po e ndjek procesin brenda mundësive që i lejon pozicioni i tij dhe angazhimet që ka.
    “E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë këtu është mjaft i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti që nga fillimi”, është shprehur ai.
    I pyetur më tej si e shikon faktin që Adem Demaçi po përshkruhet atje si figura kryesore, Kurti preferoi të mos jeptë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
    “Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike”, tha ai, ndërsa zgjodhi të mos i jepte asnjë përgjigje pyetjes nëse beson se ish krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
    Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.
    Rubin, gjatë tri ditëve, foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin tha se nuk ka asnjë informacion që e lidh Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje.

  • Pas dy dëshmive ndërkombëtare/ Dëgjohet sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

    Pas dy dëshmive ndërkombëtare/ Dëgjohet sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

    Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëshminë e radhës nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kësaj radhe do të dëshmojë një shtetas britanik, i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës. Kjo dëshmi vjen pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët dhanë deklaratat e tyre në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes.
    Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dha një pasqyrë të rolit ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se Thaçi në nuk kishte pasur autoritet për të vendosur për veprime brenda UÇK-së, dhe se akuzat ndaj tij dhe të tjerëve janë të pabaza. Ndërsa Paul Williams i cili shërbeu si këshilltar ligjor për delegacionin kosovar në Rambuje, u përqendrua në aspektet ligjore të ndërhyrjes dhe formimit të institucioneve të përkohshme në Kosovë pas luftës, si dhe konfirmoi atë që tha ish-zyrtari amerikan Rubin sa i përket autoritetit të Hashim Thaçit mbi negociatat për marrëveshje në Rambuje.
    Seanca sot pritet të nisë në orën 09:00 dhe është pjesë e procesit ku mbrojtja ka paraparë të paraqesë gjithsej 11 dëshmitarë gjatë javëve në vijim. Këta dëshmitarë synohet të hedhin dritë mbi rolin e Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale. DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.
    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Gjyqi në Hagë, kush është dëshmitari i tretë që do të flasë pro ish-krerëve të UÇK-së

    Gjyqi në Hagë, kush është dëshmitari i tretë që do të flasë pro ish-krerëve të UÇK-së

    ish-kreret e uck-se

    HAGË- Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëshminë e radhës nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
    Kësaj radhe do të dëshmojë një shtetas britanik, i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës.
    Kjo dëshmi vjen pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët dhanë deklaratat e tyre në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes.
    Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dha një pasqyrë të rolit ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se Thaçi në nuk kishte pasur autoritet për të vendosur për veprime brenda UÇK-së, dhe se akuzat ndaj tij dhe të tjerëve janë të pabaza.
    Ndërsa Paul Williams i cili shërbeu si këshilltar ligjor për delegacionin kosovar në Rambuje, u përqendrua në aspektet ligjore të ndërhyrjes dhe formimit të institucioneve të përkohshme në Kosovë pas luftës, si dhe konfirmoi atë që tha ish-zyrtari amerikan Rubin sa i përket autoritetit të Hashim Thaçit mbi negociatat për marrëveshje në Rambuje.
    Seanca sot pritet të nisë në orën 09:00 dhe është pjesë e procesit ku mbrojtja ka paraparë të paraqesë gjithsej 11 dëshmitarë gjatë javëve në vijim.
    Këta dëshmitarë synohet të hedhin dritë mbi rolin e Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.
    DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.
    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. 

  • “Prisja më shumë prej tij”, trajneri i Rubin Kazan për Dakun: Është martuar prandaj është i mërzitur

    “Prisja më shumë prej tij”, trajneri i Rubin Kazan për Dakun: Është martuar prandaj është i mërzitur

    Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku shënoi një gol mjaft të bukur në kampionatin rus ndaj Akronit, por trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov nuk ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e tij, sidomos në pjesën e parë.
    “Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim që pati kritika të ashpra ndaj tij”, ka thënë Rakhimov për “matchtv.ru”.

    I pyetur për më shumë detaje, Rakhimov, ka thënë: “Është çështje e brendshme për ekipin tonë. Kishim pritshmëri të tjera prej tij. Pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Ai duhet ta kuptojë se është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë stabil”, ka thënë Rakhimov.
    Në konferencë për shtyp Rakihmov është pyetur për gjendjen emocionale të Dakut, të cilit i vdiq gjyshi javë më parë.
    “Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të, pasi i vdiq gjyshi. Ai është martuar. Por ka nënshkruar kontratë martese dhe për këtë ndoshta është i mërzitur”,
    © BalkanWeb

  • James Rubin: Nuk ishte SHBA, BE donte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale

    James Rubin: Nuk ishte SHBA, BE donte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale

     

    Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shteti kyç në nismën për themelimin e Dhomave të Specializuara të Hagës.

    Në Klan Kosova, ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian ishte ai që dëshironte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale.

    ‘Duhet ta them se nuk kam qenë në qeveri kur ka ndodhur kjo. Sa më kujtohet, ka qenë gjatë administratës së parë të Trumpit dhe nuk mund të jem i saktë sa i përket kësaj. Nuk mendoj se ka qenë SHBA-ja motori kryesor prapa Tribunalit të Hagës, por ka qenë Bashkimi Evropian.’

    ‘Kanë qenë liderët evropianë që e donin këtë gjykatë, për të treguar se Kosova ishte duke ndjekur sundimin e ligjit. SHBA-të ndoshta e kanë mbështetur këtë ide, por nuk mendoj se kanë qenë motori shtytës i kësaj,’ ka thënë Rubin.

    Rubin shtoi se themelimi i Speciales mund të ketë qenë gabim, si dhe shpreson për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në proces gjyqësor.

     ‘Sipas të gjitha gjasave, mendoj se ka qenë gabim në retrospektivë themelimi i kësaj gjykate. Por, sidoqoftë, ka qenë e rëndësishme të ndiqeshin dhe të dëgjoheshin gjyqtarët, dhe besoj se pasi të përfundojë e gjitha, do të lirohet Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë,’ theksoi Rubin.

  • Daku merr vlerësim nga Rozhkov: Ai mund të luajë edhe me Barcelonën

    Daku merr vlerësim nga Rozhkov: Ai mund të luajë edhe me Barcelonën

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares tonë po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë, duke shënuar gola, mbrojtur me kujdes apo duke spikatur në mesfushë si organizatorë. Duhet thënë se vëmendjen kryesore e marrin lojtarët që luajnë në Itali, por s’janë të pakta rastet kur kjo vëmendje shkon në lindje, madje shumë larg, në Rusi, atje ku shkëlqen këtë edicion irlind Daku. Jo më pak të rëndësishëm janë dhe shqiptarët që luajnë në kampionatin elitar çek, sidomos ata me Spartën e Pragës.
    Vlerësimi për Dakun
    Mbrojtësi rus, Ilia Rozhkov, beson se sulmuesi Mirlind Daku do të mund të luante në secilin klub të Evropës. Rozhkov është mbrojtës i krahut të majtë dhe është bashkëlojtar i Dakut te Rubin Kazani. Ai të premten ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin “legalbet.ru”, ndërsa disa herë ka dhënë përgjigje që lidhen me sulmuesin kosovar. “Nëse Daku do të transferohej te Barcelona për ta zëvendësuar Robert Leëandoëskin, ai nuk do të ishte i humbur aspak! Mirlindi është futbollist që mund të përshtatet në çdo ligë, në Spanjë, Gjermani, Itali. Është lojtar i nivelit shumë të lartë. Mendoj se ai mund t’ia dalë në Evropë”, ka deklaruar Rozhkov. Rozhkov është i lumtur që Daku nuk u largua nga kampionati rus, përkatësisht nga Rubin Kazani, ndonëse në afatin kalimtar veror pati interesim për të. Ai thotë se Daku është njëri prej lojtarëve më të mirë në ligën elitare ruse dhe sulmuesi më i mirë i ligës. Daku te Rubin Kazani është prej vitit 2023. Në edicionin aktual ka luajtur në 11 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me tetë gola e një asistim. 27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029. “Daku është person shumë i hapur. Ai nuk pretendon të jetë ylli i skuadrës. Mund të flasësh me të lehtësisht. Në përgjithësi, i gjithë ekipi kalon mirë me njëri-tjetrin. Kemi komunikim të mirë”, ka deklaruar 20-vjeçari Rozhkov.
    Rozicki i thur elozhe Albion Rrahmanit
    Njëri nga futbollistët më të mirë të Çekisë, Tomas Rozicki, aktualisht drejtor sportiv te Sparta e Pragës, në një intervistë duke e analizuar formën e klubit, ka folur edhe për Albion Rrahmani. Sulmuesi i Kosovës, po përjeton një sezon fantastik në ligën elite të Çekisë, duke i shënuar pesë gola dhe një asistim, në tetë ndeshjet e këtij sezoni. Rozicki duke folur për Rrahmanin, ka zbuluar se ekipi kishte pranuar oferta për të nga ekipe të top pesë ligave evropiane, çka e tregon klasin dhe cilësinë që ka futbollisti kosovar. “Albioni e luajti tashmë një sezon. Ka kaluar situata të rëndësishme që nuk i ka përjetuar diku tjetër dhe mendoj se ato e kanë bërë më të fortë. Jemi ende në një fazë ku pikëpyetja është rreth mësimit me anën fizike dhe agresive kundër vetes. Ai do të goditet, do të shqelmohet. Pikat e tij të forta janë të qarta. Sezonin e kaluar të gjithë prisnim më shumë prej tij. Tashmë mund ta shihni që klubet nga pesë ligat më të mira ishin të interesuara për të. Megjithatë, nuk pati kurrë debat nga asnjëra palë që ai të mos vazhdonte këtu”, ka thënë Rozicki.

  • Përfundon pas 3 ditësh dëshmia e James Rubin në Hagë, mesazhet e rëndësishme pro Thaçit

    Përfundon pas 3 ditësh dëshmia e James Rubin në Hagë, mesazhet e rëndësishme pro Thaçit

    james rubin

    HAGË- Ka përfunduar dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili për tri ditë me radhë dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës, për bisedimet në Rambuje, por edhe shprehu kritika për Dhomat e Specializuara në Hagë.
    Tani, seanca po vazhdon me dëshmitarin e radhës së mbrojtjes së Thaçit, Paul Ëilliams, juristin amerikan që kishte qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.
    REL ka bërë një përmbledhje të deklaratave më të forta të bëra nga zyrtari amerikan, në favor të ish-drejtuesve të UÇK-së. Rubin e nisi dëshminë e tij më 15 shtator, duke thënë se Hashim Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Sipas tij, ai duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.
    Ai tha se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin apo të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje. Rubin tha se ndërmjetësi i SHBA-së në Rambuje, Christopher Hill, kishte bërë përpjekje që të dëmtonte figurën e tij dhe të sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Sipas tij, Hill ishte “në favor të LDK-së dhe kundër UÇK-së”.
    Ai u pyet edhe për rolin e Adem Demaçit brenda UÇK-së. Rubin tha se ndikimi i Demaçit, që kundërshtoi marrëveshjen e Rambujesë, ishte ideologjik dhe jo ekzekutiv dhe se angazhimet e Shteteve të Bashkuara ishin ato që, në fund, i mundësuan Hashim Thaçit të kapërcente rezistencën e tij.
    Në ditën e dytë të dëshmisë, Rubin tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për UÇK-në ishte se ajo ishte organizatë me aktivitet terrorist, por kjo përshtypje ndryshoi, pasi ajo u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë.
    Ai ishte kritik ndaj Gjykatës Speciale duke e cilësuar si të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të katër të akuzuarve, që Rubin tha se u dorëzuan vullnetarisht.
    Rubin gjithashtu dëshmoi se nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK dhe se si SHBA-ja e konsideronte Thaçin si udhëheqës të caktuar nga vetë shqiptarët.
    Ndërkaq, në ditën e tretë dhe të fundit, Rubin bëri disa sqarime për deklarimet e tij para Gjykatës. Ai sqaroi se nuk e di nëse Thaçi ka përdorur emrin “tradhtar” nëse do të pranonte marrëveshjen, por tha se kjo mund të ketë qenë më shumë perceptimi i tij.
    Ai po ashtu tha se komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja ishin më shumë përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme sesa ishte.
    Rubin theksoi nuk mendonte se Thaçi ishte ndonjë komandant kryesor i UÇK-së.

  • “Thaçi u kërcënua, për të firmosur”/ James Rubin, jep dëshminë e tretë në Hagë: Nuk kam qenë në dijeni

    “Thaçi u kërcënua, për të firmosur”/ James Rubin, jep dëshminë e tretë në Hagë: Nuk kam qenë në dijeni

    Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, vijon dëshminë e tij për të tretën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    Gjatë seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mundshëm të bërë nga Thaçi ndaj dy anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje, që nuk ishin pjesë e UÇK-së. Ai deklaroi se nuk kishte informacion për ndonjë kërcënim fizik.
    “Nuk kam qenë në dijeni për ndonjë kërcënim fizik nga ana e Thaçit. Por duhet ta dallojmë presionin fizik nga ai moral apo ideologjik,” theksoi Rubin.
    Ai shtoi se, në fakt, ishte vetë Thaçi që ishte vendosur nën presion të madh diplomatik nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë.
    “Sekretarja Albright e ka kërcënuar Thaçin në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i thënë se, nëse nuk nënshkruan dhe i lë njerëzit të pambrojtur nga serbët, pasojat do të jenë të rënda. Kam dëgjuar gjithashtu se edhe Adem Demaçi është përballur me kërcënime të ngjashme,” tha Rubin në dëshminë e tij.