Tag: ruani

  • Frutat dhe perimet që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

    Frutat dhe perimet që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

    Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze.

    Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë.

    Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.

    Panxhari i kuq

    Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën.

    Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese.

    Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë.

    AgroWeb.org ju tregon se nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt.

    Janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni.

    Si t’i ruani

    Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

    Këshilla shtesë

    Mbështilleni panxharin me letër alumini kuzhine dhe futeni në furrë në 400 gradë dhe lëreni derisa të jenë aq të buta sa të priten lehtësisht nga thika.

    Lërini të ftohen dhe lëkura do të bjerë me shumë lehtësi.

    Lakra

    E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira.

    Duke ngrënë më shumë lakër ju ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat.

    Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar.

    Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës në vend.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.

    Si t’i ruani

    Mbajini të mbyllur në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

    Këshilla shtesë

    Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë.

    AgroWeb.org ju tregon një mënyrë tjetër, sanduiçin tuaj të preferuar në vend të bukës mund ta mbështillni me një fletë lakër.

    Do të merrni vitaminat dhe do të keni një shije të veçantë.

    Mandarina

    Këto fruta të vogla janë gjithë shije dhe lëng dhe i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet.

    Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.

    Si t’i zgjidhni

    Shihni për mandarina që kanë ngjyrë të fortë dhe janë gjithashtu të forta. AgroWeb.org ju këshillon se nëse shiten me gjithë gjethe, sigurohuni që gjethet të jenë të freskëta.

    Si t’i ruani

    Duke qenë se lëkura e tyre është e hollë, mandarina është një agrume që mund të futet në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

    Këshilla shtesë

    Ka disa varietete mandarinash, ku disa prej tyre janë pa fara. Por edhe në rast kur kanë fara, janë aq të shijshme dhe të ëmbla sa askush nuk i vë re.

    Perimet me rrënjë

    Përveç karrotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhini ato që janë të forta, pa pjesë të buta. Kujdesuni që veçanërisht koka dhe bishtat e preshit në veçanti të jenë të gjelbra dhe të freskëta.

    Si t’i ruani

    Ruajini në një qese plastike në frigorifer.

    Këshilla shtesë

    Preshi gjithashtu është i ëmbël, por jo aq sa karrota, por e pasurojnë shumë mirë njëra tjetrën.

    Ullinj

    Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare.

    Ulliri është konsideruar dhe si simbol i paqes, jetës dhe pjellorisë dhe ka formëzuar peisazhin e Shqipërisë.

    Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.

    Si t’i zgjidhni

    Ullinjtë jeshilë zakonisht mblidhen në fillim të sezonit, ndërsa ullinjtë e zinj vilen në nëntor-dhjetor dhe janë më të butë dhe me më shumë tul.

    Si t’i ruani

    Ullinjtë duhet të jenë relativisht të fortë dhe asnjëherë të gërvishur apo të dëmtuar.

    Për t’i ruajtur këshillohet të shtoni disa feta limoni dhe t’i ktheni herë pas here në mënyrë që të mos kalben. Mos i mbani të mbyllur, pasi është më mirë që të kenë ajër.

    Nëntori është një nga muajt më domethënës të vitit për asortimentet e produkteve që sjell. Sigurohu ta shijosh plotësisht./AgroWeb.org

  • Çfarë nuk duhet të ruani kurrë nën lavaman dhe si ta organizoni hapësirën në mënyrë të sigurt

    Çfarë nuk duhet të ruani kurrë nën lavaman dhe si ta organizoni hapësirën në mënyrë të sigurt

    Hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës shpesh duket si vendi ideal për të ruajtur sende të ndryshme, por ekspertët paralajmërojnë se jo çdo gjë është e sigurt aty. Lagështia dhe errësira e zakonshme në këto zona mund të krijojnë kushtet perfekte për mykun dhe rrjedhjet e ujit, duke dëmtuar disa materiale.

    Pajisjet e vogla të kuzhinës, si tenxheret elektronike me presion dhe miksuesit, nuk duhet të vendosen nën lavaman, pasi çdo rrjedhje mund t’i dëmtojë. Po ashtu, produktet prej letre janë të ndjeshme ndaj lagështisë dhe mund të prishen lehtë, ndaj është më mirë t’i mbani në vende të thata dhe të sigurta.

    Një rrezik tjetër janë produktet e pastrimit, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël. Ato duhet të ruhen larg nga fëmijët, në dollapë të mbyllur dhe të siguruar mirë, për të parandaluar aksidentet. Qepët dhe patatet gjithashtu nuk duhet të vendosen nën lavaman, pasi lagështia mund t’i bëjë të prishen shpejt.

    Edhe peshqirët, copa të tjera tekstili apo produktet e kozmetikës janë të ndjeshme ndaj mykut dhe lagështisë, prandaj vendi më i sigurtë për to është një dollap i thatë dhe i freskët.

    Çfarë mund të ruani në këto hapësira? Produkte për flokët, shampo, balsam ose kremra, të vendosura në kosha ose shporta me kapak, që t’i mbroni nga çdo rrjedhje e mundshme uji. Me pak organizim dhe kujdes, hapësira nën lavaman mund të jetë funksionale pa rrezikuar sendet tuaja.

    Këshilla kryesore: gjithmonë mbani këto hapësira të pastra, të thata dhe të ventiluar për të shmangur dëmet e padëshiruara.

  • ”Ditë e favorshme për çështje financiare”/ Horoskopi, e mërkurë 6 gusht 2025

    ”Ditë e favorshme për çështje financiare”/ Horoskopi, e mërkurë 6 gusht 2025

    DashiMund të ndiheni pak të tensionuar sot. Mund të përballeni me situata të papritura, ndaj ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Komunikimi është çelësi. Merrni kohë për të reflektuar para se të flisni.
    DemiKjo është një ditë e favorshme për çështje financiare. Mund të merrni një ofertë apo të kuptoni më mirë si të menaxhoni burimet tuaja. Në marrëdhënie personale, shmangni keqkuptimet – qartësia është thelbësore.
    BinjakëtKeni shumë ide dhe energji për të ndarë me të tjerët. Sot është ditë e mirë për takime, biseda dhe plane të reja. Ruani ekuilibrin mes punës dhe pushimit.
    GaforrjaNdjenjat janë të thella sot. Mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj sjelljes së të tjerëve. Kaloni kohë me njerëzit që ju kuptojnë. Mos u angazhoni në konflikte – vetëkontrolli është i rëndësishëm.
    LuaniSot ndiheni të mbushur me vetëbesim dhe dëshirë për të ndriçuar në çdo situatë. Mund të keni sukses në biseda të rëndësishme apo prezantime. Jini të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve.
    VirgjëreshaMund të ndiheni të mbingarkuar me detaje sot. Mundohuni të mos e kritikoni veten për çdo gjë. Bëni më të mirën që mundeni dhe pranoni që jo çdo gjë është nën kontrollin tuaj. Një ditë e mirë për t’u organizuar.
    PeshorjaKa mundësi për zhvillime pozitive në marrëdhënie dhe bashkëpunime. Mund të ndiheni më të qartë për një vendim që ka lidhje me të ardhmen. Diplomacia ju ndihmon të arrini atë që dëshironi.
    AkrepiMund të ndiheni më introspektivë dhe të tërhequr sot. Nuk është domosdoshmërisht diçka negative – shfrytëzojeni për të reflektuar dhe për të qartësuar qëllimet tuaja. Ruani energjinë për gjëra të rëndësishme.
    ShigjetariNjë ditë me shumë lëvizje dhe kontakte. Mund të keni frymëzim për projekte të reja apo dëshirë për të udhëtuar. Bëni kujdes me shpenzimet impulsive. Rrini pranë njerëzve që ju mbështesin.
    BricjapiFokusi është tek puna dhe reputacioni. Sot mund të paraqitet një mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Veproni me maturi dhe mos e nënvlerësoni ndikimin e veprimeve të vogla.
    UjoriNdiheni të motivuar për të mësuar diçka të re apo për të eksploruar horizonte të reja. Një bisedë mund të hapë një derë të re. Mos e neglizhoni anën shpirtërore apo emocionale të jetës.
    PeshqitDita kërkon thellim dhe reflektim. Shmangni shpërqendrimet dhe përqendrohuni tek ajo që ka vërtet rëndësi për ju. Intuita është shumë e fortë sot – dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm.

  • “Duhet të përqendroheni te shëndeti”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Duhet të përqendroheni te shëndeti”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Dita sot ju favorizon mjaft për ndryshime të reja, si në planin financiar ashtu edhe në atë emocional. Kini kujdes të mos merrni përsipër punë që nuk i bëni dot.
    Demi

    Duket se është shumë e rëndësishme që sot të ruani qetësinë dhe të mendoheni mirë para se të veproni. Priten tensione me njerëz të afërt, po ashtu edhe në punë.
    Binjakët
    Dëshirat tuaja që i keni pasur prej një kohe të gjatë, tashmë do të shohin dritën e realizimit. Shijojeni sepse yjet janë në anën tuaj. Fundjava premton shumë argëtim.
    Gaforrja
    Nëse gjatë periudhës së fundit keni ndjerë se fati nuk ju ka përkrahur aspak, tashmë kjo do të marrë fund. Pritet një kthesë shumë interesante në jetën tuaj, e cila do t’ju befasojë për mirë.
    Luani
    Kini gjithmonë parasysh që veprimet tuaja kanë pasoja, e për këtë nuk mund të fajësoni të tjerët. Ruani qetësinë dhe reflektoni, nuk jeni të pagabueshëm.
    Virgjëresha
    Këtë periudhë duhet të përqëndroheni tek gjendja juaj shëndetësore. Nëse shihni që trupi po ju jep ndonjë sinjalizim, mos e neglizhoni. Tregohuni të kujdesshëm edhe në punë.
    Peshorja
    Dita sot është shumë e favorshme për kontrata të reja, përgjithësisht për të hedhur firma e për të ndërmarrë hapa të rinj. Kapni mundësitë që ju ofrohen.
    Akrepi
    Mos u shqetësoni nëse vëreni që disa plane po ju largohen nga spektri. Vazhdoni të punoni sepse priten zhvillime pozitive. Shfrytëzojeni këtë fundjavë për t’u shplodhur.
    Shigjetari
    Sot rikthehen nga e shkuara disa çështje që keni menduar se i keni mbyllur. Përballuni dhe hiqini qafe njëherë e përgjithmonë. Mos lejoni që e kaluar tju prishë të tashmen.
    Bricjapi
    Financat nuk do të jenë në nivelet më të mira të mundshme këtë periudhë . Por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt arka juaj e kursimit do fillojë të mbushet.
    Ujori
    Aktivitet fizike nuk duhet të mungojnë sot. Argëtimi është ajo që që ju ka munguar për një kohë të gjatë, e tashmë duhet të filloni të merreni pak më seriozisht me veten
    Peshqit
    Mos i anashkaloni disa përgjegjësi që keni. Sa më shumë t’i shtyni aq më keq do të jetë për ju për t’i zgjidhur siç duhet. Vlerësoni çdo detaj dhe çdo të papritur për të qënë të qetë./vizionplus.tv

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

    Dashi
    Dita sot ju favorizon mjaft për ndryshime të reja, si në planin financiar ashtu edhe në atë emocional. Kini kujdes të mos merrni përsipër punë që nuk i bëni dot.
    Demi
    Duket se është shumë e rëndësishme që sot të ruani qetësinë dhe të mendoheni mirë para se të veproni. Priten tensione me njerëz të afërt, po ashtu edhe në punë.
    Binjakët
    Dëshirat tuaja që i keni pasur prej një kohe të gjatë, tashmë do të shohin dritën e realizimit. Shijojeni sepse yjet janë në anën tuaj. Fundjava premton shumë argëtim.
    Gaforrja
    Nëse gjatë periudhës së fundit keni ndjerë se fati nuk ju ka përkrahur aspak, tashmë kjo do të marrë fund. Pritet një kthesë shumë interesante në jetën tuaj, e cila do t’ju befasojë për mirë.
    Luani
    Kini gjithmonë parasysh që veprimet tuaja kanë pasoja, e për këtë nuk mund të fajësoni të tjerët. Ruani qetësinë dhe reflektoni, nuk jeni të pagabueshëm.
    Virgjëresha
    Këtë periudhë duhet të përqëndroheni tek gjendja juaj shëndetësore. Nëse shihni që trupi po ju jep ndonjë sinjalizim, mos e neglizhoni. Tregohuni të kujdesshëm edhe në punë.
    Peshorja
    Dita sot është shumë e favorshme për kontrata të reja, përgjithësisht për të hedhur firma e për të ndërmarrë hapa të rinj. Kapni mundësitë që ju ofrohen.
    Akrepi
    Mos u shqetësoni nëse vëreni që disa plan po ju largohen nga spektri. Vazhdoni të punoni sepse priten zhvillime pozitive. Shfrytëzojeni këtë fundjavë për t’u shplodhur.
    Shigjetari
    Sot rikthehen nga e shkuara disa çështje që keni menduar se i keni mbyllur. Përballuni dhe hiqini qafe njëherë e përgjithmonë. Mos lejoni që e kaluar tju prishë të tashmen.
    Bricjapi
    Financat nuk do të jenë në nivelet më të mira të mundshme këtë periudhë . Por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt arka juaj e kursimit do fillojë të mbushet.
    Ujori
    Aktivitet fizike nuk duhet të mungojnë sot. Argëtimi është ajo që që ju ka munguar për një kohë të gjatë, e tashmë duhet të filloni të merreni pak më seriozisht me veten
    Peshqit
    Mos i anashkaloni disa përgjegjësi që keni. Sa më shumë t’i shtyni aq më keq do të jetë për ju për t’i zgjidhur siç duhet. Vlerësoni çdo detaj dhe çdo të papritur për të qënë të qetë.

  • Ditë të vështira dhe keqkuptime, ja se çfarë kanë rezervuar yjet për secilën nga shenjat e horoskopit

    Ditë të vështira dhe keqkuptime, ja se çfarë kanë rezervuar yjet për secilën nga shenjat e horoskopit

    DashiNjë ditë shumë pozitive në aspektin sentimental. Marrëdhëniet që kanë rëndësi për ju do të ecin mbarë. Do të ndiheni energjikë dhe gati për të vepruar në çdo drejtim. Hëna është në anën tuaj, ndaj përfitoni.
    DemiPas dy ditëve të vështira, kjo e enjte sjell frymëmarrje dhe qetësi. Në dashuri është momenti për të guxuar dhe për të marrë përgjigjet që prisni. Dita do të sjellë përmirësim të dukshëm në të gjitha aspektet.
    BinjakëtDebatet dhe tensionet janë të mundshme, sidomos për çështje që kërkojnë sqarim. Fundjava do të jetë më e qetë, por sot ruani qetësinë, pasi mund të ketë keqkuptime me partnerin.
    GaforrjaMund të ndiheni të vetmuar apo të keqkuptuar nga të tjerët. Do të keni ndjesinë se dikush ironizon veprimet tuaja. Kujdes nga provokimet dhe përpiquni të mos reagoni. Stresi në punë apo çështje personale po ju lënë pak kohë për dashurinë.
    LuaniNjë ditë shumë e mirë, veçanërisht për mundësitë e reja në punë apo për të zgjeruar horizontin. Favorizohen udhëtimet dhe kontaktet me njerëz që jetojnë larg. Mundësi për ndryshime pozitive.
    VirgjëreshaNjë ditë normale, por me disa keqkuptime në punë. Përmirësimi është afër, pasi yjet janë me ju. Në dashuri, bëni kujdes që të mos neglizhoni partnerin dhe të jeni më të vëmendshëm.
    PeshorjaNëse mundeni, shkëputuni nga rutina e përditshme. Një udhëtim i shkurtër do ju bëjë mirë. Shumë shpejt, priten emocione pozitive në dashuri falë ndikimit të Venusit në shenjën tuaj.
    AkrepiNjë ditë shumë e mirë për dashurinë. Do të arrini të qetësoni çdo paqartësi në marrëdhënien tuaj dhe do të rigjeni entuziazmin. Organizoni diçka të veçantë për të surprizuar partnerin.
    ShigjetariDita do të ketë luhatje humori. Hëna do ju ndihmojë, por problemet në punë mund t’ju shkaktojnë nervozizëm. Mos e shfryni tensionin tek partneri dhe përpiquni të ruani qetësinë.
    BricjapiPas një periudhe të ngarkuar, nis një fazë përmirësimi. Dashuria është prioritet dhe është momenti i duhur për të rikuperuar ose për të nisur diçka të re. Në punë, ruani vetëkontrollin dhe mos nxitoni të prisni lidhjet ekzistuese.
    UjoriNjë ditë shumë e mirë dhe rikuperuese. Marrëdhëniet personale do të jenë të favorizuara. Në dashuri dhe në shoqëri do të ndiheni më të kuptuar dhe të vlerësuar.
    PeshqitDita mund të sjellë situata të sikletshme dhe tensione. Shmangni provokimet dhe mendoni dy herë para se të flisni, pasi dikush mund t’ju kritikojë lehtësisht. Kërkohet durim, pasi përmirësimi është pranë.

  • Vdekja e turistit në Durrës! 31-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën: Ishim me shpejtësi, mjeti u përmbys

    Vdekja e turistit në Durrës! 31-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën: Ishim me shpejtësi, mjeti u përmbys

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Turistja 31-vjeçare Vera Ruani me shtetësi angleze, e cila u përfshi në aksidentin e rëndë detar në Durrës, ku humbi jetën 34-vjeçari britanik, Silvester Oleug, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidetit tragjik me Jet Ski ajo u transferua në spitalin e Durrësit.
    Në lidhje me ngjarjen, ajo ka rrëfyer se pasi vendosën të merrnin një motor uji me qira, të dy ata ishin pajisur me jelekët e shpëtimit. 31-vjeçarja ka deklaruar se momenti fatal ndodhi kur 34-vjeçari kishte tentuar një manovër rrethore të rrezikshme, ku sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, ata janë kthyer djathtas dhe rreth 150 m larg bregut.
    Pas përmbysjes së mjetit, Ruani ka treguar se ajo përfundoi e shkëputur nga motori, ndërsa partneri i saj nën mjet. Po ashtu, ajo ka deklaruar se patrulla kufitare është nisur menjëherë në ndihmë drejt tyre, por fatkeqësisht, 34-vjeçari britanik ka humbur jetën kur skafi i kufirit sapo kishte mbërritur në kalatën 0 të portit detar të Durrësit, ku po i priste autoambulanca. Në breg ka qenë një patrullë kufitare e cila ka vrapuar te mjeti i tyre dhe u ka shkuar në ndihmë të rinjve. Vajza ka thënë se ishte e koshiente, kurse djali jo. 

    Sa i përket aksidentit ujor, në pranga është vendosur Luis Xhumari, operator turistik, dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. I ndjeri, 34-vjeçari Silvester Oleug, nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin, është konstatuar në shkelje të rregullores. Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 të 1 qershorit, kur shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë njoftuar për incidentin dhe kanë reaguar menjëherë duke shkuar me mjet lundrues për të dhënë ndihmën e parë. Dy turistët anglezë po lundronin me një mjet Jet Ski,  kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë. 34-vjeçari Silvester Oleug ka humbur jetën, ndërsa vajza që e shoqëronte, Vera Ruani ndodhet në gjendje të rëndë./ZËRI

  • Si të ruani luleshtrydhet që të mos myken

    Si të ruani luleshtrydhet që të mos myken

    Luleshtrydhet janë fruta delikate që kërkojnë ruajtje të duhur për t’i mbajtur të freskëta dhe ushqyese për më gjatë, dhe më poshtë do të gjeni mënyrën më të mirë për t’i ruajtur ato si në frigorifer ashtu edhe në ngrirje.

    Luleshtrydhet mbahen më mirë në frigorifer dhe mund të zgjasin për disa ditë nëse trajtohen siç duhet.
    Para se t’i ruani, ka tre këshilla bazë që duhet të ndiqni.

    – Mos i lani luleshtrydhet para se t’i ruani. Larja e tyre shumë shpejt para se t’i hani mund të shkaktojë formimin e mykut nga lagështia shtesë që do të zhvillohet. Në vend të kësaj, prisni t’i lani deri pak para se t’i përdorni dhe lani vetëm sasinë që ju nevojitet çdo herë.
    – Mbajini luleshtrydhet të plota. Mos ua hiqni gjethet dhe mos i prisni paraprakisht, pasi kjo i ekspozon frutat ndaj elementëve që shkaktojnë prishjen e tyre më shpejt.
    – Hiqni çdo luleshtrydhe të prishur. Para se t’i vendosni në frigorifer, është mirë t’i renditni, duke hequr çdo gjë që ka filluar të prishet ose ka gjurmë myku. Një luleshtrydhe e keqe do të prishë pjesën tjetër.
    Pasi të ndiqni hapat e mësipërm, vendosini luleshtrydhet në një enë të cekët, të cilën e keni shtruar me letër kuzhine në një shtresë të vetme.
    Pra, mund t’ju duhet më shumë se një enë. Mbulojeni me kapak pa e mbyllur plotësisht, ose mbulojeni me një peshqir të pastër kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Ata do të qëndrojnë kështu për të paktën pesë ditë.
    Si të ruani luleshtrydhet në frigorifer
    Nëse doni t’i ruani luleshtrydhet për një periudhë edhe më të gjatë kohore, mund t’i vendosni në frigorifer.
    – Lani luleshtrydhet para se t’i ngrini. Meqenëse ka shumë të ngjarë t’i përdorni direkt nga frigoriferi , do të dëshironi të siguroheni që janë larë para se t’i ngrini. Thajini lehtë me një peshqir letre për të hequr çdo lëng të tepërt
    – Hiqni gjethet nga majat e tyre. Është më mirë të hiqni pjesët e gjelbra para se t’i ngrini, sepse do të jetë mjaft e vështirë ta bëni këtë më pas.
    – Pritini luleshtrydhet në feta, nëse është e nevojshme. Mund t’i ngrini të plota, por edhe t’i prisni nëse e dini paraprakisht se si do t’i përdorni në të ardhmen. Nëse, për shembull, planifikoni t’i vendosni në një smoothie, atëherë pritini në feta ose kube që t’i përzieni më lehtë.
    – Hiqni çdo luleshtrydhe të prishur. Hidhni çdo gjë që tregon shenja të mykut.
    Duke pasur parasysh këto këshilla, luleshtrydhet mund të ngrihen. Vendosini në një tepsi pjekjeje të shtruar me letër jo ngjitëse ose në një tapet silikoni dhe ngrijini derisa të jenë të forta. Pastaj, transferojini ato në një enë hermetike ose në një qese frigoriferike. Ato mund të ruhen deri në një vit në frigorifer.

  • Si t’i Ruani Karrotat që të Qëndrojnë sa më të Freskëta

    Si t’i Ruani Karrotat që të Qëndrojnë sa më të Freskëta

    Natyralisht të ëmbla dhe plot me lëndë ushqyese, karotat janë ndër perimet më të gjithanshme në kuzhinë.

    Ndodh shpesh që pasi keni përdorur dy ose tre karota nga tufa, pjesa tjetër të lihen të kalben.
    Për të mos lejuar që kjo të ndodhë, AgroWeb.org ju jep disa këshilla se si t’i ruani në mënyrë që të mos prishen me kalimin e kohës.
    Si të ruani karotat
    Hiqni gjethet e karotës, sepse nëse i lini ato do të heqin lagështinë dhe do të bëjnë që karrotat të prishen më shpejt.
    Shmangni larjen e karotave deri para konsumit apo gatimit të tyre. Mbajini ato  të thata, sepse kështu do të rezistojnë për një periudhë më të gjatë kohore.
    Në këtë mënyrë mund të zgjasin për rreth tre deri në katër javë në frigorifer.
    Mbështillini karotat e paqëruara dhe të palara në një pecetë letre dhe ruajini në një enë ose qese ushqimi hermetike.
    Vendoseni enën me karota në pjesën më të freskët të frigoriferit.
    Si të ruani karotat e qëruara
    Lëvoret e karotës veprojnë si një shtresë mbrojtëse, kështu që kur ato hiqen, karotat thahen më lehtë.
    Për fat të mirë, ekziston një metodë për të ruajtur karotat e qëruara që do t’i mbajë ato të freskëta për gati një muaj.
    Lani tërësisht karotat e qëruara, zhytini në një enë me ujë të ftohtë dhe vendosini në frigorifer.
    Ndryshoni ujin një herë në disa ditë për të penguar rritjen e baktereve.
    Shpëlajini edhe një herë para se t’i konsumoni
    Si të ruani karotat e gatuara
    Të ruajtura në një enë hermetike në frigorifer, karotat e gatuara do të zgjasin për rreth katër ditë.
    Lërini karotat të ftohen plotësisht pas zierjes dhe më pas trasferojni në një enë hermetike dhe vendosini në frigorifer.
    A mund t’i ngrini karotat?
    Po, ju mund t’i ngrini karotat! Fillimisht qëroni dhe prisni karotat.
    Vendosini në ujë të vluar për 2 deri në 3 minuta, në varësi të madhësisë së karotave, më pas transferojini në një tas me ujë akull.
    Transferoni karotat e ngrira në një qese hermetike dhe vendosini në frigorifer. /AgroWeb.org
     
     

  • Speca të Pjekur Turshi – Si t’i Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

    Speca të Pjekur Turshi – Si t’i Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

    Në këtë kohë tregjet mbushen plotë me speca gogozhare dhe nga ata që shumica i njohin me emrin; speca kapi.

    Përveç vlerave të shumta që kanë për organizmin, specat e kuq kanë dhe një shije totalisht të ndryshme nga specat e tjerë.
    Nëse i shtoni në gatimet tuaja, do t’i pasuroni me një aromë të papërshkrueshme dhe vërtetë të veçantë.
    Një nga format më të zakonshme që i përdorim specat e kuq, si gogozharet ashtu dhe ata kapi, janë të përgatitura si turshi.
    AgroWeb.org ju tregon sot një recetë mbase të re për disa, atë të specave të pjekur turshi.
    Specat e pjekur i japin lëngut të turshisë një shije krejtësisht ndryshe dhe më të mirë.
    Të përgatitura me recetën e AgroWeb.org, këto speca do të mund t’i ruani deri në një vit.
    Përbërësit

    2kg speca të kuq kapi
    1 gotë uji me lëng limoni
    2 gota uji me uthull të bardhë
    1 gotë uji me vaj ulliri
    2 thelpinj hudhra
    1 lugë e gjysmë çaji me kripë
    3 kavanoza qelqi

    Përgatitja
    Nëse doni që turshitë t’i ruani për një kohë të gjatë atëherë duhet të nisni me pastrimin e kavanozave.
    Por në rast se doni që t’i ruani në frigorifer vetëm për disa javë, atëherë mund ta anashkaloni këtë hap të recetës.
    Pra vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe aty fusni kavanozat që do të përdorni për ruajtjen e turshive.
    Sigurohuni që të ketë ujë mjaftueshëm sa të mbulojë plotësisht kavanozat.
    Lëreni tenxheren në zjarr dhe ndërkohë vazhdoni me recetën.
    Pasi t’i keni larë dhe tharë specat e kuq vendosini në një tavë për pjekje.
    Mos harroni që t’i lyeni me pak vaj ulliri në të gjithë sipërfaqen e tyre.
    Vaji i ullirit do të bëjë të mundur që specat të piqen më shpejtë dhe që lëkura e tyre të shkëputet plotësisht nga tuli.
    Në momentin që specat të jenë pjekur nga njëra anë, nxirreni tavën dhe me një lugë kthejini nga ana tjetër.
    AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes që të mos i shponi specat.
    Nëse keni sobë me gaz, mund t’i piqni dhe tek plitka e gazit për një përgatitje më të shpejtë.
    Pasi t’i keni pjekur specat vendosini në një tas dhe mbulojini me një pjatë për disa minuta.

    Kur të jenë ftohur pak, filloni dhe hiqni lëkurën nga tuli dhe pastrojini dhe nga farat.
    Pritini specat në gjysmë dhe lërini tek një tas i madh.
    Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të vini lëngun e limonit, uthullën, vajin e ullirit, hudhrën e prerë në copa të vogla dhe kripën, në një tenxhere për të zierë.
    Nga ana tjetër, sterilizoni edhe kapakët e kavanozave, duke marrë pak nga uji ku keni zierë kavanozat dhe fusni aty kapakët.
    AgroWeb.org ju këshillon që specat t’i ndani në mënyrë të barabartë tek kavanozat dhe më pas t’i mbushni me lëngun që përgatitët.
    Lëngu duhet të jetë i ngrohë kur ta hidhni tek specat, dhe sigurohuni që të lini një hapësirë rreth 2-3cm në grykën e kavanozit.
    Mbyllini kavanozat me kapak, por mos i shtrëngoni shumë fortë.
    Nëse doni t’i ruani për disa javë, mjafton që t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i mbani rreth 3 javë.
    Ndërsa nëse doni t’i ruani për një kohë më të gjatë, atëherë futini kavanozat e mbushur në një tenxhere me ujë.
    AgroWeb.org ju këshillon që kavanozat të jenë të mbuluar me ujë afërsisht 2-3cm dhe ziejini për 15 minuta.
    Fikeni zjarrin dhe lërini kavanozat të ftohen në tenxhere për disa minuta.
    Më pas largojini nga tenxherja dhe lërini të ftohen plotësisht. Duhet të dëgjoni një zhurmë kërcitëse nga kavanozat, kjo ju tregon që kavanozat janë mbyllur hermetikisht.
    Kështu mund t’i ruani kavanozat deri në një vit./AgroWeb.org