Tag: ruajtjes

  • Digjitalizohen mijëra filma të vjetër shqiptarë

    Digjitalizohen mijëra filma të vjetër shqiptarë

    Në mjediset e kinemasë “Drita”, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri, u mbajt një prezantim i veçantë kushtuar procesit të digjitalizimit dhe ruajtjes së imazheve filmike, i udhëhequr nga specialisti i arkivit Erjon Tusha i cili mori për dore ekipin për të vënë në jetë këtë proces kaq të veçantë.

    Në këtë proces përfshihen gjithsej 55.000 njësi arkivore të koleksioneve grafike dhe fotografike si dhe 6600 tituj filmash me 44.000 akte në AQSHF të cilët do të ruhen në kushtet më të mira të digjitalizuara.

    Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së kujtesës sonë vizuale dhe mënyrat bashkëkohore me të cilat imazhet grafike dhe fotografike marrin jetë të re në format digjital, duke u bërë më të aksesueshme për studiuesit dhe publikun. Kujtesa jonë kolektive si Shqipëri është në një pjesë të saj shumë e rëndësishme dhe nga ana vizuale. Kjo do të thotë se digjitalizimi i kinemasë është një hap i madh para.

    Ky aktivitet është një hap më tej në mbrojtjen e trashëgimisë filmike shqiptare dhe në përpjekjen për ta përcjellë atë te brezat e ardhshëm të cilët do të kenë mundësi të shikojnë e shijojnë si duhet një pjesë të madhe të perlave të humbura të kinemasë shqiptare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KU JANË MIQTË? TË VJETRIT RRALLOHEN, TË RINJTË NUK EKZISTOJNË!

  • AKU Shkodër bllokon 3 ton fruta- perime jashtë kushteve të ruajtjes, vendosen 8 gjoba për shkelësit…

    AKU Shkodër bllokon 3 ton fruta- perime jashtë kushteve të ruajtjes, vendosen 8 gjoba për shkelësit…

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, ka zhvilluar një aksion kontrolli në tregun e produkteve ushqimore mëngjesin e kësaj të shtune.
    Gjatë verifikimeve mësohet se u konstatuan shkelje të rënda në standardet e sigurisë ushqimore dhe në dokumentacionin tatimor. Si rezultat, u vendosën 8 gjoba administrative, ndërsa rreth 3 mijë kilogramë fruta e perime u bllokuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të origjinës dhe kushteve të ruajtjes!
    AKU njoftoi se kontrollet do të vijojnë me intensitet, për të garantuar sigurinë e konsumatorit dhe për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tre komuna arbëreshe në Puglia shpallen zona të mbrojtura kulturore, Balla: Shembull i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare

    Tre komuna arbëreshe në Puglia shpallen zona të mbrojtura kulturore, Balla: Shembull i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare

    Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali.
    Festivali u hap zyrtarisht në prani të ministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore italiane, duke theksuar rolin e kulturës arbëreshe si urë lidhëse mes dy popujve.
    Në këtë aktivitet, tre komunat arbëreshe – Casalvecchio, Chieuti dhe San Marzano di San Giuseppe – u shpallën zyrtarisht zona të mbrojtura kulturore të Puglias, në një akt simbolik që thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të komuniteteve arbëreshe.
    Ministri Balla vlerësoi rolin e arbëreshëve si “shembulli më i bukur i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare për më shumë se pesë shekuj”. Ai theksoi se arbëreshët dhe diaspora shqiptare në Itali përbëjnë “një urë të fortë lidhëse mes dy popujve tanë”, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar.
    Festivali “Vëllazëria” u zhvillua më 26 dhe 27 korrik në Casalvecchio di Puglia, në edicionin e tij të tetë, duke bashkuar mbi 100 artistë, këngëtarë dhe valltarë nga komunitetet arbëreshe të Italisë dhe nga Shqipëria, veçanërisht nga Vlora. Për dy ditë, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete kulturore, artistike dhe gastronomike, me koncerte, diskutime, ekspozita dhe dreka e darka të përbashkëta në sheshe.