Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë në Kosovë në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, njoftoi të mërkurën avokati i grupit, Ardian Bajraktari.
Bajraktari shkroi në Facebook se ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore, sipas të cilit kërkesa e grupit “Asnji cent ma shumë” për padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) është refuzuar. Ai njoftoi se grupi do të ankohet në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Themelores.
“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, shkroi ai. Rregullatori i energjisë e miratoi më 11 prill rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për 16.1 për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë, duke nxitur protesta. Tarifat e reja u miratuan më 16 prill dhe u futën në fuqi më 1 maj.
Grupi “Asnjë cent më shumë” zhvilloi disa protesta gjatë kohës kur ZRRE-ja po shqyrtonte rritjen e çmimit të rrymës dhe asokohe paralajmëroi padi ndaj saj. Ngritja e çmimit të rrymës ka çuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve themelore. Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë.
Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro. Javë më parë, Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkoi ZRRE-së t’i pezullojë vendimet për rritjen e çmimit të rrymës deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve. Sipas tij, rritja e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, “duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale”.
Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e kundërshtoi ashpër vendimin për rritjen e çmimit të rrymës, duke thënë se “rritja e çmimit të energjisë nuk do të mbetet rast i izoluar, por do të prodhojë rritje të çmimeve të tjera”. ZRRE-ja argumentoi se rritja e tarifave këtë vit ishte e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta. Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. REL/
Tag: rrymës
-

Gjykata Themelore hedh poshtë padinë kundër ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
-

Rikthehen furnizimet me energji elektrike në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë
Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 Prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet.
Operatori i energjisë REE tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë.
Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të përbashkët prej gati 60 milionë banorësh, nuk i shpëtoi ndërprerjes të rrymës. Megjithatë, ende nuk dihet pse pati ndërprerje të energjisë, ndonëse në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se kishte pasur një sulm kibernetik.
Kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes “ka gjasa të jetë në Spanjë”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “të gjitha shkaqet e mundshme” janë duke u analizuar dhe paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të “dezinformimit”.
Sanchez tha se rreth 15 gigavat energji elektrike, më shumë se gjysma e konsumit në atë moment, “u zhdukën papritur” brenda rreth pesë sekondash.
Kryeministri spanjoll nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të rikthehej plotësisht energjia në Spanjë dhe paralajmëroi se disa punëtorë do të duhej të qëndronin në shtëpi të martën. Kryeministri portugez Montenegro, tha se energjia në Portugali do të rikthehej “brenda disa orëve”.
Rreth 6.2 milionë nga 6.5 milionë familje në Portugali u furnizuan sërish me energji gjatë natës, tha operatori kombëtar i rrjetit elektrik.
Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.
Kryeministri spanjoll Sanchez, tha se ndërprerja e energjisë elektrike mesditën e së hënës shkaktoi “ndërprerje serioze” dhe “humbje milionëshe ekonomike në biznese, kompani dhe industri”.
Komisioni Evropian tha se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë lidhur me ndërprerjen e rrymës. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik”.
Ndërprerjet e rrymës shkaktuan anulimin e shumë fluturimeve nga Madridi, Barcelona dhe Lisbona, sipas organizatës evropiane të trafikut ajror, Eurocontrol.
Edhe shtetet e tjera në mbarë botën viteve të fundit janë përballur me ndërprerje masive të rrymës.
Ndërprerje të rrymës kishte në Tunizi shtatorin e vitit 2023, në Shri Lankë në gusht të vitit 2020, dhe në Argjentinë e Uruguai në qershor të vitit 2019. Edhe India në korrik të vitit 2012 ishte përballur me një ndërprerje masive të furnizimit me rrymë.
Në Evropë, nëntorin e vitit 2006, 10 milionë persona kishin mbetur pa rrymë për një orë në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Ndërprerja kishte ndodhur për shkak të problemeve me rrjetin në Gjermani./REL -

Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore
Kompania serbe “Elektrosever” ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
Madje nga kjo kompani kanë thënë se as nuk planifikojnë shtrenjtim të çmimit të rrymës.
“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë thënë nga Elektrosever për “KoSSev”
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditë më parë ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%. Ky vendim është përcjellë me reagime e kritika të shumta, derisa janë organizuar edhe protesta. Ndërkohë efektet e para të rritjes së çmimit të rrymës kanë nisur të vërehen me shtrentjim të çmimeve nëpër kafiteri dhe furra të bukës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind
Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind.
Pro shtrenjtimit të energjisë elektrike votuan pesë anëtarët e bordit të ZRRE-së.
Anëtarët e bordit deklaruan se aprovimi i këtyre tarifave është i domosdoshëm për të siguruar energji elektrike.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Çmimi i rrymës rritet 16 për qind, plasin protestat në Kosovë
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke njoftuar se çmimi i rrymës është rritur për rreth 16 për qind.
Gjatë mbledhjes të mbajtur më 11 prill, Bordi i ZRRE-së nuk tregoi se sa do të rritej çmimi i rrymës, por Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj mësoi se rritja do të ishte rreth 16 për qind.Ndërkohë, pak orë pas vendimit të ZRRE-së, një numër qytetarësh protestuan në sheshin Zahir Pajaziti në qendër dhe pranë zyrës së rregullatorit në Pejton.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
Bordi i ZRRE-së i miratoi kërkesat e tyre në mbledhjen e së premtes. Më herët, ZRRE-ja njoftoi se tarifat e reja do të hynin në fuqi më 1 maj. -

Qytetarët protestojnë në Prishtinë kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Kosova E Premte, 11 Prill 2025 13:14
Një numër qytetarësh kanë filluar një protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës të premten, pak orë pasi rregullatori i energjisë miratoi kërkesat e operatorëve energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Derisa bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) nuk tregoi në mbledhjen e së premtes se për sa për qind do të rritet çmimi i rrymës, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të brendshme se rritja do të jetë deri në 16 për qind.Njëri nga organizatorët e protestës nga grupi “Asnjë cent më shumë”, tha se bordi i ZRRE-së i ka shpërfillur kërkesat e qytetarëve dhe paralajmëroi vazhdimin e protestave.
“Thirrja jonë e përbashkët sot u shkoi në vesh të shurdhër zyrtarëve të ZRRE-së: Asnjë cent më shumë. Sot në mënyrë arbitrare, në mënyrë jolegjitime dhe në mënyrë të njëanshme, bordi i rregullatorit mori vendim pa i pyetur dhe pa i marrë parasysh komentet e qytetarëve. Ata nuk e përfaqësojnë popullin”, tha ai.
Protesta nisi në mesditë në sheshin Zahir Pajaziti në qendër të qytetit dhe vazhdoi te zyra e rregullatorit të energjisë në lagjen Pejton.
Organizatorët paralajmëruan se do të dorëzojnë padi ndaj vendimit të ZRRE-së më 14 prill në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kjo është protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës në vend, pas asaj më 5 prill.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
Bordi i ZRRE-së i miratoi kërkesat e tyre në mbledhjen e së premtes, dhe tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim. Më herët, ZRRE-ja njoftoi se tarifat e reja do të hynin në fuqi më 1 maj.
Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Derisa Presidenca e kundërshtoi ngritjen e çmimit të rrymës, Qeveria në detyrë i bëri thirrje ZRRE-së të mos e shtrenjtonte çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.
Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.
Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve./REL -

Protestat në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë sot për çmimin e energjisë elektrike
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind. Pak orë pas mbledhjes së rregullatorit në mëngjes është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.
Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kërkesa për shtrenjtimin e rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të javën e kaluar. Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje ZRRE-së ta mos e shtrenjtojë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.
Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë gjatë ditës brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë. Nëse bordi i ZRRE-së merr vendim për rritjen e çmimit të rrymës, atëherë tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve./ REL -

Rritja e çmimit të energjisë nxiti protesta/ ZRRE në Kosovë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka thënë të hënën se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi nga 1 maji, në pritje të marrjes së vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.
“Vendimi për rritje do të merret nga mesi i këtij muaji, ndërsa tarifat e reja do nisin të aplikohen nga data 1 maj të këtij viti,” tha Petrit Pepaj nga ZRRE-ja gjatë një takimi me gazetarë.
Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke nxitur reagime dhe protesta.
Bordi i ZRRE-së pritet të marrë vendim për çmimin e rrymës më 11 prill. Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të shtunën në kryeqytet. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./REL -

‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës
Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar.
Një nga organizatorët e protestës, ka thënë se qytetarët e Kosovës se meritojnë që të paguajnë asnjë cent më shumë.
‘‘Qytetarët të cilët janë mbledhur sot po tregojnë që kur është në pyetje interesi kolektiv, ne dimë të bëhemi bashkë dhe dimë ta ngrisimin zërin për të mirën e përbashkët. Kërkesa e grupit ka qenë prej fillimit shumë e qartë, dhe kësaj kërkese ju kanë bashku qytetarët e kësaj republike.
Sepse asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës që të paguajnë taksa tjera, përveç shtrenjtimit të rrymës, ne jemi deshmitarë që tashmë është lajmëruar edhe një valë e re e rritjes së çmimeve të produkteve dhe produkteve të shërbimit, andaj në periudhën në të cilën ne po jetojmë, duke pasur parasysh që jemi populli më i varfër në Evropë nuk e meriton që t’i vështirësohet edhe më tepër jeta’’, ka thënë ai.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Grupi “Asnjë Cent ma Shumë” ka organizuar protestë në Prishtinë më 5 prill, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundërshtuan kërkesën nga kompanitë e energjisë për rritjen e tarifave të energjisë për 15 për qind.
Aktivisti Besnik Shabiu tha se kërkesa e tyre karshi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka qenë e qartë që nga fillimi, duke thënë se qytetarët nuk e meritojnë të paguajnë më shtrenjtë asnjë taksë.“Kërkesa është e qartë: të pezullohet vendimi për shtrenjtimin për 15 për qind, siç është paralajmëruar, i rrymës. Të rihapet një diskutim i gjerë, ku edhe ne do të bashkëpunojmë. Të bëhet një plan afatgjatë, një strategji e cila do ta nxjerrë Kosovën një herë e përgjithmonë nga problemi energjetik. Deri të premten, më 11 prill, dita kur ZRRE pritet të marrë vendimin ne presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të dalin para qytetarëve, të heqin dorë nga kjo poshtërsi”, tha ai, duke shtuar se nëse merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës, atëherë do të organizohen protesta të tjera.
Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të rrymës, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës “nuk e meritojnë t’iu vështirësohet më shumë jeta”.
Pas protestës në sheshin Skenderbeu, protestuesit vazhduan marshimin drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Aty ata vendosën parullat, në mënyrë që, sipas kur zyrtarët të shkojnë në punë, të shohin pakënaqësitë e qytetarëve.
Organizatorët e protestës në Prishtinë paralajmëruan protestë të re më 11 prill, nëse merret vendimi për rritjen e tarifave të energjisë.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se, nga ky muaj, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.
Kërkesën për rritjen e çmimit të rrymës e kanë bërë kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë.
Aktualisht, për konsumatorët në Kosovë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15 për qind, ata do të paguanin 8.96 centë.
ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.
Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.
ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.
Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022./REL