Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin Rrumi i Shijakut dhe vëllai i tij Vullnet Muça kanë ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë arrest me burg të dhënë ndaj tyre. Apeli pritet të japë vendimin ditën e sotme në orën 15:00.
Pas operacionit të SPAK lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit u ekzekutuan 6 masa sigurie, mes të cilave për Rrumin dhe vëllain e tij. Masë sigurie është lëshuar edhe për Astrit Avdylajn, kreu i bandës së Shijakut. Ai aktualisht ndodhet në burg, i arrestuar për operacionin “Revanshi”.
Tag: rrumi
-

Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit, Rrumi dhe vëllai ankimojnë vendimin e GJKKO
-

A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?
Falsifikimi përbënte një prej aftësive kryesore të grupit të Rrumit të Shijakut, të cilën duket se e kanë shtrirë edhe në drejtime të tjera. Në dosjen hetimore zbulohet se Laho me të vëllanë falsifikonin dhe hidhnin në qarkullim shuma të mëdha parash të falsifikuara.
Madje, bisedat mes tyre zbulojnë se ata mund t’i kenë futur edhe në sistemet bankare.
Rrumi: Ço ndonjë te daja në Rinas se i ka bërë ato lekët. I ka në shtëpi, t’i shohim njëherë si i ka bërë, se mi nisi me foto. Dhe tani i ka shkuar ai robi që i ka bërë, është te shtëpia aty. Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm…
Vullneti: “Po do 20 %, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?
Rrumi: “Kam pyetur për praktikën si funksionon. Do gjejmë ndonjë drejtor…Ço ose Gonin ose Tosin te daja t’i marri t’i shihni.
Deri tani, treguam përvetësimet masive të pronave duke shfrytëzuar presionin dhe korruptimin e zyrtarëve. Në dosjen e SPAK, transkriptet e SKY zbulojnë edhe luftën për territor në aksin Durrës-Shijak.
“Aty vërehet që dy grupe në një qytet kanë rivalitet të fortë dhe ajo që shqetëson është kërkesa për numër të lartë viktimash, vërtetë tronditëse dhe është e gjitha luftë për terren, dhe për terren ilegal si tjetërsimi i pronave. Një jetë e barabartë me një pronë që përkthehet në pushtet më pas”, thotë avokati Bledar Meminaj.
“Sigurisht këto grupe kanë qenë jo vetëm objekt i veprimtarisë sonë hetimore, por edhe i goditjes së grupeve kriminale, kemi arrestuar disa persona, një organizatë në zonë, kemi dhënë dënime dhe kanë qenë në vëmendje të Prokurorisë Krimeve të Rënda çdo veprimtari”, thotë ish-prokurori, Eugen Beçi.
Siç del në komunikime, Rrumi shpesh u dhuronte pronat e përvetësuara bashkëpunëtorëve të tij. Ai kishte lidhur aleancë me Avdylajt e Shijakut që del qartë në komunikimet mes tij, Astrit Avdylit dhe nipit të tij Elidon alias Aldo Avdyli. Në një komunikim mes Rrumit dhe Aldos, flitet për planet për të eliminuar Plarent Dervishin dhe Edmond Koçin alias Mond Çekiçi.
Rrumi: Këta xhirojnë lojën e qytetit..
Aldo: Po, je fiks fare vëlla, kjo është. S’ta fut njeri ty për terren, dhe për mend…
Rrumi: Heqim Ceken, se Cekja është truri i tyre në terren. Se qytetin ata e kanë në kontroll…
Aldo: O vlla, duhen 10 viktima brenda vitit…
Në bisedën mes tyre, bie në sy momenti kur Rrumi i premton Avdylit që të zgjedhë tokë sipas dëshirës pasi ai posedon prona të shumta./tema/ -

Inside Story/ E kujtoni biznesmenin që i thyen këmbët për tokat e Lalzit dhe “pronarin” plak nga hiçi? Çfarë zbulon dosja e Rrumit një dekadë më pas…
Inside Story/ Në 2 Tetor 2025, SPAK konfirmoi atë që përflitej prej vitesh nën zë: grabitjen e trojeve në Gjirin e Lalzit nga bandat. Dominant duket të jetë grupi i Aleksandër Lalhos alias Pëllumb Muharremit, tmerri i Sukthit i njohur me nofkën Rrumi.
Inside Story do të sjellë në vijim materiale ekskluzive të cilat zbulojnë se grabitjet shkojnë shumë përtej materialeve të dosjes së finalizuar nga SPAK. Por, si u arrit në këto gjurmë…
Në 1 nëntor të vitit 2019, Aleksandër Laho bie pre’ e një atentati ku mbetet i plagosur së bashku me ish prokurorin Arjan Ndoja, sot, deputet i Partisë Demokratike. Fatkeqësisht, në atentat humbi jetën shoferi i Ndojës, shtetasi Andi Maloku 23-vjeç. Të plagosurit u transportuan në spital nga shtetasi Stiven Meziu. Ne veturën e këtij të fundit, prokuroria sekuestroi 3 telefona.
Një prej tyre, kishte kartë memorie ku ishin ruajtur një numër i konsiderueshëm dokumentesh dhe praktikash që lidheshin me prona të shumta në vlerë miliona euro në Gjirin e Lalzit.
“Nga kqyrja që iu bë volumit 4 të zonës kadastrale 2375, Lalëz, Durrës, rezultoi se pasuritë e mësipërme paraqitnin problem në regjistrimin e tyre, të cilat dhe fletët e regjistrit të volumit nr. 4 ku ishin regjistruar këto pasuri, kishin korrigjime në zërin kadastral, që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se pëmbajtja e fletëve të volumit ku janë regjistruar pasuritë, është e falsifikuar”, thuhet në dosjen hetimore.
Në dokumentet e shumta të sekuestruara, binte në sy një emër mjaft interesant, ai i shtetasit Pal Seçuni. I njëjti personazh për të cilin, disa vite më parë raportuam në investigim se kishte konflikt për pronën me shtetasin libanez Fadi Mitri. Ky i fundit dyshohet se ishte dhunuar nga Rrumi i Sukthit. Pikërisht, në telefonat e sekuestruar pas atentatit ku shpëtoi mrekullisht, Rrumi posedonte dokumente për tokën që pretendonte Pal Seçuni.
Dikur, pasi u shoqërua për dhunimin e biznesmenit libanez, Rrumi kishte mohuar autorësinë mbi krimin. Por, në vitin 2011 kishte lënë gjurmë duke marrë pjesë në një protestë në Gjirin e Lalzit kundër investimit të Fadi Mitrit, dhe në mbështetje të Pal Seçunit. Një i moshuar që kishte në emrin e tij një tokë prej 45 mijë metrash në bregdetin piktoresk, me vlerë miliona euro.
“Në datë 25 Shkurt 2021, Vullnet Muça i shkruan Rrumit se do të takojë Benin që ti japë emrat dhe volumet që ka marrë prokuroria. Rrumi e pyet nëse ata kishin lidhje me volume 4 dhe 11, dhe Neti i përjgigjet që janë ato që ka pasur Rrumi në telefon. Rrumi i shkruan që të shpresojnë që të mos i kenë çuar për ekspertim se do t’ju happen problem ndërsa Neti i përgjigjet se ata nuk kanë ndërhyrë te firmat dhe vulat. Rrumi i shkruan se nuk kanë ndërhyrë tek AMTP-të, por te volumet kanë ndërhyrë”, vijon dosja.
Sot, verifikohet se fshatari i varfër Pal Seçuni, ishte prestanome e Rrumit, ashtu siç ishte përfolur vite më parë kur ia kishte dalë të kopsiste gjithë praktikën për tokën në bregdet.
“E njeh Fadi Mitrin: Jo, nuk e njoh e nuk kam konflikt me të…”, deklaronte Pal Seçuni 1 dekadë më parë.Sot është fakt se kjo deklaratë e 1 dekade më parë, ka qenë mashtrim. U kërcënua apo përfitoi diçka, kjo nuk mund të thuhet. Por, prokuroria dyshon se i moshuari ishte emri fiktiv i një toke të grabitur me manovra dhe falsifikime. Madje, në këtë rast skema shkon edhe më lart, duke pasur në favor edhe vendime nga gjykata e Durrësit.
Prej vitesh, Rrumi i Sukthit konsiderohet si personazhi numër 1 në tjetërsimin dhe uzurpimin e trojeve në zonat turistike të Durrësit, kryesisht në Gjirin e Lalzit dhe Kepin e Rodonit. De jure, emri i tij, nuk figuronte në asnjë pronë. Por, janë mjaft prestanome që fshihnin dhjetëra hektarë tokë të tjetërsuara nga një prej grupeve më të frikshme kriminale. Dosja hetimore zbulon vetëm disa prej pronave që sot janë nën sekuestro.
“Abuzimi nuk ka filluar vetëm nga këta persona se këta kanë gjetur mbështetje thashë te pushtetarët, ish pushtetarët që janë marrë me ndarjet e tokave, kryepleq, kryetarë komunash, përgjegjës sektorësh kadastre rrethi, hipoteka, gjyqtarët janë marrë me këto çështje”, tha Gjergji Begaj, ekspert pronash.
“U arrit të kuptohej që grupit kriminale me fuqinë e tyre jo vetëm zhdukën regjistra por krijuar një zinxhir falsifikimi të dokumenteve të vjetra, tapive që nga koha osmane dhe për këtë arsye u krijua ngërç që çonte në konflikte të përgjakshme”, tha ish prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi.Top Channel
-

BIRN: ‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Foto ilustruese
TIRANË- Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.
Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës.
Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej.
“Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar transaksione të kryera në dhjetor të vitit 1932, dhe si dëshmi iu janë referuar akteve të kryepleqësisë së Ishmit të vitit 1925, kohë kur prona nuk ishte blerë nga Bihter Toptani,” arsyeton ai.
Episodet përmenden në kërkesën për caktim mase sigurimi të datës 1 tetor ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura të krimit të organizuar me një sërë akuzash penale mbi shpinë. Shtatë persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të vrasjes dhe tjetërsimit të qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit.
Sipas dosjes për masë sigurie, Rrumi qëndronte në krye të një skeme të sofistikuar të grabitjes së pronave, i ndihmuar nga zyrtarë të Kadastrës, noterë, avokatë dhe anëtarë të grupit kriminal, të cilët përdornin dokumente të rreme për të vjedhur toka shtetërore dhe për t’i transformuar ato në investime turistike multimilionëshe.
Grupi kishte arritur të vidhte nga arkivat e Kadastrës Radhorë të viteve’30–’40, të cilat mbusheshin me transaksione të rreme në faqet bosh përmes një falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente “trashëgimtarë” për të aplikuar për kthim dhe kompensim të pronave të shtuara në Radhorë dhe ndiqte deri në gjykatë proceset për kompensim financiar të tyre, kur fizikisht prona nuk mund të kthehej. Në skemë përfshiheshin gjithashtu ndryshime në AMTP të viteve ’90, zhdukje të kartelave të pronave dhe zëvendësimi i tyre në Kadastër me kartela false – por shpesh me vula të institucionit.
Rrumi dhe të tjerët ishin të bindur se falsifikimet nuk do të kapeshin, ndërsa kishin oreks për të zaptuar përveç tokave në bregdet, edhe kodra të tëra në periferinë e kryeqytetit.
“Edhe shiko, ka ndonjë hapësirë mos bëjmë ndonjë gjë nga Tirana… T’i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matanë TEG-ut,” i shkruan Laho të vëllait në një nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.
Sipas SPAK, në skemën e tjetërsimit të pronave ishin përfshirë përveç Aleksandër Lahos edhe vëllai i tij, Vullnet Muça (Kondi ose Muharremi), i dyshuar për falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar së fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, të akuzuar për manipulimin e dokumenteve të pronësisë.
Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje dhe veprimtari kriminale, së bashku me Alfred Dokën dhe Enea Kumen, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku).
Në fund të zinxhirit hetimor qëndron Ermira Avdyli, me masë sigurimi detyrim për të mos u larguar nga vendi, e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare që mbështetnin skemën.
Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeve
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund./Reporter.al -

“Rrumi” përdorte institucionet si gurë shahu, Hoxha: Burgosi drejtorin e Hipotekës sepse s’firmoste
Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan ndau më shumë detaje lidhur me megaoperacionin e SPAK, që u zhvillua në Shijak. Ku hetimet e SPAK zbuluan një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet nga një grup kriminal, që sipas SPAK, drejtohej nga “Rrumi i Shijakut”, i cili është në kërkim. Ai ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe persona të tjerë duke falsifikuar dokumente të prodhuara nga institucionet shtetërore.
Artan Hoxha thotë se “Rrumi i Shijakut” kishte kontroll absolut mbi institucionet dhe i përdorte ato si “gurë shahu” për përfitimet personale. Ai sjell në kujtesë një rast ku drejtori i hipotekës u shkarkua nga detyra dhe më pas u burgos për shkak se nuk firmosi, ashtu siç donte “ Rrumi i Shijakut” dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Kemi një rast, ku rrjeti që kishte krijuar Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut) ndërhyn nëpërmjet organit të akuzës, arrestojnë drejtorin e hipotekës sepse drejtori i hipotekës nuk firmoste se si donin këta dhe e çuan në burg atë. Ky është rasti i famshëm ku ndërhyri Rama, ndërhyri Braçja. Pra u arrestua drejtori i hipotekës sepse nuk firmosi ashtu siç donin ata, kaq i madh ishte ndikimi.
Kur ndodhi atentati i 20 qershorit kam thënë që në makinë kanë qenë dosjet e kadastrës dhe të prokurorisë. Si mund të ishin në makinë?! Pra atje ishte një sistem, nuk ishte vetëm një person. Ky mund të ishte vetëm maja dhe njeriu që mund të operonte në atë sistem, por ata që figuronin ishin më shumë se kaq. Fshatarët dhe ata që bëheshin pronarë toke ishin gurë shahu që përdoreshin nga këta dhe për të kamufluar përfituesin e vërtetë”, tha Artan Hoxha. -

BIRN: “Shteti i Rrumit” dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.
Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës.
Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej.
“Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar transaksione të kryera në dhjetor të vitit 1932, dhe si dëshmi iu janë referuar akteve të kryepleqësisë së Ishmit të vitit 1925, kohë kur prona nuk ishte blerë nga Bihter Toptani,” arsyeton ai.
Episodet përmenden në kërkesën për caktim mase sigurimi të datës 1 tetor ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura të krimit të organizuar me një sërë akuzash penale mbi shpinë. Shtatë persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të vrasjes dhe tjetërsimit të qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit.
Sipas dosjes për masë sigurie, Rrumi qëndronte në krye të një skeme të sofistikuar të grabitjes së pronave, i ndihmuar nga zyrtarë të Kadastrës, noterë, avokatë dhe anëtarë të grupit kriminal, të cilët përdornin dokumente të rreme për të vjedhur toka shtetërore dhe për t’i transformuar ato në investime turistike multimilionëshe.
Grupi kishte arritur të vidhte nga arkivat e Kadastrës Radhorë të viteve’30–’40, të cilat mbusheshin me transaksione të rreme në faqet bosh përmes një falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente “trashëgimtarë” për të aplikuar për kthim dhe kompensim të pronave të shtuara në Radhorë dhe ndiqte deri në gjykatë proceset për kompensim financiar të tyre, kur fizikisht prona nuk mund të kthehej. Në skemë përfshiheshin gjithashtu ndryshime në AMTP të viteve ’90, zhdukje të kartelave të pronave dhe zëvendësimi i tyre në Kadastër me kartela false – por shpesh me vula të institucionit.
Rrumi dhe të tjerët ishin të bindur se falsifikimet nuk do të kapeshin, ndërsa kishin oreks për të zaptuar përveç tokave në bregdet, edhe kodra të tëra në periferinë e kryeqytetit.
“Edhe shiko, ka ndonjë hapësirë mos bëjmë ndonjë gjë nga Tirana… T’i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matanë TEG-ut,” i shkruan Laho të vëllait në një nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.
Sipas SPAK, në skemën e tjetërsimit të pronave ishin përfshirë përveç Aleksandër Lahos edhe vëllai i tij, Vullnet Muça (Kondi ose Muharremi), i dyshuar për falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar së fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, të akuzuar për manipulimin e dokumenteve të pronësisë.
Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje dhe veprimtari kriminale, së bashku me Alfred Dokën dhe Enea Kumen, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku).
Në fund të zinxhirit hetimor qëndron Ermira Avdyli, me masë sigurimi detyrim për të mos u larguar nga vendi, e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare që mbështetnin skemën.
‘Pothuajse perfekt’Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
“Mozi” dhe “Daja”
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeveHetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund. -

‘Shteti i Rrumit’/ Prona në këmbim të vrasjeve, skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Një hetim i Prokurorisë së Posaçme tregon se si grupi i akuzuar për krim të organizuar i drejtuar nga Aleksandër Laho kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e Kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe Tiranë – për t’i shitur më pas te investitorët e qeverisë.
Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.
Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës.
Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej.
“Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar transaksione të kryera në dhjetor të vitit 1932, dhe si dëshmi iu janë referuar akteve të kryepleqësisë së Ishmit të vitit 1925, kohë kur prona nuk ishte blerë nga Bihter Toptani,” arsyeton ai.
Episodet përmenden në kërkesën për caktim mase sigurimi të datës 1 tetor ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura të krimit të organizuar me një sërë akuzash penale mbi shpinë. Shtatë persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të vrasjes dhe tjetërsimit të qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit.
Sipas dosjes për masë sigurie, Rrumi qëndronte në krye të një skeme të sofistikuar të grabitjes së pronave, i ndihmuar nga zyrtarë të Kadastrës, noterë, avokatë dhe anëtarë të grupit kriminal, të cilët përdornin dokumente të rreme për të vjedhur toka shtetërore dhe për t’i transformuar ato në investime turistike multimilionëshe.
Grupi kishte arritur të vidhte nga arkivat e Kadastrës Radhorë të viteve’30–’40, të cilat mbusheshin me transaksione të rreme në faqet bosh përmes një falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente “trashëgimtarë” për të aplikuar për kthim dhe kompensim të pronave të shtuara në Radhorë dhe ndiqte deri në gjykatë proceset për kompensim financiar të tyre, kur fizikisht prona nuk mund të kthehej. Në skemë përfshiheshin gjithashtu ndryshime në AMTP të viteve ’90, zhdukje të kartelave të pronave dhe zëvendësimi i tyre në Kadastër me kartela false – por shpesh me vula të institucionit.
Rrumi dhe të tjerët ishin të bindur se falsifikimet nuk do të kapeshin, ndërsa kishin oreks për të zaptuar përveç tokave në bregdet, edhe kodra të tëra në periferinë e kryeqytetit.
“Edhe shiko, ka ndonjë hapësirë mos bëjmë ndonjë gjë nga Tirana… T’i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matanë TEG-ut,” i shkruan Laho të vëllait në një nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.
Sipas SPAK, në skemën e tjetërsimit të pronave ishin përfshirë përveç Aleksandër Lahos edhe vëllai i tij, Vullnet Muça (Kondi ose Muharremi), i dyshuar për falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar së fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, të akuzuar për manipulimin e dokumenteve të pronësisë.
Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje dhe veprimtari kriminale, së bashku me Alfred Dokën dhe Enea Kumen, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku).
Në fund të zinxhirit hetimor qëndron Ermira Avdyli, me masë sigurimi detyrim për të mos u larguar nga vendi, e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare që mbështetnin skemën.
‘Pothuajse perfekt’
Toka në afërsi të fshatit Shetaj në Ishëm. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
“Mozi” dhe “Daja”
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeve
Toka në kepin e Rodonit në bregdetin e Durrësit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund./BIRN -

Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave
Në një kohë kur prokuroria e Posaçme SPAK, kishte nisur një hetim për pronat e tjetërsuara në Hamallaj nga grupet kriminale, Aleksandër Laho së bashku me vëllanë e tij, Vullnet Muça, kishin marrë dijeni për këtë hetim, pasi kishin arritur të siguronin një shkresë që Dumani, kishte dërguar në hipotekën e Durrësit.
Dokumenti ishte siguruar nga brenda zyrtarëve të Hipotekës, të cilët ja kishin dhënë Agron Bejdollit dhe më pas ky i fundit ia kishte dorëzuar Aleksandër Lahos. Laho alias “Rrumi” konsiderohet si “Mbreti” i falsifikimit të dokumentave të pronësisë në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Për shkak të falsifikimeve dhe mbivendosjes së pronave Laho, hyri në një përplasje ballore me grupin e Plaurent Dervishaj, ku të dyja palët planifikonin goditjen e njëri-tjetrit me qëllim asgjësimin fizik të tyre.
Megjithëse kjo përplasje njihej publikisht në qarqet policore dhe gazetarëve të kronikës së zezë në Shqipëri, tashmë brenda këtij konflikti mes dy grupeve kishte hyrë Prokuroria e Durrësit dhe SPAK, të cilët përmes disa vendimeve kishin urdhëruar sekuestrimin e dhjetërave parcelave në zonën e Gjirit të Lalëzit.
“Rrumi” dhe vëllai i tij Vullnet Muça, fillojnë të monitorojnë nga afër situatën, duke kapur ekspertët grafikë dhe topografikë të policisë së Shtetit, me qëllim nxjerjen e origjinalitetit të dokumentave të falsifikuara, duke mos i dhënë mundësi prokurorisë të ecte përpara me hetime.
Gazetari Elton Qyno ka mesuar se për ta bërë këtë, “Rrumi” i shkruante vëllait Vullnetit që veç parave të premtonte dhe vota për partinë, në këmbim të kësaj pune. Kujtojmë se biseda zhvillohet në muajin Mars 2021 në kulmin e fushatës elektorale, ndërsa zgjedhjet do mbaheshin në 24 prill 2021.
Mes tyre në aplikacioknin “Sky” zhvillohet kjo bisedë në lidhje me ekspertimin që Prokuroria e Posaçme, i ka bërë dokumenteve të sekuestruara, ekspertim i cili është bërë nga eksperti Albert Petro.
Vullneti dhe Aleksandri, kanë zhvilluar në platformën “Sky”, disa biseda të cilat paraqiten më poshtë në rend kronologjik, ku në datën 2 Mars 2021, rreth orës 17:33 Vullnet Muaça alias Laho, i shkruan të vëllait Aleksandrit duke i thënë se Albert ka dosjet për ekspertim.
Mes dy vëllezërve zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
Vullnet Laho:Bert Petro i ka…,
Rrumi: Ky Bert Petro i ka dosjet?
Vullneti: Po…
Rrumi: “…i ka çuar ke laburatori për akt-ekspertimi…ai prokurori
Vullneti: ”…Më tha Beni që ka shumë frikë nga ty po e ka mik Samiu, do kap se ta mbaron tha Beni…”.
Ndërkohë në datën 5 mars 2021, në orën 18:55 Aleksandër Laho ka biseduar përsëri me Vullnet Muçën në “Sky”, ku flasin në lidhje me ekspertimin e dokumenteve dhe interesimin pranë ekspertit të laboratorit.
Rrumi i shkruan vëllait si më poshtë vijon:
Rrumi: Atë Bertin e takove vetë ti… ti thoje nxiri që janë të rregullta…dhe me pyet a ka çuar volumin dhe ato të tjerët që ka marë herën e parë…ai din me i nxjerë në rregull po deshi ai, është ekspert i fushës.
Vullneti:Po fola, i ka ky të gjitha u ndava shumë mirë…Unë do ti boj gjërat gjërat që mos të bojnë riekspertim dhe po ta bojnë, të vijë sërisht ke linja jonë…është Ok.
Rrumi: Dhe të parat i ka çuar për ekspertim?
Vullneti: Cilët të parat, ky i ka AMTP-të dhe volumet?
Rrumi: Ato që ka marrë herën e parë në hipotekë…kërkesën që ka bërë para Vitit të Ri në Hipotek.
Vullneti: Herën e parë kanë marë AMTP-në.
Rrumi: Herën e para ata në hipotekë kanë marë, ato të cecit…ke tregu e shumë të tjera…herën e dytë kanë marë këto 12 emrat…që kanë marë AMTP-ë.
Vullneti: Për këto si thashë po ky i ka, po ti them Fredit të mari listën, po tha ky që janë ma shumë se 12-të.
Rrumi: Janë dhe të parat atëherë…thuaj nxiri në rregull se vula dhe firmat në rregull i kanë.
Vullneti:Ok, do nxjeri po 3 janë keq po dhe ato që nxjerri positive.
Rrumi: Keq ska si të ketë, se vulën dhe firmën e kanë të gjithë në rregull dhe letra është origjinale.
Vullneti:Po boja sikur nuk dija un ai ishte gjarpër ti tha idi mir po do shprehem që janë të njëjtat.
Rrumi: Atëherë kam futur dhe një avokat tjetër me taku dike ti them të tërhiqet.
Vullneti: Po ke firmat ajo “A” thoshte po me ça kuptova e ka bo me Fredin, pak lojën për nanji kafe.
Rrumi: Po vulat si kemi lujt neve…
Vullneti: Po janë te volumi.
Rrumi: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumet i kishin matë dhe ato për akt ekspertimi.
Vullneti: 13 pika i kanë kërku SPAK-u.
Rrumi: Këtë avokatin që kam futur po e largoj…ta shkëpus…Po dhe Fredi të fortë e ka bërë të ka ulur në takim, se ata nuk para takojnë njeri.
Vullneti: Si duash po ky do shprehet mirë.
Rrumi: Janë shumë Espinoza…. po e ke taku ti vet ska mundësi me u shpreh keq ai në njëfarë mënyrë ka pranu bashkpunimin….. ky ka taku sot shefin e këtij Bertit po tha s’kam marëdhënie me atë.
Vullneti: Po po e ke “ok” po unë i nejta te kjo pjesë që unë kam jetu jashtë, kam bo 5 lek kam ardhë kam ble.
Rrumi: Shefi Bertit nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thashë lejë një herë këtë që ka fol me shefin…po po aty rri ti në rregull je.
Vullneti: Leje se është “ok”.
Rrumi: Ai që ka pranuar me taku është “Ok”… ka hap rrugën me marrë nai lek…merri listën çfarë po heton…merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët…ta jep dhe vet në fund.
Vullneti: Do të respektoj dhe do ta di për nder gjithë jetën dhe jena njerëz në treg do ta shpërblej.
Rrumi:Po du me ditë ku kena gabuar neve që e kanë kap ata…në rregull të tjerat.
Vullneti: Do ta boj jo me marr lekët e bo riekspertim dhe po të vi të vi po te linja ime. Do ta boj “Ok” tha që mos të kesh siklet që me dyshu.
Vullneti: Do ta boj “ok” tha qe mos të kesh siklet qe me dyshu.
Rrumi: “ok” në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po e mësove me kohën, ku e kanë kap nai gabim që ta dimë ku kemi gabuar neve.
Vullneti: Mu s’më la asnjë dyshim
Rrumi: ose ndoshta ke ato të Sukthit… jo jo ai derisa ka ardh takim është ok…. është me marrë kafen.
Vullneti: Po po bëra sikur më ka kap ky hall i kam ble se me ditë që i kemi bo janë shumë sipërfaqe dhe të peshkon.
Rrumi: po Fredi është strateg për këtë sektor dhe për kriminalistikën… shumë mirë i ke thënë…dhe Fredit ashtu thuaj… i kemi blerë.
Vullneti: Po po, kam një javë që ri nga 3 orë me Fredin.
Rrumi: Po Renci ka që erdhi u ul takim.
Vullneti: Ti jap dhe i kafe Fredit ta kemi se njef dhe është tipi i ëmbël.
Rrumi: Po Fredit unë i thashë atëherë hajde të të bëj nai gjo dhe ngeli do vi sot, do vi nesër… normal, respektoje… dhe për vota ok thuj… ngrije pjacën.
Vullneti: I thashë dhe un, Fredi do nanji makinë, do nanji lekë xhepi… Po i kam thënë.
Rrumi: Ok shife vetë
Vullneti: Fola me Monikën i dite me Fredin në “skay”… Kamer… Po çelës i thash m’ka kërku me njet korrekt.
Rrumi: Po Fredi është teknik shumë i lart për këto lloj bisedash në terren me policin… është me gradë të lart për terrenin…po vetëm që gënjen dhe ka nai ves….
Vullneti: Dhe Fredit i kam nejt korrekt i kam thënë si ta mendosh ti unë do boj po ta lexojmë deri ditët e fundit.
Rrumi: Se është shumë i hollë për këto gjëra dhe ka shumë shkallën e njofjes…njef shumë njerëz po ka humb “pil” se gënjen dhe ka nai ves…po kur do i kthente përgjigje prokurorisë ai a të tha gjë? Dhe fletat e volumit i kanë çuar për akt-eskpertimi të tha gjë.
Vullneti:Këtë javë nga e premtja.
Ndërkohë në datën 8 mars 2021, në orën 19:53, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi emri i të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë eksperti kriminalist.
Biseda zhvillohet si vijon:
Rrumi: çfarë po bën…mos more nai përgjigje nga Fredi për atë bisedën e atij mikut të vetë.
Vullneti: Është mbyllur si bisedë nesër e ka lënë takimin ti çoj kafen.
Rrumi: Atë të kam thënë sa kafe don…ta ka ndar si pazar, dhe Fredit kafen e atij fytja në zarf dhe thuj këtë jepja atij mos e luaj, boje. Me ditë ai si çon kafen dhe na nxjerr punë
Vullneti: Jo nesër do më thotë… Jo jo se nuk e bon atë gjo se i kam thënë dhe ai e ka pa që janë gjëra me rëndsi.
Rrumi: Ee kuptoj por është shumë i dobët punë lekësh po për garanci thuaj… dhe atë respektoje më vete.
Në lidhje me bisedat e mësipërme ku janë përmendur edhe AMTP-të, Eksperti Albert Petro ka kryer ekspertimin nr. 5166, date 2 qershor 2021, të AMTP-ve Nr. 168, datë 20.01.1995 në emër të Miqail Balti; Nr. 116. datë 15.08.1995 në emër të Qemal Hyzoti; Nr. 154, datë 10.04.1994, në emër te Mahut Agasi; Nr. 153 datë 10.08.1994 në emër të Kujtim Dervishi dhe Nr. 13. Datë 10.04.1995, në emër të Petrit Alljaasi. -

“Koka është Luli, Cekja, pastaj ky legeni…”/ Si planifikonte “Rrumi” të eleminonte kundërshtarët: Po na erdhi ky Rama..
Grupi kriminal i Aleksandër Lahos falsifikonte aktet e marrjes së tokës në pronësi, duke shtuar në to numrin e parcelave si dhe falsifikonin dokumenta, të cilat më pas i fusnin ilegarisht në ish-hipotekën e Durrësit.
Po ashtu ata grisnin fletët e regjistrimit të kartelave ku ishin regjistruar zërat kadastral ‘pyll’ apo ‘pa frut’ dhe i zëvendësonin me pasuri të zërit kadastral arë.
Publikohen transkriptet e bisedave në Sky Ecc ku mes të tjerave është dhe një bisedë mes Rrumit, vëllait të tij Vullnet Muça dhe një personi të paidentifikuar.
Në bisedë përmendet dhe kryeministri Edi Rama ku thuhet se për një sipërfaqe 500 dynymë në qytetin e Durrësit, thonë se kanë marrë miratimin edhe nga ‘I gjati’.
Bisedat në Sky Ecc
25 dhjetor 2020
Përdoruesi i Sky Ecc D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga ‘I gjati’ dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt.
Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
D787B0-Shoku ka fol ky robi me këtë të gjatin dhe i ka dhënë OK të na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim.
Vullneti-Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf
D787B0-Duan të hyjnë në pjesë por për këtë flasim shoku
Vullneti-Ok shok hajde ti shtyjmë se është gjynah se janë prona të mira
D787B0-Se normal ky jep ok dhe na cakton me këtë arkitektin që do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turkun.
Vullneti-Kam dhe një vend në Durrës për kapanone të lusin për qera
D787B0 – Shumë mirë.
Anëtarët e grupit falsifikonin më pas tërësisht praktikën e rivlerësimit të pasurisë dhe në këtë mënyrë i hapnin rrugën, tjetërsimit të pronës, përmes akteve të shitjes, apo dhurimit. ‘Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
Këto pasuri shiteshn më pas te biznesmeni apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).
Do të ishin këto prona dhe shumë të tjera që çuan edhe në përplasje fizike midis fshatarëve dhe individëve të ndryshëm të cilët kërkonin ti përvetësonin.
Siç ishte edhe përplasja më 29 tetor 2023 në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku 8 persona u përfshinë në sherr fizik.
Mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.
Por Aleksandër Laho i ngopur tashmë me pasuri, mesa duket nuk i donte këto toka vetëm për të kënaqur oreksin e tij, por edhe për të larë hesapet me një nga kundërshtarët e tij më të egër në qytetin e Durrësit.
Vrasjen e të cilit ishte i gatshëm ta shkëmbente edhe me prona shtetërore që kishte përvetësuar në bregdet. Gjë që e shpreh hapur edhe në bisedat me një tjetër anëtar të një nukli familjar kriminal në qytet atë të Avdylajve.
Të cilët i ndjell pranë vetes me prona në bregdet, të cilat do ua vinte në dispozicion pasi këta ta kishin ndihmuar për të hequr qafe Plaurent Dervishin, kreun e bandës së Durrësit me të cilin tanimë e ndanin vetëm plumbat.
Sipas hetimeve të deritanishme të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre pasurive grupi i “Rumit” i përdorte si burim financimi për të mbajtur të ngritur aktivitetin kriminal.
Gjithashtu për të siguruar infrastrukturën e nevojshme për aktivitete të tjera kriminale si dhe për të investuar në aktivitete të ligjshme me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale.
Skemë e cila i kishte sjellë Aleksandër Lahos më herët përplasje me një tjetër bandë kriminale në qytet atë të Plarent Dervishaj, i cili edhe nga ky nga ana e tij kishte si qëllim vendosjen nën thunder të Kadastrës së qytetit dhe më pas tjetërsimin e pronave në bregdet, të cilat figuronin shtet. Përplasje të cilat kulmuan me ngritjen e armëve.
Fillimisht me atë që njihet si atentati në fshatin Koxhas të Shijakut, atentat i ndodhur më datë 20 Qershor 2019, ku Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij ranë në një pritë të armatosur.
Por që shpejt u kuptua se këto plumba ishin një peshqesh për trojet në bregdet. Ku edhe pse Dervishaj dhe të tijët nuk dhanë emra se nga kush i kishin dhuratë këto plumba, nuk do të vononin disa muaj për të kuptuar se nga kush e kishin këtë shpërblim.
Sulmi me armë në mbikalimin e Shkozetit, me 1 Nëntor 2019, ku një togë qitësish qëlluan me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje ku udhëtonin prokurori i Durrësit Arian Ndoja dhe miku i tij Aleksandër Laho, njohur si ‘Rrumi’.
Atentat ku mbeti i vdekur më pas në spital Andi Maloku dhe u plagosën rëndë prokurori Ndoj dhe miku i tij në sediljen e pasme të makinës, Aleksandër Laho. Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai, që pranoi së fundmi para gjykatës se objektivi ishte pikërisht ‘Rrumi’.
‘Rrumi’ që përpara kësaj ngjarje mbante mbi supe një akuzë nga SPAK. Atë të ‘korrupsionit aktiv të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike’.
Hetim që ka lidhje pikërisht me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit. Por që doli në pah pas korruptimit që ai i kishte bërë drejtuesit vendor të Avokaturës së Shtetit në Durrës.
Hetim që nisi pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit ku gjatë ekspertimit teknik të telefonit të ‘Rumit’, grupi hetues gjeti në të foto dhe video që përmbanin dokumente kadastrale, që lidheshin me toka bujqësore si edhe troje shtetërore në bregdet.
Ekspertim i telefonit të ‘Rrumit’ që do të nxirrte në pah të gjithë mekanizmin se si ai vepronte. Dhe njëkohësisht se si ai ndërsente të gjithë bandën e tij ndaj zyrtarëve vendorë.
Ashtu siç bëri me Irgen Kërçukun, avokatin e shtetit në Durrës, të cilin pasi e korruptoi më qëllim që ky I fundit të mos apelonte një çëhtje tjetërsimi prone, e filmoi dhe më pas e dhunoi duke I marrë edhe paratë që i kishte dhënë po vetë si shpërblim.
“Faktet dhe provat e siguruara tregojnë se pas shtetasve përfitues qëndrojnë persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me punonjës të administratës shtetërore në këshillin e Qarkut Durrës dhe ish-ZVRPP Durrës kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke bujqësore prej 189.230 m2 e cila duhet të ishte e regjistruar pronë shtetërore”.
Biseda të cilat ai i zhvillon në Sky Eç me Elidon Avdylin i njohur edhe me emrin Aldo Avdyli nipi i Astrit Avdylit.
Ku i premton atij shpërblim në toka të lakmueshme në det nëse do t’i vriste konkretisht Plaurent Dervishi, Lulzim Berishën apo Mond Çekiçin ky i fundit i ekzekutuar më 20 Mars 2021, në qytetin e Durrësit.
Bisedat Sky Ecc
Aleksandër Laho i shkruan Elidon Avdylit
‘Rrumi’-Shoku koka e grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti…
Këta e xhirojnë lojën e qytetit, të tjerët pastaj janë pasiva, të pa rëndësishëm.
Aldo:Po je fiks fare o vëlla… Kjo është. S’ta fut njeri ty për terren e për mend… Po Luli, Ceke them unë. Lulit i biem direkt. Ai e don… Vetëm vendose ti.
‘Rrumi’-Heqim Ceken… se është truri i atyre në terren…se qytetin ata e kanë në kontroll….. plus kanë mbledhur gjithë kundërshtarët e Arjanit…..
Se Arjanin dhe Vangjushi nuk do me e parë me sy, leje ça e takonte….. se ky bënte gabime.
Aldo-O vëlla duhen 10 viktima brenda vitit…Po na erdhi ky Rama këtu, s’bëjmë dot shumë se do na fiki
‘Rumi’-Ajo më ka djeg shumë dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak. Kam menduar direkt qe atë ditë që e mora vesh.
Aldo- Vëlla shihe atë tokën që më the mos ma le pas dore, se vallai më duhet ndonjë gjë me ja lënë fëmijëve. -

Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…
Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.
Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.
Aleksandër Laho me emrin “Monika” i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan weblajm.
Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.
Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.
Biseda:
1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…
L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.
1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.
L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.
1D6E0D– Kte jav nga e premjta
Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.
Biseda vijon:
L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet
1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.