Tag: rrugores

  • Para seancës në GJKKO, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka qëndron 50 minuta në SPAK

    Para seancës në GJKKO, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka qëndron 50 minuta në SPAK

    Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për “korrupsion”.
    Para se të futej në GJKKO Zeka hyri në SPAK, ku qëndroi për gati 50 minuta.
    Kujtojmë se Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme, pas përfundimit të ekspertizës mjekësore që konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore.

  • Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush pritet të emërohet shef i “Rrugores”

    Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush pritet të emërohet shef i “Rrugores”

    policia e shtetit

    TIRANË- Neritan Buzi pritet të jetë shefi i ri i komanduar i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se ai do të zërë vendin e Lorenc Shehut në Policinë e Tiranës. Ky i fundit, pas përfundimit të mandatimit në krye të Policisë Rrugore të Tiranës, është kthyer në detyrën e tij të mëparshme si shef i Task Forcës së Rrugores në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 
    Ndërkohë, Buzi ka qenë në krye të komisariatit të Policisë së Himarës, e më pas është transferuar në Doganën e Qafë Botës, ndërsa tashmë në Policinë e Tiranës. Megjithatë, qëndrimi i tij në krye të Rrugores së Tiranës do të jetë i përkohshëm për shkak se është i komanduar. Kjo pasi sipas rregullave, drejtuesi i Rrugores së kryeqytetit duhet të zgjidhet përmes konkursit.
    Ndryshimet në Policinë Rrugore të Tiranës ndodhin pas arrestimit të ish-shefit të saj, Roven Zeka, nën dyshimet për korrupsion. SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të Policisë Rrugore të kryeqytetit. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet./ZËRI

  • EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush emërohet shef i “Rrugores”

    EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush emërohet shef i “Rrugores”

    Në Policinë e Tiranës kanë ndodhur disa lëvizje në nivel drejtuesish. Lorenc Shehu është larguar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës, ku ishte komanduar pas arrestimit të ish-Drejtorit, Roven Zeka.

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se në krye të Policisë Rrugore të Tiranës është komanduar Neritan Buzi, i cili më herët ka mbajtur postin e shefit të komisariatit të Himarës e më pas është transferuar në Doganën e Qafë Botës.
    Ndërkohë Lorenc Shehu është rikthyer në detyrën e mëparshme si shef i task forces së Rrugores në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

  • Ish- shefi i “Rrugores” Vlorë i dh*noi kamerierin, pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

    Ish- shefi i “Rrugores” Vlorë i dh*noi kamerierin, pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

    Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ish shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjeccar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.Reklama në FieriWeb – “MIMA SOLAR”

    Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

  • GJKKO liron nga qelia ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka

    GJKKO liron nga qelia ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka

    Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme.
    Zeka do të qëndrojë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë u ndryshua për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-shefit të Rrugores së Tiranës dhe pas mbërritjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore.

    Roven Zeka kërkoi lirimin nga qelia për shkak se ka dëmtuar legenin gjatë rrëzimit në paraburgim.
    Zeka akuzohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident. Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

  • Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores, Roven Zeka

    Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores, Roven Zeka

    Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-Shefit të Rrugores Roven Zeka, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
    Vendimi është marrë për arsye shëndetësore. Rreth një muaj më parë u raportua se ai kishte pësuar thyerje të legenit, pasi ishte rrëzuar në ambientet e burgut.
    Më herët, masa e “arrestit me burg” u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u caktua “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare.
    Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 prill të këtij viti. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet.
    SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.
    Roven Zeka u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

  • Arrestimi i shefit të Rrugores në Tiranë/ SPAK sekuestron pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë, dyshime për kontakte me zyrtarë të tjerë

    Arrestimi i shefit të Rrugores në Tiranë/ SPAK sekuestron pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë, dyshime për kontakte me zyrtarë të tjerë

    Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë ku ndodhet pas hekurave shefi i Rrugores, Roven Zeka. Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime se Roven Zeka ka pasur kontakte me zyrtarë të policisë.

    Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuoria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.

    Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni E. V., për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.

    Gjatë seanës në Gjykatën e Posaçme, më 22 Prill, mësohet se Roven Zeka është shprehur se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare. Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.

  • Arrestimi i shefit të Rrugores/ SPAK sekuestron pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë, ja për çfarë dyshohet

    Arrestimi i shefit të Rrugores/ SPAK sekuestron pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë, ja për çfarë dyshohet

    SPAK ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë ku ndodhet pas hekurave shefi i Rrugores, Roven Zeka. Ka dyshime se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me Roven Zekën, raporton gazetarja Klodiana Lala. Shefi i Qarkullimit Rrugor u vendos në pranga më 19 Prill me urdhër të SPAK. Prokuoria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
    Ndaj tyre është ngritur një akuzë për korrupsion dhe që ka lidhje, në fakt, me një ngjarje të rëndë, ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, pesë persona kanë përfunduar në spital, ngjarje ndodhur disa javë më parë. Referuar të dhënave të bëra publike nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me operacionin e kryer nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u mësua se tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill.
    Gjatë seanës në Gjykatën e Posaçme, më 22 Prill, mësohet se Roven Zeka është shprehur se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare. Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.
    Në urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokurorja Elida Kaçkini evidentohej se të 3 punonjësit e policisë janë transferuar në Tiranë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ku kanë shërbyer më parë. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni E. V., për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill. Arrestimet u bënë më 19 prill, menjëherë pas zbulimit të rastit, teksa Prokuroria ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve edhe bisedat dhe aferën korruptive.
    Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se Edison Tabaku e njihte bashkëshortin e gruas që shkaktoi aksidentin. SPAK pretendon se ka fakte që Edison Tabaku është takuar dy herë me E. V., me qëllim marrjen e një shumë parash për t’i ndarë me dy eprorët. SPAK saktësoi se ka fakte e përgjime që mundësojnë komunikime me shuma konkrete në lidhje me mbylljen e çështjes së aksidentit të shkaktuar nga shtetasja A. V., ku u tha se u plagosën 5 persona.

  • Shefi i Rrugores u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson përkohësisht Roven Zekën

    Shefi i Rrugores u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson përkohësisht Roven Zekën

    Lorenc Shehu do të zëvendësojë përkohësisht Roven Zekën në pozicionin e drejtorit të Policisë Rrugore, i cili u ndalua më parë nga SPAK.Kujtojmë se GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka.
    Ky i fundit u arrestua për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

  • Burg policëve të Rrugores në Tiranë, dyshohet se morën 2 mijë euro rryshfet

    Burg policëve të Rrugores në Tiranë, dyshohet se morën 2 mijë euro rryshfet

    Gjykata Antikorrupsion la në burg pa afat shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, dhe atë të sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku.
    Në bashkëpunim, ata dyshohen se kanë marrë ryshfet në këmbim të lehtësimit të pozitës së një gruaje që kishte shkaktuar aksident.Lexo edhe :Related Posts
    Ngjarja ka ndodhur në datën 16 prill në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, pesë personat që udhëtonin në njërën nga makinat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    SPAK dyshon se për të kryer këtë favorizim, zyrtarët e Rrugores kanë marrë 2 mijë euro.
    Dje, për të njëjtën ngjarje, u la në burg edhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.