Tag: rrugëve

  • Rrugët e Edi Ramës si qafa e rrjepur e kaposhit të Rilindjes, si dështoi kryeministri me rrjetin kapilar të rrugëve…

    Rrugët e Edi Ramës si qafa e rrjepur e kaposhit të Rilindjes, si dështoi kryeministri me rrjetin kapilar të rrugëve…

    Pas 12 vitesh në pushtet, bilanci i kryeministrit Edi Rama në infrastrukturën rrugore të vendit lë shumë për të dëshiruar. Megjithë fjalimet e stërzgjatura, videot propagandistike dhe premtimet që shpesh ngjajnë më shumë me reklama turizmi sesa me plane serioze zhvillimi, realiteti në terren është i pakëndshëm: Shqipëria mbetet një vend ku rrugët janë më shumë pengesa sesa mundësi. Nga rrugët dytësore e tretësore që lidhin qytetet me fshatrat, te segmentet strategjike që duhej të ishin përfunduar vite më parë, Rilindja ka lënë pas një hartë të copëtuar me projekte të pambaruara, tenderë të zvarritur dhe inaugurime që ndodhin më shpesh në Facebook sesa në të vërtetë.
    Në vend të një rrjeti funksional kapilar, Shqipëria ka trashëguar një rrjet të rrjepur, të shpërndarë pa logjikë, të riparuar me copa e qepje dhe të lyer me ngjyra propagande. Nga Qafë-Plloça që vazhdon të mbetet simbol i rrugëve të nisura dhe të harruara, te Korçë-Ersekë që çdo dimër e gjen gjysmën e asfaltit nëpër përrenj, çdo segment rrugor dëshmon një realitet të thjeshtë: Rilindja mund të ketë pasur ide, por rrugët mbetën rrugëve. E sa për hekurudhat, ato janë një kapitull më vete, njësoj si flluskat e sapunit: duken bukur për pak sekonda, pastaj shpërthejnë në ajër pa lënë asnjë gjurmë.
    Skandali me Qafë-Plloçën
    Afati për përfundimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë vazhdon të shtyhet nga qeveria “Rama”, duke e çuar projektin në 16 vite zvarritje. Segmenti i tretë i kësaj rruge, i cili sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku do të ishte gati në mars 2025, tani pritet të përfundojë në verë të po këtij viti. Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka qenë një ndër projektet më të gjata dhe të kushtueshme në Shqipëri. Ajo u premtua për herë të parë nga ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e vitit 2009, duke e cilësuar si një aks strategjik për lidhjen e Tiranës me Korçën. Pas nisjes së punimeve, projekti u cilësua si i gabuar teknikisht dhe u rishikua disa herë, çka solli shtesa në financim dhe vonesa në përfundim.
    Në vitin 2018, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, premtoi se rruga do të përfundonte në 2019, por as ky afat nuk u mbajt. Në shtator 2020, ministrja Balluku deklaroi në Kuvend se nevojiteshin edhe 105.8 milionë dollarë për përfundimin e saj. Para disa ditësh ajo premtoi se rruga do të përfundojë shumë shpejt. Pavarësisht se janë ndërruar dy qeveri dhe katër ministra infrastrukture, rruga ende nuk ka përfunduar. Për shumë qytetarë që përdorin këtë aks, zvarritja e projektit për më shumë se një dekadë është dëshmi e keqmenaxhimit dhe mungesës së vëmendjes nga autoritetet. Nëse punimet përfundohen sipas afatit të ri, rruga Qukës-Qafë Plloçë do të ketë marrë plot 16 vite për t’u ndërtuar, një kohë më e gjatë se ndërtimi i disa prej rrugëve më komplekse në botë. Megjithatë, duke parë historinë e këtij projekti, qytetarët mbeten skeptikë nëse edhe vera e 2025-ës do të jetë afati i fundit apo një tjetër premtim i radhës.
    Korçë-Ersekë
    E njëjta gjë po ndodh edhe me rrugën Korçë-Ersekë. Ky segment 35 kilometra i gjatë, që ka shpenzuar më shumë se 80 milionë euro nga fondet publike dhe është kthyer në një katrahurë, me plasaritje dhe shembje të përsëritura, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Për më tepër, shtesa e mëtejshme e 4.3 milionë eurove për riparime, në një kohë kur rruga është akoma e deformuar, ngre dyshime të thella mbi menaxhimin e fondeve dhe mundësinë e korrupsionit. Pas çdo dështimi, siç është shembja e datës 17 shkurt 2024, Ministria e Infrastrukturës vazhdon të miratojë shtesa për firmat ndërtuese, pa një hetim të plotë apo masat e nevojshme ligjore.
    Bypassi i Vlorës
    Një ndër shembujt më flagrant të dështimit të Edi Ramës me rrugët është Bypass-i i Vlorës – një rrugë që u reklamua si panoramike, por në realitet rezultoi kriminale. Sipas inxhinierëve dhe ekspertëve të fushës, ky projekt ka qenë problematik që në fazën e parë, që nga projekt-ideja e deri te koalidimi përfundimtar. Por meqë në Shqipëri edhe mbikëqyrja bëhet me telekomandë, ose me fletë excel-i nga zyra në Tiranë, punimet janë lënë rrugëve, si vetë rruga. Kompania që ndërtoi këtë segment, sipas kritikëve ka aplikuar një model “dy standardesh”: kur ka interes koncesionar, punimet bëhen me kohë rekord dhe me precision kirurgjik; kur është projekt publik pa ndonjë leverdi të drejtpërdrejtë, rruga përfundon si një makth për shoferët. Në këtë rast, bypass-i nuk përfaqëson thjesht një dështim teknik, por një kërcënim real për jetën. Asnjë sinjalistikë adekuate, rrezik për aksidente fatale, dhe mungesë totale kontrolli. Edhe Policia e Vlorës është paralajmëruar të ndërhyjë për ta bllokuar rrugën, pasi kalimi në të është praktikisht një lojë fati.
    Rrugët e lëna rrugëve
    Nga ana tjetër, qyteti i Elbasanit është kthyer aktualisht në pikën ndoshta më të ngarkuar të transportit rrugor në Shqipëri për shkak se qyteti disponon vetëm një unazë por jo një by-pass. Projekti për një by-pass është konceptuar, por punimet për të pritet të vijojnë përtej vitit 2028.  Po kështu, ‘by-pass’-i i Tiranës, i cili duhet të lidhë autostradën e veriut dhe atë Tiranë- Durrës me autostradën e Elbasanit, planifikohet të kushtojë 24 miliardë lekë. Financimi është dakordësuar me ËBIF/IBRD por 96% e shpenzimeve janë “vlerë e bartur pas vitit 2027”. Edhe këto rrugë po mbeten rrugëve!
    Skandali i tunelit të Llogarasë
    Po ashtu edhe pse projekti i tunelit të Llogarasë u hap me bujë përpara verës së vitit 2024, ai është kthyer tashmë në një vatër skandalesh dhe abuzimesh me fondet publike. Me një kosto fillestare prej 155 milionë eurosh, shifra është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke kaluar mbi 200 miliardë lekë. Së fundmi, është anuluar një tjetër tender prej mbi 5 miliardë lekësh për ndërtimin e rrugës lidhëse nga tuneli deri në Palasë. Më 28 prill 2025 ishte planifikuar të zhvillohej tenderi për ndërtimin e rrugës lidhëse nga Tuneli i Llogarasë deri në Palasë (2.7 km).
    Por Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi në mënyrë të papritur anulimin e procedurës, duke deklaruar “gabime ose mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit”. Vlera e tenderit ishte 506 milionë lekë pa TVSH (rreth 5.1 milionë euro). Kalaja: SPAK të hetojë çifitin kryeministror, grabitën tokën-shtet në Surrel! Linda Rama ia kishte vënë syrin që në 2008 Burime jozyrtare dyshojnë se anulimi është pjesë e një skeme për të kontrolluar ofertuesit dhe për të manipuluar më tej garën. Ky është një model që është vërejtur edhe më parë në projekte të tjera publike, i lidhur me figura të njohura në infrastrukturën shqiptare. Tuneli, edhe pse u inaugurua para verës së 2024-ës, u mbyll pas disa muajsh për “punime të papërfunduara”.
    Premtimet për hekurudhat flluskë sapuni
    Por le t’i lëmë rrugët. Ndoshta premisat më komike të këtij 12-vjeçari të Ramës janë ato për hekurudhat. Rama e ka përmendur shpesh rilindjen e tyre me shifra, me afate, me skema. Në një moment, madje, Tirana dhe Durrësi do të lidheshin me tren si çdo qytet normal evropian. Realiteti? Një tren ceremonial, një stacion që duket më shumë si muze dhe një afat që vazhdon të spostohet më shumë se ora verore. Skandali nuk mbaron me kaq. Në një kohë që Rama ende nuk ka përfunduar projektin e shumëpritur për Tiranë-Durrës, ai ka shpallur dje me entuziazëm një tjetër projekt hekurudhor që, sipas tij, do të lidhë Durrësin me Prishtinën. Ky është një tjetër “leksion” për ne, qytetarët, se si duhen realizuar projektet madhore, që gjithmonë mbeten në fazën e “në punë” dhe “në projekt”.
    Dhe ndërkohë që autostrada Tiranë–Durrës është ende shumë larg përfundimit, kryeministri ka nisur të flasë për hekurudhën “Kuq e Zi”, që do të përshkojë gjithë Ballkanin, nga Durrësi deri në Prishtinë. Duke u justifikuar për publikimin e këtij projekti në prag të zgjedhjeve, Rama u shpreh se projekti ka filluar shumë herët, madje që në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, ku gjithçka është bërë e ditur me transparencë të plotë. Për të, një tjetër projekt në fazën e premtuar ka vetëm një fjalë: lekët. Kjo është gjithçka që i nevojitet për të nisur, sepse “pa lekë, hekurudha nuk bëhet”. Në një vend normal, 12 vite pushtet do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar një rrjet rrugor modern, funksional dhe afatgjatë.
    Në Shqipëri, ato kanë shërbyer për të ndërtuar më shumë fasada sesa themel. E ndërsa propagandës nuk i mungon asnjëherë asfalti retorik, realiteti në terren mbetet i rrjepur, si ajo qafa e kaposhit të Rilindjes, që me premtimet e Ramës në letër na e shet sikur është Shqiponjë.
     

  • Rama: Nuk ka më kampionë që enden rrugëve, ka ardhur koha të mbyllet edhe çështja e e ligjit të sponsorizimeve

    Rama: Nuk ka më kampionë që enden rrugëve, ka ardhur koha të mbyllet edhe çështja e e ligjit të sponsorizimeve

    Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se do të rritet buxheti për Federatën e Atletikës. ‘‘Nuk mund të qëndrojmë në vendnumëro, vetëm me një pistë atletike, si ajo që është ndërtuar nga bashkia e Tiranës. Duhet të gjejmë rrugë alternative dhe të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim edhe me Federatën e Atletikës, sepse është mbretëresha e sporteve. Dhe sepse na duhet, sa i përket edhe kulturës fizike, atletika është kyçe”, tha gjatë prezantimit të vizionit për sportin në Shqipërinë 2030, pjesë e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, në Tiranë.
    Po ashtu Rama tha se synimi është që përmes mbështetjes së Federatës, atletika të hyjë në disiplinat e ekipeve sportive në shkolla. Kryesocialisti shtoi se tashmë është zgjidhur edhe çështja e akomodimit të kampionëve pas përfundimit të karrierës së tyre garuese. Rama tha se nuk ka më kampionë që enden rrugëve.

    ”Kemi ndërtuar sistemin e gradave në Forcat e Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një perspektivë jete, duke i kthyer ata në asete që vazhdojnë të shërbejnë si mentorë, këshilltarë apo trajnerë”.
    Për buxhetin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Rama tregoi se ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten përtej pritshmërive. Rama premtoi se nga viti i ardhshëm do të ketë një rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik. Po ashtu theksoi se ka ardhur koha të mbyllet edhe çështja e e ligjit të sponsorizimeve.

  • Epopeja e 5 drejtorëve “Balluk”, Ergys Verdho i Hekurudhës batërdi me tenderat, ja njollat e tij të zeza te KESH e…

    Epopeja e 5 drejtorëve “Balluk”, Ergys Verdho i Hekurudhës batërdi me tenderat, ja njollat e tij të zeza te KESH e…

    Pas drejtorëve, Blendian Dalipaj i energjisë, Klevis Jahaj i ujësjellësit, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli i rrugëve të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për të përfituar miliona euro përmes kompanive familjare dhe për të favorizuar në tendera miqtë, në skenën e pasurive dhe korrupsionit, del dhe besniku i Belindës, Ergys Verdho. Ditën që SPAK dhe Gjykata e Posaçme arrestuan Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Evis Berberi, për korrupsion me tenderët e për pastrim parash, kryeministri Edi Rama e hoqi nga KESH Ergys Verdhon dhe emëroi Drejtor të Hekurudhës. Referuar 3 kallëzimeve penale për të e dhjetëra denoncime, Verdho mban mbi supe batërdinë me tenderët gjatë 3 viteve 2018 -2021 kur ishte Drejtor i Rrugëve dhe gjatë 2 viteve e gjysmë drejtor i KESH.
    Vetëm në një kallëzim penal të bërë në muajin tetor 2020, SPAK ka prova për 130 milionë Euro abuzime me tenderët e rrugëve. Ndërsa sipas raportit të KLSH, Ergys Verdho i ka shkaktuar 620 milionë Euro dëme shtetit, deri në muajin maj 2021 kur ishte Drejtor i Rrugëve, por edhe me gjithë këto skandale ai u emërua drejtor i KESH. Edhe për periudhën maj 2021-mars 2024 te KESH, Ergys Verdho është kallëzuar në SPAK, për 380 milionë Euro vjedhje me tenderët e blerjes së energjisë shtrenjtë në bursë dhe shitje lirë të saj. Kallëzim tjetër në SPAK, është afera me 2 anijet e sjella nga Bangladeshi në Vlorë; të cilat megjithëse nuk janë vënë në punë, kanë marrë lekë nga buxheti i shtetit. Në emër të tyre, ai bërë dhe tenderin fiktiv 100 milionë Euro për gjoja furnizim me karburant.
    Pronat e fshehura
    Verdho dyshohet se fsheh edhe pasurinë. Në deklaratën fillestare të besnikut të Ballukut që daton në vitin 2018 përshkruan një apartament të cilin ia ka dhuruar i vëllai në 2012 dhe e ka shitur në vitin 2015. Gjithashtu ka deklaruar një apartament në Vlorë në vlerë 54 mijë euro. Më tej në ILDKPKI, Ergys Verdho ka përfshirë edhe një dyqan, gjithashtu të dhuruar nga i vëllai në vitin 2012. Pra sipas deklaratës së pasurisë në Tiranë, Ergys Verdho jeton me qira dhe nuk ka banesë në emër të tij. Por gazetarët investigativ të emisionit Vetting kanë zbuluar një banesë që figuron në emër të Ergys Verdho e cila nuk është e deklaruar në ILDKPKI të paktën në këto vite 2018, 2019, 2020. Në faturë drejtori ka në emër të tij kontratën e lidhur nga OSHE rrjedhimisht ngre dyshime të forta se Ergys Verdho këtë shtëpi nuk e ka deklaruar dhe me enigmë mbetet burimi i të ardhurave që mund të jetë blerë kjo banesë.
    Një tjetër detaj i rëndësishëm bije në sy në këtë faturë energjetike, pasi Verdho paguan një faturë që nuk përputhet fuqia e instaluar me automatin e banesës, pasi ai praktikisht po paguan si abonent, por që duhet të paguaj më shumë kjo sipas ekspertëve përbën anomali. Sipas ekspertit të energjetikës Azmer Duleviç: “Mesa shoh kjo është një faturë familjare kapaciteti 25 amper, por në faturën tjetër që po shoh shikoj që fuqia e instaluar është 9 KË gjë që nuk përkon pra nga ana teknike kush do qoftë ky abonent. Paguan me çmimin sa paguan një familjare. Por me ketë fuqi 9 kW nuk duhet të kishte rrjet 1 fazor, por duhet 3 fazor. Mua nuk më përputhet fuqia e instaluar me automatit. Unë mendoj se fizikisht nuk do jetë ky automat rryma nuk del kaq rryma del më e madhe. Me këtë automat paguhet më lirë.”
    Shkeljet
    Ergys Verdho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në tetor të viti 2018. Por Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi emërimin e tij në krye të ARRSH në një kohë kur Ergys Verdho figuronte në Qendrën Kombëtare të Biznesit me kompaninë “V & CE Studio”. Në shkelje Verdho ka pranuar detyrën edhe pse dispononte kompani që binte ndesh me pozicionin e punës. Objekti i aktivitetit të Ergys Verdhos rezultonte “vlerësim pasurish të paluajtshme dhe projektim ndërtimesh”. Sipas të dhënave si administrator figuron Ndriçim Allkaj, i cili dispononte asokohe 50% të aksioneve. Referuar të dhënëve zyrtare, shoqëria “V & CE” sh.p.k është regjistruar në QKB konkretisht në 4 nëntor 2019. Sipas të dhënave të ILDKPKI më herët Ergys Verdho rezulton që të jetë emëruar fillimisht zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Korrik 2018.
    Për periudhën 2018- 2019 Verdho dyshohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi ka qenë aksioner me 50 % të kuotave të kompanisë, ndërkohë që ka pasur poste drejtuese në ARRSH. Kjo pasi Ergys Verdho ka vijuar ta ketë në emër të tij kompaninë deri në nëntor 2019, kohë kur mori emërimin si Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” ndalon çdo zyrtar të administratës publike, aq më tepër të nivelit të lartë, ku përfshihet edhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, për të pasur aktivitet privat si “Person fizik” sipas Rregullores për parandalimin e konfliktit te interesave ne ARRSH. Pra Ergys Verdho, qoftë si zëvendës drejtor i ARRSH, por akoma më keq si drejtor i përgjithshëm duke qenë aksioner, ka shkelur ligjin. Për më tepër që objekti i kompanisë dhe ARRSH janë dy drejtëza që takohen me ndërtimin dhe projektimin të rrugëve, godinave apo çdo lloje forme konstruksioni. Sipas avokatit Spartak Ngjela: “Është shkelje administrative deri në ndjekje penale se lejon ligji të gjitha abuzimet kështu janë bërë me kompanitë e tyre, por janë bërë me kompanitë e korrupsionit të miqve të tyre”.
    Por çfarë ndodh me kompaninë “V & CE studio” me aksioner drejtorin e ARRSH?
    Ky subjekt përfiton 2 tendera nga Programi i rindërtimit me objekt rikonstruksion shkolle me vlerë 7 milion e 800 mijë lekë. Në garën e hapur datë 31-12-2020 kanë marr pjesë 12 kompani por subjekti i Ergys Verdhos ka arritur të fitoi bindshëm. Pasi merr këtë tender Ergys Verdho e kupton se nuk duhet të vazhdoj të mbaj aksionet e kësaj kompani duke vendosur t’i shesë kuotën prej 50% që dispononte me një vlerë anormalisht të ulët për vetëm 50 euro. Pas kësaj lëvizje të datës 24.11.2020 tashmë administratori, aksioner me të drejta të plota merr tenderin e radhës nga rindërtimit me vlerë 162 milion lekë. Objekti i kësaj pune publike është studim i projektit për ndërtimin e Rrugës Jorgo Panajoti. Këto tendera kompania “V & CE studio” e Ergys Verdhos , i ka marr në bashkëpunim me subjektin tjetër “Sphaera shpk”.

  • Parisi ndalon automjetet nga dhjetra rrugë pas ‘referendumit ekologjik’ me pjesëmarrje 4%

    Parisi ndalon automjetet nga dhjetra rrugë pas ‘referendumit ekologjik’ me pjesëmarrje 4%

    Zyrtarët në Paris thanë se do të shtojnë në mënyrë drastike numrin e rrugëve pa makina, pas një referendumi të mbajtur mbi propozimin, edhe pse pjesëmarrja në votë ishte rreth 4% e banorëve.
    Nuk është e qartë sesi është pranuar ‘i ligjshëm’ rezultati qesharak i votës, por politika është e ngjashme me disa nisma ‘ekologjike’ që BE po i kërkon vendeve të tjera anëtare dhe atyre kandidate si Shqipëria, për arsye gjithashtu të paqarta.
    Politikat e bllokimit të rrugëve në qendrat urbane janë shoqëruar gjithashtu me shtimin e gjobave arbitrare ndaj automjeteve dhe dekurajimin e përdorimit të tyre.
    Mes 4 përqind të pjesëmarrësve totalë në referendum, 66 përqind raportohet se kishin votuar pro ndalimeve, dhe kjo i mjafton qeverisë për të bllokuar edhe më shumë trafikun e ngjeshur të qendrave urbane.
    1.391 000 votues të regjistruar, vetëm 56,500 njerëz kishin votuar në referendumin që pranonte edhe 16 vjeçarë.
    Rrjeti vendas Le Monde, tha se masa ishte mbështetur nga zonat qendrore ‘Arrondissment 14’ dhe ‘Arrondissment 17’ dhe mund të përfshijë mbylljen e rreth 500 rrugëve të kryeqytetit.
    Që prej ardhjes në pushtet të kryebashkiakes Anne Hidalgo në 2020, Parisi ka mbyllur rreth 300 rrugë e zona për makinat.
    Partitë opozitare e quanin masën shkelje të të drejtave të qytetarëve ndërsa referendumin ‘ilegal’.
    Centristi Pierre-Yves Bournazel tha se referendumi ishte një “lojë e paramenduar e zyrtarëve në pushtet”.
    “Kur punon kundër interesit të parizienëve dhe të ardhmes së kryeqytetit, ky do të jetë interesi i treguar te vota”, tha Bournazel.
    Ndërsa shoqata e rreth 40 milionë shoferëve në Francë tha se Parisi ishte i mbushur tashmë me zona “të gjelbra” ndalimi ose ngadalësimi automjetesh, dhe nuk ka kuptim të reduktohet akoma rrjeti i rrugëve të tij, shkruan rrjeti belg Brusselsignal.
    Philippe Nozière, president i shoqatës “40 milionë shoferë” tha: “Ne po dëshmojmë një konfiskim proresiv të hapësirave urbane, që nën maskën e ekologjisë kërkon të heqë të drejtën e drejtimit të automjetit, edhe kur me këtë njerëzit fitojnë bukën e gojës”.
    Nën kryebashkiaken socialiste Mayor Anne Hidalgo, Parisi ka trefishuar gjobat për mjetet fuoristradë në një referendum të 2024 me pjesëmarrje prej 5.68 përqind.
    Nuk është e qartë sesi është pranuar ‘i ligjshëm’ rezultati qesharak i votës, por politika është e ngjashme me disa nisma ‘ekologjike’ që BE po i kërkon vendeve të tjera anëtare dhe atyre kandidate si Shqipëria

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR