Tag: rrugëve

  • “Nis çlirimi i buzërrugëve nga rraqet”, Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

    “Nis çlirimi i buzërrugëve nga rraqet”, Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme buzë akseve rrugore.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.
    Më tej ai sqaron se përjashtohen objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet, të cilët po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm.
    “Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi”, paralajmëron ai.
    Postimi i Ramës
    Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës.
    Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.
    Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
    Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE.

  • Kostot e korrupsionit/ Shqipëria kampione në Ballkan për kostot e rrugëve, e fundit për cilësinë!

    Kostot e korrupsionit/ Shqipëria kampione në Ballkan për kostot e rrugëve, e fundit për cilësinë!

    Raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) rendit Shqipërinë si vendi i  fundit në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës.

    Nga njëra anë, qeveria promovon Shqipërinë si destinacion turistik europian dhe mburret me rritjen e numrit të vizitorëve, por nga ana tjetër, nuk u ofron atyre as rrugë të sigurta, as transport publik funksional, as hekurudha e as digjitalizim, duke ndikuar ndjeshëm përvojën e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit.

    Në një reagim të saj Qendresa Qytetare duke analizuar raportin vë në dukje se kur një vend shpenzon më shumë se të gjithë dhe mbetet i fundit në renditje, nuk kemi të bëjmë me mungesë parash, por me abuzim të fondeve publike.

    Reagimi i Qendresës Qytetare 

    “Me një mesatare prej 12.9 milionë euro për kilometër Shqipëria është kampione në rajon sa i përket kostove për ndërtimin e rrugëve, teksa çdo vit Shqipëria  investon rreth 400 milionë euro në infrastrukturën rrugore.

    Po këto kosto të fryra të rrugëve mesa duket kanë një tarifë të fshehtë që është korrupsioni, pasi ndonëse Shqipëria shpenzon më shumë se vendet e rajonit për rrugët, ka rrugët me cilinëne më të dobët ndër vendet e Ballkanit

    Raporti i fundit i  OECD-së, pavarësisht këtyre shifrave të larta që investohen në ato që quhen rrugët e florinjta, vendi ynë renditet i fundit në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës.

    Raporti thekson se Shqipëria ka treguesit më të dobët për transportin hekurudhor, një sektor pothuajse jashtë funksioni dhe përdorimi.

    Rrugët në zonat rurale janë në gjendje të mjerueshme, ku mungesa e lidhjeve të mira e pamundëson zhvillimin lokal.

    Nga njëra anë, qeveria promovon Shqipërinë si destinacion turistik europian dhe mburret me rritjen e numrit të vizitorëve, por nga ana tjetër, nuk u ofron atyre as rrugë të sigurta, as transport publik funksional, as hekurudha e as digjitalizim, duke ndikuar ndjeshëm përvojën e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit.

    OECD paralajmëron se mungesa e lidhjeve efikase rrugore dhe hekurudhore dëmton integrimin ekonomik dhe e kufizon konkurrueshmërinë e vendit në raport me fqinjët që kanë avancuar me investime strategjike.

    Shqipëria ka shpallur objektivin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

    OECD e thotë qartë se pa investime serioze dhe të menaxhuara siç duhet në transport dhe infrastrukturë, Shqipëria nuk ka shanse të zhvillohet ekonomikisht, të integrohet në tregjet europiane apo të përmbushë objektivin e shpallur për anëtarësim në BE.

    Kur një vend shpenzon më shumë se të gjithë dhe mbetet i fundit në renditje, nuk kemi të bëjmë me mungesë parash, por me abuzim të fondeve publike”

     

  • “S’mban më ujë pilafi”, demokrati shpërthen ndaj deputetëve të PD: Na keni lënë rrugëve, ndryshoni sjellje!  

    “S’mban më ujë pilafi”, demokrati shpërthen ndaj deputetëve të PD: Na keni lënë rrugëve, ndryshoni sjellje!  

    Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Partisë Demokratike, sidomos i Sali Berishës, Ilir Vrenozi, u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të PD-së, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.
    “E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”.
    Ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.
    “Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi ai me tone të ashpra.
    Vrenozi përmendi edhe një moment që e revoltoi personalisht: publikimin e një fotografie ku shfaqeshin bashkë Erion Braçe dhe Tritan Shehu pas zgjedhjeve.
    “Mua më dhemb kur e shoh atë foto. Nuk flas më me gjysmën e pallatit sepse janë socialistë, kurse këta… në vend që të mbajnë qëndrim, i japin dorën njëri-tjetrit sikur s’ka ndodhur gjë. Ne kemi një situatë të nxehtë, këta qeshin”, tha ai.

  • 7 milion euro/ Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

    7 milion euro/ Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

    7 milion euro/ Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugëEdi Rama ka paguar 7 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të bërë propagandë parazgjedhore me garën e çiklistëve ‘Giro d’Italia’.

    Tre etapa të kësaj gare do zhvillohen në Shqipëri: në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kjo garë ka bërë që jeta e qytetarëve të paralizohet për shkak se shumë segmente kryesore janë bllokuar.

    Çiklistët garues kanë mbetur të tronditur nga gjendja e rrugëve që kanë gjetur në Shqipëri. Faqja e madhe e lajmeve për botën e çiklizmit, ‘Cycling News’, shkruan se “Giro d’Italia fillon të premten pasdite me etapën e parë nga tre të tilla që do të zhvillohen në Shqipëri, por çiklistët kanë hasur vështirësi në zbulimin e etapave, me trafikun dhe punimet rrugore që kanë rezultuar të gjitha pengesa në ditët para Grande Partenza (Nisjes së Madhe)”.

    Gianni Meersman, drejtori sportiv i skuadrës Alpecin-Deceuninck tha se skuadra e tij u detyrua të merrte biçikletat në makinë pasi tha se ideja e eksplorimit të Tiranës me biçikletë ishte ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’.

    “E eksploruam me makinë,” tha Meersman. “Gjatë rrugës, po diskutonim nëse duhej ta provonim me çiklistë. Pastaj pamë Astanën në mes të trafikut dhe papritmas vendosëm se nuk do ta bënim. Kjo ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.”

    Edhe ekipe të tjera nuk vendosën të rrezikojnë nëpër Tiranë, duke thënë se trafiku ishte çmenduri.

    Wout van Aert i skuadrës Visma tha se kjo eksperiencë ishte hektike. Van Aert përdori fjalën “e paparashikueshme” për të përshkruar gjendjen e rrugëve, ndërsa punëtorët e rrugëve ishin në detyrë deri të mërkurën dhe të enjten, duke shtruar asfalt të freskët në rrugë.

    “Nuk është dramatike kudo, por është e paparashikueshme se ku do të shfaqen gropat. [Nuk është] menduar si kritikë, por është thjesht ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar”, tha Van Aert.

    Një raport nga faqja daneze e internetit Feltet tregoi se riparimet dhe shtrimi i asfaltit të freskët ishin ende duke vazhduar në ditët para se të niste gara.

    “Ne udhëtuam rreth fazës së parë [të mërkurën] dhe gjëja pozitive është se ata kanë filluar riparimin e rrugëve për nesër“, erdhi një rrëfim okular nga Bjarke Vodder Nielsen, një çiklist danez që jeton në Shqipëri. “Nuk kam parë kurrë kaq shumë punëtorë asfalti në një rrugë shqiptare”, tha ai.

  • “Berisha, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve”, Rama mbyll fushatën në Durrës: Më 11 maj “leshterikët” do të rrudhen edhe më shumë

    “Berisha, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve”, Rama mbyll fushatën në Durrës: Më 11 maj “leshterikët” do të rrudhen edhe më shumë

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Durrësit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    “Durrësi do t’i japë një shtytje më të fortë leshterikëve më 11 maj, një shtytje që do t’i rrudhi edhe më shumë. Nëse do ketë një masivitet si ky që ka sot këtu, dhe nëse të gjithë që jeni sot këtu, jeni pararoja e atyre që do shkojnë në qendër votimi atëherë në çdo qendër votimit, atëherë Durrësit do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste”, tha Rama.
    Ai theksoi se durrsakët nuk mund të pranojnë që të mbeten peng i Partisë Demokratike, e cila sipas Ramës ngjason me një kënetë.
    “Më 11 jam do të zgjedhim historinë, është takim me historinë. Duhet të shohim ngjyrën e detit që na lidh me Evropën, që qëllon të jetë ngjyra e partisë së tyre, por partia e tyre për momentin është në koma. Partia e tyre nuk jep dhe nuk merr, dhe të presësh nga një parti në koma që të vrapojë, është iluzion. Dhe të mendosh se qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi të kënetës është trishtim i madh”, theksoi ai.
    Rama foli edhe për lajmin e publikuar, që Sali Berisha mund të udhëtojnë në SHBA dhe se non grata e tij ka rënë.
    “Fëmijët tuaj nuk mund ti besohen bufit të kënetës, që është një politikan i lashtë, një politikan i dëshpëruar, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve për hallin e tij personal dhe që e sul gjithë partinë e tij të bretkosave në një ofensivë gëzimi për një gënjeshtër të re si ajo e sotmja”, tha ai.

  • Rama ironizon Berishën nga Kavaja: Demokratët në 11 maj duke mos votuar kënetën, shpëtojnë edhe një plak nga rruga

    Rama ironizon Berishën nga Kavaja: Demokratët në 11 maj duke mos votuar kënetën, shpëtojnë edhe një plak nga rruga

    Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit përmbyllës elektroal në Kavajë ka ironizuar kundërshatarin e tij politik, Sali Berishën.
    Duke ju bërë thirrje demorkatëve në Kavajë, Rama tha se duke mos votuar PD-në do i bënin nder një të moshuari, duke mos e lënë më rrugëve që të ngatërrohet vetë e të ngatërrojë edhe të tjerët.
    “Ne shkojmë në zgjedhje jo për të bërë krushqi, por shkojmë ëpr të zgjedhur një kalë që të tërheqë me forcë një karrocë. Po si mudn të zgjedhësh një gërmuq që ëhstë kali i nahijes tate. Ma tha mirë nëj zonjë, ore po gjithë jetënë neve na kanë mësaur që të kujdesimi për pleqtë jo për të zgjedhur një plak të kujdeset për ne. Ore kush është demokrat me njerëzillik nuk duhet të shkojë ta votojë kënetën edhe për të mos hyrë në gjynaf që mos e mbajnë më plakun rrugëve që nuk di të lidhë më as fjalët. E tregova atë fabulën e babait për tre çunat, të parit i tha kujdesu për arën, të dytit i tha ti do shesësh prodhimet e arës, kurse të tretit i tha ti do kujdesësh për mua, që mos më lësh të dal jashtë kur të lajthis. Ai bufi atje ngatërron dynjanë dhe ngatërrohet me këmbët e veta”, tha Rama.

  • “Zarfet e fletëve të votimit janë hedhur rrugëve”, Balla reagon pas akuzave të PD: Klithmat nga këneta duken qartë që s’kanë asnjë lidhje me procesin

    “Zarfet e fletëve të votimit janë hedhur rrugëve”, Balla reagon pas akuzave të PD: Klithmat nga këneta duken qartë që s’kanë asnjë lidhje me procesin

    Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla ka hedhur poshtë denoncimin publik të PD në lidhje me zarfat e fletëve të votimit të qytetarëve jashtë vendit.

    Ai shprehet se “përfaqësues të kënetës sot në Shqipëri por edhe nga Athina, na paskan “zbuluar” një skandal të madh me zarfat e fletëve të votimit ‘se ato janë hedhur rrugëve’”.
    Ndërsa rrëzon pretendimet, ai thekson se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit iu besua nga KQZ kompanisë postare më të madhe në botë, pjesë e Deutche Post.
    Postimi i plotë i Ballës:
    Përfaqësues të kënetës sot në Shqipëri por edhe nga Athina, na paskan “zbuluar” një skandal të madh me zarfat e fletëve të votimit “se ato janë hedhur rrugëve”. Në fakt hartimi i alibisë së humbjes ka ditë që ka filluar me konferenca për shtyp nga këneta, por sot klithmat ishin dhe më të zëshme me deklarata urgjente për shtyp dhe postime në Facebook mbi një fotografi me disa zarfe.
    Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit ju besua nga KQZ kompanisë postare më të madhe në botë, pjesë e Deutche Post. Shteti shqiptar ka paguar që zarfi t’i shkojë në shtëpi dhe t’i merret në shtëpi çdo votuesi jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk ka ndodhur dhe qytetarë të shumtë janë detyruar të shkojnë ta tërheqin zarfin me fletën e votimit në zyrat e postës. Afro 10% nuk e kanë marrë ende për shumë shkaqe. Ky proces ka dhe 5 ditë (deri të premten, të paktën nga Greqia dhe Italia, DHL ka ende kohë të bëjë gjithçka për t’i sjellë në kohë.
    Vetëm ama klithmat nga këneta duken qartë që s’kanë asnjë lidhje me procesin, por janë pjesë e skenarit për dosjen e “zezë” të zgjedhjeve të 11 Majit. Kjo dihet!
    Motra dhe vëllezër në diasporë ju lutem nxitoni dhe bëni gjithçka ta nisni votën tuaj për Shqipërinë Europiane dhe ta thajmë përfundimisht kënetën me gjithë buf, bretkosa, gjarpërinj e ç’ka brenda.
    FALEMINDERIT DIASPORA

    Top Channel

  • Ndryshimet klimatike janë shkaku i astmës, rinitit alergjik dhe kollës kronike

    Ndryshimet klimatike janë shkaku i astmës, rinitit alergjik dhe kollës kronike

    Një studim i ri nga shkencëtarët e Johns Hopkins Medicine tregon se ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, duke kontribuar në përkeqësimin e kushteve si astma, riniti alergjik dhe kolla kronike.

    Ky studim, i botuar në revistën shkencore Communications Earth & Environment, thekson se ajri i thatë, i cili është i lidhur ngushtë me ndryshimet klimatike, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve.

    Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

    Ndryshimi i klimës është më shumë se një skenar fantastiko-shkencor, është një realitet i prekshëm që ka ndikuar tashmë në shumë aspekte të jetës sonë. Në veçanti, rritja e thatësisë së ajrit ka filluar të rrezikojë shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

    Sipas studimit të fundit, ekspozimi ndaj ajrit të thatë mund të shkaktojë dehidratim të mukozave të frymëmarrjes, i cili mund të çojë në inflamacion dhe reagime të padëshiruara të trupit.

    Studiuesit kanë zbuluar se, ndërsa temperatura e atmosferës vazhdon të ngrihet, lagështia relative mbetet e qëndrueshme. Megjithatë, një tjetër indikator, i quajtur Deficiti i Presionit të Avullit (VPD), është rritur shpejt.

    VPD tregon sa ‘ethet’ është ajri për ujë. Sa më i lartë të jetë VPD, aq më e madhe është tendenca e ajrit për të thithur lagështinë, duke çuar në dehidratim të ekosistemeve, përfshirë edhe rrugët e frymëmarrjes.

    Në eksperimente dhe modele matematikore, studiuesit kanë vërejtur se nivelet më të larta të VPD mund të shkaktojnë dehidratim të rrugëve të frymëmarrjes dhe një rritje të inflamacionit të tyre. Ajri i thatë mund të përkeqësojë gjithashtu këtë gjendje për shkak të ekspozimit ndaj klimës së brendshme me ajër të kondicionuar. Sipas David Edwards, një nga autorët kryesorë të studimit, “Menaxhimi i hidratimit të rrugëve të frymëmarrjes është thelbësor për mirëqenien tonë shëndetësore.”

    Ajri i thatë nuk ka ndikim vetëm në rrugët e frymëmarrjes, por gjithashtu ndikon edhe në organet e tjera, veçanërisht në sytë, të cilët janë të ndjeshëm ndaj mungesës së lagështisë. Studimi thekson se dehidratimi i mukozave të syve dhe të tjera mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

    Në eksperimente të tjera, studiuesit ekspozuan qelizat e rrugëve të frymëmarrjes ndaj ajrit të thatë dhe vëzhguan se ato formuan një shtresë më të hollë mukusi dhe përqendrime më të larta të citokineve, një grup proteina që tregojnë inflamacionin e qelizave. Këto gjetje konfirmuan se ajri i thatë mund të shkaktojë një reaksion të ngjashëm me atë që ndodh gjatë një përgjigjeje inflamatore të trupit.

    Në modelet e kafshëve, studiuesit ekspozuan minjtë ndaj ajrit të thatë dhe vërejtën një përgjigje të lartë imune në mushkëritë e tyre. Kjo tregon se ajri i thatë mund të ndikojë në shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes edhe në nivele më të thella, duke shkaktuar inflamacion dhe reaksione imune.

  • Person nën hetim/ Myzyrit ju kërkua në SPAK që të dorëzonte telefonin, po hetohen tenderat e rrugëve…

    Person nën hetim/ Myzyrit ju kërkua në SPAK që të dorëzonte telefonin, po hetohen tenderat e rrugëve…

    Detaje të reja janë mësuar për marrjen në pyetje të Kreut të  Komisionit të Prokurimeve Publike. 

    Gazetari i Syri tv mëson se atij i është kërkuar telefoni por nuk e ka dorëzuar pasi u ka thënë hetuesve se nuk e kishte me vete.

    Jonaid Myzyrit i është kërkuar telefoni këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, por ka thënë para Oficerëve të BKH-së që e kanë marrë në pyetje se nuk e kishte me vete.

    Atij i është komunikuar që është person nën hetim, shpjegon gazetari Fatjon Gjinaj, dhe nga dita e sotme do duhet ti përgjigjet organit hetues sa herë të shikohet e arsyeshme nga ky i fundit, ndërsa emri i tij është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale, prej kohësh.

    Burime të besueshme, konfirmuan se indicia për të hetuar rolin e tij si drejtues i Prokurimeve Publike, ka të bëjë me referime që janë bërë në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

     Çështja ndaj tij po hetohet për një sërë procedurash tenderash, dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me objektin që kanë patur për ndërtimin apo rikonstruksionin e rrugëve ku autoritet kontraktor ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar.

    Burimi shprehet i rezervuar se cilat janë këto projekte dhe procedura, por theksoi se janë krijuar dyshime të arsyeshme për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.