Tag: rrugëve

  • “Vetting” për emrat e rrugëve/ Autoriteti i dosjeve kërkon të konsultohet për verifikimin e pastërtisë së tyre

    “Vetting” për emrat e rrugëve/ Autoriteti i dosjeve kërkon të konsultohet për verifikimin e pastërtisë së tyre

    Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugë, sheshe apo mjedise të tjera publike të merret miratimi i tij.

    “Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet  e të drejtave të njeriut siç është  rekomandimi i Avokatit të Popullit që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet të ketë pushteti vendor për verifikimin  e pastërtisë së këtyre  figurave  me emra simbolesh, data të personave që kanë qenë në regjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit
    Aktualisht Autoriteti i Dosjeve ka nisur një proces konsultimi me institucionet publike në të gjithë vendin për vendosjen e standardeve në përzgjedhjen e emrave.
    Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike kanë nxitur debate të shumta për shkak të dritëhijeve që kanë shoqëruar këto personalitete apo figura historike.

    Top Channel

  • Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

    Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

    Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve me kalldrëm, një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto.
    “Ky projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon identitetin dhe lehtëson lëvizjen për banorët e lagjeve dhe turistët që gjithnjë e më shumë po e zbulojnë Gjirokastrën përtej zonës tradicionale historike”, u shpreh Kumbaro.

    Gjatë punimeve, mjeshtrat gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i dhënë vlera edhe për turizmin. Ndërkohë, bashkia e Gjirokastrës po investon gjithnjë e më shumë për rijetësimin e resurseve të traditës.

  • Timo Flloko: Eci rrugëve kot, kuturu dhe s’di ku shkoj…

    Timo Flloko: Eci rrugëve kot, kuturu dhe s’di ku shkoj…

    Timo Flloko

    Kuturu, poezi nga Timo Flloko

    Eci rrugëve kot, kuturudhe s’di ku shkoj,xurxull jam prapë unë- se ajo,një bohem nuk e do.Sa të desha, shpirt s’mund ta dish,të vodhën ty – pabesisht,me pije mbys dhimbjen pa fund…Sa e lumtur je, unë s’e di,me atë që jeton,mund ta blejë ai për ty dhe botën,vetëm zemrën, jo!Mbeti shkretë tani streha jonë,në luks je ngrirë, në kyç trishton,si në muze, si një Xhokondë.

    Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,por në ëndërr e shoh veten mbret,nëpër pube tok me miqtë harxhoj,unë hënën si monedhë.Ti po fle tani, Xhokonda ime,shiu si det mbi mua zbrazet,as rrufetë s’më vrasin dot.se ka një Zot!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ASTRIT ÇERMA REVOLTOHET ME XHEVAHIR ZENELIN: DERI KËTU KEMI ARRITUR? DHE PASTAJ ANKOHEMI PËR “BIG BROTHER” E “PËRPUTHEN”

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama vë në “shënjestër” bizneset përgjatë rrugëve kombëtare

    Lirimi i hapësirave publike, Rama vë në “shënjestër” bizneset përgjatë rrugëve kombëtare

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur aksioni i ri për lirimin e hapësirave publike, kësaj radhe bëhet fjalë për bizneset buzë rrugëve kombëtare, që nuk respektojnë distancën e duhur.
    Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shtoi se jo vetëm do të respektohet distanca e parashikuar, por kjo hapësirë e re do të gjelbërohet në bashkëpunimi Biznes-Shtet.

  • Nis çlirimi i rrugëve kombëtare, afati mbaroi: Nga veriu në jug, bizneset po heqin vetë objektet. Më pas, radha e fadromave

    Nis çlirimi i rrugëve kombëtare, afati mbaroi: Nga veriu në jug, bizneset po heqin vetë objektet. Më pas, radha e fadromave

    31 korriku ishte afati i fundit për lirimin e hapësirave publike, jo vetëm në qytete, por edhe në akset nacionale.

    Në arterien kryesore të vendit, Tiranë–Durrës, si dhe në rrugët urbane të qytetit bregdetar, bizneset kanë zbatuar gjithashtu urdhrin për lirimin e rrugëve.
    Edhe në qarkun e Elbasanit, IKMT ka verifikuar rreth 160 subjekte të ndërtuara përgjatë akseve nacionale dhe, deri tani, ndonëse ka skaduar afati, vihen re shumë subjekte që nuk i kanë liruar vullnetarisht hapësirat e zëna.

    Për shkelësit janë paralajmëruar penalizime dhe prishje e detyruar e ndërtimeve, ndërsa aksioni do të nisë fillimisht me verifikimin e dokumentacionit të secilit prej tyre.
    Në veri, dhjetëra sipërmarrje, kryesisht të vogla, pranë rrugëve të Lezhës, Laçit dhe Mirditës, vijojnë të çmontojnë vetë objektet e tyre.
    Edhe në kryqëzimin e Milotit dhe pranë rrugës së Kombit, shumë objekte janë hequr.
    Ndërtimet shumë pranë akseve nacionale shpeshherë cenojnë sigurinë rrugore, duke u bërë shkak për aksidente të rënda.
    /vizionplus.tv

  • Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit

    Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit

    Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.
    Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Hajduti lë rrugët e Durrësit pa drita! Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve

    Hajduti lë rrugët e Durrësit pa drita! Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve

    Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.
    Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Poezi prekëse nga Çun Lajçi: Kur vllau i shkon motrës te varri

    Poezi prekëse nga Çun Lajçi: Kur vllau i shkon motrës te varri

    Kur vllau i shkon motrës te varrigjëmon tokam’ço te nana Kostantin i miri i motrësshkunde dheun veshe këmishënt’kuqen veshe lum’ vllau jo t’bardhënflokët e përbaltuna futi n’plismua ma vesh pelerinën e korbit grinanën dua me përqafua e mos me m’pasa eshtna n’trup i kam.

    ObserverKult

    ———————————————————

    LEXO EDHE:

    ÇUN LAJÇI: ASAJ QË S’MË KTHEHET MA

    R.I.PPse qenka e thanune kjo ditë e dhimbjes me m’nxanë rrugëve me libra n’kurrizin e thyem?Pse sot n’Shkup me “Ofshamë malli” si katër vite ma parë me “Përgjerim e fjalë” në Njujork?Pse u dashka me ta kujtua ditën e ikjes larg katundit ku ti zune vend përgjithmonë?Pse unë përjetë rrugëve me vargje e pse ti përjetë e fjetun!

    Sot n’Shkup e nesër n’Kërçovë e ti hijen time e pret të guri i ftoftë, si akulli n’shpellën e korbave!A thua qenka e shkrueme me vdekë rrugëve me libra malli mbi kurriz, si thastë e qymyrit n’kalin e Malsores tek Migjeni?

    Si sot, para katër vitesh, ti i mbylle sytë e unë i lashë jetimë do libra përtej Oqeanit tue derdhë lot për ty. U ktheva i shkyem e i thyem me ta hudhë nji grusht dhe e dhe me pritë mu ba edhe vet!

    Ike tash e katër vjet e katër vjet si murg t’rri të guri tue folë me shpirtin tand!Kush e shkroi që unë me qenë rrugëve n’ditën tande t’ikjes?

    Pse me m’thanë nisu kur u dashka me i thye rrugët e mu kthye të dhoma, ku ti harrove me marrë frymë?!

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • “Bizneset, afat deri në 31 korrik për të larguar materialet”, Rama: Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve do të shoqërohet me masa të rënda

    “Bizneset, afat deri në 31 korrik për të larguar materialet”, Rama: Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve do të shoqërohet me masa të rënda

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë ultimatum për bizneset të cilat mbajnë materialet e tyre buzë rrugëve duke zënë hapësirat publike.

    Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, ka theksuar ai në një postim.
    Për personat që nuk do ta zbatojnë urdhrin, do të ketë masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
    “Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës.
    Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.
    Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
    Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.

    Top Channel

  • “Nis çlirimi i buzërrugëve nga rraqet”, Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset kanë afat deri më 31 korrik

    “Nis çlirimi i buzërrugëve nga rraqet”, Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset kanë afat deri më 31 korrik

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme buzë akseve rrugore.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.
    Më tej ai sqaron se përjashtohen objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet, të cilët po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm.
    “Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi”, paralajmëron ai.
    Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës.
    Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.
    Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
    Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE.