Tag: rrugëtimin

  • Hapja e të gjithë grup-kapitujve, Begaj: Moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

    Hapja e të gjithë grup-kapitujve, Begaj: Moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

    Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e Grup-Kapitullit të fundit të negociatave si një moment kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    Ai theksoi se ky hap dëshmon progresin e qëndrueshëm të vendit dhe hap një etapë të re reformash të thelluara në fusha si bujqësia, siguria ushqimore, zhvillimi rajonal dhe menaxhimi i burimeve.
    Begaj: Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.

  • Hapja e kapitujve të rinj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, krenar për skuadrën e negociatave

    Hapja e kapitujve të rinj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, krenar për skuadrën e negociatave

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot në mëngjes krenarinë për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Rama e ka cilësuar këtë si një tjetër ditë të rëndësishme në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, duke vlerësuar punën e skuadrës negociuese që, sipas tij, po përfaqëson Shqipërinë me dinjitet.

    “Me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama, duke shoqëruar mesazhin me flamurin shqiptar dhe atë europian.
    Ndërkohë dje u hapen edhe 4 grup kapituj të ri për anëtarësimin në BE.

    Top Channel

  • Konferenca e 6-të ndërqeveritare, Rama publikon pamjet: Një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE

    Konferenca e 6-të ndërqeveritare, Rama publikon pamjet: Një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga konferenca e 6-të ndërqeveritare u mbajt në Bruksel një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se kjo ishte një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së.
    “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale. 

  • Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    30 Gusht 2025

    13:25

    Alfred Lleshi

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • VIDEO – “Fest Folk 2025” vijon rrugëtimin, ndalesa e radhës ishte bashkia e Fushë- Arrëzit…

    VIDEO – “Fest Folk 2025” vijon rrugëtimin, ndalesa e radhës ishte bashkia e Fushë- Arrëzit…

    Mes magjisë që të dhurojnë këngët dhe vallet tradicionale, e ku shpaloset më së miri trashëgimia jonë e pasur, erdhi “Fest Folk 2025” në bashkinë Fushë Arrëz.

    Mikpritja e banorëve të kësaj qyteze dhe energjia e artistëve më të mirë të qarkut, e ktheu Fushë Arrëzin në një skenë të hapur për kulturën tonë popullore. Kryetari i Qarkut Edmond Ndou, në cilësinë e organizatorit dhe mbështetësit kryesor të kësaj nisme që prej dy vitesh rrugëton në bashkitë e qarkut, theksoi rëndësinë që ka ruajtja dhe përcjellja ndër breza e kësaj pasurie kombëtare.
    Edhe në këtë edicion të dytë, “Fest Folk” do të vijojë rrugëtimin e tij në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, duke sjellë me vete zërin dhe ngjyrat e traditës shqiptare në çdo cep të veriut.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Asnjë humbje në Champions, tre skuadrat shqiptare e nisin mbarë rrugëtimin në Europë

    Asnjë humbje në Champions, tre skuadrat shqiptare e nisin mbarë rrugëtimin në Europë

    Skuadrat shqiptare kanë përjetuar një mbrëmje pozitive në arenën europiane. Egnatia, Drita dhe Shkëndija e kanë nisur mbarë rrugëtimin në turet kuakifikuese të Champions League-s. Egnatia ka mposhtur Breidablikun në Rrogozhinë me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 92-të, megjithëse kampionët e Shqipërisë patën mundësinë disa herë për ta gjetur më shpejt rrugën e rrjetës.
    Po me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Drita, e cila e luajti takimin e parë në shtëpi. Skuadra e kampione e Kosovës ka mposhtur Differdange-n falë golit të shënuar nga Arb Manaj në minutën e 73-të. Ndërkohë Shkëndija është larguar e pamposhtur nga transferta uellsiane. Kuqezinjtë e Tetovës kanë barazuar me rezultatin 0-0 me The New Saints-in. Të treja ekipet i shqiptare i pret ndeshja e kthimit javën e ardhshme, kur do të përcaktohet se cili do të kualifikohet në turin e dytë të Champions League-s dhe cili do të vazhdohë rrugëtimin në Europa League./Sport Ekspres/

  • Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, kampionët presin në shtëpi Breidablik

    Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, kampionët presin në shtëpi Breidablik

    Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen në “Egnatia Arena” me Breidablik, në orën 21:00.
    Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.
    Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive, të cilën e ka mbyllur me sukses.
    Atmosfera në “Egnatia Arena” pritet të jetë fantastike, me tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin drejt një rezultati pozitiv.

  • Nga betimi i Hipokratit te betimi si deputete, Zheni Gjergji mbyll rrugëtimin në Parlament, ja mesazhi

    Nga betimi i Hipokratit te betimi si deputete, Zheni Gjergji mbyll rrugëtimin në Parlament, ja mesazhi

    Prof. Asc. Dr. Zheni Gjergji ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, duke falenderuar qytetarët për mbështetjen gjatë gjithë mandatit të saj. Teksa sot, ishte seanca e fundit parlamentare, që përkon me përfundimin e angazhimit të saj si deputete, ajo ndan reflektime të sinqerta për rrugëtimin në politikë. Përmes një shënimi publik, Zheni Gjergji i falenderon qytetarët dhe kolegët për besimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij kapitulli. Ajo thekson se ka punuar me ndershmëri dhe përgjegjësi, duke mbajtur besnikëri ndaj betimeve të saj. Ky mesazh është një përmbledhje e përkushtimit dhe shpresës për të vazhduar angazhimin në shërbim të Shqipërisë edhe në të ardhmen.
    Ja reagimi
    Në vitin 1995 kam bërë një betim, atë të Hipokratit. Në vitin 2021 bëra një tjetër betim, atë të deputetit.Deri më sot nuk kam tradhëtuar asnjërin.Ndaj dhe në përfundim të kapitullit më të rëndësishëm në rrugëtimin tim jetësor, angazhimit si përfaqësuese e Qarkut Elbasan në Kuvendin e Shqipërisë, kam detyrimin të pohoj se ka qenë privilegj i thellë dhe përgjegjësi e lartë të kem patur nderin të përfaqësoj qytetarët e mi në tempullin e vendimmarrjes kombëtare.Kjo etapë e angazhimit tim publik, nuk përbën thjesht përmbylljen formale të mandatit politik, por përfaqëson një moment reflektimi mbi një rrugëtim të ngarkuar me sfida, përballje njerëzore dhe përjetime të thella, të cilat do të mbeten përherë të gdhendura në kujtesën dhe dinjitetin tim.Përfshirja ime në politikë nuk lindi si aspiratë për privilegj, por si një mision i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm, me bindjen e palëkundur se zëri i qytetarëve – 𝐚𝐢 𝐢 𝐠𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝ë𝐠𝐣𝐮𝐚𝐫𝐚, 𝐢 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐚𝐫, 𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫ë𝐬𝐢 – duhet të kenë përfaqësim të denjë dhe të ndershëm.Në këtë frymë, kam folur me kurajo, me ndershmëri, dhe pa lëkundje kompromisi.Gjatë këtij rrugëtimi, jam përfshirë me përkushtim 𝐩ë𝐫𝐦𝐢𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤, 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞, 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐬ë 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞 𝐞 𝐭ë 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐯𝐞. Dhe përfshirje për mua, do të thotë “𝒎𝒆 𝒛𝒆𝒎ë𝒓”.Kam mbrojtur me këmbëngulje nevojen për 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐮𝐦 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤, 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐨𝐳𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐦𝐞 𝐚𝐟𝐭ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚.E kam bërë këtë sepse jam e bindur se politika, në thelbin e saj, duhet të vendosë njeriun në qendër të çdo vendimmarrjeje.Kam qenë zë kritik kur duhej, edhe kur ishte e vështirë. Kam qëndruar, kur të tjerët u tërhoqën. Nuk kam bërë kompromis me ndërgjegjen time. E kam ushtruar mandatin me ndershmëri, integritet dhe respekt për qytetarët që më dhanë besimin.Sot largohem, jo sepse më mungon vullneti, por sepse nuk dua të bëhem pjesë e një sistemi që shpesh tradhton besimin e publikut, i cili meriton më shumë se lojëra politike dhe heshtje të interesuara.Faleminderit çdo qytetari që më mbështeti. Faleminderit çdo kolegu që ndau me mua sfida dhe përpjekje.Ky nuk është fundi i angazhimit tim, është kthesë drejt një rruge tjetër, ndoshta më e lirë, më e ndershme, por me të njëjtin pasion: Shqipëria imeMe mirënjohje dhe dashuri,Prof. Asc. Dr. Zheni GjergjiOpozitare. Grua. Qytetare. Zë i lirë.

  • Bayern vijon rrugëtimin në Botëror, por lojtari i thotë “lamtumirë” klubit pas 5 vitesh

    Bayern vijon rrugëtimin në Botëror, por lojtari i thotë “lamtumirë” klubit pas 5 vitesh

    1 Korrik 2025

    9:37

    Telesport

    Edhe pse Bayern Munich vijon rrugëtimin e tij në Botërorin për klube, nga skuadra është larguar sot mesfushori-sulmues Leroy Sane. Ai lë bavarezët pas 5 vitesh, pasi ka firmosur me ekipin turk të Gallatasaraj, kontratë e cila nisur nga 1 korriku.
    “Leroy ka arritur gjëra vërtet të mëdha për këtë klub në pesë vitet e fundit. Dua ta falënderoj për atë që ka arritur dhe nga ana tjetër t’i uroj gjithë të mirat në udhëtimin e ri”, tha Max Eberl, drejtuesi i klubit bavarez.
    Klubi i ka bërë dhuratë lojtarit një fanellë me nr.223, numri i ndeshjeve që Leroy Sane ka luajtur për këtë skuadër. Në këto vite ai fitoi 4 tituj, dujke realizuar 61 gola dhe 55 asist me Bayern Munich.
    Në ndeshjen e fundit në këtë turne amerikan, Leroy Sané ndihmoi Bayern në fushë, duke luajtur 32 minuta. Ai hyri si zëvendësues në fitoren 4-2 ndaj Flamengos dhe duke festuar me shokët e tij të ekipit në përfundim të ndeshjes.

  • Humbën sfidën, dy fermerët “kokë më kokë” në televotim! Kush do të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh?

    Humbën sfidën, dy fermerët “kokë më kokë” në televotim! Kush do të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh?

    Edhe në finalen e madhe të Ferma VIP 2, nuk munguan sfidat.

    Të pestë fermerët, Andra, Big Basta, Andueli, Erandi dhe Big Mama, u përballën, ku këta dy të fundit humbën sfidën.
    Sipas njoftimit të moderatores Luana Vjollca, Erandi dhe Big Mama si humbës të sfidës, do të shkojnë në një televotim “kokë më kokë”, ku vetëm njëri nga të dy do të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh.

    “Dy të fundit që nuk fitojnë sfidën do të përballen në një televotim kokë më kokë. Dhe ju ndajnë pak minuta që të njoftoheni me emrin e votuar nga publiku”, tha moderatorja Luana Vjollca në fillim të sfidës.
    “Vetëm njëri nga ju do të vazhdojë rrugëtimin drejt finales,” shtoi moderatorja.
    /vizionplus.tv