Tag: rrugët

  • Zanë Mehmeti: Rrugë të një burgu pa mure

    Zanë Mehmeti: Rrugë të një burgu pa mure

    Përtej zhurmës dhe hijeve,një pyetje mbetet pezull:kush është, vërtet, armiku?

    Oh, kushedi sa lodhen ata!Në darka të gjata,në kolltuqe që rrëshqasin,me llogari të majme.Po mendoj, si një axhami,në këtë oqeaninë e blertë të kohës.

    Më lëkundin valët e ditës,vajtjeardhjet pa fund,rrugët që trajektojnë si shkallëdrejt një burgu të padukshëm.

    Një kafe turke, mjafton për ne të thjeshtit.Për ne të thjeshtit,një kafe turke, e fortë si në zamanin e gjyshërve,dhe një gotë boronice,janë një ngushëllim i mjaftueshëm,një shpresë e njëmendtënë këtë botë thartane.

    Koktejet, për ne?Oooo, jo, jo!Koktejet e mjegullojnë shpirtin e thjeshtë.Koktejet të hanë brendash, të tjetërsojnë,si rétë që e fshehin diellin.Ne të thjeshtit, mësuar jemi,t’ecim n’errësira.

    Kur afrohen ditët e zhurmës para zgjedhjeve,rrugët mbushen me hallakamë.Rrugët ngatërrohen, si labirinte prej ëndrrashpa asnjë shteg daljeje.

    Tamam teatër, tamam teatër absurd.Në skenën e këtij teatri, dalin, shfaqen “heronjtë” tanë,me fytyra të lodhura,me buzëqeshje të ngrira.Duart e tyre janë randesë, peshë e pashprehur,peshë e mbështjellë me misterin e shifraveqë në zjarre heshtjeje digjen.

    Punë gjysmake bëjnë gjithnji,premtime boshe japin –ata lidhen si hijet pas dritës.

    Lojë djallëzore është lojë e tyre,lojë e madhe ku rregullat i përcakton errësira,e ne, thjesht shikues jemi,në një arenë pa dalje.

    Kemi empati për ta?Po. Empatia për ta,është si rrjedha e një lumi të ngadalshëm,që përshkon gurë të ashpër,duke u përpjekur të mos e gërryejë bregun.Por, si çdo rrjedhë, edhe ajo lodhet,dhe në fund të fundit,i thehen kockat e shpirtit,duke lënë prapa vetesh,copa të thara të shëndetit dhimbjesor.

    Tenderët, shifrat, u janë numra,u janë zanafillë e një përralle të errët.Nuk bëjnë lojëra fëmijësh ata,por beteja të fshehta,ku çdo shifër duhet ta gjejë vendin e vet,si një gur i çmuarnë mozaikun e komplikuar të pushtetit.

    Kërkesa të pamundura fluturojnë rreth tyre,si flutura në netë të errëta.

    Në rrjetën e pritjeve të pafundta, njerëzia ngatërruar presin,me zemrat n’duar,me zemrat që u rrahin si zogj të kafshuar,duke kërkuar një frymëmarrje më të thellënë këtë kaos.

    Mjerim i heshtur, mjerim i bukur!Udhëtarë të pafat, në rrugët e kësaj botetë mbushur me gërmadha!Njerëzia shkojnë, lodhen,por nuk ndalen,me shpirtrat peshë,me shpresat e një dite të re!

    Ju që i shani,dhe ju që e keni vënë mendjen me i sha, ndaloni!Shikoni më thellë,shikoni përtej zhurmës që ndëgjoni,dhe keni me pa, se ata nuk janë armiqtë tanë,por vëllezërit tanë të tjetërsuar, pengesa jonë,pengesa në rrugën tonë!Janë vëllezërit tanë që i ka djallëzuar,i ka verbuar pushteti, paraja.Tashma, ata janë sistemi n’sistem!Tashma, ata janë kanceri ynë!

    Shajini, shuajini, prishjuani sistemin, njerëz!Prishjuani fytyrat edhe këtyre njerëzve tanë jonjerëz,që lodhen, vuajnë,vuajnë kaq shumë,për të na vdekur,e për të na parë të vdekur,si askend tjetër,si asnjë herë tjetër!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHAZIM MEHMETI: FEKTON NJI THIKË VETËTIME…

  • SYRI TV/ Lagjja ‘24 maji’ në Vlorë e harruar nga bashkia, banorët: Rruga me pellgje uji dhe baltë…

    SYRI TV/ Lagjja ‘24 maji’ në Vlorë e harruar nga bashkia, banorët: Rruga me pellgje uji dhe baltë…

    Qytetarët e Vlorës po hasin çdo ditë vështirësi për të kaluar në rrugët e lagjeve pasi thuajse në të gjitha këto lagje ma mungesë të theksuar të infrastrukturës. Në lagjen 24 maji të qytetit bregdetar janë qindra banorë që ankohen për rrugët të cilat janë kthyer në pellgje të mbushura me ujë. Banorët thonë se duhet të veshin çizme për të dalë nga banesa dhe për të shkuar në punët e tyre.

    Syri TV

    Rrugët “Prenjo Petoshati” dhe “Enver Jaho” në lagjen “24 Maji” të Vlorës, prej vitesh nuk janë asfaltuar, duke ia vështirësuar jetesën banorëve që jetojnë në këtë lagje.

    Në ditët me shi, gropat mbushen me ujë dhe balta mbulon çdo hapësirë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe kalimin e këmbësorëve. Shpeshherë banorët duhet të veshin çizme për të kaluar rrugën nga banesat e tyre.

    Në lagjen 24 maji të qytetit bregdetar mungon plotësisht edhe ndriçimi, ndërsa banorët detyrohen të ecin me dritën e telefonit gjatë natës, ku më të prekurit nga ky fenomen mbeten fëmijët, të cilët çdo mëngjes dhe mbrëmje duhet të kalojnë mes pellgjeve për të kthyer nga shkolla.

    Banorët shprehen se janë ankuar disa herë në Bashkinë e Vlorës, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugëve, të cilat janë e vetmja lidhje me pjesën tjetër të lagjes.

    Ndonëse premtimet kanë qenë të vazhdueshme në kohë zgjedhje, lagjja “24 Maji” mbetet e pa ndryshuar ku këto premtime nuk u mbajtën kurrë nga krerët e bashkive që marrin votat në këtë lagje.

  • Përplasje me armë mes dy grupeve në rrugët e Hanoverit – Policia arreston një të dyshuar

    Përplasje me armë mes dy grupeve në rrugët e Hanoverit – Policia arreston një të dyshuar

    Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme qytetin Hanover në Gjermani, duke shkaktuar panik dhe plagosje, sipas raportimeve të mediave lokale.
    Ngjarja ndodhi në një zonë urbane, ku dy grupe personash janë përfshirë fillimisht në një përleshje fizike që u përshkallëzua në përdorimin e armëve. Dëshmitarët okularë raportuan të shtëna të shumta, të cilat alarmuan banorët përreth.
    Policia lokale konfirmoi se disa persona kanë pësuar lëndime, por ende nuk ka dhënë numrin e saktë apo detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Forcat policore janë të pranishme në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke kryer hetime intensive.
    Një person është arrestuar deri tani, ndërsa operacioni për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë vazhdon. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet e përleshjes, por nuk përjashtohet pista e një konflikti të mëparshëm mes grupeve të përfshira.

  • Kryeministri britanik me ‘dorë të hekurt’: Do mbyllim rrugët e Ballkanit Perëndimor që sjellin emigrantë të paligjshëm

    Kryeministri britanik me ‘dorë të hekurt’: Do mbyllim rrugët e Ballkanit Perëndimor që sjellin emigrantë të paligjshëm

    Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer është zotuar të ‘mbyllë rrugët’ përmes Ballkanit Perëndimor që po e përmbysin Britaninë me emigrantë.
    Kryeministri do të presë sot udhëheqës nga rajoni në përpjekje për të shkatërruar bandat e kontrabandës që qëndrojnë pas rritjes së kalimeve të Kanalit.
    Ai i tha gazetës ‘The Sun’ se trafikantët kishin ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë Evropën, të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet t’a mbyllë.
    Ministrat shpresonin të zbulonin një marrëveshje për qendrat e kthimit në samit. Por një burim qeveritar tha se ministrat së pari duhej të ulnin kriminalitetin dhe të stabilizonin sigurinë kufitare në rajon.
    “Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë’, tha ai.
    Në një sulm të fshehur paksa ndaj Nigel Farage, ai tha se disa kishin “hedhur fyerje” ndaj vendeve si Shqipëria në vend që të bashkëpunonin.
    Britania tani po vendos dronë në pikat e kontrollit në të gjithë Ballkanin për të ndaluar kontrabandistët në vendngjarje.
    Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se rreth një e katërta e mbërritjeve me varka të vogla udhëtojnë nëpër Ballkan.

  • FOTOLAJM/ Maratona e Tiranës në një foto!

    FOTOLAJM/ Maratona e Tiranës në një foto!

    Maratona e Tiranës, e promovuar nga Bashkia si një festë sportive dhe simbol i jetesës së shëndetshme, u kthye sot në një ditë kaosi për kryeqytetin. Qindra qytetarë mbetën të bllokuar në trafik për orë të tëra, ndërsa rrugët kryesore u mbyllën, duke shkaktuar pakënaqësi dhe nervozizëm tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

    Kjo foto e shkrepur sot, tregon një pjesëmarrës të maratonës duke kaluar pranë koshave të tejmbushur me mbeturina, një kontrast i fortë me propagandën e bashkisë për pastërti dhe menaxhim mjedisor. 

    Për ironi, kjo ndodh ndërkohë që qytetarët shqiptarë kanë paguar dhe vazhdojnë paguajnë miliona euro për inceneratorët inekzistentë, të cilët duhej të garantonin një qytet të pastër. Por realiteti i sotëm tregon krejt të kundërtën: një Tiranë të bllokuar, të mbushur me mbeturina dhe një bashki që duket më shumë e fokusuar tek vjedhjet dhe shfaqja mediatike sesa tek problemet reale të qytetarëve.

    Pamjet nga rrugët e kryeqytetit janë dëshmia më e qartë se asnjë fushatë propagandistike nuk mund të fshehë erën e keqe të papërgjegjshmërisë urbane.

  • Mbyllja e aksit Tiranë–Durrës, policia apel qytetarëve: Përdorni rrugët alternative për të shmangur vonesat

    Mbyllja e aksit Tiranë–Durrës, policia apel qytetarëve: Përdorni rrugët alternative për të shmangur vonesat

    Qarkullimi në Tiranë dhe në zonat hyrëse e dalëse të saj është rënduar ndjeshëm ditët e fundit, pas mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës për shkak të punimeve të planifikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të njoftuara më 10 tetor.
    Bllokimi i një prej akseve më të frekuentuara të vendit ka sjellë pasoja të menjëhershme në trafikun e brendshëm të kryeqytetit, duke krijuar ngarkesa të mëdha në disa nga kryqëzimet dhe segmentet kryesore rrugore.
    Për të menaxhuar situatën, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vendosur në të gjitha pikat kritike, duke synuar të lehtësojnë qarkullimin dhe të shmangin bllokimet totale.
    Në një deklaratë për mediat, Policia e Tiranës i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje gjatë kohës së pikut, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë dhe të përdorin rrugët alternative, nëse është e mundur, për të shmangur vonesa të gjata në lëvizje.

  • Triumfi i Shqipërië  tifozët “pushtojnë” rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera

    Triumfi i Shqipërië  tifozët “pushtojnë” rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera

    Fitorja e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë ka ndezur një valë festimesh në mbarë vendin.   Tifozët kuqezi kanë “pushtuar” rrugët e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Prishtinës, e deri në qytetet shqiptare në diasporë, duke krijuar një atmosferë të papërshkrueshme entuziazmi dhe krenarie.
    Në kryeqytet, mijëra qytetarë të mbledhur për të ndjekur ndeshjen në ekranin gjigant shpërthyen në brohoritje, këngë patriotike dhe valle popullore, sapo u vulos triumfi i kuqezinjve në tokën serbe.
    Pamje të ngjashme vijnë edhe nga qytetet e tjera, ku makina me flamuj kombëtarë, fishekzjarrë dhe thirrje “Shqipëri! Shqipëri!” e kthyen natën në një festë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

  • ZYRTARE/ Partizani pa trajner, të kuqtë ndajnë rrugët me Milinkovic

    ZYRTARE/ Partizani pa trajner, të kuqtë ndajnë rrugët me Milinkovic

    Tani është zyrtare. Partizani ka ndarë rrugët me  trajnerin Mladen Milinković. Ky vendim nga klubi i kuq, vjen pas humbjes 3-0 në derbi.
    Njoftimi:

    Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.
    Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.

     
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Katastrofë nga moti i keq, të paktën 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indi e Nepal

    VIDEO/ Katastrofë nga moti i keq, të paktën 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indi e Nepal

    Përmbytje, rrëshqitje toke, stuhi dhe shumë viktimë. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Nepalin dhe Indinë verilindore në 48 orët e fundit  kanë vrarë të paktën 60 persona, kanë lënë shumë të pastrehë dhe kanë shkaktuar dëme të shumta.

    Këto ngjarje të rënda janë të zakonshme në Azinë Jugore gjatë sezonit të musoneve, midis qershorit dhe shtatorit, por shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i përkeqësojnë ato.

    Në Nepal, shirat që filluan të premten kanë vrarë të paktën 43 persona, 37 prej tyre në provincën lindore të Ilam, sipas një bilanci të ri të njoftuar nga zëdhënësi i agjencisë kombëtare të menaxhimit të emergjencave, Shanti Mahat. 12 persona të tjerë u plagosën dhe fati i pesë të tjerëve është i panjohur në të gjithë Nepalin, sipas një bilanci ende të përkohshëm.

    “Rrugët janë bllokuar, qasja është shumë e vështirë në disa zona. Ekipet e shpëtimit janë të detyruara t’i arrijnë ato në këmbë”, tha Sunita Nepal, një zyrtare në administratën e distriktit Ilam.

    VIDEO | Seven dead as heavy rain triggers landslides in West Bengal’s Darjeeling district.(Source: Third Party)(Disclaimer: This is a developing story)(Full video available on PTI Videos – https://t.co/n147TvrpG7) pic.twitter.com/fTdsFrtEwa— Press Trust of India (@PTI_News) October 5, 2025

    Në kryeqytetin Katmandu, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e lumenjve dhe përmbytjen e zonave përreth.

    Helikopterë dhe anije janë vendosur në dispozicion për të evakuuar personat e prekur. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar gjithashtu rrugët dhe kanë ndërprerë shumë fluturime. Kryeministrja e qeverisë së përkohshme që mori detyrën në fillim të shtatorit, Sushila Karki, i siguroi bashkëqytetarët e saj se “të gjitha agjencitë qeveritare janë gati të ofrojnë ndihmë” për viktimat. “Siguria juaj është shqetësimi ynë kryesor”, vazhdoi ajo, duke sqaruar se sot dhe nesër do të konsiderohen ditë feste. Në anën tjetër të kufirit, në skajin verilindor të Indisë, shira veçanërisht të rrëmbyeshëm kanë goditur edhe distriktin Darjeeling të shtetit të Bengalit Perëndimor. Sipas një zyrtari të zgjedhur në zonë, Harsh V. Shringla, të paktën 20 persona kanë vdekur. “Zona të tëra në kodra janë shkëputur nga pjesa tjetër e botës, rrugët janë shkatërruar”, tha ky anëtar i dhomës së lartë të parlamentit indian.

    Heavy Rains Trigger Landslides in Darjeeling – At Least 17 Dead, Multiple Missing Police and local authorities have launched rescue operations to assist stranded residents & tourists after landslides destroyed bridges and caused major roadblocks with Sikkim reportedly cut off… pic.twitter.com/9vckh5NCAE— RT_India (@RT_India_news) October 5, 2025

    Të paktën dy ura janë rrëmbyer nga ujërat, ndërsa rrugët dhe zona të gjera janë përmbytur, raportoi kreu i qeverisë së shtetit, Mamata Banerjee, nëpërmjet X.

    “Jam i shkatërruar nga jetët e humbura”, reagoi kryeministri indian Narendra Modi dhe premtoi çdo ndihmë të mundshme nga qeveria në New Delhi.

  • “Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të korrupsionit”/ PL, ‘rikujton’ shembjen e rrugës: Kush mban përgjegjësi

    “Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të korrupsionit”/ PL, ‘rikujton’ shembjen e rrugës: Kush mban përgjegjësi

    Shembja e rrugës Qukës- Qafë Plloçë ka qenë temë debate në Komisionin e Ligjeve kur Tedi Blushi zhvilloi një debat me Zv/ministren e Infrastrukturës, Enkeledaj Muçaj.
    “Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit. Po vidhni popullin më të varfër në rajon me rrugë 10 fish më të shtrenjta se në BE por pa standard”, tha Blushi.
    Tedi Blushi:
    Një muaj pas inaugurimit u shemb sot rruga e florinjtë, Qukës – Qafë Pllocë. Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit. Po vidhni popullin më të varfër në rajon me rrugë 10 fish më të shtrenjta se në BE por pa standarde.
    Rrugët po shemben nga korrupsioni i përbindshëm. Kush mban përgjegjësi për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Pllocë. Taksat po përfundojnë në “rrugë kashte” pa standarde por që gllabërojnë dhjetëra milion euro.
    Nuk keni fonde për rritjen e pensioneve dhe pagave sepse doni të vidhni me rrugë të florinjta. Deputeti I PL ka folur edhe për sistemin hekurudhor.
    Blushi: Trenat në Shqipëri sot konkurrojnë për shpejtësi vetëm me biçikletat elektrike. Jemi të fundit në Evropë për shpejtësinë e trenave, sot kemi hekurudhën e “Gjarprit”, Tiranë-Rinas-Durrës.
    Ku është treni Tiranë – Durrës? Ose na ftoni si Komision të bëjmë një udhëtim me tren në Durrës ose mbani përgjegjësi penale.