Tag: rrugët

  • Protestë para kryeministrisë, Boçi: Opozitës i janë prerë rrugët e komunikimit

    Protestë para kryeministrisë, Boçi: Opozitës i janë prerë rrugët e komunikimit

    Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se protesta e opozitës që do të mbahet me datë 17 nëntor para Kryeministrisë është një formë komunikimi politik e domosdoshme në kushtet kur opozitës i janë ndërprerë rrugët e komunikimit.
    ”Tani ky element nuk më duket shumë i rëndësishëm sepse është një fakt i cili është provuar edhe më parë. Madje është provuar edhe në nivele më të larta të policisë së shtetit që këto nivele bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar. Jam shprehur duke u nisur edhe nga realiteti, ku fuzion ka arritur deri në atë pikë sa sot drejtues të policisë edhe të themi të nivelit të dytë siç ishte rasti i agjentit nuk janë njerëz thjesht që paguhen nga bandat e krimit të organizuar dhe vijojnë punën e tyre në institucion.

    Është një formë komunikimi politik unë mendoj e domosdoshme në kushtet kur opozitës i janë prerë rrugët e komunikimit që është komunikimi parlamentar deri diku mediatik jo se nuk është e pranishme. Mënyra se si e devijojnë debatin në studio të caktuara dhe si përqindja më e madhe e mediave godet vazhdimisht opozitën.

    Pra në kushtet kur ti nuk ke këtë komunikim që është komunikim politik që arrin edhe me fushatat zgjedhore, edhe me protestat të formave të tilla. Por arrin edhe me këtë komunikim që ty ta pengojnë dhe të munguar. Por pse është i domosdoshëm? Ajo që shihet si shqetësim sot është krijimi i distancës me qytetarin sepse kjo distancë përcakton edhe besimin e një force politike ndaj qytetarit dhe anasjelltas. Dhe kjo duhet shkurtuar edhe brenda vetë forcës por njëkohësisht edhe me qytetarin duke dërguar mesazhe tek ai”.

  • Shi dhe breshër në Gramsh, ‘përmbyten’ rrugët

    Shi dhe breshër në Gramsh, ‘përmbyten’ rrugët

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë rënë mesditën e kësaj të diele në Gramsh.

    Breshëri zgjati disa minuta në qytet.
    Sikurse duket nga pamjet, rrugët janë të përmbytura nga reshjet e shiut.
    Ende priten raportime nga fshatrat dhe dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar në pemetari.

    Top Channel

  • Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali

    Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali

    Ministria e Jashtme franceze u ka rekomanduar të premten shtetasve francezë që ndodhen në Mali të largohen përkohësisht nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke përdorur fluturimet komerciale dhe jo rrugët tokësore. Në njoftim thuhet se rrugët kryesore në vend janë bërë shënjestër e “sulmeve nga grupet terroriste”, çka e bën udhëtimin tokësor veçanërisht të rrezikshëm.

    Ministria gjithashtu ka përsëritur këshillën e saj zyrtare kundër çdo udhëtimi drejt Malit, “pavarësisht arsyes”, duke theksuar përkeqësimin e situatës së sigurisë në vendin afrikan.

    Ky paralajmërim vjen në një kohë tensioni të shtuar në rajonin e Sahelit, ku grupet e armatosura vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj forcave lokale dhe objektivave civile.

  • “Djali nuk ka pse të më çoj në azil”! Babai i Yamal çudit botën: Mbledh ende kartonë në rrugët e Barcelonës…

    “Djali nuk ka pse të më çoj në azil”! Babai i Yamal çudit botën: Mbledh ende kartonë në rrugët e Barcelonës…

    Mounir Nasraoui, babai 36-vjeçar i Lamine Yamal, është gjendur përsëri në qendër të vëmendjes së medias. Këtë herë për deklaratat e tij të hapura dhe të sinqerta rreth jetës dhe marrëdhënies me të birin. Në një intervistë me median spanjolle, ai zbuloi se megjithëse djali i tij tashmë po fiton miliona në Barcelonë, ai ende punon duke mbledhur kartona në rrugët e kryeqytetit katalanas.
    “Kur eci nëpër rrugë, më kujtohet se dikur kërkoja punë në ndërtim dhe nuk kishte asnjë. Sot, nëse kërkon punë, do ta gjesh. Por të rinjtë nuk duan të punojnë. Ata duhet të motivohen për t’u ngritur, për të bërë diçka nga vetja. Paratë do të vijnë, por nëse thjesht ulen dhe humbasin kohë, do të humbasin gjithçka”, tha Nasraoui.
    Ai theksoi se i është mirënjohës të birit për gjithçka që ka bërë për familjen, por ende përpiqet të qëndrojë aktiv dhe të punojë sa më shumë që të mundet. “Shumë njerëz flasin budallallëqe. Ata thonë: ‘Pse nuk punon? Pse jeton me djalin tënd?’ Epo, po, unë jetoj me djalin tim dhe e falënderoj për këtë. Djali im nuk ka pse të më çojë në një azil pleqsh, unë ende mund të punoj. Unë mbledh kuti kartoni nëpër Barcelonë dhe i shes për tetë centë për kilogram”, tha ai me ndershmëri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, vështirësohet qarkullimi për mjetet dhe qytetarët

    Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, vështirësohet qarkullimi për mjetet dhe qytetarët

    Një shi që zgjati vetëm 20 minuta ka mjaftuar për të përmbytur disa rrugë të Durrësit, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe vështirësi për banorët.
    Pamjet e mbërritura nga qytetarët tregojnë rrugë të mbuluara nga uji, makina që mezi lëvizin dhe njerëz që ecin mes pellgjeve për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në shkollë.
    “Mirëmëngjes, por s’ka si shkojmë në punë! Pas 20 minutash shi, Durrësi u përmbyt. Komunalia dhe Sako flenë gjumë, askush nuk del të ndërhyjë”, shprehet një qytetar.
    Banorët ironizojnë situatën duke thënë se “në vend të makinave, tani duhen varka për të kaluar rrugët”.Ndërkohë, ata kërkojnë nga autoritetet vendore të marrin masa urgjente për pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, që përmbytje të tilla të mos përsëriten pas çdo shiu të zakonshëm.
     

  • Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam

    Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit kanë goditur Vietnamit qendror, duke shkaktuar të paktën 35 viktima gjatë kësaj jave, sipas autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive. Pesë persona të tjerë raportohen ende të zhdukur.
    Rreshjet intensive kanë përfshirë provincat bregdetare që nga fundjava e kaluar, duke sjellë nivele rekord reshjesh – deri në 1.7 metra ujë brenda vetëm 24 orëve, nga e diela në të hënë.
    Situata është kritike në qytetin historik Hoi An, një nga atraksionet kryesore turistike të vendit dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e qytetit janë përmbytur plotësisht, dhe banorët lëvizin me varka përmes ujërave që kanë përfshirë shtëpi e biznese.
    Autoritetet lokale raportojnë se niveli i lumit në zonë ka arritur pikën më të lartë në 60 vitet e fundit, duke lënë mijëra familje të izoluara, rrugë të bllokuara dhe toka bujqësore të shkatërruara. Më shumë se 16,500 shtëpi u përmbytën, ndërsa 40,000 kafshë ngordhën.

  • Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

    Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

    Me qindra qytetarë të Vlorës marshuan të premten në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tri ditë më parë.
    Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshuan në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës.
    Përgjatë marshimit nuk munguan as familjarë të 17-vjeçarit të ndjerë por edhe të tjerë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.
    Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi.
    Në fjalën e saj Allushi shprehu ngushëllime për familjen e Leandros teksa iu bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të bëjnë kujdes përgjatë drejtimit të automjetit. Allushi tha se ka organizuar një takim me drejtuesit e policisë vendore dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese të cilëve iu ka kërkuar më tepër punë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike me qëllim shmangien e të tilla tragjedive.

  • Aksidenti i mori jetën tragjikisht 17-vjeçarit/ Qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit

    Aksidenti i mori jetën tragjikisht 17-vjeçarit/ Qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit

    Siç u lajmërua në rrjetet sociale, ashtu edhe ndodhi. Me qindra qytetarë të Vlorës, kanë marshuar në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tre ditë më parë.
    Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi” dhe qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës. Ata kanë marshuar për jetën duke simbolizuar, kërkuar, më tepër siguri dhe kujdes në rrugët e qytetit.
    Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi. Të gjithë kanë marshuar në heshtje, duke filluar nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës, deri në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti.

  • Eleminimi i gjyqtarit Kalaja, 3 vrasjet e djeshme dhe…/ Balliu për sigurinë në vend: Rrugët mbushen me gjak, Koçiu…

    Eleminimi i gjyqtarit Kalaja, 3 vrasjet e djeshme dhe…/ Balliu për sigurinë në vend: Rrugët mbushen me gjak, Koçiu…

    Deputeti i PD Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka folur në lidhje me situatën e vështirë ku ndodhet vendi sa i përket sigurisë.
    Ai u shpreh se ndërkohë që rrugët e vendit mbushen me gjak, Ministrja e Brendshme Alban Koçiu vijon “propagandën me monopatinat”.
    Deklarata e plotë:
    Siç ju kam informuar prej kohësh, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, kam kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Brendshme për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë publike në vend. Ngjarjet e fundit tregojnë qartë se Shqipëria sot është më e pasigurt se kurrë.
    Kërcënimi me tritol ndaj një deputeti në banesë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit, ngjarja tragjike në Manzë ku dy qytetarë u ekzekutuan me armë, si dhe tre vrasjet dhe shpërthimi me tritol i ndodhur vetëm dje janë dëshmi të pakundërshtueshme se rendi dhe siguria publike në vend kanë rënë në nivele alarmante.
    Megjithatë, Ministria e Brendshme vazhdon të refuzojë thirrjen zyrtare të Komisionit për t’u paraqitur dhe për të raportuar mbi këto ngjarje. Kjo sjellje përbën shkelje të detyrimit ligjor që çdo ministër ka ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.
    Nëse Ministria do të ishte e angazhuar me çështje reale të sigurisë, do ta mirëkuptonim. Por kur ministrja shfaqet në aktivitete propagandistike për konopatinat, ndërkohë që rrugët e vendit mbulohen nga gjaku, kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shmangie të plotë të përgjegjësisë.
    Krimi i organizuar sot ka shtrirë kontroll në çdo cep të Shqipërisë. Kartele që në Shtetet e Bashkuara shpallen organizata terroriste, në vendin tonë trajtohen si “partnerë ekonomikë” të qeverisë. Kjo qasje e papranueshme ka kriminalizuar jo vetëm jetën publike, por edhe vetë modelin e suksesit në shoqërinë shqiptare.
    Sot, nuk janë më intelektualët, pedagogët apo gazetarët që shihen si shembuj suksesi por trafikantët që qeveria i promovon si “sipërmarrës” përmes kullave dhe luksit të pastruar me para të pista. Ndërkohë, biznesmenët e ndershëm, që punojnë me djersën e ballit, përballen me presion dhe ndëshkim nga shteti.
    Ministria e Brendshme duhej të ishte paraqitur urgjentisht në Komision për të dhënë llogari, por zgjedh të fshihet. Kjo tregon qartë se qeveria nuk është e shqetësuar për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj por për mbrojtjen e pushtetit të vet.

  • Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, problem qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

    Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, problem qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

    Edhe pse reshjet e shiut të ditës së sotme kanë vijuar me intensitet të ulët, sërish kanë sjellë probleme në Bulqizë.
    Në rrugët nacionale edhe rurale, por jo vetëm sa herë që ka reshje të shiut shpesh herë aksi rrugor që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër të Bulqizës shpesh herë bllokohet nga prurjet e mëdha të ujit.
    Situatë të ngjashme në këtë segment rrugor ka pasur edhe vitin e kaluar ku disa makina ngelën të bllokuar duke u shkaktuar probleme në pjesën motorike.