Moti i keq me reshje intensive shiu ka prekur edhe shtetin grek. Mediat greke raportojnë se shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të gjithë Greqinë Perëndimore dhe ishujt e detit Jon.
Sistemi grek i emergjencës ka lëshuar paralajmërime për rreziqe rrëshqitjeje dheu në zona si Janina, Preveza dhe Arta, duke i nxitur banorët të kufizojnë udhëtimin.
Rrugët janë mbyllur dhe të pakalueshme në disa rajone, përfshirë Artën dhe Prevezën, për shkak të ujit, mbeturinave dhe rrëshqitjeve të dheut, me shërbimet bashkiake dhe zjarrfikëse që punojnë për të pastruar rrugët.
Po ashtu, Korfuzi po përjeton probleme të konsiderueshme, me kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të ishullit, duke përfshirë një fshat të izoluar nga një rrëshqitje dheu dhe një ndërtesë e shembur.
Rrjeti rrugor malor, veçanërisht në zonën e Aspropotamos të Meteorës, është dëmtuar rëndë me rrugë të ndara, urat në rrezik për tu shembur dhe vendbanimet e izoluara.
Tag: rrugët
-

Mot i keq në Ballkan/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Greqinë
-

Lumi bllokon rrugët dhe shemb urat/ Kërkohet ndërhyrje në Devoll
Pamjet që shikoni vijnë nga fshati Dobranj në Devoll, ku lumi i zonës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur urën, rrugën si edhe tokat e kultivuara. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga që përdoret për qarkullimin e automjeteve është mbuluar plotësisht nga uji.
Sipas raportimeve, situata paraqitet problematike edhe në disa fshatra më në veri të Devollit, përfshirë Çetën dhe Vidohovën, ku rrjedha e fuqishme e ujit ka shembur urat, duke i lënë banorët totalisht të izoluar.
Këta të fundit i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi situata ka dalë jashtë çdo parashikimi. -

Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës
Ndërpritet furnizimi me ujë i qytetit të Sarandës.
Ujësjellës Kanalizime Sarandë njofton se shkak për ndërprerjen është turbullimi i ujit në burimet e Navaricës dhe të puseve në fushën e Vrionit.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës.
Ndërkohë, sipas informacioneve më të fundit, në Bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet e shumta. Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Sakaq, është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.
Rruga Fushvëri-Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km.
Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar-Bajkaj.
Në Delvinë, 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve. -

Ina Zhupa: Delvina në situata emergjente nga përmbytjet, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video nga situata e përmbytjeve sot në Delvinë. Zhupa shprehet se situata është e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore.
Ina Zhupa kërkon një ndërhyrje urgjente të shtetit. “Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate.
REAGIMI
Situata në Delvinë është tejet e vështirë për shkak të përmbytjeve!Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura e Vanës vazhdon të jetë e bllokuar, rrugët e fshatrave të tërë janë të pakalueshme.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit.
Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë të ujrave në qytete dhe fshatra por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët. -

‘Delvina në situata emergjente nga përmbytjet’, Zhupa: Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video nga situata e përmbytjeve sot në Delvinë. Zhupa shprehet se situata është e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore.
Ina Zhupa kërkon një ndërhyrje urgjente të shtetit. “Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Situata në Delvinë është tejet e vështirë për shkak të përmbytjeve!
Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura e Vanës vazhdon të jetë e bllokuar, rrugët e fshatrave të tërë janë të pakalueshme.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit.
Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë të ujrave në qytete dhe fshatra por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët. -

Demokratët janë të mërzitur me PD/ Mërtiri debat ‘kokë më kokë’ me Salianjin
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji polemizoi me analistin Ergys Mërtiri për mitingun e PD-së poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
Ndërsa Salianji u shpreh i pakënaqur me mitingun e PD-së, duke theksuar se duhej revoltë, Mërtiri e pyeti se çfarë e pengon opozitën për të protestuar kundër qeverisë.
Biseda
Salianji: Nuk ka patur mobilizim për këtë protestë.
Mërtiri: Pse nuk organizohen, pse përtojnë? Ju thoni që këtu po bëhet nami.
Salianji: Pse ju kujtoni që këtu nuk bëhet nami. Qëndrojnë ato që thashë unë.
Mërtiri: Qëndrojnë.
Salianji: Ne duhet të bëjmë masivizim.
Mërtiri: Po pse nuk e bën?
Salianji: Argumenti qëndron që Shqipëria është në këto kushte. Si do ta delegjitimojmë qeverinë? Ne duhet të bëjmë gjithçka për masivitet. Dy rrugë ka për ta rrëzuar qeverinë, ose me protesta ose me votë. Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit, protestën e sotme, platformën e sotme dhe zgjedhjet e pjesshme në disa bashki.
Demokratët janë të mërzitur me ne, me apatinë në PD. Shqiptarët janë të mërzitur.
Mërtiri: Kolegët e tu ia vënë fajin gjithkujt veç vetes.
Salianji: Duhet t’u themi shqiptarëve, edhe mendimin ndryshe. Duhet të merremi me korrupsionin.
Rakipi: Me këto akte korruptive duhet të ishin mbushur rrugët.
Salianji: Duhet të mbushen rrugët vetë, pa opozitën.
Rakipi: D.m.th. të mbushim ne rrugët.
Salianji: Opozita s’ka gjë në dorë. Po vidhen paratë e qytetarëve. -

Përkeqësimi i motit/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në lumenj
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Shiç shihet edhe në pamje, e gjithë zona është ‘pushtuar’ nga uji dhe rrugët janë kthyer në lumenj. Kjo ka vështirësuar edhe lëvizjen e qindra qytetarëve.
Sipas banorëve të zonës, uji ka depërtuar në rrugë dhe në disa raste ka hyrë edhe pranë ambienteve të banimit, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.
-

Nisin festimet në rrugët e Tiranës, tifozët marshojnë me këngë e valle
Mësohet se qindra tifozë janë mbledhur pranë stadiumit ku pritet që të luhet ndeshja.
Festimet në rrugët e Tiranës kanë nisur para ndeshjes kundër Anglisë. Mësohet se qindra tifozë janë mbledhur pranë stadiumit ku pritet që të luhet ndeshja.
Me këngë e valle, shqiptarët kanë nisur festën herët, duke qenë se ‘Play Off’ është siguruar nga kombëtarja shqiptare me fitoren kundër Andorrës ditën e enjte.
-

Nis festa në rrugët e Tiranës, tifozët kuq e zi ndezin atmosferën
Kjo e dielë e ka veshur Tiranën “Kuqezi” pasi me mijëra tifozë të Kombëtares janë mbledhur për t’i dhënë jetë festës para sfidës së shumëpritur ndaj Anglisë, që nis në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.
Me flamuj në duar, qeleshe tradicionale, këngë e valle patriotike, atmosfera është elektrizuese dhe plot gjallëri.
Ndonëse të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre, ky duel është shndërruar në një ndeshje luksi, një shfaqje futbolli që po pritet më shumë si festë se sa si presion rezultati. Rrugët e Tiranës kanë nisur të gumëzhijnë prej orësh, ndërsa këngët e tifozëve kanë krijuar një atmosferë që frymëzon emocione të forta.
Sytë janë tani nga fusha, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit. Trajneri Silvinjo mban një sy te kartonët, pasi pesë lojtarë rrezikojnë mungesën në “play off” nëse ndëshkohen, duke i shtuar edhe një nuancë tensioni festës së madhe kuqezi.
