Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin në fushën e studimeve që prekin sektorët që mbulojnë inspektoratet e AKU-së, të pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, foli për reformim të këtij institucioni.
Ai tha se inspektorët që kanë hyrë pa meritë në këto institucione, duhet t’u hapin rrugë profesionistëve.
“Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë. Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhet të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë mënyrat atyre që janë futur pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që duhet të garantojnë inspektoratit, por pjesë e problemeve që kemi me ta. Dua të falënderoj të gjithë ata pedagogë që janë përfshirë në këtë proces. Dhe dua të ftoj që të gjithë ata studentë që kanë dëshirë që të përfshihen në këto inspektorate apo duan të kontribuojnë, që të guxojnë dhe të aplikojnë kur të hapet procesi i aplikimeve të reja. Do të shfrytëzojmë universitetin për të bërë vlerësime të atyre që duhet të merren në punën, për të shmangur ndikimet e tjera. Sipas zakonit duhet të falënderojmë dhe partnerët e pranishëm.”, tha Rama.
Tag: rrugë
-

Rama kritika AKU-së: Hapni vend për profesionistët, merrni studentë të UBT-së
-

Tronditëse/ Ylli i Premier League, ndalet në rrugë dhe kërcënohet me armë zjarri, përballet me…
Një yll i Premier League është kërcënuar me armë zjarri në rrugë, gjatë një incidenti tronditës ndodhur në Londër mbrëmjen e 6 shtatorit, rreth orës 23:14. Sipas raportimeve britanike, futbollisti, i vlerësuar me 60 milionë paund, po ecte me një mik kur u përball me një person të armatosur.
Policia konfirmoi se një agjent futbolli 31-vjeçar, i cili përfaqëson edhe një lojtar të kombëtares së Anglisë, është arrestuar nën dyshimin se ka treguar armën me qëllim për të shkaktuar frikë dhe dhunë. Ai dyshohet gjithashtu për shantazh dhe kërcënime ndaj mikut të futbollistit.
Futbollisti dhe shoku i tij shpëtuan pa lëndime, ndërsa policia ndërhyri menjëherë dhe dy ditë më vonë bastisi shtëpinë luksoze prej 2 milionë paundësh të agjentit në Hertfordshire.
Sipas burimeve të “The Sun”, incidenti ka shokuar botën e futbollit britanik, duke ngritur pyetje serioze mbi marrëdhëniet mes disa lojtarëve dhe agjentëve të tyre.
Një burim afër lojtarit tha: “Kjo ishte një ngjarje e frikshme. Ai u trondit thellë, por bëri gjënë e duhur duke njoftuar menjëherë policinë. Klubi dhe miqtë e tij po e mbështesin që kjo të mos ndikojë në performancën e tij.”
Agjenti është liruar me kusht, me ndalimin për të kontaktuar futbollistin apo për t’u afruar në qendrën stërvitore të klubit. Gjithashtu, atij iu ndalua udhëtimi jashtë vendit, derisa një gjykatës i Magjistrates’ Court miratoi ndryshimin e përkohshëm të kushtëzimit për një udhëtim të paracaktuar.
Policia Metropolitane e Londrës ka konfirmuar se hetimet vijojnë, ndërsa identiteti i futbollistit nuk është bërë publik për arsye ligjore. -

Aksident automobilistik për ish-kampionin e botës në UFC, makina e tij përmbyset në rrugë pas përplasjes
1 Nëntor 2025
20:28
Telesport
Ish-kampioni i botës në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse, braziliani Deiveson Figueiredo, pësoi një aksident të frikshëm me makinë në vendlindjen e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të enjten dhe pamjet e një makine të përmbysur qarkullojnë në rrjetet sociale.
Për fat të mirë, sportisti 37-vjecar nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është mirë. Vetë Figueiredo tha se po ecte me makinën e tij në një rrugë lokale në qytetin e Belémit kur ndodhi përplasja, duke pretenduar se një grua dukej se ishte “me shumë nxitim” dhe po e ngiste makinën e saj “me shpejtësi të lartë” para përplasjes.
Figueiredo, në një postim tha: “Falë Zotit që jemi mirë. Edhe pala tjetër e përfshirë në aksident është gjithashtu mirë”. Nuk është ende e qartë nëse dikush ishte në makinë me luftëtarin brazilian të UFC-së. Ai ka një rekord prej 25 fitoresh, 5 humbjesh e 1 barazim në artet marciale mikse. -

Rruga prej druri që sfidon shekujt, një dëshmi e gjallë e inxhinierisë neolitike
Në brigjet e heshtura të provincës Drenthe, pranë fshatit Nieuw-Dordrecht në Holandë, historia e largët e njerëzimit u shfaq e gjallë në vitet 1980, kur arkeologët zbuluan atë që sot konsiderohet një nga rrugët më të vjetra të njohura në Evropë. Mes shtresave të torfeve të errëta, doli në dritë një rrugë e lashtë prej druri, një vepër inxhinierike e krijuar rreth 4573 vjet më parë, që daton me saktësi në vitin 2549 para Krishtit.
Një rrugë mbi moçal
Në një peizazh ku toka ishte e butë, e përmbytur dhe shpesh e pakalueshme, komunitetet neolitike ngritën një infrastrukturë që të lë pa fjalë edhe sot. Ata vendosën njëra mbi tjetrën trupa druri, kryesisht lis dhe bredh, duke krijuar një sipërfaqe të sheshtë mbi terrenet e lagështa. Ky lloj ndërtimi njihet si “corduroy road”, një teknikë e zgjuar për të kapërcyer kufizimet e natyrës.Rruga e zbuluar në Nieuw-Dordrecht shtrihet për të paktën 800 metra, ndërsa fundet e saj ende humbasin në torfenë e errët, duke sugjeruar se mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti edhe më të madh.
Datimi i saktë dhe dendrokronologjia
Ky monument i rrallë u datua me një saktësi të mahnitshme falë dendrokronologjisë, shkencës që lexon historinë në unazat e pemëve. Çdo vit i rritjes së një peme lë një gjurmë të hollë, një unazë, dhe krahasimi i tyre me seri të njohura historike e çoi datimin në një pikë të saktë: 2549 para Krishtit. Ky është një shembull unik i asaj se si arkeologjia moderne mund të flasë me një gjuhë të qartë për kohët më të largëta.
Një korridor i jetës dhe tregtisë
Çfarë roli luante kjo rrugë? Nuk ishte thjesht një kalim i rastësishëm mbi moçale. Ajo shërbeu si një korridor transporti, duke lidhur vendbanime të vogla neolitike dhe duke lehtësuar lëvizjen e njerëzve, produkteve bujqësore, mjeteve dhe mallrave të tjera. Nëpër të mund të kenë kaluar karro, kafshë ngarkese apo edhe komunitete të tëra që migronin drejt zonave të reja.
Rëndësia e ruajtjes në torfe
Ironia e madhe e historisë është se këto rrugë prej druri, që në kushte normale do të ishin kalbur në pak dekada, u ruajtën për mijëvjeçarë falë torfesë, një material i pasur organik, pa oksigjen, që frenon kalbjen dhe ruan strukturat drunore pothuajse të paprekura.Një vështrim në Evropën parahistorike
Zbulime të tilla nuk janë vetëm objekte muzeale; ato janë dritare drejt një bote të humbur. Ato na tregojnë se njeriu, edhe në epokat më të hershme, nuk ishte një banor i pafuqishëm i natyrës, por një krijues i rrugëve, një organizator i hapësirës dhe një ndërtues me vizion.
Në Europë njihen edhe rrugë të tjera të ngjashme, si Sweet Track në Somerset të Anglisë (rreth vitit 3800 p.e.s.), por rruga e Nieuw-Dordrecht mbetet ndër më të gjatat dhe më të mirat e ruajtura.Kjo rrugë prej druri është më shumë se një relike. Ajo është një urë mes kohëve, një kujtesë se shpirti i inovacionit njerëzor nuk njeh kufij epokash.
-

Kaos total në Xhamajka pas Uraganit Melissa: Njerëzit kërkojnë ushqim mes rrënojave, hanë çfarë gjejnë në rrugë
Black River, Xhamajkë – Në rrugë të mbuluara nga balta, njerëzit ecin mes rrënojave duke kërkuar diçka për të ngrënë. Të tjerë futen në dyqane të shkatërruara, me shpresën për të gjetur ujë të pijshëm apo ndonjë furnizim të mbetur.
Ndërsa numri i viktimave po rritet, banorët e qytetit portual Black River ende kërkojnë të afërmit e zhdukur dhe luftojnë për të mbijetuar, disa ditë pas goditjes shkatërrimtare të Uraganit Melissa, një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në Karaibe.
Erozioni, erërat shkatërruese dhe përmbytjet e furishme kanë rrënuar gjithçka: rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërtesat janë shembur, anijet janë përmbysur, ndërsa qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm.
Në çdo cep të qytetit shihen shenja shkatërrimi: automjete të copëtuara, ndërtesa të çara më dysh, dhe fletë gjigante metali të përfshira ndër degët e pemëve.
Banorët që folën për BBC-në thanë se nuk kanë parë asnjë kamion ndihmash në zonë deri më tani. Ata po përpiqen të mbijetojnë me çfarë gjejnë mes mbeturinave buzë rrugëve, në qytetin bregdetar që ndodhet rreth 150 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kingston.
Disa prej tyre janë futur nëpër supermarkete të dëmtuara, duke marrë ushqim dhe ujë për veten dhe për të tjerët. “Duhej të përdorim çfarëdo që gjenim, në rrugë apo brenda marketit,” tha Demar Walker, një nga banorët e zonës.
Ai tregoi se pasi çatia e tregut ishte rrëzuar, u desh të ngjiteshin brenda për të marrë ujë e ushqime, të cilat më pas i hodhën poshtë për banorët e tjerë që prisnin me duar të shtrira. “Nuk ishim egoistë – duhej t’i ndanim me të tjerët,” shtoi ai.
Jo shumë larg, banorë të tjerë treguan se edhe një farmaci lokale ishte plaçkitur. “Pashë njerëz që dilnin me krahët plot ilaçe e pije alkoolike,” tha Aldwayne Tomlinson. “Në fillim mendova se ishte e hapur, por pastaj kuptova se po e plaçkitnin.”
Një grua që qëndronte mbi një grumbull mbeturinash përshkroi situatën si “kaos total – pa ushqim, pa ujë, pa ndihmë.” “Nuk kemi para, askush s’na ka ndihmuar. Nevojitet ndihmë urgjentisht,” tha Chegun Braham, me zë të dridhur.
Një çift që zotëron disa dyqane në zonë rrëfeu se disa prej tyre janë plaçkitur, ndërsa tani po qëndrojnë roje para njërit prej tyre për të penguar vjedhjet e tjera.
Ndërkohë, puna e ekipeve të shpëtimit është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, ndërsa banorët e ‘Black River’ mbeten të izoluar dhe të dëshpëruar, në pritje të ndihmës që ende nuk ka mbërritur.
Burimi: BBC/ Përktheu: Syri.Net
-

“Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në…
Një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij qeveritar, Saemira Pino me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar një mesazh zemre e plot emocion për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste.
Pino rrëfen se si ata lindën pak ditë pas njëri-tjetrit pasi nënat e tyre kishin qenë njëkohësisht shtatzënë me ta. Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, “konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse”, shkruan Pino. Më tej Saemira tregon se si ata sërish ishin bashkë si pedagogë në fakultet, e në fund në Kryeministri, ku Pino ishte shefja e kabinetit qeveritar të Nanos.
Postimi i plotë i Saemira Pinos:
Sot i dashur Fatos, veç do të të lavdërojnë… miq dhe kundërshtarë. Është në traditën tonë. Mirë a keq, nuk di ta them. Na përgatite javë radhazi për këtë ditë të keqe dhe këtë lajm të hidhur, në mënyrën tënde, atipike, si për shumë sjellje të tuat.
Së bashku kemi bërë një rrugë jo të shkurtër… Ti mbërrite në fund të saj më herët se ne moshatarët e tu.
Do doja shumë të ishe më gjatë me ne, në këtë rrugëtim jete, se ti kurdoherë do të dije ç’të thoshe, të sugjeroje a të korrigjoje. Ti e doje këtë vend, si një politikan modern dhe vizionar. Do të thuhet, dëshmohet dhe shkruhet shumë për trashëgiminë tënde politike. Unë nuk e kam këtë qëllim sot.
“U njohëm” në shtatorin e largët të 1952, kur rastësia i gjeti nënat tona në një dhomë, në maternitetin e vetëm të Tiranës, ku të dy morëm një kujdes të veçantë. Ti ishe fëmija i tretë i familjes, djali i parë dhe i vetëm, gëzim i madh i Maries, gruas së rrallë, por jo aq të re. Nëna ime ishte vetëm 21 vjeç, dhe vazhdoi me vajzë edhe pas meje, që isha e dyta. Dhe Maria i thoshte me humor dhe dashamirësi “lind ti fëmijë, po lind dhe unë…” Ti u linde disa ditë pas meje.
Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse. Tezja ime, mësuesja e rreptë e matematikës në shkollën “Hoxha Tahsim” të viteve ‘60-të, do të pohonte gjithmonë se ti ishe nxënësi më i shkëlqyer që ajo kishte pasur ndonjëherë. Ti ia “shpërbleve” ditën e vdekjes së saj të parakohshme, duke e cilësuar atë si: Një institucion!
Përsëri u bëmë bashkë në shoqërinë e bukur të gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ti dalloheshe sa për zgjuarsinë, gjuhët e huaja që i përvetësoje shpejt e bukur, aq edhe për ”rebelimet” e tua. Veçanërisht sfidant ndaj opinionit të papërgatitur, kur nuk e fshehe asnjë ditë dashurinë e madhe për Rexhinën kur fare të rinj, 16-17 vjeçarë, dorë për dore me Rexhinën, në oborrin e gjimnazit, në rrugë, në aksione me kitarë, dukeshit sikur lajmëroje një kohë të re, siç bëre edhe në politikë. Ndërkohë ishe dhe mbete një shok i mirë për të gjithë bashkënxënësit. Kushdo, që më pas të kërkoi mbështetje, ti bëre çmos, brenda mundësive dhe logjikës së kërkesës.
Në vitet 1970-80, ritakoheshim në komisionet e provimeve formuese apo pasuniversitare, tashmë si pedagogë.
Ti vije “nga lart” si pedagog i jashtëm, por kurrë nuk u solle me fodullëk, pavarësisht manierave të jashtme ndonjëherë. Ishe ti që i nxisje studentët për përgjigje realiste, kërkoje prej tyre jo rrallë pyetje, në vend të përgjigjeve, që i vinin ata në pozitat e kërkuesit dhe analistit, siç do të bëheshin më vonë, jo pak prej tyre. Ndërsa ne kolegëve të tu na sillje shpresën për ndryshim.
Më pas isha unë që do t’iu bashkohesha protestave në rrugë e sheshe, për lirimin tënd nga burgu politik, pa qenë anëtare në asnjërën prej partive ku ti kishe qenë dhe ishe, por unë isha shoqja e Xhinës dhe tëndja dhe ju besoja fort të dyve.
Së bashku bëmë një rrugë jo të shkurtër…
Unë të “humba” realisht një ditë prilli, kur erdha në zyrën tënde dhe të kërkova dorëheqjen. Ti kishe bërë dy zgjedhje, personalen përfundimtare dhe atë politike, efemere, të pakuptueshme për mua, me të cilën unë nuk pajtohesha dot. Po afroheshe (me marrëveshje nënshkruar në 1 prill) me grupimin që me të drejtë e kishe denoncuar në forumin më të lartë dhe vendimmarrës të PSSh për korrupsion, shkelje statuti, vjedhje votash brenda forumeve etj. Por ti ishe politikan klasi. I vetëformuar, falë inteligjencës, formimit, edukatës familjare, gjuhëve të huaja që të lehtësonin informimin.
Unë të gjeta në zyrë, një ditë më pas, dhe të thashë me humor, dje ishte 1 prill…Prandaj erdha sot, për dorëheqje të pa zmbrapsur!!! Më kuptove, nuk komentove dhe më përcolle (me pak lot) me fjalët më vlerësuese që mund të kem dëgjuar ndonjëherë, në karrierën time politike. Nuk më mbajte kurrë mëri, por vazhdove të më ofroje poste që jo gjithmonë mund t’i pranoja. Sepse unë nuk e njihja “politikën e madhe”, por për politikën si shërbim isha kurdoherë e gatshme. Dhe këtë ta kisha thënë dhe e kisha dëshmuar.
Megjithatë, ajo pjesë e vogël e rrugës politike, nga shefe e kabinetit tënd si kryetar i PSSh, dhe më tej, ndonëse plot andralla dhe e ndërprerë në vitet pas teje, ishte e bukur. Unë të isha e të mbetem thellësisht mirënjohëse!
Ndihem keq që nuk ta thashë asnjëherë.
Mbetesh Kryeministri më i vlerësuar, veçanërisht i socialistëve edhe pse në borxh të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit. Ti i le publikisht socialistët, por edhe ata ashtu të lanë. Për të t’u kthyer sot “Pas vdekjes”. Por shumica e tyre, miqtë e vërtetë, me vlerësim dhe mirënjohje të sinqertë. Socialistë ose jo.
Jam e bindur që ti arrite shumë, por po aq jam e bindur se edhe ti vetë do të doje që disa zgjedhje t’i kishe bërë ndryshe. Sot e mbylle.
Lamtumirë, shok, vëlla (kështu më binde për t’u bërë drejtuesja e stafit tënd). Fat dhe privilegj të punoje me ty, një mik i rrallë! I paharruar do të mbetesh për familjarët e tu, për popullin tënd, socialistët dhe ata që ia duan të mirën vendit, miqtë e tu të shumtë si pakkush!
Top Channel
-

Shefja e kabinetit, mesazh të ndjerë për Nanon: Sot, ti e mbylle…
Saemira Pino, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij, ka shkruar një mesazh sa të ndjerë aq edhe të veçantë e emocionues për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste.Ajo tregon njohjen që në dhomat e maternitetit të Tiranës, kur nëna e saj dhe ajo e Fatosit ishin njëkohësisht shtatzënë me ta, dhe Saemira e Nano lindën pak ditë pas njëri-tjetrit. Vazhduan shkollën e gjimnazin, ishin përsëri bashkë, ashtu edhe si pedagogë në universitet e më pas në Kryeministri.
Postimi i plotë i saj
Sot i dashur Fatos, veç do të të lavdërojnë… miq dhe kundërshtarë. Është në traditën tonë. Mirë a keq, nuk di ta them. Na përgatite javë radhazi për këtë ditë të keqe dhe këtë lajm të hidhur, në mënyrën tënde, atipike, si për shumë sjellje të tuat.
Së bashku kemi bërë një rrugë jo të shkurtër… Ti mbërrite në fund të saj më herët se ne moshatarët e tu.
Do doja shumë të ishe më gjatë me ne, në këtë rrugëtim jete, se ti kurdoherë do të dije ç’të thoshe, të sugjeroje a të korrigjoje. Ti e doje këtë vend, si një politikan modern dhe vizionar. Do të thuhet, dëshmohet dhe shkruhet shumë për trashëgiminë tënde politike. Unë nuk e kam këtë qëllim sot.
“U njohëm” në shtatorin e largët të 1952, kur rastësia i gjeti nënat tona në një dhomë, në maternitetin e vetëm të Tiranës, ku të dy morëm një kujdes të veçantë. Ti ishe fëmija i tretë i familjes, djali i parë dhe i vetëm, gëzim i madh i Maries, gruas së rrallë, por jo aq të re. Nëna ime ishte vetëm 21 vjeç, dhe vazhdoi me vajzë edhe pas meje, që isha e dyta. Dhe Maria i thoshte me humor dhe dashamirësi “lind ti fëmijë, po lind dhe unë…” Ti u linde disa ditë pas meje.
Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse. Tezja ime, mësuesja e rreptë e matematikës në shkollën “Hoxha Tahsim” të viteve ‘60-të, do të pohonte gjithmonë se ti ishe nxënësi më i shkëlqyer që ajo kishte pasur ndonjëherë. Ti ia “shpërbleve” ditën e vdekjes së saj të parakohshme, duke e cilësuar atë si: Një institucion!
Përsëri u bëmë bashkë në shoqërinë e bukur të gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ti dalloheshe sa për zgjuarsinë, gjuhët e huaja që i përvetësoje shpejt e bukur, aq edhe për ”rebelimet” e tua. Veçanërisht sfidant ndaj opinionit të papërgatitur, kur nuk e fshehe asnjë ditë dashurinë e madhe për Rexhinën kur fare të rinj, 16-17 vjeçarë, dorë për dore me Rexhinën, në oborrin e gjimnazit, në rrugë, në aksione me kitarë, dukeshit sikur lajmëroje një kohë të re, siç bëre edhe në politikë. Ndërkohë ishe dhe mbete një shok i mirë për të gjithë bashkënxënësit. Kushdo, që më pas të kërkoi mbështetje, ti bëre çmos, brenda mundësive dhe logjikës së kërkesës.
Në vitet 1970-80, ritakoheshim në komisionet e provimeve formuese apo pasuniversitare, tashmë si pedagogë.Ti vije “nga lart” si pedagog i jashtëm, por kurrë nuk u solle me fodullëk, pavarësisht manierave të jashtme ndonjëherë. Ishe ti që i nxisje studentët për përgjigje realiste, kërkoje prej tyre jo rrallë pyetje, në vend të përgjigjeve, që i vinin ata në pozitat e kërkuesit dhe analistit, siç do të bëheshin më vonë, jo pak prej tyre. Ndërsa ne kolegëve të tu na sillje shpresën për ndryshim.
Më pas isha unë që do t’iu bashkohesha protestave në rrugë e sheshe, për lirimin tënd nga burgu politik, pa qenë anëtare në asnjërën prej partive ku ti kishe qenë dhe ishe, por unë isha shoqja e Xhinës dhe tëndja dhe ju besoja fort të dyve.Së bashku bëmë një rrugë jo të shkurtër…
Unë të “humba” realisht një ditë prilli, kur erdha në zyrën tënde dhe të kërkova dorëheqjen. Ti kishe bërë dy zgjedhje, personalen përfundimtare dhe atë politike, efemere, të pakuptueshme për mua, me të cilën unë nuk pajtohesha dot. Po afroheshe (me marrëveshje nënshkruar në 1 prill) me grupimin që me të drejtë e kishe denoncuar në forumin më të lartë dhe vendimmarrës të PSSh për korrupsion, shkelje statuti, vjedhje votash brenda forumeve etj. Por ti ishe politikan klasi. I vetëformuar, falë inteligjencës, formimit, edukatës familjare, gjuhëve të huaja që të lehtësonin informimin.
Unë të gjeta në zyrë, një ditë më pas, dhe të thashë me humor, dje ishte 1 prill…Prandaj erdha sot, për dorëheqje të pa zmbrapsur!!! Më kuptove, nuk komentove dhe më përcolle (me pak lot) me fjalët më vlerësuese që mund të kem dëgjuar ndonjëherë, në karrierën time politike. Nuk më mbajte kurrë mëri, por vazhdove të më ofroje poste që jo gjithmonë mund t’i pranoja. Sepse unë nuk e njihja “politikën e madhe”, por për politikën si shërbim isha kurdoherë e gatshme. Dhe këtë ta kisha thënë dhe e kisha dëshmuar.
Megjithatë, ajo pjesë e vogël e rrugës politike, nga shefe e kabinetit tënd si kryetar i PSSh, dhe më tej, ndonëse plot andralla dhe e ndërprerë në vitet pas teje, ishte e bukur. Unë të isha e të mbetem thellësisht mirënjohëse!Ndihem keq që nuk ta thashë asnjëherë.
Mbetesh Kryeministri më i vlerësuar, veçanërisht i socialistëve edhe pse në borxh të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit. Ti i le publikisht socialistët, por edhe ata ashtu të lanë. Për të t’u kthyer sot “Pas vdekjes”. Por shumica e tyre, miqtë e vërtetë, me vlerësim dhe mirënjohje të sinqertë. Socialistë ose jo.Jam e bindur që ti arrite shumë, por po aq jam e bindur se edhe ti vetë do të doje që disa zgjedhje t’i kishe bërë ndryshe. Sot e mbylle.
Lamtumirë, shok, vëlla (kështu më binde për t’u bërë drejtuesja e stafit tënd). Fat dhe privilegj të punoje me ty, një mik i rrallë! I paharruar do të mbetesh për familjarët e tu, për popullin tënd, socialistët dhe ata që ia duan të mirën vendit, miqtë e tu të shumtë si pakkush! -

Investime në rrugë dhe sheshe pallatesh. Rajoni nr. 6 vendosi përparësitë e vitit 2026
Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje u zhvillua në Rajonin Nr. 6, ku banorët e ardhur në takim patën mundësinë të shprehin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre për investimet e ardhshme.Kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj. Ermira Urupi, shprehu bindjen se të gjithë banorët pjesëmarrës në takim kanë ardhur për të shprehur kërkesat e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm për Elbasanin, i cili zhvillohet çdo muaj tetor për më shumë se një dekadë.
“Unë mendoj se ju keni ardhur edhe për të falenderuar punën që është bërë në Rajonin Nr. 6. Bashkë me mua të gjithë e dini që punohet në të gjithë Shqipërinë, punohet në 7 bashkitë e qarkut, por unë them që më shumë punohet në Bashkinë e Elbasanit. Jam e bindur që kërkesat që ju keni do të gjeni dakordësinë e institucionit dhe kryetarit.”Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, u ndal tek investimet dhe projektet e realizuara, duke përmendur edhe banesat e riparuara për komunitetin rom dhe egjiptian.“Nga kërkesat tuaja të vazhdueshme kemi arritur të riparojmë pjesërisht 215 banesa individuale por edhe pallate kolektive në të gjithë Elbasanin.”
Duke e vënë theksin tek investimet në rrugë, Llatja tha: “ kemi investuar në një sërë asfaltimesh. E nisëm me rrugën tek Koladuimi, pastaj me rrugët e brendshme, për të vazhduar me kërkesën e kahershme tuajën që është rruga “Arif Dardha”.Sot është shtuar një rrugë me standard fantastik.
Kemi akoma shumë punë për të bërë dhe do t’i bëjmë, sepse për ne janë punët.Ashtu si ishin rrugët tek ura e sektorit, një sërë rrugësh në vazhdimësi të cilat tashmë janë zgjidhur, kanë ecur investimet, janë bërë punë.”
Llatja foli më tej edhe për kanalizimet dhe përmirësimin e shesheve të pallateve.“Kemi bërë kanalizimet e ujrave të zeza, sistemimin e një pjese të përrroit. Po fillojmë tek “5 Maji”, ato sheshet e pallateve, që ne i kemi pasur përherë problematikë dhe na kanë dalë tek procesi i buxhetimit me pjesëmarrje dhe sot aty po investohet.”
Pasi banorët dëgjuan investimet e kryera si edhe prioritetet e kryetarit të Bashkisë, ata vazhduan me votimin e kërkesave të tyre, të cilat janë përcaktuar si më prioritaret dhe do të kthehen në investime gjatë vitit të ardhshëm. -

Bashkia nis ndërhyrjet e mëdha në rrugë, shpenzon 8 milionë euro
Bashkia e Tiranës synon të ndërhyjë në disa rrugë në kryeqytet në funksion të përmirësimit të gjendjes së tyre ekzistuese.
Këto të hënë në sistemin e prokurimeve u hapën disa procedura të lidhura me to ku së pari është “Rikonstruksioni i rrugës “Pjetër Budi” me një fond limit 250 milionë lekë apo 2.5 milionë euro.
“Rruga ka një gjatësi afërsisht 3 km dhe një gjerësi që varion nga 4-6 m dhe është pjesë e Njësisë Administrative Nr.2 Shtrihet afërsisht 2.5 km larg qendrës së Tiranës në drejtim lindor dhe fillon në zonën që njihet si Qytet Studenti Kjo rrugë është lidhëse në mënyrë të përshkruar të zonës së populluar të rrugës Elbasanit dhe Qytet Studentit me zonën e Liqenit të Farkës.
Gjendja ekzistuese e rrugës, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, është jo e mirë, ku shtresat asfaltike dhe nënshtresat janë dëmtuar në masë të konsiderueshme kryesisht gjatë gjithë gjatësi së saj Trotuaret pothuajse në të gjithë gjerësinë mungojnë ose aty ku janë shumë të amortizuar.
Gjithashtu të dëmtuara janë dhe kunetat ekzistuese Vihet re se një pjesë e kësaj rruge është e konturuar nga muret rrethuese dhe mbajtëse të banesave të shumta të zonës” sipas raportit teknik të projektit. Bashkia synon të ndërhyjë edhe në disa rrugë të tjera për të cilat ka hapur procedurat e mbikëqyrjes përveç Pjetër Budit.
Të tilla janë:
Loti I Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtim Unaza Mustafakoc – Veski – Kocaj, Asfaltim i Unazës që lidh 5 fshatra”
Loti II Mbikëqyrja e punimeve për objektin Ndërtimi i rrugës Verri – Urë”
Loti III “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Ndërtim i rrugës Pezë e Madhe – Pojan”
Loti IV “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Rikonstruksion i rrugës Pjetër Budi”.
Më herët javën e shkuar Bashkia çeli tenderat për punimet e këtyre loteve konkretisht “Ndërtimi i rrugës Verri – Urë” me fond limit 196 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro, “Ndërtimi i rrugës Pezë e Madhe – Pojan” me fond limit 179 milionë lekë apo rreth 1.8 milionë euro dhe më datën 21 tetor “Ndërtimi Unaza Mustafakoc – Veski – Kocaj, Asfaltim i Unazës që lidh 5 fshatra” me fond limit 166 milionë lekë apo 1.66 milionë euro. -

Infrastruktura, Bashkia e Tiranës 8 mln euro për ndërhyrjet në katër rrugë
Bashkia e Tiranës synon të ndërhyjë në disa rrugë në kryeqytet në funksion të përmirësimit të gjendjes së tyre ekzistuese.Këto të hënë në sistemin e prokurimeve u hapën disa procedura të lidhura me to ku së pari është “Rikonstruksioni i rrugës “Pjetër Budi” me një fond limit 250 milionë lekë apo 2.5 milionë euro.“Rruga ka një gjatësi afërsisht 3 km dhe një gjerësi që varion nga 4-6 m dhe është pjesë e Njësisë Administrative Nr.2 Shtrihet afërsisht 2.5 km larg qendrës së Tiranës në drejtim lindor dhe fillon në zonën që njihet si Qytet Studenti Kjo rrugë është lidhëse në mënyrë të përshkruar të zonës së populluar të rrugës Elbasanit dhe Qytet Studentit me zonën e Liqenit të Farkës.Gjendja ekzistuese e rrugës, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, është jo e mirë, ku shtresat asfaltike dhe nënshtresat janë dëmtuar në masë të konsiderueshme kryesisht gjatë gjithë gjatësi së saj Trotuaret pothuajse në të gjithë gjerësinë mungojnë ose aty ku janë shumë të amortizuar.Gjithashtu të dëmtuara janë dhe kunetat ekzistuese Vihet re se një pjesë e kësaj rruge është e konturuar nga muret rrethuese dhe mbajtëse të banesave të shumta të zonës” sipas raportit teknik të projektit. Bashkia synon të ndërhyjë edhe në disa rrugë të tjera për të cilat ka hapur procedurat e mbikëqyrjes përveç Pjetër Budit.Të tilla janë:Loti I Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtim Unaza Mustafakoc – Veski – Kocaj, Asfaltim i Unazës që lidh 5 fshatra”Loti II Mbikëqyrja e punimeve për objektin Ndërtimi i rrugës Verri – Urë”Loti III “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Ndërtim i rrugës Pezë e Madhe – Pojan”Loti IV “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Rikonstruksion i rrugës Pjetër Budi”.Më herët javën e shkuar Bashkia çeli tenderat për punimet e këtyre loteve konkretisht “Ndërtimi i rrugës Verri – Urë” me fond limit 196 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro, “Ndërtimi i rrugës Pezë e Madhe – Pojan” me fond limit 179 milionë lekë apo rreth 1.8 milionë euro dhe më datën 21 tetor “Ndërtimi Unaza Mustafakoc – Veski – Kocaj, Asfaltim i Unazës që lidh 5 fshatra” me fond limit 166 milionë lekë apo 1.66 milionë euro. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.