Tag: rrugë

  • Moti i keq, Policia rrit prezencën në rrugë dhe u bën apel qytetarëve për kujdes: Shmangni lëvizjet!

    Moti i keq, Policia rrit prezencën në rrugë dhe u bën apel qytetarëve për kujdes: Shmangni lëvizjet!

    Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, qoftë me automjete, motomjete apo në këmbë.

    Sipas njoftimit të Policisë, patrullat policore janë të shpërndara në të gjithë vendin, të angazhuara për të ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të parandaluar aksidentet. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera për të ndërhyrë në zonat ku rreziku është më i lartë.

    Ndërkohë, firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për pastrimin e inerteve dhe për zhbllokimin e segmenteve të bllokuara nga shkarjet e dherave dhe gurëve.

    Autoritetet apelojnë për të shmangur lëvizjet në akset me rrezik, të respektojnë sinjalistikën dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë.

  • Policia rrit prezencën në rrugë, apel qytetareve për kujdes dhe të shmangin lëvizjet

    Policia rrit prezencën në rrugë, apel qytetareve për kujdes dhe të shmangin lëvizjet

    Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, qoftë me automjete, motomjete apo në këmbë.
    Sipas njoftimit të Policisë, patrullat policore janë të shpërndara në të gjithë vendin, të angazhuara për të ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të parandaluar aksidentet. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera për të ndërhyrë në zonat ku rreziku është më i lartë.
    Ndërkohë, firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për pastrimin e inerteve dhe për zhbllokimin e segmenteve të bllokuara nga shkarjet e dherave dhe gurëve.
    Autoritetet apelojnë për të shmangur lëvizjet në akset me rrezik, të respektojnë sinjalistikën dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë.

  • Moti i keq izolon disa fshatra në Kurbin, në Krujë raportohet për përmbytje! Prezenca e ujit në nivele alarmante

    Moti i keq izolon disa fshatra në Kurbin, në Krujë raportohet për përmbytje! Prezenca e ujit në nivele alarmante

    Reshjet e dendura të shiut në zonën e Kurbinit kanë filluar problemet e para. Prurjet në lumin Droje kanë arritur në nivelin thuajse kritik, në disa rrugë të fshatrave prania e ujit ka bllokuar lëvizjen e banorëve.
    Në aksin e rrugës Skuraj – Burrel, rënia e gurëve në rrugë dhe shkarjet e dherave nga malet, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
    Në këtë zonë punohet nga punonjësit e mirëmbajtjes për largimin e inerteve.
    Situatë problematike paraqitet edhe në të gjithë ultësirën e Bashkisë Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj.
    Sipërfaqe të mëdha me të mbjella po mbulohen çdo minutë e më shumë nga uji i kanaleve, i cili, në pamundësi për të rrjedhur lirshëm në lumë, po del dhe po përmbyt arat me të mbjella.
    Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi rrezikohet që, nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet, të përmbyten përveç arave edhe biznese e banesa, për shkak se kanalet nuk funksionojnë.
    Shumica e kanaleve kanë dekada pa u pastruar dhe janë të mbuluar nga vegjetacioni dhe të bllokuara.

  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia: Ja rrugët që bllokohen…

    Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia: Ja rrugët që bllokohen…

    Policia ka përgaditur një plan masazh për protestën e paralajmëruar të opozitës. Sipas njoftimit do të bllokohen disa rrugë.

    Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

    Njoftimi I plotë:

    Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

    Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht:

    -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

    -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

    Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

    Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

  • U gjet në rrugë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë

    U gjet në rrugë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë

    Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.

    Mësohet se 40 vjeçari Ledion Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike po ashtu.
    Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Kujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij. Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.
    Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.

    Top Channel

  • “Kaloj çdo ditë në atë rrugë “, zhdukja e tre banorëve në Përmet, eskperti: Duhet hetim i thelluar

    “Kaloj çdo ditë në atë rrugë “, zhdukja e tre banorëve në Përmet, eskperti: Duhet hetim i thelluar

    Tre persona janë zhdukur në mënyrë misterioze në Përmet në të njëjtin aks rrugor, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet–Lëshicë, duke shtuar ankthin dhe frikën e banorëve. Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, Endri Baliko një banor i zonës tha se pavarësisht zhdukjes së tyre ai sërish kalon çdo ditë në atë rrugë, në të cilën lëviz prej 20 vitesh, sikurse edhe banorët e tjerë të zonës.
    “Ne si komunitet e ndjejmë se kemi 20 vjet në atë rrugë, nuk kemi pasur as vështirësi as ndonjë detaj për të pasur frikë. Rastet janë që ata kanë kaluar në këtë rrugë dhe i kanë parë kamerat në këtë rrugë 11:00 të ditës dhe në orën 5:00 pasdite i ka parë banori në fshatin Gjinkar nuk ka të bëjë rruga e Lëshicës për një humbje misterioze për këta persona. Kanë kaluar pa problem”, tha ai në Dita jonë në A2 CNN.
    Ndërkohë eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se është shumë e rëndëshme të kryhet një hetim i thelluar, duhet parë profili i tyre dhe analizuar zona.
    “Pse pikërisht në një aks? Se krijon panik te njerëzit. Duhet parë profili i tyre, duhet bërë analiza e zonës. Duhet të kishte një hetim nga policia e Përmetit. Pse nuk janë duke u thelluar hetimet? Kjo kërkon hetim dhe kërkim të jashtëzakonshëm për të kontrolluar në një perimetër më të madh. Zona nuk është shumë e banuar dhe largësia e zonave të banuara e bën më enigmë zonën. Kërkon kontroll policor për të vrarë frikën dhe për të hequr panikun te qytetarët. Duhet të kemi profilin e 3 personave. Motivi i parë mund të jenë probleme të shëndetit mendor, mund të jetë ngjarje kriminale. Nëse enigmat i lëmë ato ngjallin panik. Është shumë e rëndësishme të ketë hetim të thelluar, të ketë kontroll përgjatë atij perimetri dhe në distanca të largëta. Mund të jenë edhe kafshë që marrin kufomën dhe mundësia e gjetjes së kufomës bëhet e vështirë”, tha eksperti në A2 CNN.
    Eksperti Softa nuk përjashton vrasjet edhe nga ndonjë person me probleme mendore.
    “Ka edhe të sëmurë mendorë që mund të bëjnë vrasje e ekzekutime. Duhet të hetohet që të parandalohen ngjarje të kësaj natyre. Rasti i fundit ishte ajo thoshte që ai ikte dhe e dinte rrugën dhe kthehej. Nuk kishte as telefon. Njerëz me probleme të kësaj natyre mund të jenë vrasës”.

  • Sot mbledhja e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama me 10 ministra në Romë: Ditë historike, i hapet rrugë 16 marrëveshjeve të reja

    Sot mbledhja e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama me 10 ministra në Romë: Ditë historike, i hapet rrugë 16 marrëveshjeve të reja

    Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në Romë, e para mes dy qeverive, dhe që shënon nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama, së bashku me 10 ministra, do të marrin pjesë në takimin e përbashkët me kabinetin italian.
    Kreu i qeverisë e cilëson këtë takim të përbashkët si një ditë historike të vendit tonë për marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa bën me dije se do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi me Italinë, që e vlerëson si “fqinjin tonë të çmuar perëndimor”.
    “Një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor”, shkruan Rama.
    Të pranishëm do të jenë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; i Mbrojtjes Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.Së pari, në orën 11:40, do të takohen dy kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, për të vijuar më pas me mbledhjen e përbashkët, që nis në orën 12:30. Rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.Ministritë që do nënshkruajnë marrëveshjet janë ajo e Brendshme, e Mbrojtjes, e Shëndetësisë, e Jashtme (një marrëveshje për cybersecurity), dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë (marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut).Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët përbëhet nga:
    • Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
    • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
    • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
    • Albana Koçiu, Ministre për Punët e Brendshme
    • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
    • Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    • Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
    • Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
    • Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
    • Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
    Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali, Rama: Ditë historike, i hapet rrugë 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit

    Kryeministri Edi Rama e quan një ditë historike të sotmen, teksa do të zhvillohet mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se mbledhja do t’i hapë rrugë 16 marrëveshjeve konkrete të bashkëpunimit.
    “Mirëmëngjes dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Tërmet i fortë në Qipro, banorët dalin në rrugë të alarmuar

    Tërmet i fortë në Qipro, banorët dalin në rrugë të alarmuar

    Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur paraditen e së mërkurës, më 12 nëntor 2025, Qipron, duke shkaktuar panik mes banorëve.
    Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u regjistruan në orën 11:31, me epiqendër midis Pafos dhe Limasolit, rreth 15 kilometra në lindje të Pafos, dhe me një thellësi prej 14 kilometrash.
    Tërmeti është ndier në të gjithë territorin e Qipros, përfshirë Nikozinë, Larnakën dhe Famagustën. Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë të hapura nga frika, pasi janë aktivizuar edhe sistemet e alarmit.

    /vizionplus.tv

    #Earthquake (#σεισμός) possibly felt 24 sec ago in #Cyprus. Felt it? Tell us via:📱https://t.co/QMSpuj6Z2H🌐https://t.co/AXvOM7I4Th🖥https://t.co/wPtMW5ND1t⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/CFTuDqmWLH
    — EMSC (@LastQuake) November 12, 2025

  • Sfida e banorëve të Dukagjinit, rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpi

    Sfida e banorëve të Dukagjinit, rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpi

    Dhjetëra banorë të zonës së Dukagjinit duhet të kalojnë në një rrugë të amortizuar për të kryer nevojat e përditshme jetike dhe të kthehen në banesat e tyre.
    Sikur të mos mjaftojë i gjithë segmenti rrugor që lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht nga ana e sigurisë, në vendin e quajtur Karmë e Kirit një rrëshqitje gurësh dhe mungesa mirëmbajtjes minimale nga pushteti lokal e ka bërë akoma më të rrezikshme këtë rrugë.
    Shoferi i furgonit që transporton pasagjerë nga zona e Dukagjinit drejt Shkodrës dhe anasjelltas ka treguar vështirësitë e kësaj rruge.
    “Rruga është skandal siç e sheh edhe vetë. Demek e kanë riparu, por s’kanë riparu gja në ta. Është bërë më zi se u kanë. Është shumë e rrezikshme, ka shumë rrëshqitje rruga. Unë duhet me lëviz se duhet të ha bukë. Me këtë punë mbaj familjen. Ishallah na ruan zoti se s’di ça me thënë”, është shprehur shoferi.
    Edhe banorët e përshkruajnë këtë rrugë si një sfidë, ku rrezikohet edhe jeta. Ndërsa apelojnë për ndërhyrje nga shteti.
    “Vështirë është, vështirë. Është bërë e rrezikshme kjo. “Situata është shqetësuese. 15 metra më para këtu është rrëzuar furgoni me 13 veta. Kur bëhet tragjedia shteti thotë si u bo.
    “Prej rrugës së keqe këna rrezik mos me pa familjen dhe mos me u kthy tek familja tjetër që këna në Shkodër. Kështu që shteti duhet me vu dorë sepse është duke na hy bajagi në hak”,- shprehen banorët.
    Një tjetër fakt i asaj se çfarë rrezikshmërie përfaqëson kjo rrugë janë edhe lapidarët e shumtë ndër vite që tregojnë aksidentet fatale të banorëve të kësaj zone.
    Edhe pse në vitin 2023 nisi zbatimin një projekt për ndërtimin e kësaj rruge, rënia e herë pas hershme të shkëmbinjve ka bërë, që jo vetëm punimet të ndërpriten por kjo rrugë nëse mundtë quhet e tillë, të mos ketë më as mirëmbajtjen më minimale, raporton A2 CNN.

  • “T’i hap rrugë riorganizimit”/ Humbja e thellë në Berat, Lefter Maliqi kërkon dorëheqjen e drejtuesit politik të PD-së

    “T’i hap rrugë riorganizimit”/ Humbja e thellë në Berat, Lefter Maliqi kërkon dorëheqjen e drejtuesit politik të PD-së

    Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, ka kërkuar dorëheqjen e Drejtuesit Politik të PD-së në Berat, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi thekson se Eno Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Bujar Leskajt, “të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat’.
    “Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut.
    Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
    Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.
    Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!”, shkruan Maliqi.