Deputeti i Partisë Mundësia, përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se si rreth 1 miliard euro janë shfrytëzuar në vetëm 5 projekte të infrastrukturës që janë vërtetuar nga SPAK si afera korruptive.
Kapri përmendi Unazën e Madhe të Tiranës, aksin Qafë Plloçë-Qukës, rrugën Korçë-Ersekë, tunelin e Llogarasë dhe atë të Kardhiqit.
Denoncimi i Erald Kaprit:
Sot do të shpjegojmë sesi janë shfrytëzuar të paktën 500 mln euro në 5 projekte të infrastrukturës që janë vërtetuar nga SPAK-u dhe që janë afera korruptive. Fillojmë me të parën: Unazën e Madhe të Tiranës që ka kushtuar deri tani 500 mln euro për 27 km, duke e çuar koston në 18 mln euro/km. Loti i dytë që ka qenë segmenti i Astirit, u vërtetua me DH Albania që ishte një projekt korruptiv dhe u anulua, por në dosjen e re del që dhe Loti i tretë është përcaktuar fituesi, në dosjen e zv.kryeministres Balluku.
Rruga Qafë Plloçë-Qukës që ka kushtuar 260 mln euro, për 43 km me një kosto rreth 6 mln euro/km. Kjo rrugë sot është e bllokuar, ka nisur që nga viti 2009 të ndërtohet dhe ende nuk ka përfunduar.
Rruga Korçë-Ersekë ka kushtuar 80 mln euro për 35 km, me 2.2 mln euro/km. Kjo rrugë ka nisur të ndërtohet në vitin 2016, ende nuk ka mbaruar, ka rrëshqitur disa herë dhe sot ishin raportuar çarje në të.
Tuneli i Llogarasë: 142 mln euro, për 6 km tunel, që shkon 23,6 mln euro/km për një tunel. Siç e kemi parë në dosjen e Prokurorisë, tuneli është ndërtuar me mangësi të shumta, duke e bërë të rrezikshëm. Dhe sot është i mbyllur dhe nuk mund të kalosh në të.
Tuneli i Kardhiqit ka kushtuar 15 mln euro, për 1.3 km dhe pamjet tregojnë që tuneli ishte bllokuar për një pjesë të ditës sepse kishin rrëshkitur dhërat mbi të.
Tani, këto projekte, të pesta, kanë kushtuar 997 mln euro, afërsisht 1 mld euro. Dhe nëse i referohemi standardit europian të ndërtimit të rrugëve, ne do të kishim kursyer të paktën 500 mln euro, nëse ato do të ishin tenderuar siç duhet. Sepse në Europë, ndërtimi i një rruge fushore kushton nga 1.2-3 mln euro/km. Një rrugë malore nga 3-6 mln/km euro, dhe një rrugë urbane nuk mund të kushtojë më shumë se 8 mln euro/km. Ndryshe nga Unaza e Madhe që ka kushtuar 18 mln euro/km.
Tani, çfarë mund të bënim ne me 500 mln euro të kursyera? Mund të bënim shumë. Mund të ndërtonim 50 spitale të reja. Mund të zgjidhnim ilaçet tek Onkologjiku me 15 mln euro gjithsej. Por mund të zgjidhnim përfundimisht çështjen e pensioneve. Sepse me kaq para ne mund të garantonim një rritje me të paktën 10% në vit për çdo pensionist dhe të paktën për 150,000 prej tyre të kishin një pension minimal prej 300 eurosh në muaj.
Tag: rrugë
-

Denoncimi i Erald Kaprit/ Rreth 1 miliard euro janë shpenzuar në vetëm 5 projekte të infrastrukturës
-

“Përmbytjet zbulojnë skandalet, ‘investimet’ e qeverisë”/ Shembja e aksit, reagon Boçi: Rrugë arash për qerre
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas përmbytjeve të ditëve të fundit që shkaktuan bllokime në disa akse kombëtare.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Boçi deklaroi se reshjet e zakonshme të shiut “mjaftuan për të zbuluar brishtësinë e shtetit të propagandës dhe madhësinë e korrupsionit qeveritar”.
Sipas tij, nuk bëhej fjalë për stuhi ekstreme, por për një shi normal vjeshte, i cili “vetëm sa duhej për të larë pluhurin”, por që megjithatë nxori jashtë funksionimi rrugë të rëndësishme kombëtare.
Boçi akuzoi qeverinë se miliarda lekë të investuara në projekte si Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë dhe segmente të tjera “u tretën si kripa në ujë”, duke e krahasuar cilësinë e punimeve me “rrugë arash për qerre me misër, e jo korridore europiane”.
Ai shtoi se kjo situatë dëshmon se “vendit nuk i duhen auditime të shtrenjta, por thjesht shi”, duke e quajtur ujin “institucionin e vetëm që nuk korruptohet dhe nuk negocion”.
Nënkryetari i PD u ndal edhe te bypass-i i prezantuar së fundi nga kompania zbatuese e projektit në Qafë Plloçë, të cilin e cilësoi si “reklamë propagandistike” të një investimi që, sipas tij, ka kosto të fryra dhe probleme serioze abuzimi.
“Bypass-i i vogël hedh në erë gjithë projektin abuziv dhe shumat e grabitura”, deklaroi Boçi, duke e cilësuar situatën “ironike dhe të turpshme”.
Luçiano Boçi:
Besoni shiun jo qeverinë
U deshën ca gjyma shiu që të zbulonin sa i brishtë është shteti i propagandës dhe sa i madh është mali i korrupsionit të Ramës.
Nuk kishte as ciklon, as stuhi biblike. Ra thjesht shi. As shumë e as pak.
Aq sa për larë pluhurin e vjeshtës.
Por kaq mjaftoi që akset tona kombëtare të dilnin jashtë loje, e të shkrinin si kripa në ujë miliardat e Qukës-Qafë Plloçë e Korçë-Ersekë e rrugëve të tjera kudo, sikur të ishin rrugë arash për kalimin e qerreve me misër e jo korridore jetike të një vendi europian ku kalojnë makina.
Ky shi vjeshte dëshmoi se ky vend duket që nuk ka nevojë për auditime, as për ekspertiza të shtrenjta.
Ka nevojë vetëm për shi.
Shiu është i vetmi institucion që nuk korruptohet, nuk negocion, nuk mbyll sytë. Shiu bie mbi të vërtetën. Dhe këtë javë, të vërtetat që zbuloi ishin brutale.
Ironia e gjithë situatës ishte reklamimi propagandistik i bypassi-t që bëri firma me 2 milion lekë për të shplarë 260 milion eurot e grabitura të Qafë Plloçës.
Harruan që ai bypass-i i vogël, hedh në erë projektin abuziv dhe realizimin e tillë si dhe shumat e fryra e të grabitura të investimit. -

Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara si fletë kartoni dhe një segment i tërë, i shkatërruar brenda pak sekondash.
Nga fotot e transmetuara sot në media duket sikur rruga është bombarduar. Shkëmbinjtë kanë çarë murin mbajtës në disa pika, ndërsa asfalti është dëmtuar. Për pasojë një mur guri me peshë mbi dhjetëra tonë ka rënë mu në mes të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të pamundur. Është e dukshme se shembja ka ndodhur në një pikë ku është bërë gërmim i thellë në trup të malit, pa konsolidimin e duhur të shtresave.
Për shembjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka larë duart me një njoftimku fajëson “Reshjet e dendura të shiut… që kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35.” Me fjalë të tjera, rënia e masivit shkëmbor është konsideruar thjesht pasojë e motit, edhe pse aksi ka kushtuar qindra milionë euro dhe është projektuar për terren malor.
ARRSH kërkoi nga qytetarët “të ulin shpejtësinë” dhe njoftoi se “po krijohet një bypass i përkohshëm”. Megjithatë disa pyetja për këtë rast janë të pashmangshme: Si mund të shembet një rrugë me koston e një autostrade alpine vetëm dy muaj pas inaugurimit?
Kilometrat e florinjtë të Qukës-Qafë Plloçë
Projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë lindi si premtim elektoral në 2009, me një kosto fillestare të parashikuar deri në 90 milionë euro. Më pas, realiteti u bë shumë më i shtrenjtë. Rruga është shtrirë në 43.4 kilometra terren malor, ndaj qeveritë radhazi u përballën me vështirësi, me ngecje, me shpallje fondesh të reja dhe marrëveshje të ndryshme financiare me bankat islamike dhe fondet saudite.
Kjo odise u zgjat 16 vjet. Nga 38 dhe 63 milionë dollarë të lotit të parë dhe të dytë, kostoja gati u dyfishua: 74 milionë për lotin e parë dhe 95 milionë për të dytin. Loti i tretë, i paplanifikuar në projektin fillestar, solli nevojën për kredi tjetër.
Totali shkoi mbi 235 milionë dollarë nga financimet e huaja. Deputetë të opozitës kanë thënë se në total shifra i afrohet 260 milionë eurove. Në këtë pikë, paratë e taksave kalojnë në një nivel shpërdorimi të frikshëm.
260 milionë euro për 43.4 km rrugë do të thotë rreth 6 milionë euro për kilometër.Ministrja Belinda Balluku, në ditën e inaugurimit në shtator, deklaroi se projekti i vjetër ishte “i nisur gabim”, madje “indiferent ndaj gjeologjisë së zonës”.
Kryeministri Rama e plotësoi: “Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar, sepse u nis mbrapsht.” Fjalët dukej se shërbenin si justifikim për vonesën dhe koston. Por shembja dy muaj më pas e kthen këtë në një aferë të dyshuar korrupsioni, pasi nuk është e vetmja vepër nën vargun e kritikave që lidhet me institucionet që drejtoi Balluku. Skandalet e shumta kulmojnë me tunelin e Llogarasë, ku prokuroria dokumentoi komunikime të ndërsjella dhe ndërhyrje të paligjshme në tenderime.
Reagimet politike
Screenshot
Nga PD reagoi deputeti Ivi Kaso. Ai e cilësoi ngjarjen si një tjetër aferë që kërkon hetim të menjëhershëm dhe shkroi se: “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës–Qafë Plloçë… kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard.” Dhe më tej: “Kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme.”
Edhe Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, udhëtoi vetë drejt zonës dhe theksoi se problemi nuk është moti, por mënyra sesi jepen tenderat. Në videon e tij ai deklaroi: “Kur tenderat bëhen me telefon dhe kur përfituesi bëhet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet.” Sipas Lapajt, kjo është shembja e dytë në të njëjtin aks brenda pak javësh, çka për të tregon një problem akoma më të thellë: korrupsion dhe punime jashtë standardeve./Lapsi.al -

“Janë shpifje të qëllimshme”, Këlliçi: Do t’i ndjek në rrugë ligjore! Nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Almer Toska, se ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë.
Këlliçi ka shkruar se e gjithë kjo për të është shpifje dhe se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.
“Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.” – thotë mes të tjerash Këlliçi.
“Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.” – vijon më tej ai. -

Në biseda me Berberin? Reagon Këlliçi: Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare.
Reagimi i plotë:
Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.
-

“Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…”/ Në biseda me Berberin? Reagon ashpër Këlliçi
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare.
Reagimi i plotë:
Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj. -

Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Një tjetër varr monumental korrupsioni prej 260 milion euro
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në njëkonferencë për shtyp, ka reaguar për bllokimin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçkë.
Blushi tha se kjo rrugë është inauguruar 2 muaj më parë nga kryeministri Rama dhe Belinda Balluku, për të cilën është dashur 14 vite për ta ndërtuar me një investim prej 260 milionë eurosh.
Deputeti thotë se çdo rrugë e ndërtuar, është dhe do të mbetet një instrument i grabitjes së taksave të shqiptarëve.
Reagimi i Tedi Blushit.
Shembja dhe bllokimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar tre herë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe e hapur zyrtarisht vetëm 2 muaj më parë, u shndërrua sot në një tjetër provë ulëritëse të korrupsionit me “rrugët e florinjta” që rrëzohen si thes kaste edhe pse ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se kudo në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Nga sot, rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën u deshën 14 vite për t’u ndërtuar dhe që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është një tjetër varr monumental korrupsioni i Edi Ramës, një katastrofë e përsëritur dhe e paralajmëruar që për fatin e mirë edhe kësaj here nuk shkaktoi tragjedi në jetë njerëzish, për qytetarët, shoferët dhe pasagjerët që kalonin aty.
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që ndodh pak kohë pas shembjes së një tjetër rruge të florinjtë si Korçë-Ersekë dhe pas shpërthimit të aferës me Tunelin e Llogarasë, ku Rama-Balluku vodhën 50 milion euro me një të rënë të lapsit dhe 25 milion euro me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, është dëshmia e radhë që veprat ‘madhështore’ të kësaj Qeverie nuk janë autostradat, tunelet apo urat moderne, por vetëm hapja e gropave të zeza dhe të thella të korrupsioni skizofrenik në çdo sektor, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, në shëndetësi dhe në arsim.
Gropa që thellohen e zgjerohen gjithmonë edhe më shumë sa kohë drejtësia hesht dhe mbyll sytë para varreve monumentale të korrupsionit që hap Edi Rama me grabitjen e qindra miliona euro, të cilat duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mësuesit dhe arsimtarët, apo për mbështetjen e sektorit jetik por të nënfinancuar të bujqësisë dhe që përfundojnë për ndërtimin e rrugëve të florinjta që shemben pas çdo shiu.
Sepse çdo rrugë e ndërtuar nga Edi Rama ka qenë dhe mbetet një instrument për të justifikuar grabitjen e taksave të shqiptarëve.
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk do të ndodhte nëse drejtësia do të kishte hetuar dhe zbardhur aferën e rrugës së shembur ende pa u inauguruar Korçë-Ersekë.
Ndaj dhe hetimet e aferës së tunelit të Llogarasë, të përqëndruara vetëm te Belinda Ballaku por jo edhe te Edi Rama, do të thotë se rrugë e vepra të tjera në infrastrukturë pritet të kenë të njëjtin fat.
Në këtë regjim, ku prioriteti i vetëm është korrupsioni dhe jo interesi publik, Edi Rama është ideatori dhe përfituesi kryesor i çdo afere të përbindshme korruptive.
Ndaj edhe të ngjashmit e Belinda Ballukut vijnë e ikin nga Qeveria, por aferat dhe gjakderdhja financiare vijon, sepse të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë vetëm te një emër: Edi Rama.
Pa hetuar dhe pa marrë të pandehur Edi Ramën askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë vend ka drejtësi të pavarur, madje edhe nëse kjo mund të ndodhë sërish do të jetë vonë.
Në çdo vend tjetër, drejtësia do t’i kishte hedhur çelësat në det, një kryeministri që vjedh ditën për diell dhe pa maska, me rrugë të florinjta që shemben ose para ose pak muaj pas inaugurimit, por që ende vijon të jetë i lirë edhe pse sot ka një kabinet në liri dhe një kabinet në burg.
Shqiptarët meritojnë drejtësi për vjedhjen e qindra miliona eurove dhe drejtësi do të nisë vetëm kur Edi Rama të merret i pandehur. -

“Inauguruar 3 herë, bllokohet sërish – Kaso: Skandal që duhet hetuar urgjent”
Pas bllokimit të aksit Qukës-Qafë Plloçë dy muaj pas inagurimit, deputeti demokrat Ivi Kaso thotë se ky aks është afera e radhës e Ballukut që duhet hetuar.
Në një postimi në rrjete sociale, Kaso ka publikuar pamjet e rrugës së bllokuar krahas së cilave shkuan se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht dhe tashmë kjo rrugë nuk ofron asnjë standard.
“Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.
Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard në siguri e në lëvizje.
Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme”, shkruan Kaso. -

Dëmtohet rruga në Bulqizë, bllokohet një nga akset. Banorët: Ndodh sa herë që ka reshje
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në shumë rrugë, jo vetëm ato nacionale, por edhe rrugët rurale në Bulqizë.
Në fshatin Kovashicë, i njësisë administrative Shupenzë, rruga prej rreth 1 km, e cila ishte asfaltuar nga bashkia, ka pësuar rrëshqitje, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Banorët shprehen se kjo rrugë pëson dëmtime sa herë që ka reshje dhe fajësojnë firmën që ka kryer punimet për rehabilitimin e saj, duke u shprehur se punimet nuk janë bërë sipas standardeve të duhura.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, veçanërisht me afrimin e dimrit, që rruga të mos bëhet e pakalueshme.Top Channel
-

Prezencë inertesh në rrugë, bllokohet rruga e vjetër në Qafë Plloçë
Në Qafë Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të inerteve në rrugë.
Edhe pse është një aks jo shumë i frekuentuar pas hapjes së re të rrugës Qukës-Qafë Plloçë përsëri evidentohen lëvizje.
Inerte dhe dhera janë të pranishme përgjatë kësaj rruge.
Edhe në rrugën e re Qukës Qafë Plloçë ka shkarje të lehta të dheut në anë të rrugës teksa aktualisht grupet e punës janë në terren.
Gjithashtu në disa zona ka rrëzim të pemëve.