Tag: rrugë

  • Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve

    Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve

    Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.
    Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.

    ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.
    Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.
    “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.
    Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.
    Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.

  • Turistët ankohen për rrugën! Rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së rrugëve

    Turistët ankohen për rrugën! Rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së rrugëve

    Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.

    Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.
    ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.
    Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.
    “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.
    Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.
    Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.

    Top Channel

  • “Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE”, Zhulali: Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike e Berishës

    “Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE”, Zhulali: Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike e Berishës

    Kandidatja e PD-së për Tiranën, Ilda Zhulali në një reagim të saj në rrjetet sociale thekson se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE.
    Sipas Zhulalit ka dy lajme nga Gjermania, koalicioni i ri i qeverisë në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarët e rinj dhe nëse konfirmohet, Johan Wadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman i cili kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit.
    Zhulali nënvizon se Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.
    “Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:
    1- Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarë të rinj.
    2- Nëse konfirmohet, Johan Wadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman. Në Shqipëri, ai njihet si autor i 9 kushteve të Bundestagut, që më pas u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Wadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!
    Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas”, shkruan Zhulali në reagimin e saj.

  • ‘Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE’, Zhulali: Ramës i ka mbetur në dorë vetëm pasaporta biometrike

    ‘Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE’, Zhulali: Ramës i ka mbetur në dorë vetëm pasaporta biometrike

    Pas publikimit të marrëveshjes së re të koalicionit qeverisës në Gjermani, e cila parashikon bllokimin e zgjerimit të Bashkimit Europian deri në një reformë të thellë brenda unionit, ka reaguar kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali.
    Në një postim në rrjetet sociale, Zhulali kritikoi ashpër qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po u “shet” qytetarëve një rrugë të shkurtër drejt BE-së që, sipas saj, nuk ekziston më.
    Postimi i Ilda Zhulalit në Facebook:
    “Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:
    1.Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE përpara se të pranojë anëtarë të rinj.
    2.Nëse konfirmohet, Johan Wadephul do të jetë ministri i ri i Jashtëm gjerman. Ai është i njohur në Shqipëri si autori i 9 kushteve të Bundestagut, që më vonë u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Wadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, si dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!
    Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë vetëm pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.”

  • Marrëveshja e koalicionit gjerman/ Zhulali: S’ka rrugë të shkurtër për në BE…

    Marrëveshja e koalicionit gjerman/ Zhulali: S’ka rrugë të shkurtër për në BE…

    Pas zbulimit të marrëveshjes nga Syri.Net të koalicionit gjerman, ku një ndër pikat kryesore është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit, ka reaguar kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali.

    Në një postim të bërë në rrjete sociale, Zhulali shkruan se tashmë nuk ka më një rrugë të shkurtër për në BE, ashtu sikurse po ‘e shet’ kryeministri Rama.

    Postimi në FB, i kandidates për deputete Ilda Zhulali:

    Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:

    1. Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarë të rinj.

    2. Nëse konfirmohet, Johan Ëadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman. Në Shqipëri, ai njihet si autor i 9 kushteve të Bundestagut, që më pas u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Ëadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!

    Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.

  • Mbante luanin në shtëpi, policia procedon pronarin në Zharrëz, 52-vjeçari: E gjeta në rrugë dhe e rrita, por më ngordhi para një muaji

    Mbante luanin në shtëpi, policia procedon pronarin në Zharrëz, 52-vjeçari: E gjeta në rrugë dhe e rrita, por më ngordhi para një muaji

    Policia ka reaguar sërish në lidhje me videon e publikuan një ditë më parë në rrjetet sociale, të kthyer menjëherë virale, ku shfaqej një luan në ambientet e një shtëpie në Zharrëz të Fierit.

    Policia sqaron se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një luan që kafshon një shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për përcaktimin e përgjegjësisë dhe zbardhjen e rrethanave.
    Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.
    Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.
    Punohet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
     

    Top Channel

  • Belishova vuan për rrugë, për ujë dhe kanalizime. Banorët: Nuk do të votojmë

    Belishova vuan për rrugë, për ujë dhe kanalizime. Banorët: Nuk do të votojmë

    Rruga që të çon drejt fshatit Belishovë në bashkinë e Mallakastrës është tejet e amortizuar. Me përjashtim të disa banorëve që janë rralluar dhe ndonjë punimi në ndonjë banesë, gjithçka tjetër në Belishovë ka mbetur siç ka qenë tre apo katër dekada më parë.
    Përveç rrugës, Belishova vuan edhe mungesën e ujit të pijshëm si dhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza.

    Të mësuar me premtimet boshe gjatë periudhave të fushatave, banorët po shohin mundësinë që të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk marrin zgjidhje për problemet jetike që i shqetësojnë.

  • Brukseli i “hedh në erë” propagandën Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit, s’ka rrugë të shkurtër për…

    Brukseli i “hedh në erë” propagandën Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit, s’ka rrugë të shkurtër për…

    Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt, bashkë me ambicien për të fituar tre të pestat e parlamentit: Shkëmbim batutash dhe tallje me kundërshtarët nga njëra anë dhe premtim për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian nga ana tjetër. Kjo është fushata e katërt radhazi dhe duket se në formë dhe përmbajtje po përsërit dy fushatat e shkuara, në të cilat, politikat identitare dhe sulmet e karakterit personal zëvendësuan premtimet konkrete apo programet e qeverisjes.
    Gjithsesi, fushata e këtij viti duket se mbart një premtim më konkret se sa ajo e vitit 2017, e cila u mbështet në teorinë e tepsisë që duhej t’i mohohej LSI-së dhe t’i jepej PS-së, apo ajo e vitit 2021, e cila mund të përshkruhet, siç e përshkroi në një rast vetë Rama, “përballje personalitetesh dhe jo idesh”. Premtimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian duket se synon të kalërojë një perceptim më të gjerë për një realitet të ri gjeopolitik, përballja mes Evropës dhe Rusisë dhe gatishmërinë e perceptuar të evropianëve për të ndëshkuar Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për sjelljet antievropiane të qeverive të këtyre vendeve përmes shpërblimit, me fonde dhe me premtime për më shumë integrim dhe më shpejt, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi.
    Megjithatë, pas gjithë këtij angazhimi të Ramës për shpejtësi dhe lehtësira, një goditje e fortë nga Brukseli ka shuar çdo iluzion për një rrugë të shkurtër dhe të thjeshtë për në BE.
    Mesazhi i forte nga Brukseli
    Në një konferencë të përbashkët me Ramën në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka theksuar dje një të vërtetë të pamëshirshme që hedh në erë propagandën e Ramës për zgjedhjet e 11 majit. Ajo theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë mundësinë reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por vetëm nëse reformat implementohen me sukses. Kallas bëri të qartë se kjo mundësi është e realizueshme vetëm nëse Shqipëria e bën “detyrën e shtëpisë”, duke filluar me sundimin e ligjit, një nga elementët kyç për çdo shtet që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
    “Shqipëria duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Europian dhe për begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha Kallas, duke nënvizuar se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo gjithashtu shtoi se Bashkimi Europian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është i gatshëm të ndihmojë në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara. “Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara”, tha Kallas, duke theksuar se kjo është mundësia e vetme për të kaluar përtej barrierave të krijuara nga korrupsioni dhe paqartësitë legjislative.
    Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht
    Duke u bazuar në të dhënat e Raporteve të Progresit të Brukselit, është mëse e qartë se Edi Rama në 12 vite pushtet nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE. Në shumicën e rasteve, këto kushte, që janë të detyrueshme dhe të panegociueshme për një vend kandidat, nuk janë vetëm të pashlyeshme nga vullneti i politikës aktuale, por edhe nuk janë implementuar siç duhej. Disa prej këtyre kërkesave janë të mundshme për tu realizuar, por kërkojnë vendosmëri dhe angazhim konkret nga qeveria. Për shembull, ndryshimi i ligjeve për të eliminuar vendimet diskrecionare në prokurimet publike dhe heqja e shpifjes dhe fyerjes nga Kodi Penal janë kushte që mund të arrihen përmes një vullneti politik të shprehur në parlament, dhe që nuk kërkojnë burime financiare të mëdha.
    Por, as këto kërkesa nuk janë realizuar. Për më tepër, disa kushte kërkojnë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, si ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumenj dhe krijimi i infrastrukturës moderne të transportit. Këto janë kërkesa që kërkojnë angazhim afatgjatë dhe burime ekonomike të konsiderueshme, të cilat aktualisht nuk janë të disponueshme për shkak të menaxhimit të dobët të financave të shtetit dhe korrupsionit që mbizotëron. Pra integrimi do kohë dhe nuk mund të arrihet sipas dëshirave të Ramës. BE ia bëri të qartë se s’ka rrugë të shkurtër për në BE pa plotësuar reformat.

  • Kryebashkiaku Llatja: Një rrugë e re me standarde po lidh Elbasanin urban me natyrën e Krastës

    Kryebashkiaku Llatja: Një rrugë e re me standarde po lidh Elbasanin urban me natyrën e Krastës

    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, inspektoi nga afër punimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, një investim i rëndësishëm që po merr formë dita-ditës dhe që pritet të ndryshojë ndjeshëm qarkullimin dhe pamjen urbane të qytetit.
    Me trotuare të reja, ndriçim modern dhe korsi të dedikuara për biçikleta, kjo rrugë po lidh lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin dhe më tej me Koridorin VIII, duke sjellë një alternativë të re qarkullimi për banorët dhe një pamje mbresëlënëse përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin. Punimet kanë avancuar me ritme të mira edhe në pjesën lumore të rrugës, ku aktualisht janë përfunduar rreth 75 përqind e punimeve me të gjitha elementët e një rruge me standarde të larta.

    E njohur ndryshe edhe si “rruga e Krastës”, ky aks rrugor përveçse shërben si lidhje funksionale mes lagjeve, është edhe një rrugë panoramike që i shërben qytetarëve që frekuentojnë zonën e Krastës për sporte dhe rekreacion në natyrë. Rruga është konceptuar me dy korsi, korsi të veçantë për biçikleta, trotuare të gjera dhe ndriçim, duke e kthyer në një hapësirë moderne e të aksesueshme për të gjithë.
    Ky investim u cilësua nga kryetari Llatja si një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin urban të Elbasanit. “Gjatë gjithë kohës kjo rrugë ka qenë thjesht një vijë në hartë, ndërsa sot po bëhet realitet. Me përfundimin e saj, qytetit tonë i shtohet një unazë e re, një rrugë e brendshme që nuk është vetëm panoramike, por ka edhe potencial të madh zhvillimi për të gjithë zonën përreth. Fatmirësisht, një pjesë e banorëve nuk do kenë më nevojë të përdorin Koridorin VIII për të hyrë në qytet,” u shpreh ai.
    Aksi “Gjergj Arianiti”, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, po ndërtohet nga e para dhe do të vijojë më tej me segmentin e rrugës “Behxhet Hyti”, nga ura e Lizës deri tek ish-frigoriferi i Elbasanit. Investime të tilla rrugore janë pjesë e strategjisë së bashkisë për të përmirësuar lëvizshmërinë në qytet dhe për të ndërtuar infrastrukturë moderne në funksion të qytetarëve. “Në përfundim të këtij projekti, si dhe të urës së Bushekut që është pjesë e Koridorit VIII, kjo zonë e Elbasanit pritet të kthehet në një pikë me potencial të lartë zhvillimi”, tha Llatja.

  • Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin

    Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin

    Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim

    Kryedemokrati Sali Berisha është zotuar para PPE-së, për zero tolerancë ndaj krimit.

    Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, kryetari i PD, Sali Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi.

    Sipas Berishës, transkriptet e grupeve kriminale tregojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit dhe politikës

    Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur’, theksoi Berisha.

    Tolerancë zero ndaj krimit.

    Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim.

    Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro.

    Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë.

    Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.

    Mijëra shqiptarë humbën punën.

    1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës.

    Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.

    Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit.

    Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.

    Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

    Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.

    Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën.