Tag: rrugë

  • “Rrugë luksi” në letra, katastrofë në terren: Bilanci i errët i Ballukut

    “Rrugë luksi” në letra, katastrofë në terren: Bilanci i errët i Ballukut

    Shembjet e rrugëve të sapoinauguruara po ekspozojnë realitetin e projekteve më të kushtueshme të qeverisë. Nga Qukës–Qafë Plloçë te Korçë–Ersekë, te Rruga e Arbrit dhe tek autostrada Thumanë – Kashar, tejkalimet buxhetore, vonesat dhe punimet me cilësi të dobët janë kthyer në kryefjalë të investimeve infrastrukturore.
    Kur erdhi në pushtet, Kryeministri Rama premtoi se qeverisja e tij nuk do ndalej vetëm në hedhjen e “buxhetit” të shtetit vetëm për rrugët, por përgjatë këtyre tre mandateve edhe ai, njësoj si paraardhësit e tij, u fokusua tek akset rrugore.
    Rrugë të kushtueshme, që marrin kohë për t’u ndërtuar, por pa cilësi dhe shemben me një të “rënë të lapsit”.
    Shembja e lotit 3, segmentit më të kushtueshëm të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm pak javë pas inaugurimit, nxjorri në pah problematikat se si po ndërtohen këto akse.
    Nga tendera të fryrë në numra, tek alarmi i materialeve që përdoren, te kohëzgjatja e përfundimit të punimeve, dëshmjonë qartë abuzimet me këto investime.

    Ne viti 2014 kur Parlamenti miratoi marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës.
    Pas këtij momenti nis ecejakja që “përfundon” 11 vjet më vonë, me një pirg betoni në mes të rrugës.
    Rruga Qukës–Qafë Plloçë u tenderua e ndarë në tre lote. (Praktikë e parë edhe tek Unaza e Madhe, shqetësim që e kanë ngritur ekspertët: përse një aks ka nevojë të fragmentarizohet?)
    Loti 3, i cili përfshinte një gjatësi totale prej 9.5 kilometrash, fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 25 milionë dollarë. Por kjo shumë, çuditërisht, nuk mjaftoi, ndaj u shtuan edhe 25 milionë të tjerë, duke përfunduar në afro 50 milionë vetëm për këtë lot.
    Histori të ngjashme me lëvizje të vazhdueshme buxhetesh ka patur edhe përgjatë loteve të tjera. Bilanci i kësaj rruge, vetëm për 43 kilometra, është plot 260 milionë Euro.
    Nga projektimi te përfundimi mori afro një dekadë e gjysëm. Por një muaj pas inaugurimit, me valle e kërcim nga Kryeministri Rama dhe Zv.Kryeministrja Balluku, ky aks u shemb. Mjaftoi vetëm një shi i fortë.
    Kjo shembje ishte paralajmëruar nga KLSH, e cila vinte në pah se ndërtimi i kësaj rruge ishte bërë pa patur në konsideratë formën e saj, zgjerimet apo mbrojtjet nga rrëshqitja e dherave.
    Një tjetër rrugë problematike është ajo e Korçë–Ersekë, ku një vit më parë pati rrëshkitje dherash dhe krisje të saj. Edhe pas motit të keq, kjo rrugë ka dhënë shenja përkeqësimi dhe dëmtimi.
    Vlera e ndërtimit të saj është po ashtu e lartë. Ndërtimi ka kushtuar 80 milionë Euro, ndërkohë që çështja e tenderimit dhe ndërtimit të këtij segmenti është aktualisht nën hetim nga SPAK.
    Rruga Korçë–Ersekë është gjithsej 35 kilometra e gjatë, me vetëm një korsi për drejtim. Ndërtimi i aksit u nda, si gjithmonë, në lote. Loti i parë me gjatësi 18 kilometrash. Rruga Korçë–Ersekë duhej të përfundonte në qershor të 2023. Por afati u shty me një vit, për shkak se ky aks nuk priti inaugurimin për t’u shembur.
    Akse të tjera gjithashtu janë problematike, të papërfunduara dhe me fatura të majme.
    Aksi Thumanë–Kashar, me një kosto prej 330 milionë Euro, është një rrezik i theksuar për përdoruesit, e papërfunduar, me hyrje-dalje të papërfunduara për kamionët e disa lavatriçeve betoni përgjatë saj, me një daljë të ngushtë dhe të sajuar për tu lidhur me aksin e vjetër drejt Fushë-Krujës pas protestave të banorëve, mban ujë të konsiderueshëm në sipërfaqe, ka disnivelim në afërsinë e të gjithë urave, të cilat “hedhin makinat në ajër”, mungesë të theksuar të shesheve të shërbimit/pushimit sipas standardeve të një autostrade evropiane, dhe një sërë problematikash të tjera.
    Në të njëjtën situatë ndodhet edhe rruga e Arbrit, një rrugë që duket se është “destinuar” të mos përfundojë asnjëherë, por të marrë pjesë nga buxheti përherë, përgjatë të cilës rrëshkitjet e dherave janë kthyer në një fenomen të zakonshëm.
    Në fillim të mandatit të tij të parë, Kyeministri kritikonte paraardhësin e tij dhe thoshte se “sot në vitin 2013, Shqipëria nuk ka asnjë metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas standardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian.” Dhe megjithatë, edhe pas 15 vjetësh standardet janë shumë të mira në kontrata, por shumë larg realitetit të asfaltit që hedhim në këto akse, apo standardit të premtuar nga Kryeministri më shumë se një dekadë më parë./ ACQJ

  • Llogara-Palasë/ ‘Përdoreni këtë rrugë aq panoramike’, Meta: Tuneli i pasigurt i Ballukut u bë me korrupsion skizofrenik

    Llogara-Palasë/ ‘Përdoreni këtë rrugë aq panoramike’, Meta: Tuneli i pasigurt i Ballukut u bë me korrupsion skizofrenik

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Ilir Meta ka kujtuar ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë me forcat e xhenjos përpara 25 vitesh, gjatë kohës që ishte kryeministër.
    Meta thekson se kjo rrugë e ndërtuar në kohë rekord, dha nzhvillim ekonomik e turistik bregdetit të jugut.
    Sakaq, fton të gjithë qytetarët ta përdorin këtë aks panoramik dhe të evitojnë deri në kolaudim Tunelin e Llogarasë, ndërtuar me çmime skizofrenike korrupsioni.
    Postimi i Metës:
    Në 25-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë (4 nëntor 2000 – 26 prill 2001), kujtoj me mirënjohje dhe përshëndes të gjithë ekipin e batalionit të xhenjos të Forcave të Armatosura, që me kontributin historik dhe sakrificat e tyre realizuan një investim të paharrueshëm duke u hapur për herë të parë një rrugë shprese e zhvillimi turistik dhe ekonomik perlave të bregdetit të Jugut, nga Dhërmiu, Jala, Vunoi, Himara e deri në Sarandë.
    Me këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që për arsye sigurie, deri në kolaudimin e Tunelit të Llogarasë të vazhdojnë të përdorin këtë rrugë aq të bukur panoramike dhe njëherazi shumë të sigurtë, që u ndërtua me kontributin e ushtrisë dhe me kosto minimale për taksat e shqiptarëve.
    Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë.

  • Nga 12 mijë euro në 20 mln për km/ Blushi: Ja si po ‘zhvaten’ taksat e shqiptarëve me rrugët e Ramës

    Nga 12 mijë euro në 20 mln për km/ Blushi: Ja si po ‘zhvaten’ taksat e shqiptarëve me rrugët e Ramës

    Shembja e një pjese të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloç, një investim prej 260 milionë eurosh i inauguruar vetëm dy muaj më parë, ka rihapur debatin mbi cilësinë e punimeve dhe kostot e larta të infrastrukturës në vend.

    Ngjarja, e cila rrezikoi jetën e kalimtarëve, cilësohet si dëshmi e një “industrie vjedhjeje dhe shpërdorimi barbar të taksave të shqiptarëve”.

    I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi theksoi se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një sage dështimesh të paralajmëruara.

    Blushi u shpreh se denoncimet për punime skandaloze, si në rastin e rrugës Korçë-Ersekë apo Kardhiq-Delvinë, janë bërë publikisht edhe më herët. Këto rrugë, të cilësuara si “të florinjta”, po dështojnë të rezistojnë as dy muaj, ndryshe nga premtimet.

    Në qendër të akuzave qëndron një krahasim drastik i kostove.

    Rruga Llogara-Palasë, e ndërtuar në vitet 2000 në një terren tejet të vështirë malor, theksohet se ka kushtuar afërsisht 12,000 euro për kilometër. Ky projekt, rreth 18 kilometra i gjatë, u realizua për vetëm gjashtë muaj dhe i ka rezistuar kohës për më shumë se dy dekada.

    Blushi: Në fakt nuk është shiu ai që nxori në pah korrupsionin, tragjeditë me dhe atë çfarë pritej të ndodhte me rrugët e florinjta të Edi Ramës. Në fakt është paralajmëruar vite më parë. Të mos harrojmë që vetë presidenti i Partisë së Lirisë, zoti Meta, rreth një javë para se të shembej rruga Korçë-Ersekë, denoncoi punimet skandaloze jo vetëm të asaj rruge, por edhe të rrugës së Kardhiq-Delvinë. Në fakt, nuk është asgjë tjetër veçse përdorimi i infrastrukturës nga Edi Rama për ta shndërruar atë në një industri të vjedhjes dhe shpërdorimit barbar të taksave të shqiptarëve.

    Unë sot jo më kot solla një shembull pra ndërtimin e një prej rrugëve ëh më të sigurta, më të forta dhe më më të bukura të Shqipërisë, ëh rrugën Llogara-Palasë, e ndërtuar nga qeveria e kryeministrit Meta në vitet ëh 2000, një rrugë e cila, sikundër e dinë të gjithë shqiptarët, kalon nëpër një terren shumë të vështirë malor dhe hapja e së cilës do të donte që çdo centimetër shkëmb të punohej apo të të të shkatërrohej për t’i mundësuar hapjen e saj. Një rrugë e cila është diku rreth 18 kilometra, por që në atë kohë i kushtoi buxhetit të shtetit vetëm 22 milionë lekë dhe këtu pa llogaritur ëh asfaltin.

    Pra, afërsisht me kursin e sotëm, 1 kilometër i rrugës Llogara-Palasë, i ndërtuar në vitet 2000 dhe vetëm, dua ta theksoj dhe këtë fakt, për vetëm gjashtë muaj, ëh është ndërtuar me një kosto që sot do të dukej qesharake, rreth 12.000 euro kilometri dhe krahasuar me rrugët e florinjta të Edi Ramës, të cilat jo 25 vjet, por as dy muaj nuk nuk i rezistojnë dot edhe shiut të parë, ëh rrugë të cilat janë ndërtuar tej çdo parashikimi të mundshëm me një kosto marramendëse që variojnë nga 6 milionë euro deri në 20 milionë euro kilometri, apo pesë deri në gjashtë herë krahasuar me koston e rrugëve që ndërtohen në vendet e rajonit apo të Bashkimit Europian. Nuk është vetëm rruga Qukës-Qafë Plloç, mos të harrojmë shembjen si shtëpi kashte të rrugës Korçë-Ersekë e cila i kushtoi shqiptarëve gjithashtu jo pak, por 80 milionë euro.

    Pa llogaritur më pas rrugën Kardhiq-Delvinë, e cila gjithashtu u shemb në një pjesë të aksit të saj në hyrje të tunelit të Skërficës. Pa harruar rrugën e Arbit, e cila vetëm shembet dhe duket sikur nuk ndërtohet kurrë. Pra, janë të gjithë këto kryevepra ëh korrupsioni në fakt, dhe jo infrastrukture, me të cilat Edi Rama në fakt nuk se krenohet se ka bërë një investim në funksion të interesit publik, por janë thjesht dhe vetëm vepra të cilat shfrytëzohen prej tij si një mjet për të zhvatur në mënyrë barbare taksat e shqiptarëve, sepse nuk shpjegohet ndryshe që një rrugë si ajo Llogara-Palasë, e ndërtuar 25 vite më parë me një kosto shumë qesharake dhe në kushte tejet të vështira, jo vetëm të terrenit, por edhe të kohës në të cilën është ndërtuar, pra nga data 4 nëntor deri në të vitit 2000 deri në 26 prill të vitit 2001, një rrugë e cila i ka rezistuar kohës. Pa pa harruar edhe shumë rrugë të tjera të ndërtuara në vitet 2000 siç është rruga Korçë-Kapshticë, e cila në asnjë segment të saj nuk ka lëvizur centimetri.

  • ‘Dikur ndërtonim një kilometër rrugë me 12 mijë euro’, Blushi: Sot ndërtojmë kilometra “të florinjtë” që shemben

    ‘Dikur ndërtonim një kilometër rrugë me 12 mijë euro’, Blushi: Sot ndërtojmë kilometra “të florinjtë” që shemben

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një deklaratë përmes, të cilës denoncon vjedhjet dhe punimet pa cilësi nga qeveria Rama.
    Blushi ka bërë një krahasim mes ndërtimeve të rrugëve gjatë qeverisë Rama dhe te qeverisë Meta, kur ka qenë në pushtet dy dekada më parë.
    Deklarata e plotë
    “Të gjitha rrugët e ndërtuara nga qeveria Meta sot janë në gjendje shumë të mirë”- Blushi: , asnjë centimetër nuk ka lëvizur dhe vijojnë të jenë të sigurta dhe cilësore edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndërtimi i tyre.
    Blushi: Në fillim të viteve 2000, kur Ilir Meta ishte Kryeministër i Shqipërisë, Qeveria arriti të ndërtonte vepra publike madhështore, të cilat pavarësisht kushteve ekstreme të terrenit dhe teknologjisë së kufizuar të kohës, rezultojnë sot, 25 vite më vonë, shumë më të qëndrueshme, tepër cilësore dhe me kosto nga 500 qindra deri në 1600 herë më të lira.
    Të gjitha rrugët e ndërtuara nga Qeveria Meta sot janë në gjendje shumë të mirë, asnjë centimetër nuk ka lëvizur dhe vijojnë të jenë të sigurta dhe cilësore edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndërtimi i tyre.Shembulli më i qartë është rruga Llogara–Palasë, një nga akset më të bukur të vendit, me pamje spektakolare dhe, që për sa kohë Tuneli i Llogarasë ende nuk është kolauduar, mbetet e vetmja rrugë e sigurtë që lidh Vlorën me gjithë zonat turistike të jugut: Palasën, Dhërmiun, Jalën, Himarën e më tej.Një aks 18 km i ndërtuar në një nga terrenet më të vështira të Shqipërisë, ku çdo centimetër kërkonte shpim shkëmbi, prerje faqesh dhe mbrojtje kundër rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.Megjithatë, kjo vepër kolosale, u ndërtua në vetëm 6 muaj, nga 4 nëntori 2000 deri më 26 prill 2001, në kushte të acarta dimri, nga brigadat xheniere të Forcave të Armatosura, me një kosto vetëm 22 milion lekë (pa asfalt), që me kursin e sotëm përkthehet në rreth 12 mijë euro për kilometër.Faktet flasin qartë, edhe pas 25 vitesh, kjo rruga Llogara-Palasë e ndërtuar nga Kryeministri Meta nuk është çarë, nuk është deformuar, nuk i është lëkundur asnjë centimetër asfalti.Një vepër madhështore e ndërtuar me cilësi, profesionalizëm, përgjegjësi dhe efikasitet të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha me kosto simbolike.Sot, ndonëse buxhetet janë shumëfish më të mëdha, teknologjia më e avancuar dhe kapacitetet më të fuqishme, realiteti është krejt tjetër.Mjafton të shohim aksin Qukës–Qafë Plloçë, një rrugë 43 km, në terren më të butë se Llogara–Palasë, me një kosto totale rreth 260 milion euro, pra 6 milion euro për kilometer, e cila u shemb vetëm dy muaj pas inaugurimit.
    Dhe kontrasti bëhet edhe më i thellë kur kujtojmë se kjo vepër nuk u ndërtua në 6 muaj si Llogara-Palasë, por u zvarrit për 14 vite, për t’u shembur pas vetëm 60 ditësh.Dikur ndërtonim një kilometër rruge me 12 mijë euro dhe ai qëndron edhe sot.Sot ndërtojmë kilometra “të florinjtë”, 500 deri në 1600 herë më të shtrenjtë, me 6 deri në 20 milion euro për kilometër, dhe ato shemben si thes kashte: Qukës–Qafë Plloçë me 260 milion euro, Korçë–Ersekë me 80 milion euro, Kardhiq–Delvinë me 146 milion euro, pa harruar Unazën e florinjtë të Tiranës që ka thithur qindra milion euro, ende nuk është funksionale plotësisht dhe që përmbytet sa herë bie shi.Dikur një rrugë në terren të vështirë, si Llogara-Palasë ndërtohej në 6 muaj dhe zgjaste 25 vite, sot një rrugë si Korçë-Ersekë apo Qukës-Qafë Plloë që ndërtohet për 14 vite, shembet për 2 muaj.Dikur prioritet ishte cilësia dhe siguria e qytetarëve. Sot prioritet janë faturat e fryra dhe vjedhja sistematike e taksave të shqiptarëve. Dikur punohej me ndershmëri dhe efikasitet. Sot çdo projekt infrastrukture me kosto të tejfryra shërben si instrument i Edi Ramës për të vjedhur fondet publike. Problemi nuk është tek një ministër apo një ish-Zv/Kryministre si Belinda Balluku.
    Problemi është modeli i qeverisjes më të korruptuar të kontinentit, një model që ka shndërruar ndërtimin në industri të shpërdorimit dhe pasurimit të paligjshëm, ku çdo aferë, çdo projekt dhe çdo kontratë koncesionare mbart të njëjtin emër dhe të njëjtin përfitues, Edi Ramën.
    Prandaj rrugët e florinjta vazhdojnë dhe do të vazhdojnë të ndërtohen, pavarësisht largimeve në kabinet apo marrjes së pandehur të Belinda Ballukut, sepse në çdo aferë madhore infrastrukturore, nga Tuneli i Llogarasë deri te inceneratorët që nuk ekzistojnë, përgjegjësi dhe përfitues kryesor është një i vetëm, Edi Rama.
    Ndërkohë që qindra milion euro derdhen për PPP-të, koncesionet dhe tenderat e dyshimtë, pensionet rriten vetëm me 60 lekë në ditë në qytet dhe 20 lekë në fshat; ndërkohë që paguhen 90 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë të Tiranës, 95 mijë euro për dy tigrat rrangallë nga Bangladeshi që nuk prodhojnë energji, dhe qindra milion euro që avullojnë për shërbime që nuk kryhen dhe kur ndërkohë edhe sot mijëra familje shqiptare, nga Veriu në Jug, janë zgjuar nën ujë dhe nën qiell të hapur, me shtëpi dhe pasuri të shkatërruara dhe të braktisur nga Qeveria, Kryeministri i së cilës pa të udhës që më mirë të ndiqte ditët e modës në Katar se sa t’i printe shtabit të emergjencave civile.
    Nëse drejtësia nuk guxon të prekë më të fuqishmin e aferave, çdo tjetër marrje e pandehur është vetëm fasadë.
    Vetëm hetimi dhe marrja e pandehur e kreut të qeverisë mund të ndalë gjakderdhjen financiare të shtetit dhe të kthejë fondet publike aty ku u takojnë të shkojnë: pensioneve, pagave, bujqësisë, shëndetësisë dhe arsimit.
    Vetëm kur drejtësia të guxojë të marrë të pandehur Edi Ramën, atëherë mund të thuhet se kemi drejtësi, edhe pse edhe atëherë sërish do të jetë shumë vonë sepse dëmet janë të parikuperueshme dhe kosto shumë të rënda për popullin më të varfër dhe më të vjedhur të Europës.

  • ‘PD në rrugë të gabuar’, Hasimja: Humbi shansin për të fituar besueshmëri para elektoratit

    ‘PD në rrugë të gabuar’, Hasimja: Humbi shansin për të fituar besueshmëri para elektoratit

    Politologu Ermal Hasimja komentoi sot situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, si partia më e madhe opozitare në vend.
    Në një dalje televizive, Hasimja u shpreh se nga ana strategjike, PD është në rrugën e gabuar pas bashkimit me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.
    Hasimja foli edhe mbi drejtimin aktual të PD-së nga Sali Berisha, për të cilin tha se është i mbështetur, teksa shtoi se ata që janë kundër tij nuk i kanë gjetur ende një zëvendësues.
    “PD-ja humbi një shans shumë të mirë për të fituar besueshmëri para elektoratit duke u bashkuar me mazhorancën dhe me Ramën për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor, të cilat synonin zhdukjen e partive të vogla.
    Nga njëra anë PD-ja ofrohet si qendër gravitacioni për bashkimin e opozitës, ndërkohë nga ana tjetër sillet ndryshe, dhe kjo është problem i madh për këtë parti. Do të kishte fituar shumë pikë partneriteti nëse do të mbante një qëndrim parimor, jo thjesht të mbronte partitë e vogla që përfaqësojnë 150 mijë vota, por mbi të gjitha të provonte para elektoratit shqiptar se ka integritet dhe moral politik.
    Pra është duke dobësuar paradoksalisht edhe vetveten. Nga pikëpamja strategjike, cilido që e ka këshilluar PD-në në këtë rrugë, mendoj se ka menduar gabim.
    Çështja është kjo: a jemi në gjendje si shoqëri dhe opozitë të prodhojmë një kandidat që të arrijë të marrë votat e partive të opozitës dhe të elektoratit gri? PD në këto momente e ka shumë të vështirë të garantojë edhe 100% të votave të veta, jo më të marrë votat e të pavendosurve.
    Nga pikëpamja e legjitimitetit kjo është e drejta e vetë partisë. Ne mund të japim vetëm mendime apo sugjerime, por nuk kanë asnjë lloj vlere. Për aq kohë sa Sali Berisha vazhdon dhe qëndron ende aty, kjo do të thotë se ka mbështetje të fortë. Ata që nuk janë dakord me z. Berisha nuk janë shumicë dhe nuk janë në gjendje ta zëvendësojnë me dikë tjetër”,-tha Hasimja.

  • Balluku e pezulluar/ Korreshi shpjegon procedurat:Nëse Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e GJKKO, i hap rrugë arrestimit

    Balluku e pezulluar/ Korreshi shpjegon procedurat:Nëse Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e GJKKO, i hap rrugë arrestimit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi komentoi vendimin e GJJKO për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Në një intervistë televizive, Korreshi tha se nëse do të ketë një vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, atëherë i hap rrugë Prokurorisë së Posaçme për kërkesën për arrestimin, edhe pse shtoi se nuk beson se kjo të ndodhë.
    “Siç kam besuar se ka pasur edhe atje persona të lidhur fort me partinë e majtë. Ne i lamë i braktisëm të gjithë institucionet. Unë e kam mbështetur, dhe them se kjo është vetëm për një fakt konkret. Kjo që ndodhi u bë rrugës dhe ishte kjo qeveri që e përshëndeti me zotin Berisha, ndërsa pjesa tjetër që del kryeministri bën ankesë në Gjykatë Kushtetuese është lemeri më vete. Për mua, kur ka qenë Berisha e ka kundërshtuar me argumentin se duhet të vinin provat në parlament. Pra qoftë mirë apo keq deputeti nuk është zhveshur nga të gjitha mandatet. Dhe nuk u bë, dhe kjo u bë praktikë gjyqësore dhe tani ta gëzojmë dhe tani nuk ndryshohet. Nëse Gjykata Kushtetuese për mendimin tim i hap rrugë arrestimit, nëse do ketë një vendim pozitiv. Nëse do ketë vendim pozitiv, i hap rrugë kërkesës që do bëjë Prokuroria e Posaçme, për t’i hapur rrugën arrestimit. Nëse ka një element që është vendosur masa e sigurimit sot, pezullimi është sepse ndikon drejtpërdrejt në prova. Nëse GJK do ta lejë në detyrë sepse duhet t’i drejtohet këtij Komisioni, atëherë e vetmja mënyrë që GJKKO, apo Prokuroria e Posaçme është që të kërkojë leje për arrestimin e saj. Të gjitha proceset në Shqipëri për fat të keq zgjasin, “pra i ha mandati” e thënë ndryshe”, tha ndër të tjera ai.

  • Pritë sapo doli nga shtëpia, 3 persona e prisnin Julian Sulën në rrugë. Njëri qëlloi, por se kapi asnjë plumb

    Pritë sapo doli nga shtëpia, 3 persona e prisnin Julian Sulën në rrugë. Njëri qëlloi, por se kapi asnjë plumb

    Elton Qyno – Syri.net

    Tre persona i kanë ngritur pritë Julian Sula në Lushnjë, teksa ai po ecte me makinën e tij, jo të blinduar.

    “Juli i Pashakos”, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ka hipur në automjeti duke ecur në rrugët e qytetit të Lushnjës.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ai ka qënë i vetëm në makinë, ndërsa papritur 3 persona që ndodheshin në rrugë në këmbë kanë qëlluar me automatik, në drejtim të tij.

    Drejt mjetit janë lëshuar rreth 7 plumba por sipas policisë asnjëri prej tyre besohet se nuk e ka prekur Julian Sula.

    “…një plagë që ka në pjesën e këmbës Julian Sula, ndodhet mbi gishtat e këmbës dhe më tepër besohet se e ka dëmtuar kur është larguar me vrap se sa nga plumbat. Megjithatë qartazi këtë pjesë do e caktojë eksperti mjeko-ligjor…”- tha një burim pranë policisë së Lushnjës.

    Aktualisht hetimet janë përqendruar në mbledhjen e të gjitha provave, ndërsa në vendin ku është djegur makina është gjetur arma e krimit një automatik kallashnikov.

    Ende nuk dihet identiteti i tre personave të cilët pas goditjes me armë kanë hipur në një automjet dhe larguar në drejtim të fshatrave të Lushnjës, duke e djegur makinën.

    Ky atentat kriminal lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në vend.

    Ndërkohë sulmi vjen në një kohë kur ende nuk është shuar jehona e atentatit mafioz e vrasjen para derës së aeroportit të Rinasit, të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.

  • Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

    Nga Mero Baze
    Rruga Qukës–Qafë Plloçë është vërtet një projekt ekonomik i gabuar. Nuk është fjala se është i gabuar si lidhje alternative me Korçën, por si projekt inxhinierik. Është një projekt i miratuar nën qeverisjen e Sali Berishës dhe kompanitë janë përzgjedhur nën pushtetin e tij, kryesisht nën lobimin e ish-ministrit të Financave Ritvan Bode, që u pasua me po aq zell nga socialisti i ri më i rëndësishëm i qarkut, Niko Peleshi.
    Projekti inxhinierik i nxituar dhe i përciptë bëri që, ndërkohë që punimet kishin filluar, të kuptohej se lotet nuk lidheshin me njëri-tjetrin dhe duheshin fonde shtesë.
    Tani, meqë Belinda Balluku është në qendër të vëmendjes për shkak të përballjes me drejtësinë, shikoj që i janë turrur të gjithë asaj dhe për këtë projekt. Në këtë projekt Balluku është vrima e fundit e kavallit. Ai ka nisur nga Sokol Olldashi, ka vazhduar me Haxhinaston, Gjiknurin dhe Balluku është ministrja e fundit që ka pasur punë me të. Madje është ministrja që i dha fund një projekti të tmerrshëm që u kthye në gëlltitës fondesh.
    Është pak a shumë si projekti i rrugës Tiranë–Elbasan, që Berisha e mbaroi shpejt e shpejt, pa projekt të saktë inxhinierik, dhe pastaj u deshën 50 milionë euro të stabilizohej rrëshqitja e Krrabës që nuk të lejonte të kaloje, vetëm se rruga ishte kaluar gabimisht në krahun e rrëshqitjes dhe jo përtej lumit.
    Apo si projekti i rrugës Gjirokastër–Tepelenë, që nuk kaloi nga ana e Hormovës por përballë saj, dhe tani, siç e shikoni, rreth 2 km rrugë është e pandërtuar pasi pas çdo shiu rrëzohet një faqe mali në rrugë dhe duhet të zhvendosësh dheun. Është një betejë e humbur me terrenin për shkak të vendimeve politike dhe jo inxhinierike.
    Defekte të tilla janë defekte projektimi, që i kushtojnë pastaj me miliona euro ekonomisë shqiptare. Në rastin e Qukës–Qafë Plloçë kësaj i shtohet edhe kotësia e projektit, i cili mund të ishte zëvendësuar me një rrugë rurale për zonën e Mokrës me një të dhjetën e këtyre shpenzimeve.
    Mbi të gjitha këto projekte nuk dështojnë nga kompanitë ndërtuese. Kompanitë kanë përpara projektin dhe zbatojnë atë. Në rastin konkret, rruga ka kaluar në vendin më të gabuar të mundshëm, në një masiv të përzier mes argjilave, qymyreve dhe shkëmbinjve të copëtuar, që me pak shi kthehen në vullkan balte.
    Ajo rrugë nuk qetësohet më nëse nuk devijohet ose nëse nuk zhduket tërësisht shpati përmes një fondi që do ta bënte edhe më të madhe gropën financiare.
    Po të ishte gabim zbatimi, do ishte dëmi më i lehtë, pasi e zgjidhje me kompaninë ndërtuese. Problemi është tek projektimi i rrugës dhe akoma më keq tek ideja e ndërtimit të saj. Nëse do gjykosh atë, duhet të çosh para drejtësisë dy kryeministrat, Berisha dhe Rama, dhe gjithë ministrat e infrastrukturës që nga 2012 kur ka filluar procedura. Po deshët ta bëni këtë, bëjeni, por të gjithë që flasin janë pjesë e kësaj balte dhe gurëve që na kanë zënë rrugën. Edhe pse në modë këtë javë është të shash Ballukun./ TemA

  • 13 km rrugë u nda në 14 lote”/ Berisha: Hajdutja Balluku rriti kostot e Unazës së Madhe në 450 mln €

    13 km rrugë u nda në 14 lote”/ Berisha: Hajdutja Balluku rriti kostot e Unazës së Madhe në 450 mln €

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Shembja e rrugës “Qukës–Qafë Plloçë/ Nazarko zbardh skandalin: Ja pse ka ndodhur

    Shembja e rrugës “Qukës–Qafë Plloçë/ Nazarko zbardh skandalin: Ja pse ka ndodhur

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë në qarkun e Korçës është dëmtuar pas shirave të fundit, duke nxjerrë në shesh skandalin infrastrukturor dhe ekonomik të ndërtimit të saj jashtë standardeve dhe nën dyshimin për qëllime elektorale dhe abuzimi.
    Romeo Nazarko, inxhinieri që denoncoi ndër të parët këtë tender dhe investim si një projekt jashtë standardeve dhe pa cilësi, ka folur sot për “News 24”
    Inxhinieri thekson se ajo rrugë është e rrezikshme për sigurinë e udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Madje parashikon edhe dëmtime të tjera nga erozionet, për shkak të mungesës së cilësisë.
    “Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të ketë rrëshqitje të tjera. Ai segment është i rerëzikshëm për udhëtarët”, shprehet ai.
    Inxhinieri shpjegon se nëse punimet do ishin bërë me cilësi për atë shumë parash që u harxhua nga buxheti, aksi nuk do ishte shembur. Për këtë shkak segmenti nuk ka kushtet minimale të sigurisë.
    Madje shton se i njëjti fënomen ka ndodhur edhe me rrugën tjetër Korçë-Ersekë, teksa theksoi dukurinë se rrugët janë bërë pa kolaudime, pa ekspertë dhe vetëm janë hedhur para në mënyrë abuzive.
    “E njëjta gjë edhe me Korcë-Ersekë. Janë bërë rrugë pa projekte, pa ekspertë pa kolaudime”, tha ai mes të tjerash.
    Ai shpjegoi dhe anën inxhinierike dhe infrastrukturore, ku rrugën bëhen pa projekte dhe vetëm hidhet asfalte.
    “Rrugët duhen bërë me projekte, nëse bëhen në këtë mënyrë ato janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Ajo përfundoi siç nisi, vetëm me gjurmë e ca fotografime, hap dhe shtro, hap dhe shtro asfalt. Pa bërë asnjë llogari tjetër, se sa mban ajo tokë, a mban mali dhe a ka siguri. Nëse bëhen me projekte, ato nuk shemben. Duhet të bëhet ligji sipas standardeve të BE-së, ndryshe do vazhdojmë kështu, me drejtorët e ARRSH që shkojnë në burg dhe rrugë që prishen”, shpjegoi Nazarko.
    Në fund ai nënvizoi se nuk respektohet ligji për tenderimet.
    “Nuk po respektohet ligji për tenderimet ndaj ndodhin këto. Nëse ai ligj respektohet atëherë edhe rrugët do bëhen më mirë edhe njerëzit nuk arrestohen apo largohen”, përfundoi inxhinieri.