Tag: rruga

  • SYRI TV/ Rruga Pal Ded Bajraktari, në gjendje të mjerueshme, kandidatja Kurpalaj denoncon gjendjen e rrugës

    SYRI TV/ Rruga Pal Ded Bajraktari, në gjendje të mjerueshme, kandidatja Kurpalaj denoncon gjendjen e rrugës

    SYRI TV

    Rruga Pal Ded Bajraktari, e cila shërben si rrugë lidhëse e tre fshatrave mes Kamzës dhe Tiranës, është në gjendje të mjerueshme. Banorët e zonës shprehin shqetësimin se prej shumë vitesh kjo rrugë është e pashtruar dhe u pengon qarkullimin. Gjendja e rrugës së pashtruar është denoncuar edhe nga kandidatja e opozitës Pranvera Kurpalaj.

    Rruga Pal Ded Bajraktari e cila shërben si rrugë lidhëse e tre fshatrave Kasallë, Çerkezë dhe Zgafnor mes Kamzës dhe Tiranës, është në gjendje të mjerueshme. Banorët e zonës, veçanërisht drejtuesit e automjeteve shprehin shqetësimin se prej shumë vitesh kjo rrugë është e pashtruar, duke iu vështirësuar qarkullimin dhe duke iu prishur automjetet. Ata kërkojnë të merren masa për shtrimin e rrugës.

    Gjendja e rrugës së pashtruar është denoncuar edhe nga kandidatja e opozitës Pranvera Kurpalaj, e cila përcolli shqetësimet e banorëve dhe situatën problematike.

    Rruga Pal Ded Bajraktari frekuentohet nga shumë automjete, pasi shërben si rrugë lidhëse mes Kamzës dhe Tiranës, por prej vitesh për të nuk ka pasur asnjë investim.

  • “Rruga europiane, në interes të shqiptarëve”/ Rama: Fokusi është BE-ja dhe pasaporta europiane

    “Rruga europiane, në interes të shqiptarëve”/ Rama: Fokusi është BE-ja dhe pasaporta europiane

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rubrikën “Sy më Sy”. Rama ritheksoi sërish rëndësinë e pasaportës europiane për çdo qytetar shqiptar.
    “Pasaportën europiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusu tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.

  • Shembet rruga e Bukmirës në Mirditë, banorë në protestë: Na kërcënohet jeta!

    Shembet rruga e Bukmirës në Mirditë, banorë në protestë: Na kërcënohet jeta!

    Pamje nga rruga

    MIRDITË- Banorët e zonës së Kaçinarit kanë protestuar sot për shkak të degradimit të rrugës Rrëshen- Bukmirë. Ata protestuan para bashkisë së Mirditës, ku kërkuan ndërhyrje të shpejtë për rikonstruktimin e rrugës, pasi u rrezikohet jeta. Si pasojë e erozionit, rruga ka pësuar shembje të shumta. Banorët kërkojnë që prokuroria të nis hetimet, pasi pretendojnë se janë kryer shkelje gjatë vitit 2018, kur u ndërtua rruga.
    “Rruga është shembur dhe ne rrezikojmë jetën! Kur dalim në punë nuk dimë a kthehemi gjallë. Policia duhet të vije t’i vendose shiritin. Ajo rruge eshte skene krimi. prokuroria te hetoje ish-kryebashkiakun që e mori ne dorezim kete rrugë në 2018”, thanë ata.
    Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi tha se njësia vendore e ka të pamundur te ndërhyje me buxhetin e saj, por do të kryhen disa ndërhyrje të vogla. Rruga rurale Rrëshen-Bukmirë me gjatësi 16 km u ndërtua në vitin 2018 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë. Por, investimi në këtë rrugë është dëmtuar brenda një kohë të shkurtër, duke prekur qindra banorë të kësaj zone./ZËRI

  • Emrat/ Aksident në orët e vona të natës në autostradën Milot-Morinë, makina del nga rruga! Ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

    Emrat/ Aksident në orët e vona të natës në autostradën Milot-Morinë, makina del nga rruga! Ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së martës, me pasojë në jetë njerëzish.

    Rreth orës 23:35, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçarin Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga.
    Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari Festim Gjeta, të dy nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht Kukës.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

    Top Channel

  • Aksident në autostradën Milot-Morinë/ Ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

    Aksident në autostradën Milot-Morinë/ Ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

    Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë mbrëmjen e djeshme.
    Policia njofton se automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
     
    Kukës
    Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
    Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona

    Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona

    Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të së marës në autostradën Milot-Morinë. Bëhet e ditur se një automjet tip “Benz” , i drejtuar nga një 50-vjeçar me iniciale A.K ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari me iniicale F.Gj. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

  • Aksident në orët e vona të natës në autostradën Milot-Morinë, makina del nga rruga! Ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

    Aksident në orët e vona të natës në autostradën Milot-Morinë, makina del nga rruga! Ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së martës, me pasojë në jetë njerëzish.

    Rreth orës 23:35, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga 50-vjeçarin nga Tirana me iniciale A. K., ka dalë nga rruga.
    Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari nga Kukësi me iniciale F. Gj.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

    Top Channel

  • Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga Burrel-Komsi, humb jetën 41-vjeçari

    Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga Burrel-Komsi, humb jetën 41-vjeçari

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi.
    Policia bën me dije se mbrëmje e sotme shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

  • Banorët e Hotit të Ri në protestë: Nëse deri më 11 maj s’rikonstruktohet rruga, bojkotojmë zgjedhjet

    Banorët e Hotit të Ri në protestë: Nëse deri më 11 maj s’rikonstruktohet rruga, bojkotojmë zgjedhjet

    Pamje nga protesta

    SHKODËR- Banorët e lagjes ‘Besëlidhja’ në Hot të Ri në Shkodër kanë dalë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike në zonën ku ata banojnë dhe jetojnë. Gjatë protestës, ata tregojnë se rruga e amotizuar nuk është investuar prej 30 vitesh. Ndaj edhe kanë vendosur kushte.
    Për ta, nëse rruga nuk rikonstruktohet deri më 11 maj, atëherë ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. 
    Pjetër Golfiku: Kjo zonë është e papërkrahur, as me asfalt, as me ujësjellës. Janë dritat përtokë dhe ka rrezik që të mbesi ndonjë fëmijë në korrekt. Si mund të shkojë një fëmijë në shkollë? Ne kemi kërkuar dhe kemi qarë si fëmija, siç qan fëmija për ushqim. Por nuk kemi pasur një “prind” që të thotë ‘kush po qan?’. Ne i jemi drejtuar Bashkisë dhe kryeplakut në çdo kohë. Asnjë nuk shkon në qendër të votimit po nuk u mor me dokument që po fillon rruga. Ne 200 vota kemi. Ne nuk kemi punë me sistemin, por kushtet që i duhen zonës tonë. Është asfalti deri aty dhe e kanë bllokuar. Pse? Taksat i paguajmë, por edhe shteti duhet të investojë.
    Një banor tjetër: Ne kemi 3 probleme. Puna e parë është uji i pijshëm. Është bërë një investim që në 2008. Deri më tani nuk ka asnjë pikë uji. Fshatarët kanë hapur pusa. Puna e dytë është energjia elektrike. Deri tek kryqëzimi i rrugës është punuar mirë, por deri në fund të rrugës është skandaloze. Kemi blerë shtylla private dhe janë edhe 1000 tela sepse janë rrezik për fëmijët e shkollës. Të gjithë e paguajmë energjinë elektrike. Kryesore mbetet rruga. Është skandaloze. Kërkojmë një asfalt. Këta banorë dhe unë nuk jemi për angazhime provizore, ne do marrim masa në qendra votimi. Nëse nuk ka zgjidhje nuk i drejtohemi kutive të votimit.
    Sipas tyre, rruga përshkohet nga 1 mijë banorë çdo ditë, ndaj edhe protestojnë për kushte më të mira./ZËRI

  • Degradohet rruga e ndërtuar nga firma “Gjoka”, qytetari për ZËRI: Çdo javë çojmë mjetet në servise

    Degradohet rruga e ndërtuar nga firma “Gjoka”, qytetari për ZËRI: Çdo javë çojmë mjetet në servise

    Pamje nga rruga

    ELBASAN- Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “ZËRI-t”. Një qytetar ka sjellë pamje nga aksi rrugor i amortizuar, Elbasan-Cërrik. Qytetari i cili ka filmuar pamjet nga mjeti i tij, tregon për ZËRI-n se rruga është ndërtuar disa vite më parë, por tani është amortizuar dhe po u dëmton mjetet.

    Pamje nga rruga

    “Gjendja e rrugës është bërë e tillë për shkak se nuk janë përdorur materiale cilësore nga firma ndërtuese, por poshtë rrugës janë hedhur skorje nga metalurgjiku i Elbasanit. Shiheni si është gjendja e saj e shkatërruar e gjitha. Nuk ka filluar sot por që vitin e parë që u ndërtua. Tani ka arritur kulmin dhe po na shkatërron makinat. Çdo javë shkojmë në servise,”-shkruan qytetari për ZËRI-n.

    Sipas të njëjtit person, nga shiu, të gjitha inertet kanë dalë në rrugë për shkak se kanalizimet dhe pusetat u lanë të hapuara nga firma ndërtuese.
    Investimi për 23 km rrugë “Elbasan-Cërrik” kushtoi rreth 8 milion euro. Punimet nga kompania “Gjoka” nisën në vitin 2015 dhe përfunduan në 2017. Por ankesat e banorëve kanë nisur që në vitin 2021 dhe situata ende nuk është rregulluar. Rruga prej 18 kilometrash i shërben dhjetëra fshatrave dhe lidh Elbasanin me tre nga shtatë Bashkitë e këtij qarku./ZËRI