Tag: rrudhat

  • Duke u menduar për bukurinë 

    Duke u menduar për bukurinë 

    Poezi nga Dritëro Agolli

    Përse një shkëmb i ashpër dhe i rrudhur,

    Që deti e godet, si dash, me valë,

    Më duket aq i bukur,

    Ku ndodhet bukuria vallë?

    Më shembëllen me bustin e njeriut,

    Në rrudhat sikur fshihet dhembja e botës,

    Gjëmon në rrudhat breshri dhe veriu 

    Dhe moti shira derdh dhe i fryn shqotës,

    Po shkëmbi rri fisnik si një bari me gunë

    I zhytyr për shelegë në mendime, 

    Që vijnë me këmborë e blegërime.

    1971/KultPlus.com

  • Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

    Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

    Showbiz E Mërkurë, 16 Korrik 2025 17:33
    Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka zgjedhur të jetë e sinqertë dhe transparente me publikun, duke ndarë së fundmi në Instagram detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja e njohur konfirmoi se ka bërë botox në ballë dhe poshtë syve për të reduktuar rrudhat.
    Ajo shtoi gjithashtu se ka realizuar edhe filler në buzë, por theksoi se rezultati ka qenë i natyrshëm, duke ruajtur karakteristikat e saj pa e tepruar. ”Nuk më pëlqejnë rrudhat, nuk më duken me lezet”,-u shpreh Arbana me sinqeritetin që e karakterizon, duke e konsideruar botoxin si një mënyrë për të ruajtur freskinë e fytyrës.

    Ky qëndrim i hapur dhe pa komplekse e ka bërë Arbanën edhe më të afërt me ndjekësit e saj, të cilët vlerësojnë autenticitetin dhe gatishmërinë për të folur për tema që shpesh mbeten tabu në botën e ekranit. Me këtë hap, ajo forcon imazhin e një gruaje të pavarur që kujdeset për veten pa u ndjerë e detyruar të fshihet.

  • Nuk keni hekur gjatë pushimeve? Këto metoda të thjeshta do t’ju ndihmojnë të hiqni rrudhat nga rrobat

    Nuk keni hekur gjatë pushimeve? Këto metoda të thjeshta do t’ju ndihmojnë të hiqni rrudhat nga rrobat

    Në situata kur nuk keni hekurin e rrobave në dorë, nuk duhet të shqetësoheni, ekzistojnë disa metoda efektive për të zbutur rrudhat dhe për t’i dhënë rrobave një pamje më të freskët.

    Një prej tyre është përdorimi i një peshqiri të lagur: Vendosni peshqirin mbi pjesën e rrudhur të rrobës dhe shtypni me duar. Kjo metodë ndihmon për të zbutur rrudhat pa e lagur tepër rrobën.
    Në mungesë të hekurit të rrobave, mund të përdorni edhe hekurin për flokë, por duhet të siguroheni që ai të jetë i pastër dhe jo shumë i nxehtë për të shmangur dëmtimin e materialit. Me hekurin për flokë mund të lëmoni me kujdes pjesët më të vogla të rrobave që kanë rrudha.

    Një tjetër mënyrë efektive është përdorimi i tharëses së flokëve: Vendosni rrobat në një sipërfaqe të sheshtë dhe kaloni tharësen me ajër të nxehtë disa centimetra larg, duke e spërkatur më parë me pak ujë zonën e rrudhur. Lagështia ndihmon në shtrimin më të mirë të fibrave të tekstilit.
    Në rast se përdorni peshqir të lagur për t’i ndihmuar rrobave të shtrihen, kini parasysh që rrobat do të mbeten pak të lagura dhe do t’ju duhet kohë që ato të thahen plotësisht. Pas aplikimit, varni rrobat në një vend të ajrosur për t’u tharë natyrshëm.
    Këto metoda janë zgjidhje praktike dhe të shpejta kur mungon hekuri tradicional dhe dëshironi të shmangni dukjen e rrudhur të rrobave tuaja.

  • Rrudhat nuk Shkaktohen Vetëm Prej Moshës – Cilët Janë Faktorët e Tjerë

    Rrudhat nuk Shkaktohen Vetëm Prej Moshës – Cilët Janë Faktorët e Tjerë

    Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

    Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
    Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.
    Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.
    Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.
    Shkaktarë Të Tjerë Rrethanorë Të Rrudhave
    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.
    Dielli
    Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.
    Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.
    AgroWeb.org ju këshillon se kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.
    Ndotja Mjedisore
    Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.
    Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.
    Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.
    Mungesa e Gjumit
    Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.
    Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.
    Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.
    Stresi
    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.
    Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.
    Sheqeri
    Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.
    Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.
    Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.
    Mimika
    Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.
    Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.
    Duhani
    Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.
    Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm./AgroWeb.org

  • Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës

    Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës

    Sëmundjet kardiovaskulare ose siç quhen ndryshe sëmundjet e zemrës, janë ndër më të frikshmet dhe më të përhapurat në botë.
    Rreziku i prekjes nga ataku, infarkti apo ishemia lidhet drejtpërdrejtë me zemrën dhe trurin, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë i jashtëzakonshëm.
    Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale.
    Sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë.
    Rrudhat në ballë mund të jenë një tregues i fshehtë i problemeve më të mëdha se plakja e lëkurës.
    Ndiqni më poshtë se si t’i kuptoni dhe t’i përktheni ato për të ruajtur shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.
    Çfarë tregojnë rrudhat e ballit
    Sipas një studimi të fundit të prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako sëmundjet kardiovaskulare japin shenja të hershme.
    Këtu futen edhe rrudhat që ju shkaktohen në ballë, pavarësisht atyre që shkaktohen me kalimin e moshës.
    Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, pra ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen më të thella që është dhe lloji i dytë.
    Sa më të thella të jenë rrudhat e ballit aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
    Për të arritur në këtë përfundim, mjekët morën nën studim 3.200 të rritur ndërmjet moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç.

    Këtyre personave iu mat fillimisht thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si rrudha të thella.
    Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit.
    Në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët fillimisht kishin pasur një numër më të lartë të rrudhave dhe thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë.
    Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.
    Përse ndodh kjo
    Sipas mjekëve rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit.
    Kolesteroli i keq në gjak mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës.
    Këto rrudha kur janë shumë të thella, janë shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut.
    Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen dhe plaken para kohe.
    Ekspertët këshillojnë që të kujdeseni gjithnjë për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak.
    Në këtë mënyrë do të mbani larg rreziqe të ndryshme që mund të vijnë prej tij.
    Mundohuni të limitoni yndyrnat e këqija nga dieta juaj e përditshme.
    Pushoni dhe flini të paktën 8 orë dhe largoni stresin.