Tag: rroga

  • Egla Cenos nuk i del rroga, dorëhiqet nga “Skampa”

    Egla Cenos nuk i del rroga, dorëhiqet nga “Skampa”

    Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Egla Ceno shkruan se i është ndaluar rroga, për shkak se ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental. “Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit, 550 lek te vjetra rrogë”-thotë Egla.

    “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua). Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.

    Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë)

    Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër“-shkruan Egla. 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL SYLA: SHTEGU, MONOPATI, SHTEGTARI

  • “Rroga nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike”/ Berisha: Nuk është çudi që të shpërthejë morri dhe zgjebja

    “Rroga nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike”/ Berisha: Nuk është çudi që të shpërthejë morri dhe zgjebja

    Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha duke folur në një konferencë për gazetarët theksoi rrogat minimale që nuk rritet dhe çmimet që janë stratosferike. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët, ndërkohë që rroga e lartë e zyrtarëve është e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për qytetarët e thjeshtë.
    “Por prisni, ka edhe tjetrën. Kjo tabelë, ky grafik, çfarë tregon? Tregon se ndër të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët. Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mijë euro. Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan.
    Por ku është problemi tjetër? Në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk janë rritur, thotë Eurostat- mos dëgjoni gënjeshtrat e edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës- nuk janë rritur thotë, çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja.
    Kush është ai që mund të lajë? Kjo është një çmenduri mo. Në qoftë se ti e shet ilaçin larës me 35 euro… Domethënë, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë. Jo, nuk e dini ju këtë. Kthehemi në vitin 1992.Shqipëria përjetoi epideminë e zgjebes në mbarë vendin. Nuk mund ta blejë ai më. 35 euro për një DASH pluhur.
    Shikoni djathin, e keni tre herë më shtrenjtë se në SHBA. E keni dy herë e gjysmë më shtrenjtë se në Greqi. Po këto janë gjërat më elementare. Pra, rroga minimale mbetet ajo, në një kohë kur të gjitha mjetet e higjienës, të gjitha produktet ushqimore rriten mbi mesataret e çmimeve në BE. Kjo është e vërteta,” tha Berisha.

  • Tabaku: Qeveria thotë se rroga mesatare është 900 euro, por realiteti flet ndryshe

    Tabaku: Qeveria thotë se rroga mesatare është 900 euro, por realiteti flet ndryshe

    Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se në Shqipëri gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale.
    Sipas të dhënave të INSTAT, të cilave ligjvënësja e PD-së iu referua, 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por realiteti flet ndryshe. “Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe. INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë.
    Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj. 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit. Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën—jo për luks, por për jetesë. U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!”, shkroi dje Tabaku.
     

  • Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

    Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por rezliteti flet ndryshe.
    Postimi i plotë

    Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe. INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj.
    40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit.
    Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën—jo për luks, por për jetesë.
    U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!

  • Berisha: Edi Rama i zhyti qytetarët në varfëri! Lamborghini i Noizit nuk është rroga dhe pensione!

    Berisha: Edi Rama i zhyti qytetarët në varfëri! Lamborghini i Noizit nuk është rroga dhe pensione!

    Kryetari i PD, Sali Berisha teksa komentoi ‘luksin’ e shfrenuar të artistëve që po ndjekin Ramën nga pas, siç ishte rasti i Noizy-t në Dibër, nga Peqini tha se makina e tij luksoze, nuk është rroga dhe pensione për qytetarët dhe pensionistët.

    Duke folur në takimin përmbyllës në Peqin, Berisha ndërsa solli në vëmendje garën presidenciale mes Trump dhe Harris në SHBA, njëjtë siç po vepron edhe Rama duke ndjekur shembullin e kandidates amerikane, për të cilin tha se do të marrë përgjigjen e merituar: ‘Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte’.

    Berisha: Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak.

    Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria.

    Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit.

    Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro.

    Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë.

    Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

    Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon.

    Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera.

    Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit.

    Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden.

    Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit.

    I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon.

    Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush.

    Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro.

    Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel.

    Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet.

    Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles.

    Gjen edhe Noizin me Lamborghini.

    Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë?

    Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe?

    Historia ka qenë e hidhur.

    Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte.

    Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë.

    Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona.

    Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit.

    Është ora e vërtetë e tij.

    E mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës, e besimit tek e ardhmja.

    Votoni njishin.

    Të gjithë jeni njisha.

    Rrofshi ju, rroftë Peqini, rroftë Shqipëria!

  • Berisha: Lamborghini i Noizit nuk është rroga dhe pensione!

    Berisha: Lamborghini i Noizit nuk është rroga dhe pensione!

    Kryedemokrati Sali Berisha teksa komentoi ‘luksin’ e shfrenuar të artistëve që po ndjekin Ramën nga pas, siç ishte rasti i Noizy-t në Dibër, nga Peqini tha se makina e tij luksoze, nuk është rroga dhe pensione për qytetarët dhe pensionistët.
    Duke folur në takimin përmbyllës në Peqin, Berisha ndërsa solli në vëmendje garën presidenciale mes Trump dhe Harris në SHBA, njëjtë siç po vepron edhe Rama duke ndjekur shembullin e kandidates amerikane, për të cilin tha se do të marrë përgjigjen e merituar: ‘Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte’.

    ‘Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë. Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët. 11 Maji, është ora e mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës dhe e besimit tek e ardhmja’, u shpreh Berisha.

  • Minimum jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro/ Balliu me banorët në Mëzes-Kodër

    Minimum jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro/ Balliu me banorët në Mëzes-Kodër

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • ‘Në administratë marrin rroga persona që jetojnë në emigracion’, Berisha: Nga 230 mijë paga, 50 mijë vidhen

    ‘Në administratë marrin rroga persona që jetojnë në emigracion’, Berisha: Nga 230 mijë paga, 50 mijë vidhen

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të reja të forta ndaj qeverisë Rama, duke deklaruar se në administratën publike ka mijëra persona që marrin paga pa qenë në Shqipëri dhe se një pjesë e madhe e sistemit është kthyer në një “mafie pagash dhe gjobash”.
    Në një takim me qytetarë, Berisha ka sjellë si shembull rastin e një banori nga lagjja nr. 2, i cili për shkak të kamatëvonesave të energjisë elektrike që datojnë nga viti 2006, ka arritur të ketë një borxh prej 20 milionë lekësh, që do të paguhet deri në vitin 2080 sipas aktmarrëveshjes që i është ofruar.
    “Këta janë një mafie. Kam dëgjuar histori si kjo me dhjetëra. KESH duhet të ketë 1200 punonjës, por ka 2500, sepse aty futen patronazhistët. Ky shtet jep 230 mijë rroga në muaj, nga të cilat 50 mijë janë të vjedhura, sepse ata që figurojnë si punonjës ndodhen jashtë shtetit, në emigracion. Kjo është e provuar 100%,” – u shpreh lideri demokrat.
    Berisha akuzoi gjithashtu bashkitë, duke përmendur Bashkinë e Tiranës si shembull konkret. “Bashkia e Tiranës ka 11 mijë punonjës në bordero. Merrni me mend se çfarë përmasash ka kjo skemë!” – tha ai.
    Këto deklarata vijnë në vazhdën e propozimit të PD për faljen e kamatvonesave në pagesat e energjisë dhe ujit, si një mënyrë për të ndihmuar qytetarët përballë krizës ekonomike, ndërsa Berisha i cilësoi këto skema si shtet grabitqar që ndëshkon qytetarët dhe shpërblen militantët.

  • “Do jemi të parët e rajonit për rroga dhe pensione”/ Berisha: 3 muaj pas ardhjes në qeveri, secili do të marrë 200 euro

    “Do jemi të parët e rajonit për rroga dhe pensione”/ Berisha: 3 muaj pas ardhjes në qeveri, secili do të marrë 200 euro

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistët, ku kritikoi nivelin aktual të pensioneve dhe premtoi rritje të ndjeshme brenda tre muajve nga ardhja në pushtet e PD-së.
    Sipas Berishës, dy të tretat e pensionistëve aktualisht marrin më pak se 200 euro në muaj, një situatë që ai e cilësoi si “varfëri ekstreme”.
    Ai garantoi se nëse PD fiton zgjedhjet, çdo pensionist do të marrë të paktën 200 euro pension minimal, duke u bazuar në llogaritjet e Avokatit të Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
    “2/3 e pensionistëve marrin nën 200 euro pensione. 3 muaj nga ardhja në qeveri e PD-së secili prej tyre do të marrë minimumin jetik prej 200 eurosh. Është e llogaritur nga avokati i popullit dhe organizata ndërkombëtare e punës. Kjo nuk të nxjerr nga varfëria, por të nxjerr nga varfëria ekstreme.Qëllimi është të dalim në krye të rajonit për rroga dhe pensione. Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë rreth nesh që të ketë pasuritë tona, asnjë. Kemi pasuri natyrore të pafundme, kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm, kemi tokë pak, por ndër më pjelloret”, tha ai.

  • ‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo tregon programin e PD: Asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

    ‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo tregon programin e PD: Asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

    Drejtuesi politik i PD, në qarkun Berat, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se varfëria sot në Shqipëri është një rrezik Kombëtar dhe kjo do marrë fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PD.

    Bozdo: Sa më shumë të merremi me Edi Ramën aq më shumë harxhojmë kohë dhe nuk i japim përgjigje pyetjes kryesore apo temës kryesore, çfarë mund të bëjë PD nesër dhe sa reale janë ato që PD deklaron se do bëjnë.

    Programi është i ngritur në një filozofi e cila tenton ti japi një përgjigje shumë të shpejtë brenda 100 ditëve të para disa ndër çështjeve shqetësuese që kanë shqiptarët.

    Dhe problemi kryesor sot në Shqipëri është varfëria.

    Varfëria sot në këtë normë që është, 45% e shqiptarëve konsiderohen të varfër.

    18% e tyre nuk arrijnë dot ti japin fmive të tyre dhe vetes së tyre një vakt të tretë.

    Varfëria sot në Shqipëri është një rrezik kombëtar.

    Kjo gjë merr fund brenda 100 ditëve të para.

    Asnjë pension nën 200 euro që konsiderohet si limiti i varfërisë.

    Të gjitha pensionet me rritje 20%, karta e konsumatorit për ato që janë me rrogë minimale.

    Rroga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.