Tag: rrjeti

  • Aplikacioni Threads kalon në domainin e ri Threads.com

    Aplikacioni Threads kalon në domainin e ri Threads.com

    Instagram Threads, rrjeti social më i ri i Meta dhe konkurrent i drejtpëdrejtë i X, zyrtarisht do të rilokalizojë uebsajtin Threads.net në Threads.com.

    Ky tranzicion do të bëhet së bashku me disa përmirësime që rrisin cilësinë e eksperiencës së përdoruesit për aplikacionin Threads në ueb, përfshirë veçori të cilat janë lehtësisht të aksessueshme si kohështrirjet e personalizuara, postimet e ruajtura dhe pëlqimet, së bashku me mjete të reja për krijimin e kolonave, ngjitjen e postimeve, ri-shpërndarjen dhe gjetjen e krijuesve të prefetuar nga X në Threads.
    Meta fillimisht lançoi rrjetin social në Korrik të 2023 me URL-në Threads.net ndërsa Slack e kishte blerë Threads.com asokohe.

    Në Shtator Meta bleu domainin Threads.com dhe më vonë filloi ridrejtimin e përdoruesve të Threads.com në Threads.net. Duke filluar prej ditës së sotme do të jetë e kundërta, ku përdoruesit e Threads.net do të transferohen në Threads.com.
    Rrjeti social numëron 320 milionë përdorues aktivë. Ribrandimi do ta lejojë platformën të konkurrojë më mirë me rivalin e X. /PCWorld Albanian

  • Rrjeti social më i përdorur në fushatë nga politikanët? Përgjigjet në Quo Vadis ekspertja e IT

    Rrjeti social më i përdorur në fushatë nga politikanët? Përgjigjet në Quo Vadis ekspertja e IT

    Ekspertja e IT, Denisa Kele tha se rrjeti social që po përdoret më shumë nga politikanët në kuadër të fushatës elektorale është “Instagram”.
    Kele, deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt se shumë kandidatë po i përdorin rrjetet sociale për të bërë komedi, duke u kthyer në qesharakë, të cilën ekspertja e quan të turpshme.
    Ndërkohë, u shpreh Denisa Kele se ka edhe kandidatë që po i përdorin mediat sociale për të krijuar profilin e tyre zyrtar.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Sa po angazhohen forcat e reja në mediat sociale?
    Kele: Ka kandidatë që duken qesharakë, të cilët nëpërmjet batutave përpiqen të kthehen në kandidatë të pëlqyer apo të spikasin. Dhe janë shtuar shumë. Është e turpshme, sepse ti pret që një kandidat i ri të sjellë një formë ndryshe, jo të jesh kopje e liderit. Ti mund të jesh duke u bërë qesharak dhe ai angazhim është thjesht sepse njerëzit duan humor. Pastaj ka kandidatë që po i përdorin rrjetet sociale për të krijuar profilin e tyre. Janë dy qasje të ndryshme.
    Borakaj: Duket sikur është një fushatë vetëm online.
    Kele: Nuk mendoj se vetë forcat politike mund t’i kthejnë pëlqimet, “like”-t apo rrjetet sociale në votë. Por rrjetet sociale kanë një kosto shumë më të ulët, për të mos thënë aspak. Politikanët kanë ndjekësit e tyre, modelin e tyre që përpiqen ta kopjojnë.
    Borakaj: Instagrami apo Facebook-u është rrjeti më i përdorur?
    Kele: Instagrami pa diskutim. Facebook-u krijon më shumë një profilin zyrtar. TikTok-u është ai që ka “reach” më të madh. Edhe politikanët janë duke e përdorur TikTok-un.
    /vizionplus.tv

  • Endri Shabani nga ”Nisma Shqipëria Bëhet”: 6 pikat tona, do të prishim rrjetin e merimangës

    Endri Shabani nga ”Nisma Shqipëria Bëhet”: 6 pikat tona, do të prishim rrjetin e merimangës

    Koalicioni ”Nisma Shqipëria Bëhet”, zhvilloi një takim elektoral në zonën e “Ali Demit”. Kryetari Endri Shabani tha se duhet prishur rrjeti i merimangës që ka zaptuar Tiranën dhe Shqipërinë.
    ”Në këtë lagje, kam parë prindërit e mi që thonin Shqipëria si gjithë Europa. Tani edhe më pesimisti nuk e mendon kështu. Po çfarë i mungon Shqipërisë të ishte si Sllovenia apo vendet baltike? Rrjeti i merimangës ka penguar gjithçka. Nuk është një parti, por një rrjet që ka kapur gjithçka, rasti më tipik është Ali Demi. Fijet e krimit dhe të fortëve morën fushën dhe i bën pallate. Këtu ishte tregu elekrik, por erdhi rrjeti i 5D që ndërhyri.

    Si mund ta presim rrjetin e merimangës? Kemi një mision për të marrë 6 nisma. Kemi çuar në burg deputetë e ministra, duam ta shpërbëjmë këtë rrjet me këta nisma.
    1-Në ekonomi do të anulojmë ligjin për kontrata strategjike.
    2-Do të anulojmë e PPP
    3-Vetëm dy mandate dhe largim
    4-Decentralizimi i arsimit, drejtorët me meritokraci jo emërim
    5-Sigurinë shëndetësore, me siguracion ku trajtohen të gjithë
    6-Plan urbanistik me referendum, taksim zero për familjet e reja”,-tha Shabani.

  • ‘Do presim fijet e krimit dhe të fortëve’, Shabani: Një rrjet që ka kapur gjithçka

    ‘Do presim fijet e krimit dhe të fortëve’, Shabani: Një rrjet që ka kapur gjithçka

    Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim elektoral në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku lideri politik i këtij formacioni, Endri Shabani, u shpreh me tone të forta ndaj atij që e cilësoi si “rrjeti i merimangës” që ka kapur jetën politike dhe ekonomike në vend.
    Në fjalën e tij, Shabani tha se Shqipëria nuk është më një vend ku njerëzit besojnë te ndryshimi, ndonëse dikur ëndërronin të bëhej si Europa.
    “Në këtë lagje, kam parë prindërit e mi që thonin ‘Shqipëria si gjithë Europa’. Tani edhe më pesimisti nuk e mendon kështu. Po çfarë i mungon Shqipërisë të ishte si Sllovenia apo vendet baltike? Rrjeti i merimangës ka penguar gjithçka. Nuk është një parti, por një rrjet që ka kapur gjithçka, rasti më tipik është Ali Demi. Fijet e krimit dhe të fortëve morën fushën dhe i bën pallate. Këtu ishte tregu elektrik, por erdhi rrjeti i 5D që ndërhyri.”
    Ai theksoi se mënyra për të përballuar këtë situatë është përmes një platforme të qartë reformash, të cilat synojnë shpërbërjen e rrjetit të klientelizmit dhe korrupsionit në vend. Sipas tij, kjo nisëm do të realizohet përmes gjashtë pikave të propozuara nga koalicioni:

    Anulimi i ligjit për kontratat strategjike, që sipas tij, është përdorur për të favorizuar klientët e pushtetit.
    Anulimi i të gjitha projekteve me Partneritet Publik Privat (PPP).
    Vendosja e kufizimit të mandateve në dy për çdo funksion publik.
    Decentralizimi i arsimit, ku drejtorët të zgjidhen mbi bazën e meritokracisë dhe jo me emërime politike.
    Siguri shëndetësore për të gjithë, përmes një sistemi të siguracioneve që garanton trajtim për çdo qytetar.
    Plan urbanistik me referendum, si dhe taksim zero për familjet e reja.

    Në përfundim të fjalës së tij, Shabani rikujtoi se ky koalicion ka dërguar më parë në burg deputetë dhe ministra, duke nënvizuar përkushtimin për të vijuar këtë betejë me vendosmëri.