Një rrjet i organizuar, i cili kontrabandonte karburant është shkatëruar nga autoritetet greke, të cilat kanë zbuluar se grupi kriminal kishte përfituar mbi 3 milionë euro nga aktivitetet e paligjshme.
Sipas hetimeve, rrjeti funksiononte në tre nivele. Në krye të organizatës ishte një 38-vjeçar i cili ka të njëjtin mbiemër me një anëtar të mafies greke të vrarë disa vite më parë.
Më pas kishte dy nëngrupe, njëri merrej me furnizimin me benzinë për motorët e brendshëm të djegies dhe tjetri me furnizimin me tretës kimikë.
“Themelet” e organizatës
Organizata kishte “baza” në zonat e Atikës, Trikalës dhe Selanikut dhe kishte lidhje me individë të panjohur në Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
Ata importonin tretës kimikë nga Polonia, i përzienin me karburant dhe shisnin naftë pa fatura.
Në një periudhë dy mujore (prill-qershor 2025), u kryen 7 transportime me gjithsej 212,213 litra tretës nga Polonia.
Tretësit më pas u ruajtën përkohësisht në rezervuarë nëntokësorë të vendosur në zonën Mykani të Trikalës.
Gjatë vitit 2025, grupi bleu më shumë se 1.3 milion litra benzinë nga Rumania dhe Bullgaria, duke mashtruar në dokumentet doganore.
Pretendonin se produktet eksportoheshin për një kompani shqiptare, por në realitet benzina mbetej dhe shitej në tregun grek, duke shmangur detyrimet doganore.
Arrestime dhe konfiskime
Në operacion u arrestuan 22 persona, u mbyllën 8 pika karburanti, dhe u sekuestruan:
789,076 euro në para cash
5 vetura, 1 furgon, 15 kamionë, 10 cisterna
154,037 litra naftë, 88,760 litra vaj, 3,500 litra naftë për makina
Programet kompjuterike për manipulim, një revole dhe 46 fishekë









