Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: rrjeti
-

Ndodh puthja mes Klodit dhe Londrimit? Rrjeti shpërthen ndaj momentit
-

Probleme me energjinë në Lezhë/ Rrjeti elektrik i amortizuar, disa fshatra ankohen për ndërprerje të shpeshta
Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, është kthyer në një problem serioz që prej kohësh shqetëson banorët dhe bizneset e zonës.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë, ndërsa situata bëhet me problematike sa here ka reshje shiu apo ere te fortë.
Banorët shprehen se rrjeti i amortizuar dhe mungesa e investimeve ne rrjet sjelle probleme te vazhdueshme ne keto zona
Pavarësisht përpjekjeve të Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë për të mbajtur në funksion linjat ekzistuese, amortizimi i rrjetit ka bërë që defektet të jenë të shpeshta dhe të pashmangshme. Zgjidhja e vetme shihet ndërtimi i një rrjeti të ri elektrik, por ende nuk ka një afat se kur mund të nisë ky investim.Top Channel
-

Lezha në errësirë, rrjeti i amortizuar prej disa orësh lë disa fshatra pa energji
Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, është kthyer në një problem serioz që prej kohësh shqetëson banorët dhe bizneset e zonës.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë, ndërsa situata bëhet me problematike sa here ka reshje shiu apo ere te fortë.
Banorët shprehen se rrjeti i amortizuar dhe mungesa e investimeve ne rrjet sjelle probleme te vazhdueshme ne keto zona
Pavarësisht përpjekjeve të Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë për të mbajtur në funksion linjat ekzistuese, amortizimi i rrjetit ka bërë që defektet të jenë të shpeshta dhe të pashmangshme.
Zgjidhja e vetme shihet ndërtimi i një rrjeti të ri elektrik, por ende nuk ka një afat se kur mund të nisë ky investim. -

Shkatërrohet rrjeti mafioz shqiptar i kokainës në Europë, kapet 3.5 tonë kokainë
Një rrjet ndërkombëtar kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, i lidhur me grupet mafioze “Ndrangheta” dhe “Kamorra”, është çmontuar pas një hetimi të gjerë që përfshiu Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil.
Sipas hetimeve, droga, në vlerë mbi 27 milionë euro, u transportua nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve detarë, duke u shpërndarë në pjesë të ndryshme të Italisë.
Hetuesit përdorën pajisje të sofistikuara të mesazheve të koduara për të identifikuar dhe ndjekur rrjetin, që kishte kontakte direkte me furnizues shqiptarë të kokainës.
Nga operacioni i Guardia di Finanza dhe DDA e Milanos, u ekzekutuan urdhra arresti për 28 të dyshuar, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe tre në arrest shtëpiak. Anëtarët e grupit ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur, e cila nxori, drejtua dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me klanet mafioze italiane.
Hetimi zbuloi gjithashtu përfshirjen e një ndërmjetësi kinez, i cili lehtësoi pagesat për dërgesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit të parave “Fei Ch’ien”.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 kilogramë kokainë, pjesë e 3,5 tonëve të trafikuara nga rrjeti. Hetuesit nënvizuan se bashkëpunimi me Eurojust dhe Europol ishte vendimtar për zbulimin e rrjetit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Rrjeti përdorte teknikën e “grabitjes” për të fshehur drogën brenda kontejnerëve të transportit të ligjshëm, duke e bërë shpërndarjen më të vështirë për autoritetet. -

Arrestohen tre priftërinj, të implikuar edhe shqiptarë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës dhe emigrantëve…
Një operacion i madh policor në Greqi ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merrej me trafik droge dhe emigrantësh të paligjshëm, ku mes të arrestuarve janë edhe tre priftërinj.
Njëri prej tyre, 46 vjeç, dikur prift, model, këngëtar dhe kuzhinier, është akuzuar se ruante dhe shpërndante drogë brenda një kishe në Rrugën Liosion në Athinë. Sipas hetimeve të Agjencisë Kundër Drogës, ai dilte shpesh nga kisha me rrobat e priftit për t’u shitur klientëve kokainë dhe marijuanë.
Në rrjet ishin të përfshirë edhe një grua 52-vjeçare, e cila sipas policisë ishte kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Priftërinjtë kishin rolin e “transportuesve”, por gjithashtu merreshin me ruajtjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Një prift 40-vjeçar u arrestua në Rodos, pasi mori një valixhe që përmbante 2 kilogramë e 188 gramë kokainë, të cilën ia dorëzoi një shqiptari 38-vjeçar.
Ndërkohë, prifti i tretë, 52 vjeç, ndodhet aktualisht në burgun e Komotinit, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai u kap në kilometrin e parë të rrugës kombëtare Kalcha–Siderades në Rodope, duke transportuar gjashtë emigrantë që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 2.2 kilogramë kokainë, 9 kilogramë marijuanë, 4 automjete, si dhe 4,380 euro dhe 24,500 lekë shqiptare. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të mundshme të bandës me grupe të tjera kriminale që operojnë në rajon. -

Shpërthen rrjeti i ujësjellësit, uji kthehet në shatërvan në mes të rrugës
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, aty ku mbrëmjen e sotme ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit pranë rreth rrotullimit të spitalit rajonal. Uji shpërthen si shatërvan duke u ngritur në disa metra lartësi. Kjo ka krijuar një situatë problematike dhe tepër shqetësuese për banorët e zonës.
-

“Kokainë me imazhin e Putinit”, media spanjolle: Goditet rrjeti shqiptar që “përmbyti” Europën me drogë, ja skema si transportohej
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, i drejtuar nga mafia shqiptare, është goditur nga një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile spanjolle. Hetimi, i koduar “Enroque Bal/Manso”, ka zbuluar një strukturë kriminale të sofistikuar që e kishte shndërruar ishullin e Ibizës në një qendër logjistike për trafikun e drogës në Europë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas hetimeve, organizata përdorte Ibizën si pikë grumbullimi për kokainën dhe hashashin që hidhej në det nga anije tregtare që vinin nga Amerika e Jugut dhe Maroku. Droga mblidhej nga skafe të fuqishme, me tre motorë prej 300 kuaj fuqi secili, të pajisura me GPS, të cilat vepronin kryesisht natën për t’iu shmangur patrullave detare. Çdo udhëtim transportonte deri në 750 kilogramë drogë të mbajtur në çanta të zhytura dhe të identifikuara me drita e koordinata të parapërcaktuara. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Pas grumbullimit, ngarkesat ruheshin në struktura të fshehta në Ibiza dhe më pas shpërndaheshin drejt Majorkës, Valencias dhe destinacioneve të tjera evropiane. Hetimi zbuloi se kjo metodë ishte përdorur të paktën 43 herë, duke gjeneruar fitime që kalonin 25 milionë euro.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Në total, autoritetet sekuestruan 687 kilogramë kokainë, 2.500 kilogramë hashash dhe 1.5 milionë euro në para, por hetuesit besojnë se rrjeti kishte trafikuar sasi shumë më të mëdha: mbi 2 tonë kokainë dhe 5.6 tonë hashash vetëm në Majorka.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Një detaj i pazakontë u zbulua gjatë operacionit: disa pako me kokainë kishin të ngjitur fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin, një shenjë karakteristike që përdoret nga rrjetet ndërkombëtare të drogës për të identifikuar origjinën e ngarkesës.Hetimi ka zbuluar se rrjeti i drejtuar nga elementë shqiptarë kishte ngritur një strukturë të ndërlikuar që përfshinte klane nga Mali i Zi dhe Europa Lindore, duke krijuar një linjë direkte trafiku nga Maroku në Ibiza, pa ndërmjetës në gadishullin Iberik. Nga aty, droga shpërndahej përmes klaneve spanjolle Son Banya, La Soledat dhe Corea, për t’u transportuar më pas në Itali, Gjermani dhe Francë.
Rrjeti funksiononte si një kompani logjistike kriminale, me sektorë të veçantë për shpërndarjen, transportin, kontabilitetin dhe pastrimin e parave. Fitimet e mëdha kanalizoheshin përmes blerjes së hoteleve në Majorka, Pamplona dhe Almansa, duke i dhënë aktivitetit kriminal pamjen e një biznesi të ligjshëm turistik.
Në mesin e mbi 100 personave të arrestuar, ndodhen figura me peshë të madhe brenda dhe jashtë sistemit, përfshirë Faustino Nogales, inspektor i Policisë Kombëtare, i akuzuar për rrjedhje informacioni sekret dhe paralajmërim të grupit për operacionin policor. Arrestime u bënë edhe ndaj avokatit Gonzalo Márquez, i konsideruar truri financiar i skemës, si dhe ndaj Milojeviç, një nga drejtuesit kryesorë të rrjetit. Të tre ndodhen aktualisht në burgim parandalues që nga muaji gusht.
Operacioni “Enroque Bal/Manso” konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës në Spanjë. Hetimet kanë nxjerrë në dritë ndikimin dhe përfshirjen e mafias shqiptare në rrjete kriminale ndërkombëtare që shtrihen nga Amerika e Jugut deri në qendër të Europës. Sipas autoriteteve spanjolle, struktura e zbuluar përfaqëson “një nga organizatat më të fuqishme dhe më të organizuara që është zbuluar ndonjëherë në territorin spanjoll”.
-

Skandal në Itali/ Tregtia e fshehtë me të dhëna shtetërore, zbulohet rrjeti i përgjimeve kibernetike që preku figura politike
Prokuroria e Milanos ka zbuluar një nga skandalet më të mëdha të përgjimeve kibernetike në Evropë, duke hedhur dritë mbi një rrjet të organizuar që dyshohet se kishte akses të paligjshëm në bazat kombëtare të të dhënave të Italisë, përfshirë sistemin policor SDI (Sistema di Indagine).
Sipas gazetës Politico, në qendër të hetimeve ndodhet kompania Equalize srl, e themeluar nga ish-karabinieri Carmine Gallo, e cila bashkëpunonte me agjencinë e komunikimit strategjik Mercury Advisors, e lidhur me biznesmenin Enrico Pazzali, ish-drejtues i qendrës së ekspozitave Fondazione Fiera Milano.
Hetimet tregojnë se Gallo dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Nunzio Samuele Calamucci ishin organizatorët e një “shërbimi privat informacioni”, që përmes lidhjeve në strukturat shtetërore siguronin kode hyrjeje në sisteme të mbyllura të sigurisë. Përmes këtyre hyrjeve, rrjeti dyshohet se ka shkarkuar qindra mijëra dosje me të dhëna ekonomike, tatimore dhe mjekësore të figurave publike, të cilat më pas shiteshin kompanive, lobistëve apo aktorëve politikë për qëllime ekonomike, shantazhi ose manipulimi politik.Në komunikime të sekuestruara nga prokuroria, Calamucci është dëgjuar të thotë se posedonte “një hard disk me 800 mijë skedarë SDI”. Hetuesit kanë sekuestruar serverë me të dhëna të ndjeshme nga zyrat e Equalize, ndërsa mes klientëve të dyshuar janë kompani marrëdhëniesh me publikun, këshilltarë financiarë dhe figura politike që kërkonin informacion të synuar për rivalë ose partnerë.
Skandali ka prekur edhe qarqe të larta të ekonomisë italiane. Emri i Enrico Pazzali përmendet për lidhje profesionale me përfaqësues të Equalize nëpërmjet Mercury Advisors, ndonëse ai mohon çdo përfshirje. Prokurorët po verifikojnë nëse kompania e tij është përdorur si mbulesë operative për aktivitetet e rrjetit.
Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:
-krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale,
-hyrje të paligjshme në sisteme kompjuterike shtetërore,
-rrjedhje të dhënash të klasifikuara,
-tregtim informacioni dhe shantazh.
Prokuroria e Milanos ka kërkuar ndihmën e shërbimit italian të inteligjencës (AISI) për të zbuluar nëse të dhënat janë shpërndarë edhe jashtë vendit. Ministria e Brendshme italiane ndërkohë ka nisur një auditim sigurie në të gjitha bazat kombëtare të të dhënave, pasi dyshohet se shkeljet kanë ndodhur për më shumë se tre vjet.
Autoritetet italiane e kanë cilësuar rastin si “kërcënim ndaj demokracisë dhe besimit në institucionet publike”, ndërsa hetimet po zgjerojnë fushën për të zbuluar nëse rrjeti ka pasur lidhje edhe me struktura të tjera në nivel europian.
/vizionplus.tv -

Mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe me 40 mijë karta telefonike/ Shkatërrohet banda e hakerave
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, i koduar “SIMCARTEL”, është finalizuar me 7 arrestime dhe shkatërrimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës.
Operacioni u zhvillua më 10 tetor në Letoni, ku u arrestuan pesë shtetas letonë, ndërsa gjatë aksionit u sekuestruan 5 servera, 1 200 pajisje SIM-box dhe 40 000 SIM karta aktive.
Dy persona të tjerë u arrestuan në vijim të hetimeve. Sipas Europol dhe Eurojust, rrjeti ishte përfshirë në më shumë se 3 200 raste mashtrimi kibernetik, duke shkaktuar një dëm financiar prej miliona eurosh – vetëm në Austri, rreth 4.5 milionë euro, dhe 420 mijë euro në Letoni.
Përmes një shërbimi online, rrjeti u jepte numra telefoni të regjistruar në mbi 80 vende, të përdorur për phishing dhe smishing – mashtrime përmes email-eve dhe mesazheve telefonike, që synonin të vidhnin të dhëna personale dhe llogari bankare të qytetarëve. Hetimet zbuluan se përmes këtij rrjeti ishin krijuar rreth 49 milionë llogari online false, të përdorura për mashtrime financiare, trafikim, zhvatje dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë.
Në total, gjatë operacionit u kryen 26 kontrolle, u sekuestruan qindra mijëra SIM karta të tjera, 4 automjete luksoze, ndërsa autoritetet ngrinë 431 mijë euro në llogari bankare dhe 333 mijë dollarë në kriptomonedha.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Austrias, Estonisë, Finlandës dhe Letonisë, nën koordinimin e Europol dhe Eurojust. Hetimet për rrjetin e gjerë të krimit kibernetik vijojnë, pasi autoritetet dyshojnë se dëmi i shkaktuar mund të jetë shumë më i madh se ai i dokumentuar deri tani.
