Tag: rrjeteve

  • A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por fëmijët janë një hap përpara

    A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por fëmijët janë një hap përpara

    Australia po bëhet një nga vendet e para në botë që vendos një ndalim kombëtar për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, por ekspertët dhe vetë adoleshentët thonë se kjo politikë ka probleme serioze që para se të hyjë në fuqi.

    Ligji i ri, i cili detyron platformat të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe u kërkon atyre të ndërmarrin “hapa të arsyeshëm” për të ndaluar të miturit, është përshëndetur nga shumë prindër të shqetësuar për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët. Megjithatë, testet e para tregojnë se masat e verifikimit janë të lehta për t’u mashtruar.

    Adoleshentët gjejnë rrugë të shpejta për të kaluar kontrollin

    Në një artikull të publikuar nga BBC, thuhet se një 13-vjeçare e quajtur Isobel, si shumë të tjerë, është bërë virale pasi tregoi se si e kaloi verifikimin e moshës në Snapchat brenda pak minutash, duke përdorur një foto të nënës së saj për të kaluar testin e njohjes së fytyrës.

    “Mora një foto të mamasë dhe e vendosa përpara kamerës, dhe thjesht më lejoi të kaloj. Më tha: faleminderit që verifikuat moshën tuaj”, pretendon Isobel. “Kam dëgjuar se dikush ka përdorur edhe fytyrën e Beyoncé-s,” shton ajo.
    “I shkrova asaj,” tregon adoleshentja duke bërë gjest drejt mamasë së saj “‘Hej mami, e kalova ndalimin e rrjeteve sociale’, dhe ajo më tha: ‘Oh, ti majmune!’.”

    Sipas ekspertëve, këto sisteme shpesh gabojnë sidomos me përdorues që janë vetëm dy ose tre vjet larg moshës së synuar.

    Përveç fotove të prindërve, adoleshentët kanë gjetur mënyra të tjera për të shmangur ndalimin: përdorimin e VPN-ve, regjistrimin me email të prindërve, ose kalimin në platforma më pak të njohura që nuk përmenden në ligj. Një e treta e prindërve gjithashtu pranojnë se mund t’i ndihmojnë fëmijët t’i anashkalojnë këto kontrolle.

    Ekspertët paralajmërojnë: Ndalimi mund të sjellë më shumë dëm se dobi

    Ndërsa qeveria australiane e prezanton ndalimin si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme si dhuna, pornografia, dezinformimi dhe bullizmi online, studiuesit dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve thonë se qasja është tepër e thjeshtëzuar.

    Shumë prej tyre paralajmërojnë se pas ndalimit, fëmijët mund të zhvendosen drejt faqeve më të rrezikshme, më pak të moderuara dhe më anonime. Platformat si YouTube dhe TikTok mund të përdoren pa llogari, duke i ekspozuar fëmijët ndaj përmbajtjes së pafiltruar. Ndërkohë, dhomat e bisedave në lojërat online (të cilat janë përjashtuar nga ligji) konsiderohen nga policia si zona me risk të lartë për radikalizim.

    Meta, Snapchat dhe kompani të tjera kanë shprehur hapur skepticizëm mbi zbatimin e politikës, duke paralajmëruar se verifikimi i moshës është teknikisht i pasigurt dhe lehtësisht i manipulueshëm. Për më tepër, gjobat e vendosura (deri në 49.5 milionë dollarë) konsiderohen të papërfillshme për korporatat miliardere.

    Dy adoleshentë australianë kanë paraqitur tashmë një padi në Gjykatën e Lartë duke e quajtur ligjin “orwellian” dhe “jokushtetues”. Alphabet, kompania mëmë e Google dhe YouTube, dyshohet se po përgatit gjithashtu një sfidë ligjore.

    Megjithë kritikat, qeveria e kryeministrit Anthony Albanese insiston se politika synon t’i japë fund dëmit të shkaktuar nga algoritmet dhe varësia digjitale te fëmijët. “Kjo është një përpjekje për të shpëtuar një brez,” deklaroi ministrja e Komunikimeve Anika Wells, duke pranuar se procesi do të jetë “i çrregullt” në fillim.

    Qeveria thotë se një paketë e re ligjore, e cila do t’u imponojë kompanive një detyrim ligjor për të parandaluar “dëmin e parashikueshëm”, është tashmë në përgatitje.

    A do të funksionojë? Ekspertët janë të ndarë. Disa thonë se nëse ligji ul numrin e fëmijëve në rrjetet sociale me 70-80%, atëherë konsiderohet i suksesshëm. Të tjerë besojnë se efekti do të jetë minimal dhe fëmijët do të kalojnë në platforma më të rrezikshme, duke e bërë situatën më të keqe.

    Ndërkohë, shumë prindër thjesht duan të kenë mbështetje ligjore për të thënë: “Është e paligjshme, nuk ta lejoj.”

    Megjithatë, një gjë është e qartë: beteja mes qeverisë, platformave të teknologjisë dhe vetë adoleshentëve sapo ka filluar, dhe rezultati mbetet i pasigurt.

  • Trump paralajmëron aksion tokësor kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë: Fillon shumë shpejt

    Trump paralajmëron aksion tokësor kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë: Fillon shumë shpejt

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni pritet të ndërmarrë shumë shpejt veprime të reja tokësore kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë.

    Gjatë një komunikimi me ushtarët amerikanë në Ditën e Falënderimeve, Trump tha se operacionet në terren do të nisin “shumë së shpejti”.
    Në fjalën e tij, Trump theksoi se trafiku detar nga Venezuela është reduktuar ndjeshëm pas goditjeve të fundit, ndërsa paralajmëroi se SHBA do të përqendrohet në ndalimin e rrjeteve që operojnë nga toka.
    Sipas presidentit amerikan, objektivi është “të ndalojë helmimin e vendit” nga trafiku i drogës, duke shtuar se paralajmërimet ndaj grupeve kriminale janë bërë të qarta.
    Këto deklarata vijnë ndërsa SHBA ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në rajon. Më shumë se një duzinë anijesh luftarake dhe rreth 15 mijë trupa po operojnë si pjesë e “Operation Southern Spear”, një fushatë që deri më tani ka shkaktuar mbi 80 viktima në goditjet ndaj mjeteve të dyshuara detare të trafikut të drogës.
    Këtë javë, administrata Trump shpalli presidentin venezuelas Nicolás Maduro dhe zyrtarë të qeverisë së tij si pjesë të një “organizatë të huaj terroriste”, të quajtur “Cartel de los Soles”. Ky emërtim lejon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj aseteve dhe strukturave të regjimit venezuelas, megjithëse, sipas ekspertëve, nuk jep autorizim të drejtpërdrejtë për përdorim të forcës vdekjeprurëse në territorin e Venezuelës.
    Pavarësisht retorikës së fortë, zyrtarë të administratës i kanë thënë Kongresit në një seancë të klasifikuar se aktualisht SHBA nuk ka bazë ligjore për të kryer sulme tokësore brenda Venezuelës. Opinionet ligjore të Departamentit të Drejtësisë, që justifikojnë goditjet ndaj anijeve të dyshuara, nuk mbulojnë sulme ndaj objektivave brenda territorit venezuelian.
    Megjithatë, zyrtarët nuk e përjashtuan mundësinë e veprimeve të ardhshme, ndërsa administrata vazhdon të shmangë përfshirjen e Kongresit në operacionet ushtarake në Amerikën Latine.

    Top Channel

  • BE “stop” rrjeteve sociale nën 16 vjeç, psikologët: Vendim i duhur

    BE “stop” rrjeteve sociale nën 16 vjeç, psikologët: Vendim i duhur

    Parlamenti Europian miratoi në Strasburg një propozim për të mbrojtur të miturit në internet, duke përcaktuar një moshë minimale mbi 16 vjeç për akses në mediat sociale.
    Për psikologët ky është një vendim shumë pozitiv dhe duhet parë me prioritet që të zbatohet.
    “Kufiri i moshës 16 vjeç, për të pasur akses në media sociale në vetvete sjell një masë ndihmëse për shëndetin mendor, veçanërisht të të miturve. Ata i takojnë një gjenerate lindur tërësisht në këtë periudhë, i janë qasur mjediseve virtuale në një moshë shumë më të re se gjeneratat e tjera dhe pasojat i përjetojnë më gjatë, ose disi më serioze se sa kategoritë e tjera”, u shpreh psikologia, Entela Binjaku.
    Sipas psikologes Entela Binjaku, kjo masë e Parlamentit Europian është e domosdoshme, duke patur parasysh pasojat në shëndetin mendor të adoleshentëve për shkak të rrjeteve sociale.
    “Nëse do të vendoset ky kufi moshe nga njëra anë, nga ana tjetër ndiqet me rigozitet masa për mospërdorimin e celularit gjatë shkollës, unë mendoj se i kemi bërë një shërbim shumë të mirë veçanërisht shëndetit mendor për të miturit”, tha psikologia.
    Varësinë nga rrjetet sociale në shumë vende të BE ekspertët po e trajtojnë si sëmundje të shëndetit mendor. Sipas Binjakut, edhe në vendin tonë kjo varësi është e dukshme, sidomos tek të rinjtë.
    “I shikon që ndihen të shqetësuar kur nuk kanë bateri në telefon, apo kur nuk kanë lidhje në internet, ndihen në ankth, bëhen agresivë kur provon t’u marrësh telefonin, nuk kanë dëshirë të dalin nga dhoma, nuk kanë shumë fjalor kur flasin, kur ulesh me ‘ta janë shumë të heshtur, e kjo po ndikon. Në shumë raste në humbje të kufirit të fjalorit, në humbje të procesit analitik, e shpesh herë dhe në mosnjohje. Mosnjohja ka pasojat e veta. Si rezultat i mungesës së komunikimit, brezat nuk njohin njëri-tjetrin dhe si të tillë ata mbeten vazhdimisht e pak si në konflikt”, tha psikologia.
    Propozimi i Parlamentit Evropian nuk është detyrues, por është një thirrje e qartë për të gjitha vendet anëtare që të miratojnë ligjet e veta për të ndaluar regjistrimin e fëmijëve në rrjetet sociale nën moshën 16 vjeç.

  • Danimarka ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç

    Danimarka ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç

    Qeveria e Danimarkës tha të premten se ligjvënësit nga e djathta, e majta dhe qendra politike kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar rrjetet sociale për çdo person nën moshën 15 vjeç, sipas raportimit të Associated Press. Nëse miratohet, kjo do të ishte një nga përpjekjet më ambicioze në botë për t’i mbajtur fëmijët larg rrjeteve sociale. Në vitet e fundit, po rritet shqetësimi se rrjetet sociale po dëmtojnë përdoruesit më të rinj.

    Ministria e Digjitalizimit e vendit do të caktojë moshën minimale 15 vjeç për disa platforma të caktuara të mediave sociale, por nuk ka sqaruar ende cilat do të preken. Qeveria gjithashtu nuk ka dhënë detaje se si do të zbatohet ndalimi.
    Në dhjetor, ndalimi i parë kombëtar në botë për rrjetet sociale për fëmijët do të hyjë në fuqi në Australi, duke ndaluar fëmijët nën 16 vjeç të përdorin platformat kryesore të rrjeteve sociale. Platformat që duan të operojnë në vend duhet të përdorin teknologji për verifikimin e moshës dhe do të gjobiten nëse nuk zbatojnë kufizimet kombëtare të moshës.

    Disa metoda të verifikimit të moshës, veçanërisht njohja e fytyrës dhe paraqitja e dokumentit të identitetit, janë pritur me shumë skepticizëm ndërsa janë zbatuar në vende të ndryshme të botës. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, kushdo që dëshiron të shikojë pornografi online tani duhet të ngarkojë një “selfie” ose të paraqesë dokumentin e identitetit për të provuar se është mbi moshën e lejuar. Nëse të njëjtat metoda përdoren për të verifikuar moshën e adoleshentëve, pa dyshim do të lindin pyetje për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave që përfshijnë të miturit.
    Ky veprim pa dyshim do të nxisë më shumë debat rreth dëmeve të mundshme të rrjeteve sociale tek adoleshentët, si dhe nëse qasja në rrjetet sociale duhet të konsiderohet një vendim personal prindëror që duhet të mbetet i lirë nga ndërhyrjet e qeverisë. /PCWorld Albanian

  • Nga data 10 dhjetor, do të ndalohen rrjetet sociale për këtë grupmoshë

    Nga data 10 dhjetor, do të ndalohen rrjetet sociale për këtë grupmoshë

    Qeveria australiane ka miratuar një ligj që shënon një nga kufizimet më të rrepta në botë, duke ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç, një masë që hyn në fuqi më 10 dhjetor 2025.
    Ky ligj vendos një detyrim të fortë te vetë platformat dixhitale. Ato që konsiderohen “social media” duhet të ndërmarrin masa për të penguar që të rinjtë nën 16 vjeç të krijojnë apo të mbajnë llogari ekzistuese.
    Masa e re ligjore nuk penalizon përdoruesit e mitur apo prindërit e tyre, por përqendrohet te përgjegjësia e platformave. Ndëshkimi për platformat që nuk zbatojnë rregullat mund të shkojë deri në 49.5 milionë dollarë australianë për shkelje sistematike.
    Në fillim, YouTube ishte përjashtuar nga ky kufizim, por më vonë u vendos që edhe ai të përfshihet në rregullat e ndalimit për llogaritë personale nën 16 vjeç.
    Vendimi i Australisë ka për qëllim mbrojtjen e të miturve nga efektet negative të rrjeteve sociale, duke e bërë këtë një nga kufizimet më të rrepta në botë.

  • Sulm kibernetik ndaj rrjeteve federale në SHBA

    Sulm kibernetik ndaj rrjeteve federale në SHBA

    Zyrtarë të qeverisë amerikane njoftuan të mërkurën se rrjetet federale janë bërë objektivi i një “kërcënimi të rëndësishëm kibernetik” që po përpiqet të shfrytëzojë dobësi në produktet e kompanisë së njohur të sigurisë kibernetike, F5.
    Në një deklaratë zyrtare, Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (CISA) paralajmëroi se këto dobësi mund t’i lejojnë aktorëve kërcënues të kenë akses lateral në rrjetet e organizatave, të vjedhin të dhëna sensitive dhe të sigurojnë qasje të përhershme në sistem, me rrezik të lartë për kompromentim të plotë të rrjeteve të synuara.
    Sulmi zbuloi edhe dobësi të brendshme në F5

    Kompania F5 pranoi më herët se kishte zbuluar qasje të paautorizuar në disa prej sistemeve të saj, por theksoi se incidenti nuk kishte ndikuar në operacionet ditore të saj.
    Sipas dokumenteve të dorëzuara në Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC), F5 ka identifikuar ndërhyrjen më 9 gusht dhe ka ndërmarrë masa të gjera për ta izoluar kërcënimin, duke angazhuar kompani të specializuara si CrowdStrike, Mandiant, NCC Group dhe IOActive për hetimin e ngjarjes.
    Sipas hetimeve, hakerët kishin arritur të kishin akses afatgjatë në sistemet e brendshme të përdorura për zhvillimin e softuerit të njohur BIG-IP, duke vjedhur pjesë të kodit burimor dhe informacion rreth cenueshmërive ende të pazbuluara publikisht.
    Sistemet thelbësore nuk janë komprometuar, por alarmi mbetet i lartë
    F5 deklaron se nuk ka prova që cenueshmëritë thelbësore të jenë përdorur në ndonjë sulm apo që procesi i zhvillimit të softuerit të ketë qenë i kompromentuar.
    Megjithatë, kompania ka konfirmuar se disa informacione të klientëve janë komprometuar dhe se po i kontakton drejtpërdrejt ata për masat e mëtejshme.
    Pas incidentit, F5 po forcon më tej kontrollet dhe infrastrukturën e saj të sigurisë.
    Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të këtij incidenti deri më 12 shtator, për arsye të sigurisë kombëtare.

  • Mungon prej 4 ndeshjesh, Yamal jep lajmin e madh përmes rrjeteve sociale

    Mungon prej 4 ndeshjesh, Yamal jep lajmin e madh përmes rrjeteve sociale

    26 Shtator 2025

    13:58

    Alfred Lleshi

    Barcelona dhe tifozët e saj kanë marrë një lajm të madh. Lamine Yamal ka njoftuar rikthimin në fushë përmes rrjeteve sociale. Talentit blaugrana i mjaftoi një video me gola dhe lëvizje spektakolare, shoqëruar nga mesazhi i thjeshtë, por i qartë “hej, po kthehem”, duke shtuar “emoji” buzëqeshjeje dhe valltareje.
    Sulmuesi pritet të grumbullohet për sfidën e së dielës kundër Real Sociedad, edhe pse ndoshta do ta nisë nga stoli. Objektivi i vërtetë është superndeshja e Champions League kundër PSG-së në “Montjuïc”, të mërkurën e ardhme, ku stafi teknik pret ta ketë gati dhe 100%.
    Yamal kishte munguar në tri ndeshje të La Liga-s dhe një të Champions-it, pas shqetësimeve në “pubis”, gjatë grumbullimit me kombëtaren spanjolle. Kjo çështje shkaktoi tension mes Hansi Flick dhe Luis de la Fuente. Pikërisht përpara një cikli ndeshjesh decizive, blaugranët rifitojnë lojtarin më të paparashikueshëm.

  • Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 15:34
    Parlamenti i Francës ka rekomanduar ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe vendosjen e një “ore policore digjitale” për të rinjtë nga 15 deri në 18 vjeç, me qëllim frenuar ndikimet negative të platformave mbi shëndetin e tyre.
    Raporti, i bazuar në hetime të kryera ndaj platformave sociale si TikTok, sugjeron se përdorimi i hershëm i rrjeteve mund të shkaktojë çrregullime të gjumit, probleme me vetëvlerësimin dhe varësi digjitale. Për adoleshentët, rrjetet sociale do të bëhen të paqasshme nga ora 22:00 deri në 08:00.

    Shtatë familje kishin paditur TikTok në Francë duke akuzuar platformën për ekspozim të fëmijëve ndaj përmbajtjeve që mund të nxisin vetëvrasjen. Kompania pohoi se ka hequr 98% të përmbajtjeve problematike, por sipas raportit, përmbajtjet e dëmshme vazhdojnë të qarkullojnë.
    Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, Spanjën dhe Greqinë, i kanë bërë thirrje Brukselit për rregullim më të rreptë të platformave online për të rinjtë, duke u fokusuar mbi varësinë, bullizmin digjital dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

  • Video/ Pamje tronditëse nga trazirat në Nepal, ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit

    Video/ Pamje tronditëse nga trazirat në Nepal, ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit

    Protestat e dhunshme që kanë përfshirë Nepalin kanë marrë një tjetër kthesë dramatike: një video virale tregon momentin kur ministri i Financave i vendit ndiqet dhe detyrohet të hidhet në lumë nga një turmë protestuesish të zemëruar.

    Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, zyrtari shihet teksa vrapon përgjatë një përroi, me rrobat të shqyera, ndërsa turma e protestuesve e ndjek dhe brohoret nga brigjet e lumit. Momente që kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke simbolizuar zemërimin e madh ndaj klasës politike nepaleze.

    BREAKING 🚨 Nepal’s Finance Minister stripped of clothes and chased into a river by angry protesters during deadly anti-corruption protests pic.twitter.com/TKgliue1NN
    — Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 9, 2025

    Shkëndija që ndezi trazirat ishte vendimi i qeverisë për të bllokuar disa nga platformat më të përdorura të rrjeteve sociale, përfshirë Facebook, X (Twitter) dhe YouTube. Për një brez të rritur me teknologji dhe lidhje globale, kjo konsiderohet si një akt i drejtpërdrejtë i censurës dhe shtypjes së lirisë personale.
    Protestat shpërthyen pranë ndërtesës së Parlamentit në Kathmandu, ku mijëra qytetarë – kryesisht të rinj nga mosha 13 deri në 28 vjeç – dolën në rrugë duke brohoritur.
    Forcat e sigurisë reaguan me ashpërsi, duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji, plumba gome dhe duke imponuar një ndalim qarkullimi në disa pjesë të qytetit.
    Sipas autoriteteve nepaleze, të paktën 22 persona kanë humbur jetën në përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë gjatë ditëve të fundit. Trazirat nuk janë ndalur vetëm në rrugë: shtëpia e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal është djegur, dhe bashkëshortja e tij, Rajyalaxmi Chitrakar, raportohet se ka humbur jetën në zjarr.
    Në kulmin e krizës, Kryeministri KP Sharma Oli dha dorëheqjen, duke e quajtur vendimin “për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje politike kushtetuese”. Dorëheqja u zyrtarizua me një deklaratë të cituar nga neni 77(1)a i Kushtetutës së Nepalit.
    Sipas gazetës prestigjioze Kathmandu Post, kriza nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e rrjeteve sociale. Ajo është një shpërthim kundër korrupsionit të rrënjosur, mungesës së mundësive ekonomike dhe prishjes së besimit tek udhëheqësit politikë.
    “Gen Z është rritur me smartphone, me trendet globale dhe me premtime për një Nepal të zhvilluar. Për ta, liria digjitale është liri personale. Ndalimi i rrjeteve sociale ndjehet si mbyllja e zërit të një brezi të tërë.”

    Top Channel