Tag: rrjete

  • VIDEO/ Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pas spotit elektoral me të moshuarin në spital

    VIDEO/ Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pas spotit elektoral me të moshuarin në spital

    Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali ka nxitur kritika të shumta në rrjete sociale pas spotit për fushatën elektorale.

    Një pacient, i cili po dergjet në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Besnik Çinari kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë.
    Pasi merr vesh nga doktori se do të votojë më 11 Maj, ai ngrihet nga krevati dhe i uron mandatin, Edona Bilalit.
    Krahas së videos, Edona Bilali ka shkruar “Shkodra s’mund të konceptohet pa humor”.

    Top Channel

  • Rama mund Berishën ‘online’/ Kryeministri kryeson në rrjete sociale, audiencë 10 herë me të lartë

    Rama mund Berishën ‘online’/ Kryeministri kryeson në rrjete sociale, audiencë 10 herë me të lartë

    Të dy në Itali, të dy drejtpërsëdrejti në rrjete sociale, në të njëjtën orë, por jo me të njëjtën audiencë… Shifrat që shihni në ekran tregojnë një diferencë të thellë në audiencën online mes kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Berisha, të cilët zhvilluan takime me shqiptarët e Italisë, për t’iu kërkuar votën në 11 maj.
    Ndërsa jemi vetëm në ditët e para të fushatës zyrtare, Berisha rezulton I dobët në shifrat e audiencës online, ku videoja live në Facebook nga takimi i tij më shqiptarët e Breshias ka 111 mijë shikime. Ndryshe nga këto shifra, takimi i Ramës me shqiptarët e Milanos është parë nga 323 mijë vetë.
    Gjatë fjalimit të tij, krahas sallës së mbushur plot me shqiptarë të Milanos, Rama po ndiqej drejtpërdrejtë në Facebook nga të paktën 8500 qytetarë, 11.8 herë më shumë se Berisha, i cili gjatë fjalës së tij para shqiptarëve të Breshias, po ndiqej nga 715 qytetarë, të të njëjtin aplikacion. Avantazhi i Ramës ndaj Berishës edhe në rrjetet sociale po vazhdon që nga fillimi i fushatës, por në raport me vetveten kryedemokrati po shënon rënie të performancës.

  • Barcelona “mbyll” kualifikimin që në ndeshjen e parë, fitore bindëse e katalanasve (video)

    Barcelona “mbyll” kualifikimin që në ndeshjen e parë, fitore bindëse e katalanasve (video)

    Barcelona ka fituar 4-0 ndaj Dortmundin në ndeshjen e parë në çerekfinalet e Champions League. Një dominim total i katalanasve nga fillimi në fund të ndeshjes.
    Vendasit zhbllokuan rezultatin falë Pau Cubarsi-t, në minutën e 25-të, edhe pse goli iu quajt Raphinha-s, pasi ishte braziliani që e preku para se të shkontë në rrjetë. Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit, dhe pas një pasimi me kokë nga Ingo Martinez brenda zonës, Cubarsi godet bukur dhe topi shkon në rrjetë, por Raphinha në kufijtë e pozicionit jashtë loje i dha prekjen e nevojshme që goli të quhej i tij. Festa e katalanasve ndalet për një moment nga VAR, më pas goli konfirmohet i rregullt. SHIKOGOLIN
    Barcelona e nisi direkt me gol pjesën e dytë. Katalanasit kanë dyfishuar shifrat pas një aksioni të shpejtë, ku Lamine Yamal kroson bukur në zonë, Raphinha asiston me kokë për Lewandowski-n, polaku dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 66-të, një kundërsulm i shpejtë i katalanasve, Fermin Lopez depërton bukur në krah dhe asiston për Lewandowskin, polaku shënon golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal për këtë takim. Ky ishte goli i 105-të në Champions League për sulmuesin polak. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 76-të ishte radha e Lamine Yamal për të shënuar pas asistit të Raphinha-s. SHIKOGOLIN Rezultati përfundimtar, Barcelona-Dortmund 4-0. Me këtë rezultat katalanasit thuajse kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale dhe ndeshja e kthimit duket se do jetë thjesht formalitet.

  • “Po përdorim TikTok-un me VPN”/ Rama i përgjigjet komentuesve në rrjete sociale: Turp i madh, kujdes se…

    “Po përdorim TikTok-un me VPN”/ Rama i përgjigjet komentuesve në rrjete sociale: Turp i madh, kujdes se…

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në rrjete sociale gjatë rubrikës “Sy m’Sy”.

    Një nga komentuesit deklaroi se po përdor VPN për të lundruar në TikTok, pas mbylljes së rrjetit social.
    Rama deklaroi se përdorimi i VPN-së është i rrezikshëm, pasi mund të ndikojë në cënimin e të dhënave personale.
    “Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm”, u përgjigj ai.

    Top Channel