Tag: rrjete

  • Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

    Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa detaje lidhur me projektin “Shkolla Verore 2025”.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se kjo e gjitha është një eksperiencë edukative, por edhe argëtuese, për më shumë se 1 mijë nxënës.
    Më tej, ai thekson se ky program ka të përfshirë 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë, ashtu sikurse dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazistët.
    ““Shkolla Verore 2025” – Një eksperiencë edukative dhe argëtuese për më shumë se 1000 fëmijë nga klasa I-V10 shkolla pjesëmarrëse në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet të angazhuar në këtë projekt
    Programi solli art, zeje, kodim, gjuhë të huaj, sport, projekte dhe mbi të gjitha pasion për librin”, shkruan Rama në rrjete sociale.

  • PSG turpëron Real Madridin dhe kalon në finalen e madhe, ku e pret Chelsea (video)

    PSG turpëron Real Madridin dhe kalon në finalen e madhe, ku e pret Chelsea (video)

    PSG ka fituar 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e luajtur në “MetLife Stadium” në New Yersey dhe ka siguruar kështu biletën për finalen e madhe të së dielës, përballë Chelsea-s.
    Francezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
    Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.  Parizienët nuk u mjaftuan me kaq, në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, i zakonshmi Achraf Hakimi asiston bukur për Fabian Ruiz, spanjolli dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë i mesfushorit spanjoll në sfidën e sotme dhe i treti për PSG-në. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për PSG-në.
    Ndryshe nga pjesa e parë, 45 minutat e dyta ishin më të qeta dhe tashmë të dy ekipet e kishin pranuar rezultatin. As zëvendësimet që bëri Xabi Alonso nuk sollën ndryshim të lojës apo rezultatit.  Në minutën e 87-të, sërish pas një aksioni të shpejtë dhe pasi Bradley Barcola tallet me mbrojtjen madrilene asiston për Goncalo Ramos, i cili dërgon topin në rrjetë dhe feston njësoj siç bënte i ndjeri Diego Jota. PSG fiton përfundimisht 4-0 dhe në finalen e madhe do të përballet me Chelsea-n.
    SHIKOGOLI4
    SHIKOGOLI3
    SHIKOGOLI2
    SHIKOGOLI

  • Reali kafshatë e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 8 minuta (video)

    Reali kafshatë e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 8 minuta (video)

    9 Korrik 2025

    21:23

    Telesport

    PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
    Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
    Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë. Tani pritet reagimi i madrilenëve, edhe pse do ta kenë të vështirë duke qenë se janë goditur edhe moralisht, pasi kanë bërë dy gafe fatale në mbrojtje, nga të cilat erdhën të dy golat. Megjithatë ka ende minuta lojë dhe në një supersfidë si kjo gjithçka mund të ndodhë.
    SHIKOGOLI2
    SHIKOGOLI

  • PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

    PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

    9 Korrik 2025

    21:39

    Telesport

    PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
    Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
    Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.  Francezët nuk u mjaftuan me kaq, në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, i zakonshmi Achraf Hakimi asiston bukur për Fabian Ruiz, spanjolli dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë i mesfushorit spanjoll në sfidën e sotme dhe i treti për PSG-në.
    Francezët janë të papërmbajtshëm, në anën tjetër madrilenët u shokuan nga dy golat e shpejtë fillimisht dhe ende nuk po e marrin dot veten.
    SHIKOGOLI3
    SHIKOGOLI2
    SHIKOGOLI

  • Rin Camp, ministrja Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

    Rin Camp, ministrja Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

    Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bën me dije çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”. Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025.
    “A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi. Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

    RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj. Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

  • Çmontohet rrjeti i trafikimit të drogës e armëve/ Europol arreston 270 persona

    Çmontohet rrjeti i trafikimit të drogës e armëve/ Europol arreston 270 persona

    foto ilustruese

    SHBA-Në një operacion të gjerë ndërkombëtar të quajtur “RapTor”, Europol dhe autoritetet e shumta ligjore kanë arrestuar 270 individë të përfshirë në rrjete kriminale që operonin në “dark web”. Ky aksion ka çmontuar rrjete që merreshin me trafikimin e drogës, armëve dhe mallrave të falsifikuara. 
    Operacioni përfshiu shtete të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumica e arrestimeve u realizuan dhe në vende të tjera si Zvicra, Gjermani dhe Belgjikë. Gjatë operacionit, janë sekuestruar mbi dy ton drogë, përfshirë 144 kg fentanil, dhe janë konfiskuar mbi 180 armë zjarri.
    270 arrestimet u bënë në vendet e mëposhtme:
    SHBA: 130Gjermania: 42Mbretëria e Bashkuar: 37Franca: 29Koreja e Jugut: 19Austria: 4Holanda: 4Brazili: 3Zvicra: 1Spanja: 1
    Sekuestrimet:
    Mbi 184 milionë euro në para të gatshme dhe kriptovalutaMbi 2 ton drogë, duke përfshirë amfetamina, kokainë, ketaminë, opioide dhe kanabisMbi 180 armë zjarri, së bashku me armë imituese, armë me elektroshok dhe thika12 500 produkte të falsifikuaraMë shumë se 4 ton duhan i paligjshëm.

  • Përndjekje dhe profile false në rrjetet sociale, një i arrestuar e disa të proceduar

    Përndjekje dhe profile false në rrjetet sociale, një i arrestuar e disa të proceduar

    Policia e Tiranës ka goditur gjashtë raste të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale.
    Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për katër shtetas, një prej tyre është shpallur në kërkim dhe një 22-vcjeçar ka përfunduar në pranga.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 
    -V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;   
    -F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje; 
    -G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;
    -D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar; 
    -shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.    
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare”, njofton policia.

  • 6 raste përndjekje dhe linçimi me profile false në 24 orët e fundit, një i arrestuar dhe një në kërkim

    6 raste përndjekje dhe linçimi me profile false në 24 orët e fundit, një i arrestuar dhe një në kërkim

    Gjashtë raste të përndjekjes ose linçimit përmes profileve false në rrjetet sociale, kryesisht nga djemtë përkundrejt vajzave, janë regjistruar nga policia në kryeqytet në 24 orët e fundit.
    Policia bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për katër nga këto raste, ndërsa një prej përndjekësve është shpallur në kërkim, ndërsa një 22-vcjeçar ka përfunduar në pranga.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 
    -V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;   
    -F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje; 
    -G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;
    -D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar; 
    -shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.    
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare”, njofton policia.

  • Rrjetet sociale kthehen në ‘makth’ për disa të reja në Tiranë! Policia ‘ndëshkon’ 5 persona, zbardhen akuzat ndaj tyre  

    Rrjetet sociale kthehen në ‘makth’ për disa të reja në Tiranë! Policia ‘ndëshkon’ 5 persona, zbardhen akuzat ndaj tyre  

    Përndjekja, fyerjet, denigrimet dhe përdorimi i fotove apo të të dhënave të personave të tjerë për qëllime dashakeqe, janë kthyer në një problem serioz për shoqërinë.

    Në policinë e Tiranës në 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 5 kallëzime në lidhje me këto shqetësime, ndërsa më pas janë proceduar përgjegjësit.
    Konkretisht ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
    -V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;
    -F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;
    -G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;
    -D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;
    -shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kërcënim për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon rastin në Lushnjë

    Kërcënim për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon rastin në Lushnjë

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net